Tema: Faik Konica
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-12-09, 11:55   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Faik Konica: Nga Muhametarėt na erdhėn tė gjitha tė ligat

Paris, mė 24 tė Jenarit 96

I dashur mėmėdhetar,

Mora letrėn qė zotėria jote mė dėrgove dhe s’munt dot tė shkroj sa m’u mbush zemra me gaz. Tė thom dhe unė pesėqint mij tė mira pėr motn’e Ri, edhe ju thoni me shėndet tė tėrėvet shqiptarėve qė janė atje.

Emėri im ėshtė : beg Faik – Dominik Koniza”, jam diali i beg Shahin Konizės, edhe i afėrtė i Ali Tepelenės qė bėri shumė tė liga, por bėri dhe tė mira se hapi sytė e shqiptarėvet, edhe ju tregojti qė s’janė as turq, as gerqiotarė (grekė – N.J.), po djem tė Shqipėrisė.

Erdha kėtu qėkur isha i vogėl se doja tė mėsonj pėr tė ryrė (hyrė – N.J.) nė sefarite tė Turqisė. Po kur kėndova mirė, m’u hapnė sytė gadalė-gadalė, u mejndova edhe m’u duk qė turqit na pinė gjakun, edhe s’do tė na lėshojnė gjė. Tė tėrė ata qė kanė parė Shqipėrinė thonė qė s’ėshtė nė Evropė njė vent aqė i bukur dhe aqė plot me zengjinllėke (pasuri –N.J.) tė dheut. Po nė ėshtė ashtu e vėrteta, pse ngordhin tė gjorėt shqiptarė nga uria? Se turku s’hap udhėra … s’bėn fabrika, s’bėn shkolla, s’bėn gjė fare. Nė ishin kėto nė Shqipėri, do t’punojin shqiptarėt, do tė shitjin e do tė blejin. Edhe jo vetėm kėtė do ta bėnte, por do tė nxirrte ollafo (fitime – N.J.) nga tė huajtė qė do tė vijin tė rinė dy a tre muaj ēdo mot. Shikoni Helvesien (Zvicrėn – N.J.): s’blen as shet, po tė tėrė Helvetsrėt kanė tė holla se vendi ėshtė i bukur e vijnė atje shumė tė huaj pėr tė shikuar bukurinė e vendit dhe pėr tė pirė ujin e lehtė, dhe pėr tė hequr erėn e mirė. Ne mos ishin turqit nė Shqipėri do tė bėnim udhėra-tė-hekurta edhe ēdo mot, me mij (mijra- N.J.) do vijin Inglezėt edhe tė tjerėt tė huajtė.

Po le ta lėshojmė sa do tė fitojnė tė gjorėt shqiptarėt qė ngordhin urie, dhe le tė thomi qė s’do tė nxjerrin gjė. – Po pse s’na lėshojnė turqit tė hapim shkolla dhe tė kemi vivlla (libra – N.J.) dhe gazeta? Neve shqiptarėt e bėjtim Fuqinė tė madhe dhe istoria na tregon qė pėrpara njė qind vjet, tė tėrė shqiptarėt, dhe katolikėt dhe ortodoksėt vijin nė luftė. Neve qė i bėjtim aq tė mira turqėvet, ē’na bėjne turqit? S’na lėshojnė as gjuhėn tonė. Edhe ermenitė (armenėt- N.J.) qė s’i ka bėrė Turqisė njė tė mirė i lėshojnė tė hapin shkolla dhe tė tregojnė djemėvet e tyre gjuhėn e mėmėdhesė. Dhe neve kemi nė Korēė njė shkollė, po do ta mbylljin turqit atė ēast, nė mos kishin frikė.

Kėshtu u mendova unė, edhe tė tjera m’erdhnė nė mendje. Tani mbarova gjimnazin dhe nuk u ktheva nė Shqipėri, po m’erdhi nė mend tė rri kėtu dhe tė bėhem shkronjėtor (shkrimtar – N.J.), se di mirė shumė gjuhėra. Shkronj nė gazeta herė herė dhe nė dy muaj do tė nxjerr njė vivllė franceziote (frengjisht – N.J.) qė do tė ketė emėr: ”Ē’ka qenė Shqipėria, ē’ėshtė, e ē’do tė bėhet”.

Ē’do tė bėhet, Perėndia e di. Serbia, Maliziu, Rumania, Morea, Bullgaria hapnė sytė, edhe Shqipėria flė. Ermėnia e Kandia po hapin sytė edhe Shqipėria po flė akoma. Kur do tė zgjohet e shkreta? Cili i dha afqon (opium – N.J.) qė tė flejė aqė?

Vėlla, doja tė tė shkruaj. Janė dy vjet, po u mbajta se mė thanė qė Beg Sami Frashėri qe shoq i ”Dritės”, edhe kėtė njeri nuk e dua. Tė mė ndjenjė Zotėria jote, po jam i hapur dhe s’dua tė tė mbaj gjė tė fshehur nė zemėr. Sami begu s’mė pėlqen, se ka dy buzė: kur ėshtė me shqiptarėt thotė qė ėshtė shqiptar; kur ėshtė me turqit thotė turk. Shkrojti njė vivllė turqisht me emėr ”Medeniet – Islamie” nė tė cilėn vivllė thotė qė Muhametarėt (muhamedanėt – N.J.) gjetnė mė tė bukurat gjėrat e dheut, ”Udhėrat e hekurtat, Amerikėn” edhe njė mijė tė tjera gėnjeshtra. Nė mos kishte zemrėn aq tė shkurtė (tė vogėl – N.J.) do tė kishte menduar njė ēik, do tė kishte parė qė njė shqiptar s’lipset tė duaj Muhametarėt, se nga kėta erdhėn tė gjitha tė ligat. Nė mos ishin bėrė Shqiptarėt Muhametarė, edhe kishin mbetur si ca nga ata: Krishtarė (tė krishterė – N.J.) do tė kishim tė tėrė njė besim, edhe do tė bėheshim shpejt si Rumania u bė.

Po reshtoj qė kėjo letėra u bė shumė e gjatė: do tė shkronj Zotėnisė jotė nė ca ditė njė tjetėr letėrė, se kam tė tjera tė tė thom. U falem shumė tė tėrėvet shqiptarėvet qė janė atje, edhe jam i Zotnisė jote,

Shėrbėtori

Beg F.-D. Koniza – Tepeleni
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė