Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-11-06, 13:23   #3
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dea_A
Femija i sapoadhur eshte truri pa forme dhe u takon prinderve qe te i japin forme te rregullt !Shembulli personal ,metode me e mire qe e edukojn femijen dhe i behen natyre e tije e dyte? !
Do te doja te me jepni mendimin tuaj ,ju prindet e forumit ,se cilat metoda aplikoni , sa kohe u jepni femijeve tuaj dhe a jeni tolerant ,qe me dashuri te mesoni funksionimin e gjerave edhe kur ata gabojne ?
Gjithmon me respekt per ju
Dea_A!
Kete rruge te formimit te personalitetin te femijut - me nje fjale e quajm SOCIALIZIM- te cilen mund t’a perkuvizojme si nje pervoj te gjate jetesore, permes se ciles individi e zhvillon potencialin e vet njerzor duke mesuar dhe pervetesuar kulturen e shoqerise qe e rrethon .. Socializimi si process na percjelle pergjate tere jetes (qe nga lindja-deri ne vdekje), nuk eshte vetem nje faze e jetes ne te cilen njeriu konsiderohet qe formeson dhe betonon personalitetin .
Une mendoj , qe socializimi eshte nje imanence (karakteristike) vetem e njeriut , kjo eshte cfare e bene humane – shoqerore. Po t’mos na karakterizonte kjo cilesi ( qenie shoqerore ) njeriu nuk do te dallonte shume prej kafsheve , kete e kane argumentuar shume studime , te personave te cilet nuk kane pasur kontakte me boten shoqerore – teresisht te pa socializuar (ku sjelljet e tyre me shume i gjanin atyre te shtazeve ).

Ne te njejten kohe socializimi (shoqerorizimi) mund te rikonsolidohet, po qe se individi pergjat keti procesi devijon, ndeshet me parimet e normave te shoqerise, si psh: personat me prirje, sjellje delikuente- nepermjet institucioneve te risocializimit (rishoqerorizimit)… Neper qendra per perkujdesin e mirecenjes dhe trajtimit mental ,ne shtepi korrektuese , burgje..etj. Ne kete proces ndikojne shume faktore.

Si institucione socializuese mund te cilesohen te gjitha ato te cilat e ballafacojne njeriun pergjate jetes, mirepo si me te rendesishme te cilat ndikojne ne konsolidimin e personalitetit – edukimin e njeriut mund te permenden: Familja , Institucionet Edukative (Shkollat), Bashkemoshataret, Mjetet e Komunikimit Masiv (Mediat), e mund te kete edhe tjera me prioritet , mirepo keto jane cilesuar nga shume studime te sociologjise, kulturologjise – si shtylla te procesit socializues .

Per socializimin e femijes , FAMILJA - eshte faktor me me rendesi per zhvillimin e personalitetit te tij... Ne familje femijut, pos qe ju sigurohet kujdesi dhe mbrojtja, aty ai perveteson vlerat , bindjet e prindereve te tyre- pra kulturen (edukaten e tyre) . Familja mund t’themi eshte faktore kryesor natyror e socializues . Ajo jo vetem qe rrit femijet por i afteson per jete , ku perms kontakteve me prinderit femiu gradualisht behet qenie shoqerore e vetedijeshme ….. per rrethin- shoqerine , kulturen ne te cilen ka lindur.
Kurse sa i perket mardhenieve ne mes te prinderve ne socializimin e femijut, e gjith kjo varet nga mardheniet familjare se si jane ato . d.m.th. nese prinderit kane nje jete jo stabile ne mardhenjet e tyre, jo te mire, ku nuk mbreteron dashuria , respekti , mirkuptimi por vetem grindje dhe mos respekti… Shume psikologe te personalitetit konsiderojne qe ndikon ne menyre direkte ne jeten emotive te femijut – duke mos perjashtruar e ndikimin e saj ne personalitetin e femijut ne te ardhmen…Sepse, femiju perher eshte i shqetesuar, nervikosur , e cila gjendje i shkakton me pak vetebesim per ambientin qe rrethon… e qe natyrshit pasojat e pakujdesit te prinderve nuk shifen menjeher por, ne moshen e mevonshme , ku femiju kete e perveteson ne menyre graduale dhe te pavetedijeshme ne edukaten e tij…

Dhe tek e kunderta , kur femiju lind ne familje stabile, ku ndermjet prindereve ne menyre te vazhduar mbreteton dashuria , mirkuptimi , respekti , ne keto familje femijet do te ndertojne vetebesim , sigurine per ambientin qe rrethon , dhe me siguri kjo ne te ardhmen do te ndikoj ne konsolidimin dhe stabilitetin e personalitet te tij .

Keshtu qe prinder te dashure - kurseni femijet nga skenat te cilat mund t'i traumatizojne ata ... Mbas shpines se tyre , bonu cope e grime.. Amo femijet kurseni , nuk ju kane faje ata per problemet qe i krijoni vet nga (pa) aftesia juaj per t'u ballafacuar me jeten .
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė