Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-02-04, 23:38   #18
lazdrani
MBRETI DARDAN
 
Avatari i lazdrani
 
Anėtarėsuar: 20-11-03
Vendndodhja: EU
Postime: 10,473
lazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek lazdrani
Gabim

hajde anna hajde...
anna para 13 isha ne shqiperi diku afer nje viti,ate bote me duhej pa tjeter ta leshoje kosoven per shkake se serbet me kerkonin per sherbim ushtarak keshtu qe si shume te rinje kosovar qe refuzuan edhe une refuzova kete dhe ndalova studimet e mija dhe vendosa te shkoje ne Shqiperi.Shqiperia ishte nje parajs per mua qe enderroja gjithmone kete vend.Me shume mundime kalova kufirin ilegal dhe u vendosa ne qytetin Durres...Gjate udhetimit nga kufiri i Linit deri ne Durres pata qajte si femi ,cka te shije skamje ,shkretira dhe bunkera...Deri ne Tirane nuk pashe asgje te mire nuk i besoja syve te mi po ja qe ishte realitet..Diku mbase dite arrita ne Qytetin e Tiranes bera nje pushim dhe te them te drejten u befasova me pelqeu shume ky qytete,pase nje pushim te shkurt vazhova udhtimin ne Durres ku diku ne mbremje arrita te afermit e mije qe jetonin atje..Durresi ishte po ashtu qytet i bukur bregdetar dhe disi u adaptova shume shpejt kety.Gjate kesaj kohe sa isha kam pasure rast te shohe shume qytete te shqiperise ,vende turistike ,kulturore dhe historike.
Ne pereferi te Durrsit jane shume fshatra qe jetoje shqiptare me prejardhje kosovare.I kam vizituar shpesh here keto fshatra pasi me pelqenin se si tradita kosovare nuk kishin harruar po kishin ruajtur dhe jetonin ashtu si te paret e tyre ne kosove.Kety takova nje njeri bukure ne moshe Idriz Gashi pata rast te banoja te ky njeriu shume i dashure dhe intelegjent,Jeta e tije ne kohen e Enver Hogjes ishte jeta e kolakeve qe gjithmone kane luftuar kunder kumonizmit.Te ky njeri vetem qymshet te zogut si thuhet mungonte se per ndryshe te gjitha i kishte.Djemet e tije kishin arritur ne demokratin e shqiperise shume njeri ishte Ambasadore Diplomatik ne Egjipt ,i dyti ishte minister i puneve te mbrendeshem,i treti Profesore ndersa djali i vogel jetonte ne Gjermani.Kishte nje Vajze te martuar ne Tirane qe jetonte dhe punonte ne RTSH.Pata rast te takoje shume intelegjent shqiptare duke ju falenderuar keti Zotriu.Kudo qe shkoja isha i mire se ardhure.Pas nje gjysem viti ne shqiperi arrit nje grup shqiptare nga kosova kryesisht ky grup ishte po ai grup qe udhetonin ne shtete e liga ekonomisht si ishte ate bote Polonia,Bullgaria,Rumonia etj.Me te arritur ky grup simpatia e shqiptareve te shqiperise ndaj kosovareve nis te ftohej,pastaj urretje dhe propaganta e disa "shqiptareve "Rom,Greke,Sllave etj.
Ky grup me te vertete nuk u sillej mire ne shqiperi ,argetohenin me vajza te shqiperise dhe dilnin ne Qytet ku shihej haptas me budallakinjet e tyre.
Une kam pare me sy te mi ne hotelin Dajti ku shqiptari i kosoves futej 1000marka ate bote nere kembet e tavolines kinse tavolina po leviste e shume e shume marrina qe nuk dua ti tregoje...
Nje te keqe ndjenja per arsye se shqiptaret me prejardhej kosovare kishin respekt ne shqiperi deri me kete kohe.Kam pasure rast qe shume shqiptare kosovare nga perendimi vinin duke kerkuar vajza te bukura te shqiperise kinse do ti martonin dhe ti marrin me vete ne perendim,Shumica e tyre vetem luanin me to dhe ikenin pastaj.Ishin gjera te dobeta keto qe ndodhnin.Shpeshe here bija ne konflikete me disa vendas me keto pune te liga te ketije grupi te vogel qe silleshin si qenet.Kam pasure rast kur nje zoteri me tha mua :Po pse ju vllezer kosovare beni keto pune te poshtra pse ju ne jemi vllezer....
Anna e di qe me kohe u" harruan" keto gjera te kqija duke ju falenderuar edhe shume vizita te disa intelegjentve kosovare,politik dhe disaa investime ne shqiperi te disa kosovareve te interesuar.
Jeta ne shqiperi dita nga dita dallohej,ndertime investime,pastaj refugjatet shqiptare ndihmonin familjen e tyre si me leke po ashtu me te gjitha cka perpara as qe kishin enderruar nga vetura e deri mobilat celulare...
Une leshova shqiperin me nje pershtupje te mire qe ne te ardhmen e tyre do te kene nje ardhmeri te bukure.
Ne e dime qe shume sende ndodhen ne keto 10 vitet te fundit ne shqiperi
pa marre parasyshe se si filluan keto nga ndarja e tokave agrare e deri te kryengritjet e armatosura ne kete vend.Pate humbje te medha ne shqiperi ate qka e punuan 50vite shkatruan per nje muaj kjo ishte tragjedi.Shiperin e vizitova edhe tre here ne keto 10vite te fundit dhe kam nje pershtypje se shume shpejte do te behet mire dhashte zoti qe te kene nje pushtet demokrat e jo te kurrupt,mafijos qe nuk ja dojne te miren e shqiperise.
Mos ta harrojme se Shqiptaret e shqiperise hapen dyret e tyre per se paku 800000 refugjat kosovare gjate luftes dhe ndanin dhimbjet se bashku me ne.Prandaj anna deri diku te kuptoi se nuk jane te gjithe melaqe atje por ne pergjithesi krejte Shqiptarizmi ku do qe jane dhe jetojne jemi me te mirit kur e dojme njerin -tjetrin dhe respektojme ok te pershendes se ndoshta te lodha me shkrimin tim tung lazdrani
lazdrani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė