Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-11-11, 11:49   #2
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forumi 2015: S’ka rrezik nga radikalizmi fetar

Nje shkrim tendecioz nga Shkelzen Maliqi i cili mundohet te shkel edhe nje here mbi Islamin dhe muslimanet.
Kosovarėt janė pro islamit tė moderuar

Kohėve tė fundit nė Kosovė ka pasur protesta publike tė disa grupeve islamiste tė pakėnaqura me qėndrimin e autoriteteve nė Kosovė ndaj disa tė drejtave tė besimtarėve muslimanė. Ata kanė kėrkuar qė nė shkollat publike tė lejohet mbulimi i kokės sė nxėnėseve, tė futet lėnda e fesė nė kurrikulat, si dhe tė ndėrtohet njė xhami e madhe nė qendėr tė Prishtinės.

Partia e Drejtėsisė me orientim islamist, e cila bėn pjesė nė koalicionin qeveritar aktual, madje e ka sfiduar Kuvendin e Kosovės me kėrkesėn qė lėnda e fesė tė futet nė shkollat publike, por ėshtė refuzuar me shumicė votash. Tensionet rreth kėtyre kėrkesave u patėn rritur nė fund tė verės dhe gjatė muajit shtator, kur edhe Bashkėsia e Fesė Islame doli nė pėrkrahje tė grupeve radikale. Njėra nga parullat qė ka ra nė sy gjatė protestave ka qenė ajo se muslimanėt janė 90% tė popullsisė sė Kosovės dhe se duhet tė dėgjohet dhe respektohet zėri i tyre.

Pėr tė parė se sa realisht pėrkrahen kėto kėrkesa nė opinion, pėr herė tė parė nė Kosovė ėshtė organizuar njė sondazh, i porositur nga OJQ-ja Forumi 2015, dhe realizuar nga Qendra pėr Studime Humanistike “Gani Bobi”. Ky sondazh ėshtė publikuar kėto ditė dhe ka sjellė disa tė dhėna me mjaft interes. Pos kėtyre tri ēėshtjeve qė kanė dalė sheshit, nė sondazhin janė shtruar edhe disa pyetje tjera qė e kanė pas pėr qėllim qė tė sqarojnė edhe botėkuptimin dhe orientimin e qytetarėve kosovarė. Kampioni i sondazhit ka qenė reprezentativ pėr Kosovėn, por janė lėnė jashtė zonat e banuara me serbė.
Sondazhi nė shumė aspekte vėrtetoi supozimet qė kanė qarkulluar prej shumė kohėsh, se shqiptarėt e Kosovės nė pėrgjithėsi nuk janė besimtarė tė fortė. Rreth 2/3 e tė anketuarve, ose 66,2 %, kanė deklaruar pėrkatėsinė e fesė islame, sipas traditės familjare; ndėrkaq 29% se janė fetarė aktivė. Ky raport ėshtė njė e dhėnė qė duhet tė kihet nė konsiderim si pėrshkrues i disponimit tė shoqėrisė kosovare. Edhe kur deklarohen si besimtarė, religjioziteti i shumicės sė tyre ėshtė nė esencė sipėrfaqėsor. Kjo do tė thotė se nė jetėn e shumicės sė kosovarėve religjioni nuk luan ndonjė rol tė rėndėsishėm.

Sondazhi nuk i ka vėrtetuar pohimet e grupeve radikale mbi diskriminimin e muslimanėve nė Kosovė. Vetėm 8% e tė anketuarve kanė pohuar kėtė. Megjithatė, kur janė pyetur nė mėnyrė direkte pėr ēėshtjet qė janė ngritur nė protesta, nė sondazh nuk janė gjykuar ashpėr as ēėshtja e ndėrtimit tė xhamisė, as mbajtja e shamisė, e as futja e lėndės sė fesė nė shkollat publike. Kundėr mbajtjes sė shamisė janė deklaruar 34.5%, pro 12.1 % dhe pro duke aprovuar ligjin 42.4%. Pak mė befasues ka qenė qėndrimi ndaj futjes sė lėndės sė fesė nė kurrikula; kjo mundėsi ėshtė refuzuar nga 34.5% tė tė anketuarve, pro kanė qenė 59%. Edhe pėr ndėrtimin e xhamisė shumica dėrmuese ėshtė deklaruar pro, vetėm 4.3% kanė thėnė se nuk ka nevojė, sepse Prishtina ka mjaft xhami.

Kėto tė dhėna tregojnė se edhe muslimanėt softė, qė nuk e praktikojnė fenė nė mėnyrė aktive, kanė njė dozė tė mirėkuptimit pėr ēėshtjet qė janė shtruar, duke i vlerėsuar mė shumė nė aspektin e tė drejtave tė njeriut, ose edhe si njė traditė qė nuk ėshtė shpikje e sotme, p.sh. kur ėshtė nė pyetje mbulimi i kokės me shami pėr vajzat. Nė debatin qė ėshtė organizuar gjatė prezantimit tė sondazhit, ėshtė thėnė se shamia nuk duhet t’u imponohet vajzave qė janė tė mitura.

Mirėpo, sa i pėrket orientimit gjeneral tė shoqėrisė kosovare, shumica e tė anketuarve kanė shfaqur preferencėn pro-perėndimore tė Kosovės. 60% kanė pohuar se Kosova definitivisht ėshtė Perėndim, kurse 30% po kėshtu konfirmuan drejtimin perėndimor, por njėkohėsisht mendojnė se duhet tė ruhen disa vlera tradicionale tė vendit. Vetėm 4.5% kanė pėrkrahur opsionet se feja dhe kultura islame janė e vėrteta e vetme, dhe se kosovarėt duhet tė janė tė kujdesshėm ndaj Perėndimit.

Ėshtė interesante edhe njė e dhėnė qė doli nga ky sondazh. Tė pyetur nėse preferojnė format tradicionale tė praktikimit tė islamit nė Kosovė dhe rajon, apo risitė qė i sjellin grupet radikale nga vendet arabe, shumica dėrmuese ėshtė deklaruar se preferon islamin tradicional (61%).


Islam Tradicional apo Islam riguroz ?
Pyetja, thjesht, eshte, pa kokėrr lidhje !
Turp te kete ky njeri !
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė