Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-10-03, 12:07   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Armata Kombėtare Shqiptare

Kryetari i Partisė sė Unitetit Kombėtar dhe drejtuesi i AKSH-sė ėshtė shpallur person nė kėrkim nga Interpoli Shqiptar



Idajet Beqiri kėrkohet nė 184 vėnde



Ndėrkohė Prokuroria e Pėrgjithshme ka bėrė gati kėrkesėn pėr ekstradimin e Beqirit nga Belgjika



Ened Janina



TIRANĖ - Idajet Beqiri, kryetari i Partisė sė Unitetit Kombėtar dhe njė nga krerėt e Armatės Kombėtare Shqiptare, ėshtė person nė kėrkim nė 184 vende tė botės. Momentalisht ai ndodhet nė Belgjikė ku ka marrė statusin e azilantit politik dhe Prokuroria e Pėrgjithshme ka bėrė gati kėrkesėn pėr ekstradimin e tij. Ai akuzohet pėr veprime qė nxisin urrejtjen ndėretnike dhe gjykata ka marrė ndaj tij masėn e sigurisė burg pa afat nė mungesė. Duke u bazuar nė kėtė masė sigurie, Interpoli Shqiptar i ka pėrcjellė vėndeve tė tjera kėrkesėn pėr arrestimin e tij ndėrsa prokuroria ka bėrė gati kėrkesėn pėr ekstradim. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burime tė Interpolit dhe organit qėndror tė akuzės.

Idajet Beqiri, Gafurr Adili dhe Taip Mustafaj akuzohen nga Prokuroria e rrethit Tiranė pėr veprime qė nxisin urrejtjen ndėr etnike midis shqiptarėve dhe maqedonasve. Sipas akuzės, Beqiri, Taip Mustafaj dhe Gafurr Adili kanė ushtruar propagandė duke nxitur urrejtjen pėr popullin maqedonas. Propaganda e tyre ėshtė ushtruar nė fshatrat kufitare ndėrmjet Shqipėrisė dhe Maqedonisė. Nė kėto fshatra ata kanė nxitur urrejtjen pėr shtetin maqedonas si dhe pėr popullin maqedonas. Madje, sipas akuzės, Adili dhe Beqiri kanė ushtruar veprimtarinė e tij tė paligjshme edhe me anė tė internetit kur nuk ndodheshin nė Shqipėri. Gjatė kohės qė ata ndodheshin jashtė vendit publikonin materiale nė internet qė nxisnin urrejtjen ndėretnike. Dyshimet pėr aktivitetin e Adilit, Beqirit dhe Mustafajt kanė lindur disa muaj mė parė por prokuroria nuk ka pasur prova pėr ta arrestuar atė. Nė prill tė kėtij viti Gafurr Adili tentoi qė tė hynte nė Shqipėri nga aeroporti i Rinasit po u ndalua nga policia shqiptare. Ai u shpall person i padėshiruar dhe iu ndalua hyrja. Dy muaj mė pas ai arriti tė depėrtonte nė Shqipėri duke pėrdorur disa dokumente tė falsifikuara. Nė kėtė kohė u bė edhe arrestimi i tij, nė zonėn e Dibrės. Ndėrkohė qė nė mes tė muajit shtator nė listat e personave nė kėrkim ėshtė shtuar edhe emri i Idajet Beqirit. Edhe ai, nė rast se do tė hyjė nė territorin e Shqipėrisė, do tė arrestohet menjėherė nga policia dhe do tė dėrgohet nė gjykatė. Emri i tij i ėshtė shtuar listės sė personave nė kėrkim vetėm pasi gjykata ka marrė masėn e sigurisė burg pa afat pėr tė. Ndėrkohė tashmė duke u bazuar nė kėto materiale Interpoli shqiptar i ka kėrkuar tė gjitha vendeve partnere qė tė arrestojnė Idajet Beqirin. Nė tė njėjtėn kohė Prokuroria e Pėrgjithshme pėrpiloi kėrkesėn pėr ekstradimin e Beqirit nga Belgjika nė Shqipėri. Nė Belgjikė Beqiri ka statusin e azilantit politik dhe mbrohet nga shteti belg. Sipas burimeve tė prokurorisė, tashmė i takon gjykatės belge tė vendosė nėse Idajet Beqiri mund tė ekstradohet apo jo. Disa ditė mė parė, ministrat e jashtėm tė Komitetit Europian hartuan listėn e re tė vendeve qė mund tė marrin azil politik. Nė kėtė listė nuk ndodhej mė emri i Shqipėrisė. Kjo ėshtė argumentuar prej tyre duke thėnė se Shqipėria tashmė ėshtė njė vend i stabilizuar ku respektohen tė drejtat e njeriut dhe qytetarėt e saj nuk kanė pėrse kėrkojnė azil politik. Ky argumentim mund tė ndikojė nė vendimin e gjykatės belge pėr ekstradimin apo jo tė Idajet Beqirit nė drejtim tė Shqipėrisė.









07/10/2003


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante