Titulli: Pavarsia e Kosovės
Tungjatjeta atdheu im,
e ti shtėpija ku jam lindė,
ku kalova fėmijėrinė
ku mė rriti me thėrrime
e dashura nėna ime.
A mė mbanė nė kujtime?
Apo tė gjitha u shkatėrruan
me muret kur t'i rrėnuan!
Po ju o gurėt e lagjes sime
qė lozja me ju dikur,
a i ruajtėt ato kujtime
apo bashkė me ju u tretėn nėn urė.
Ti rruga e asaj lagjeje,
ku loznim me shoqet dorė pėr dore,
e shkonim tė blenim akullore,
a te kujtohem ndonjėherė,
apo i trete tė gjitha nė erė?!
E ty vendlindja ime Prishtinė,
tė kujtohet vallė ndoj gjė?
Kur minatorėt bėnė greva
ditė e netė mbyllur nė zgafella,
e salla "1 Tetori" ishte
e mbushur pėrplot me studenta!
Ti Kosovė a i ke harruar
ato ditėt e nėntorit 89-tė,
populli nė kėmbė kur udhėtonte
rrugėt tua i vėrshonte,
nė Prishtinė me netė tė tėra
nėn qiell tė hapur qėndronte
kushtetutėn qė ta mbronte!
I mbanė mend vitet e nėntėdhjeta
kur Sėrbia i hapi "kthetrat",
nga dhuna e barbarisė
morrėm rrugėn e arratisė?!
Ndoshta ju ato i harruat,
me zjarrin e luftės tė gjitha i shuat,
ndoshta gjithcka e morri era,
por kur zogjėt morrėn shtegtimet
me vete i morrėn tė gjitha kujtimet.
Amanet mos na harroni
tė gjithėve atje ua pėrkujtoni,
se si duket na harruan
nė regjistrim nuk na pranuan.
Pashė at tokė e at qiell
flisni edhe ju o hėnė e diell,
ju jeni dėshmitarėt tanė
se ne jemi nga ajo anė!
U thoni atyre qė na mohojnė
e fatin tonė e nėpėrkėmbin,
t'na e ndajnė tė paktėn
nga njė vend pėr varrė,
pėr ne qė jemi mergimtarė
se edhe ne jemi shqiptarė!
Po i mbylli vargjet me urim
tė gjitha tė mirat atdheu im,
shpresoj ti mos me na harru
se ne jemi femijėt e tu.
U thuaj tė gjithėve e ua pėrkujto
qė me ndjenjat tona po luajnė,
mos ta shkelin identitetin tonė
se brezat qė vinė do t'i mallkojnė.
U thuaj, o tė marrė
mos bėni nderė pėr barbarė,
ta zvogėloni kombin shqiptarė,
nuk jemi pesė, dhjetė apo qindra vetė
por njė e treta don me u tretė!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|