Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-06-07, 12:56   #139
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

DOBĖSIA E KARAKTERIT, ARGUMENT PĖR DOBĖSINĖ E BESIMIT


Besimi ėshtė fuqi mbrojtėse nga poshtėrsitė dhe shtytės drejt vlerave fisnike, andaj edhe kur Allahu i Madhėrishėm i thėrret robėrit e Vet nė atė qė ėshtė produktive, ose kur i largon nga gjėrat destruktive, kėtė e paraqet si kėrkesė tė imanit stabil nė zemrat e tyre. Ai shpesh nė Librin e Tij thotė: "O ju tė cilėt keni besuar", pastaj e pėrmend obligimin me tė cilin i detyron, si p.sh.: "... Ta keni nė kujdes Allahun dhe tė jeni me ata tė drejtit." (Et-Teube: 119)

Pejgamberi i Allahut ka sqaruar qartė se besimi i fortė pa dyshim prodhon karakter tė fortė dhe se rėnia rapide e moralit pėrfundimin e ka nė dobėsimin e besimit, nė bazė tė madhėsisė sė tė keqes apo dobėsisė sė saj. Lidhur me njeriun e pandėrgjegjshėm me sjellje brutale, i cili bėn punė tė ndyta pa u brengosur prej askujt, Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Turpi dhe besimi janė tė dyja tė pėrbashkėta, nėse ngritet njėra, ngritet edhe tjetra." /Transmetojnė Hakimi dhe Taberaniu/

Po ashtu, pėr njeriun qė shqetėson fqinjėt e vet dhe i dėmton feja ka qėndrim tė ashpėr, dhe pėr tė Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Pėr Allahun, nuk beson, pėr Allahun, nuk beson, pėr Allahun, nuk beson!" I thanė: "Kush, o Pejgamber i Allahut?" Tha: "Ai, nga tė kėqijat e tė cilit nuk janė tė sigurt fqinjėt e vet!" /Trans­meton Buhariu/

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] kur i mėson ithtarėt e vet qė t'u shmangen punėve tė kota, fjalėve tė pamatura dhe tė pavend thotė: "Kush i beson Allahut dhe Ditės sė Fundit, le tė flasė mirė ose le tė heshtė." /Transmeton Buhariu/

Kėshtu vazhdon nė mbjelljen e vlerave dhe mbikėqyrjen e tyre, derisa t'i japin frytet e veta duke u bazuar nė sinqeritetin dhe pėrsosmėrinė e besimit.

Mirėpo, duhet ditur se disa pjesėtarė tė fesė e shohin si tė lehtė kryerjen e ritualeve fetare obligative; ata para masės tregohen se janė aq tė pėrpiktė nė kryerjen e tyre, por njėkohėsisht bėjnė vepra tė cilat i injoron karakteri fisnik dhe besimi i vėrtetė. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] iu kėrcėnua atyre njerėzve tė dyfishtė dhe ia tėrhoqi vėrejtjen umetit pėr ta. Pėr atė se imitimin e formės sė ritualeve fetare mund ta bėjė ai i cili nuk e ka absorbuar shpirtin e tyre apo nuk ėshtė ngritur nė nivelin e tyre.

Ndoshta edhe fėmija i vogėl mund t'i imitojė veprimet e namazit dhe pėrsėrit fjalėt qė thuhen nė tė. Ndoshta edhe njė artist mund tė ekspozojė nėnshtrimin dhe tė aktrojė ceremonitė mė tė rėndėsishme, mirėpo as kjo e as ajo e para nuk i ndihmojnė me asgjė besimit tė shėndoshė dhe qėllimit fisnik.

Gjykimi pėr shkallėn e tė mirės dhe shkėlqyeshmėrinė e sjelljes i takon njė peshoje e cila asnjėherė nuk gabon, e ajo ėshtė: karakteri i lartė.

Nė kėtė kontekst transmetohet se njė njeri i ka thėnė Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]: "Filania pėrmend se shumė falet, agjėron dhe jep lėmoshė, mirėpo ajo i dėmton me fjalė fqinjtė e saj." Pejgamberi [sal-lAllahu alej­hi ve sel-lem] tha: "Ajo ėshtė nė zjarr." Pastaj njeriu tha: "O Pejgamber i Allahut, filania pėrmend se pak falet, agjėron dhe se jep lėmoshė disa copa djathi, por nuk i dėmton fqinjėt e saj." Ai tha: "Ajo ėshtė nė Xhenet." /Transmeton Ahmedi/

Nė kėtė pėrgjigje ēmohet vlera e karakterit tė lartė, e po ashtu ngrihet lėmosha si ritual me karakter shoqėror, dobia e sė cilės transferohet te tė tjerėt, andaj edhe nuk ėshtė kushtėzuar pakėsimi i saj siē ėshtė kushtėzuar pakėsimi i namazit dhe agjėrimit, tė cilat, nga aspekti ezoterik, janė rituale personale.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] nuk u ndal vetėm nė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje nė ndriēimin e lidhshmėrisė sė karakterit me besimin e vėrtetė dhe adhurimin e sinqertė, por atė e bėri bazė tė prosperimit nė kėtė botė dhe tė shpėtimit nė botėn tjetėr.

Ēėshtja e karakterit ėshtė mė e ndėrlikuar se kjo dhe patjetėr duhet tė ketė udhėzim kontinuitiv dhe kėshilla tė njėpasnjėshme qė tė thellohet nė zemra dhe ide, dhe se besimi, mirėqenia dhe morali janė elemente unike tė pandara dhe asgjė nuk mund ta copėtojė litarin e tyre.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] njė ditė i pyeti shokėt e vet: "A e dini cili ėshtė i falimentuar?" Thanė: "Te ne, i falimentuar ėshtė ai i cili nuk ka para dhe pasuri." (Pejgamberi) Tha: "Njeri i falimentuar prej umetit tim ėshtė ai i cili nė Ditėn e Gjykimit do tė vijė me namaz, zekat dhe agjėrim, por dikė e ka sharė, pėr dikė ka shpifur, dikujt ia ka rrėmbyer pasurinė, dikė e ka vrarė e dikė e ka goditur, dhe ēdonjėrit prej tyre do t'i japė prej tė mirave tė veta, e nėse i harxhohen tė mirat, para se t'i paguajė borxhet, merren prej mėkateve tė tyre e i hidhen atij, e pastaj ai hidhet nė zjarr." /Transmeton Muslimi/

Ky pra ėshtė i falimentuari. Sikur tregtari i cili nė shitoren e vet ka artikuj nė vlerė prej njė mijė e ndėrkaq ka borxhe, vlera e tė cilave ėshtė dy mijė; atėherė si ky i ngrati mund tė konsiderohet pasanik? Po ashtu, edhe njeriu i cili i kryen disa rituale fetare, por pėrsėri pas tyre mbetet i gatshėm pėr tė keq, fytyrėmėrrolur e i disponuar pėr armiqėsi, si mund tė konsiderohet i devotshėm? Transmetohet se Pejgamberi [sal-lAllahu alej­hi ve sel-lem] pėr kėto situata ka pėrmendur njė shembull mjaft tė pėrshtatshėm, edhe atė duke thėnė: "Morali i vyeshėm i shkrin mėkatet siē e shkrin uji borėn, ndėrkaq morali i prishur i deformon veprat ashtu siē e prish uthulla mjaltin." /Transme-ton Bejhekiu/

Prandaj, kur zhvillohen ndyrėsirat nė shpirt, pėrhapet e keqja e tyre dhe shtresohet rreziku i tyre, njeriu del prej fesė sė vet ashtu siē del lakuriqi prej rrobave tė veta, e me kėtė pretendimi i tij nė besim ėshtė trillim, sepse ēfarė vlere ka feja pa moral? Dhe ē'do tė thotė plangprishėsia krahas thirrjes sate se i takon Allahut?

Duke i konfirmuar kėto parime tė qarta tė lidhshmėrisė sė besimit me karakterin e drejtė, Pejgamberi i ndershėm thotė: "Personi tek i cili gjenden tri gjėra ėshtė munafik (hipokrit), edhe nėse agjėron, falet dhe e kryen haxhin e umren, dhe thotė: 'Unė jam musliman'. Ato janė: kur flet, rren, kur premton, mashtron, dhe kur i besohet diēka, tradhton." /Transmeton Muslimi/ Sipas njė versioni tjetėr thotė: "Shenjat e munafikut (hipokritit) janė tre: kur flet rren, kur premton e then premtimin dhe kur tė jep besė tradhton, edhe pse falet, agjėron dhe kujton se ėshtė musliman." Po ashtu thotė: "Personi tek i cili gjenden katėr veti, ėshtė munafik i plotė, kurse personi tek i cili gjendet njė prej atyre vetive, tek ai gjendet njė shenjė e hipokrizisė, derisa nuk e lė: Kur i besohet diēka tradhton, kur flet rren, kur ia jep besėn dikujt nuk e mban dhe kur armiqėsohet me dikė e tepron." /Transmeton Buhariu/

Marrė nga libri: KARAKTERI I MUSLIMANIT
Autor: Muhammed GAZALI
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė