Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-11, 00:16   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Maqedonia dhe rreziku i ekstremizmit Vehabist.

Islami radikal kundėr interesave tė shqiptarėve



Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Maqedonisė, Sulejman Rexhepi, tha se besimtarėt myslimanė, brenda dhe jashtė vendit, janė tė shqetėsuar nga veprimet kundėrligjore dhe tė pakontrolluara, tė cilat ushtrohen nga individė radikalė vehabistė nė Maqedoni, nė disa institucione fetare tė vendit.

Rexhepi me kėtė rast kėrkoi ndėrhyrjen e institucioneve pėrkatėse si dhe mbėshtetjen e partive politike nė luftėn e Bashkėsisė Islame kundrejt veprimeve radikale tė vehabistėve nė Maqedoni.

"Besimtarėt myslimanė, brenda dhe jashtė vendit, janė tė shqetėsuar dhe u bėjnė ftesė partive politike shqiptare, Qeverisė, institucioneve shtetėrore si dhe tė gjitha subjekteve tė akredituara nė Maqedoni, nė veēanti Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe asaj tė Unionit Evropian me seli nė Shkup, qė tė pėrkrahin institucionin e Bashkėsisė Fetare Islame dhe tė marrin masa tė duhura kundėr kėtyre individėve radikalė, qėllimi i tė cilėve ėshtė dėmtimi i Islamit si fe, njėherėsh rrėnimi i imazhit tė popullit tonė dhe pengimi i tė njėjtit pėr integrimin nė NATO dhe nė Unionin Evropian", deklaroi kryetari i Bashkėsisė Islame tė Maqedonisė, Sulejman Rexhepi.

Ai shprehu kėshtu edhe kėrkesėn e kryemyftinjve dhe imamėve tė Maqedonisė qė veprojnė nė vendet evropiane dhe SHBA.

Ndaj kėsaj kėrkese menjėherė ka reaguar Ministria e Punėve tė Brendshme e Maqedonisė, me ē'rast ka theksuar se mes dikasterit tė policisė dhe Bashkėsisė Islame janė zhvilluar njė varg takimesh muajin e fundit, ku nė hollėsi ėshtė trajtuar problemi nė fjalė.

"Ministria e Punėve tė Brendshme nė vazhdimėsi ėshtė duke ndjekur situatėn sa i pėrket predikimit tė Islamit radikal nė vend dhe do tė reagojė nė momentin qė do tė ketė dėshmi konkrete, duke i nxjerrė para organeve ligjore personat e caktuar, qė janė tė involvuar nė predikimin e Islamit radikal", tha zėdhėnėsi i dikasterit tė policisė, Ivo Kotevski.

Partitė politike shqiptare, Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe Demokracia e Re, kanė dėnuar paraqitjen e grupeve radikale vahabiste nė Maqedoni, duke nėnvizuar se veprimi i tyre paraqet kėrcėnim pėr imazhin e shoqėrisė shqiptare.

"Jam thellė i bindur se interesi i shoqėrisė shqiptare tani dhe nė tė ardhmen, nga forcat relevante tė komunitetit ndėrkombėtar shihet larg formave radikale tė ēfarėdo lloji, kryesisht tė asaj qė quhet formė ekstremiste dhe radikale islame", tha deputeti i partisė shqiptare nė opozitė, Demokracia e Re, Sulejman Rushiti.

Edhe deputeti i BDI-sė, Tahir Hani, tha se partia e tij angazhohet pėr eliminimin e kurtheve, pėr tė identifikuar shqiptarėt e Maqedonisė me veprime radikale.

"Republika e Maqedonisė, si njė shtet multi-fetar dhe multi-etnik, shumė shpejt mund tė ēojė nė prishjen e raporteve ndėretnike dhe atyre politike qė janė shumė tė rėndėsishme pėr vendin. Prandaj, ēdo lėvizje qė ėshtė nė kundėrshtim me vijėn politike tė Maqedonisė dhe tė shteteve tė rajonit, duhet tė mėnjanohet dhe tė mos jetė prezente nė Maqedoni", u shpreh Hani.



Marrė nga: REL, shtator 2010.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė