Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-06, 00:52   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shkrim i Bartur.
Postuar: nga GURI SYLAJ me 06.01.2006 11:30 Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------

Ishte fillimi apo fundi i Janarit , nuk me kujtohet.E takova ne rruge dhe nuk munda te ndahem pa e pyet.
Me thuaj , te lutem, pse ne Peje eshte bora e kuqe?
Me shiqoj drejt ne sy por nuk dij a u mrrol apo i shkoj buza ne gaz.
Qenke i ri,me tha. Prit sa te piqesh dhe pergjigjen do e gjesh vet.Mos harro, vazhdoj.
Ti kujton se asfalti ne rruget e Tiranes eshte i zi! Jo. Atje asfalti eshte i kuq.
I kuq?
Nuk dyshoja fare sepse isha me se i sigurt se ai kishte te drejte.Dhe deshti te largohej por une e ndala pak si me inat.
Une po te besoj , por te lutem , m'a thuaj shkurt pergjigjen.
Djal i mire.
U be pak nervoz se si dukej i ngutej per dikund.
Neqoftese ke vendos me e qu rrugen e bardhe deri ne fund-ec dhe mos u ndal.Po t'a prene rrugen te pa beset, ti detyren e ke kry ,punen do t'a vazhdojn te tjeret .Aty ku ti do te mbetesh edhe bora , edhe asfalti , edhe lendina do te behen te kuqe.
Ne do te takohemi perseri.Ne kete takim do t'a gjesh edhe Jusufin , Kadrin, Bardhoshin, Ahmetin , Uken , Smajlin,Hakiun , do te takohesh me shume -me te gjithe ata qe u a preu rrugen pabesia.Ketu do e gjesh pergjegjejen qe po e kerkon sot , kur une nuk mund te pergjigjem.
U nis!
Po rri edhe pak, une dua te bisedoj me gjat me ty.Pse po ike keshtu si hije?
Hije? Jo , une nuk jam hije , une jam drite. Por jo per qorra . Se qorri deshti apo nuk deshti ai terr e ka.Ai , vetem po e preke e din se dicka po ndodhe. Po , edhe zhurmen per rreth e ndien, perndryshe.......
Me fale , por nuk deshta me te bezdise , une deshta vetem t'i ndrrojme dy-tri fjale.
Do te kemi rastin per biseda ,heren tjeter . Tash ngutu, ngutu e bene dicka per hater te syve.
Iku si hije.Mbi shpine mbante dicka qe nuk e dija cka eshte . Ne fillim me dukej Gitare por sa me shume qe largohej merrte formen e Pushkes.
Hapat e tij te mdhaj i ndjej edhe sot.
Kercasin neper Boren e Janarit

************************************************** ***


Ps. Ky shkrim bartet nė kėtė temė me dėshirė tė Z. Guri Sylaj.

Murgesha!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė