Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-10-03, 00:35   #12
doni
 
Anėtarėsuar: 02-10-03
Vendndodhja: Klina
Postime: 59
doni e ka pezulluar reputacionin
Gabim Nė Meje tė Gjakovės u rivarrosėn kufomat e 43 shqiptarėve

Nė kompleksin memorial nė Mejė tė Gjakovės sot u bė varrimi i kufomave tė 43 shqiptarėve, tė cilėt ishin vrarė nė masakrėn e forcave serbe nė kėtė fshat, mė 27 prill tė vitit 1999.

Nė ceremoninė e rivarrimit tė tyre, pos familjarėve dhe tė afėrmve tė viktimave, morėn pjesė edhe mijėra qytetarė nga Gjakova e rrethina dhe nga mbarė Kosova, si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės, tė pushtetit lokal tė Gjakovės si edhe tė TMK-sė, tė partive politike, tė organizatave joqeveritare e tė tjerė.

Nė emėr tė kuvendit komunal tė Gjakovės, nga viktimat e masakrės sė Mejes u nga i fundit kryetari i komunės, Aqif Shehu.

"Tragjedia e Mejes, me zėrin e saj trishtues, depėrtoi nė tė gjitha instancat politike e ushtarake tė botės sė qytetėruar", tha z. Shehu.

Ai theksoi se qendrat e vendosjes nė botė sot duhet tė bėjnė presion tė fuqishėm mbi regjimin e Beogradit qė tė ndriēojė fatin e mijėra shqiptarėve tė tjerė, tė marrė peng nga forcat ushtarake e policore tė Serbisė.

Nė emėr tė organizatės joqeveritare "27 prilli i vitit 1999", nga 43 viktimat te masakrės sė Mejes u nda Zeqė Tahiri, nė emėr tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Mr Qemail Morina, ndėrkaq nė emėr tė Ipeshkvisė sė Kosovės u nda i fundit Atė Ndue Kajtazi.

Mė 27 prill tė vitit 1999 forcat policore e ushtarake serbe kishin vrarė nė Meje rreth 400 pleq, gra e fėmijė. Kufomat e tyre ishin transportuar nė Serbi, me qėllim qė tė fsheheshin gjurmėt e kėtij krimi, i cili konsiderohet ndėr krimet mė tė rėnda tė regjimit tė Millosheviqit nė Kosovė.

Eshtrat e 43 shqiptarėve qė u varrosėn sot nė Meje, janė gjetur nė njė varrezė masive nė Batajnicė, afėr Beogradit, nė Serbi, kurse autoriteteve tė UNMIK-ut iu dorėzuan tė mėrkuren e kaluar.
__________________
Doni
doni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė