Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-12-11, 17:55   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Ēka nuk dimė tjetėr rreth vehabizmit?!

Nė emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit. Falėnderimi i takon Allahut, kurse paqja qoftė mbi Muhamedin, alejhis-selam , dhe mbi familjen e tij.

Islami ėshtė feja e vėrtetė. Zoti i Plotfuqishėm ka thėnė: “Fe e pranuar te All-llahu ėshtė Islami.”

A e dini se shumė njerėz pretendojnė se janė myslimanė por realisht Islami ėshtė i pastėr prej tyre?

A e dini se metodologjia e lėvizjes vahabiste bazohet mbi disa njerėz tė devijuar nga konsensusi i Umetit dhe pėr tė kanė paralajmėruar shkencėtarėt (dijetarėt) e ummetit? A e dini se pas daljes nė skenė tė Ibn Abdul Vehabit dhe pas shfaqjes sė lėvizjes vehabiste nė Nexhd, dijetarėt dhe shkencėtarėt bashkėkohorė hadithin e Pejgamberit a.s.: “Djalli i shekullit, del Nexhdi” e interpretuan se bėhet fjalė pėr Muhamed Ibnm Abdulvehabin dhe pasardhėsit e tij.

A e dini se vehabistėt kanė shumė para dhe me to botojnė devijimet e tyre tė shtypura dhe ua shpėrndajnė ato njerėzve pa pagesė, pėr t’i mashtruar muslimanėt? A e dini se vehabinjtė kohėve tė fundit kanė media tė mėdha pėrmes sė cilave bėjnė pėrhapjen e ideve tė tyre famėkeqe, kurse ato pėrsėriten deri nė atė pikė, saqė shumė njerėz mund tė besojnė tė gabuarėn vetėm nga shkaku se ajo pėrsėritet pa ndėrprerė?

A e dini se vehabistėt, pavarėsisht nga tė gjitha paratė dhe mediumet propaganduese tė tyre, sėrish vehabizmi ėshtė ende minoritet i vogėl nė krahasim me sunitėt (Ehli Sunneh Vel Xhemah)?

A e dini se vehabistėt e luftuan dhe po luftojnė kundėr sunive dhe atė duke pretenduar se ata janė Ehli Sunne vel xhemat, edhe pse Ehli sunne vel xhemah ėshtė i pastėr nga vehabizmi. Nė kėtė drejtim janė shkruar mė shumė se njėqind vepra duke iu pėrgjigjur vehabive dhe duke u sqaruar se ata janė vetėm muxhesiminė (antropomorfistė)?

A e dini se Hafidh Al-Zubaidi, nė shpjegimin e librit “Ihja ulumud-din”, thotė: Nė qoftė se pėrmendet nocioni “Ehlus-sune vel xhemah” me tė pėrfshihen sunitėt qė janė Maturiditė dhe Esharit. Ngjashėm kanė thėnė edhe dijetarėt: Es- Subki, dhe Ibn Abdul-Salam dhe tė tjerėt?

A e dini se i Dėrguari i Allahut, paqja qoftė mbi tė, ka thėnė: All-llahu pėr kėtė Ummet dėrgon nė krye tė ēdo njėqind viteve ringjallės (pėrsėritės) tė fesė? A e dini se tė gjithė ringjallėsit apo ripėrtėritėsit e fesė nėpėr epoka deri nė ditėt e sotme janė nga Ehli Sunneti dhe Xhemati?

A e dini se vehabitė pėr Esharitė thonė: Ata nuk meritojnė tė quhen “Ehli Sunne vel xhemah”. Kėtė fjalė tendencioze e pėrmend Salih bin Favzani nė librin e tij tė quajtur: “Minel meshahiiril el muxhed-didin”. Autori kėtė libėr e ka shkruar vetėm e vetėm qė Emrin e Harranit ta radhisė nė mesin e rojtarėve tė islamit pėr njė shekull?

A e dini se vehabitė – muxhesiminėt duke gėnjyer thonė se shumė dijetarė nga Ehli Sunneti i kanė shpallur pėr kafira (pabesimtarė) Esharitėt!? Kjo ėshtė shumė e shėmtuar sepse Maturiditė dhe Esharitė janė sunitė, pra “Ehli sunne vel xhemath”. Kush dėshiron tė bindet pėr gėnjeshtrat e tyre le tė shfletojė librin “Fet’hul mexhid”.

A e dini se vehabitė e akuzojnė me dalalet dijtarin e madh islam, hafidhin, imam En-Nevevijun, shpjeguesin e Sahihut tė Imam Muslimit dhe tė Ibn Haxher el Askalanit, Komentin e Sahihut tė Buhariut? Kėtė e vėrteton dijetari vehabij Ibn Uthejmini kur thotė: Ata dy (Neveviju dhe Ibni Haxheri) nuk janė sunnij”. Kėto supozime dhe gėnjeshtra tė tyre gjenden nė librin e quajtur: “Lika el babul meftuh”.

A e dini se vehabitė akuzojnė me dalalet (humbje dhe kufr) edhe sulltanin Salahudin Ejubin, njeri i cili ēliroi Kudsin (Jeruzalemin) nga duart e armiqve tė fesė?

A e dini se vehabitė akuzuan me pabesim dhe humbje edhe sulltanin Muhamed Al-Fatih, tė cilin e lavdroi Pejgamberi a.s. dhe lavdroi edhe ushtrinė tij, duke i thėnė: “Do tė ēlirohet Konstandinopoli (Stambolli), andaj i lavdėruar ėshtė udhėheqėsi (princi) i tij dhe e lavdėruar ėshtė ajo ushtri”. Me kėtė hadith Pejgamberi a.s. pėrveē se na informoi pėr ēlirimin e Stambollit ai njėkohėsisht edhe e lavdėroi udhėheqėsin dhe ushtrinė qė e bėri kėtė vepėr kapitale. Mirėpo vehabitė, pėr fat tė keq, akoma pretendojnė se Stambolli nuk ėshtė ēliruar?

A e dini se vahabistėt i shpallėn tė pa fe (qafira) banorėt e Egjiptit, Sirisė, Hixhazit dhe tė Jemenit, vetėm pėr shkak se ata vizitojnė varret e prindėrve dhe qytetarėve tė mirė? Nuk ka dilemė se askush nga ta nuk adhurojnė diē tjetėr pėrveē Allahut xh.sh., por e tėrė kjo bėhet pėr shkak se vehabitė konsiderojnė se ai i cili viziton varrin e babait apo varrin e njerėzve tė mirė, konsiderohet adhurues i tė vdekurit. Pėr kėtė mund tė lexosh komentin e Ibn Bazit qė i bėri librit “Fet’hul-Mexhid”

A e dini se vehabitė urrejnė tė quhen dhe tė dėgjojnė fjalėn vehabij, andaj pretendojnė se tė parėt qė i quajtėn ata kėshtu janė armiqtė e fesė? Me kėtė ata konsiderojnė se dijetari Sulejman Bin Abdul Vahab (vėllai i Muhamed b. Abdulvehabit) ėshė armiku i fesė, ngase ai ishte i pari i cili shkroi librin “Es-savaikul ilahijeti fi er-redi alel vehabijeti”(Rrufetė e Perėndisė nė pėrgjigje tė vehabinjve”. Ngjashėm pretendojnė edhe pėr dijetarin dhe fekihun e madh hanefi, Ibn Abidinin, ngase ai i quajti ata si vehabistė, si dhe Myftiu i Mekės Ibn Zaini Dahlan nė njė kapitull tė quajtur „Fitneja Vehabite“.

A e dini se vehabitė nė disa vende e vetėquajnė veten selefij nė mėnyrė qė tė shmangen nga emri vehabij dhe pėr tė pretenduar para njerėzve se ata ndjekin rrugėn selefit? Tė pėrkujtojmė se tė vetėquajturit e tyre selef ėshtė veprim i ndaluar (haram) sepse njė veprim i tillė ėshtė shpifje.

A e dini se kush janė selefėt vehabistė? Ata janė antropomorfistėt (muxhesiminėt) tė cilėt ishin nė kohėn pas kohės sė selefit tė ndershėm, pas shekujve tė pėrparimit? A e dini se vahabistėt mbajnė flamurin e modelimit dhe simulimi nė kohėn e sotshme?

A e dini se vehabistėt pretendojnė se Allahu xh.sh. ėshtė trup dhe pohojnė se Ai ka formė dhe imazh, zė vend dhe hapėsirė. Ata thonė ēdo gjė qė imagjinojnė nė mendjet e tyre, edhe pse nė besimin e muslimanėve ėshtė: Pa marrė parasysh se si ka imagjinuar njeriu, Allahu xh.sh. ėshtė ndryshe nga ajo qė imagjinon. Allahun xh.sh. nuk mund tė njihet pėrmes imagjinatės dhe iluzioneve. Ai nuk mund tė krahasohet me krijesat, sepse nuk ka krijesė tė ngjashme me Tė.

A e dini se vehabinjtė janė ata qė Allahut xh.sh. nė krijimin e Tij i pėrshkruajnė atribute tė qenieve njerėzore dhe pretendojnė se ai ulet nė karrige. Ky mendim gjendet te libri i nipit tė Ibn Abdul-Vehhabit, i quajtur “Fet’h el-Mexhid”.

A e dini se vehabinjtė besojnė se Zoti duket si njė njeri, por ata pretendojnė se Madhėsia Tij ėshtė mė e madhe se madhėsia e njeriut? Allahu xh.sh. nuk ėshtė trup dhe nuk i pėrngjet asnjė njeriu dhe atij nuk i pėrngjet asnjė nga krijesat e Tij. Ky pabesim i tyre shprehet nė librin e quajtur “Akidetu elhlul iman”.

A e dini se vehabitė i atribuan Zotit xh.sh. gojė, e ky ėshtė kufėr i qartė qė nuk dyshon myslimani. Ky lloj i kufrit ėshtė i publikuar nė librin e quajtur “El Esmau ves-sifatu” nga Harrani.

A e dini se vahabitėt Allahut xh.sh. i atribuan gjuhė, e edhe kjo formė ėshtė kufėr (pabesim). Ky lloj i kufrit tė tyre publikohet nė librin “Tabekatul hanabile” nga Ebu Ja’li qė vehabitėt e botuan me kėnaqėsi tė veēantė pėr shkak tė asaj qė thuhet nė tė. Njė gjė tė tillė Uthejmini, nė takimin e tij tė tretė mujor, tha: Nuk vėrtetojmė se ka gjuhė por as nuk e kontestojmė”, por edhe kjo formė ėshtė kufr sepse jemi tė detyruar tė pastrojmė Krijuesin tonė nga gjymtyrėt, e nė kėtė nuk dyshojmė.

A e dini se vehabitėt Allahut xh.sh. i atribuan edhe kėmbė , e edhe kjo ėshtė kufr? Ata thonė: Karriga ėshtė vendi ku Allahu i vendon kėmbėt e Tij. Kjo formė e kufrit publikohet nė librin e quajtur “Tefsiru Ajetul kursij”. Jehudėt shtrembėruan Teuratin, tė krishterėt shtrembėruan Biblėn, kurse Vehabitė po shtrembėrojnė kuptimet dhe domethėniet e Kur’anit, Zoti na ruajt.

A e dini se vehabisti Ibn Baz thotė: Mohimi i antroporfizimit, gjymtyrėve dhe organeve tė Zotit ėshtė veprim i dėnueshėm? Ne kėrkojmė mbrojtje tek Allahu nga e keqja e tij, Allahu ėshtė i pastėr nga antropomorfizmi, nuk ka asgjė si Ai. Fjalėt e kėtij vehabisti, qė konsiderohen kufr, gjenden nė librin e quajtur “Tenbihat fi er-red-di ala men tevele bis-sifat”.

A e dini se Ibn Bazi beson se Allahu ėshtė trup dhe se Ai qėndron mbi Arsh, e qėndrimi i Tij mbi Arsh ėshtė trupor. Kjo thėnie dhe bindje e tij gjendet nė revistėn e quajtur “El Haxhxh” tė vitit 1415 sipas hixhretit.

A e dini se vehabitė pasi formuan bindjen se Allahu ėshtė trup, filluan tė hulumtojnė pėr vendin e Tij, dhe si rezultat i kėtij kėrkimi u ndanė nė shumė grupacione? Disa prej vehabive janė tė mendimit se Allahu ėshtė nė Qiell dhe atė duke u bazuar nė pėrcipshmėrinė e njė hadithi tė transmetuar nga nga njė robėreshė. Disa janė tė mendimit se Ai rrinė ulur mbi Arsh, siē qėndron te libri i Harranit “Mexhmuul fetave”, tė cilin vehabitė e botuan dhe shpėrndanė me shumė krenari. Disa janė tė mendimit se Ai qėndron nė Arsh, siē thuhet nė librin e quajtur ”Nadharat ve Ta’kibat”. Disa thanė: Jo, ai qėndron mbi Arsh, siē pretendon Albani i cili ka thėnė: “Ai qėndron mbi Arsh pa vend”. Kjo thėnie e Albanit ėshtė e regjistruar nė shirit, tė cilin e posedojmė edhe ne. Disa vehabistė thonė se Allahu ėshtė mbi Arsh, siē thekson nipi i Ibn Abdzul Vehabit nė librin e quajtur “Fet’hul Mexhid”. Disa vehabinjė thonė se Allahu banon nė Xhenet, siē qėndron te libri “Mearixhul kabul”. Kurse myslimanėt suni janė unik nė faktin se Allahu xh.sh nuk kufizohet nė vend dhe nė kohė, siē potencon Imam Ebu Mensur el Bagdadi, Shejhi i Bejhekiut, nė librin e tij “El fireku bejnel fireki”, ngjashėm potencoi edhe nxėnėsi i tij, Bejhekiu nė librin e tij “El esmau ves-sifatu” dhe shumė tė tjerė.

vijon


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante