Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-11-13, 16:41   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Xhihadi global; fe, politikė apo biznes?

“Xhihadi i Kosovės” dyshohet se kėrcėnoi nga Bresalci



Letra kėrcėnuese e 12 nėntorit nė drejtim tė Policisė sė Kosovės nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit nė Kosovė” dyshohet tė jetė dėrguar nga fshati Bresalc i komunės sė Gjilanit aty ku edhe e kanė prejardhjen tre nga gjashtė tė arrestuarit pėr pėrgatitje tė terrorizmit.

Gjashtė personat janė arrestuar mė datėn 5 nėntor tė kėtij viti nė Prishtinė e Gjilan nėn dyshimin se po pėrgatisnin njė sulm terrorist. Gjashtė ditė pas arrestimit janė publikuar nė detaje arsyet e arrestimit tė tyre dhe armatimi qė tė dyshuarve iu ėshtė gjetur nė ditėn e arrestimit.

Njė ditė mė vonė policia ka marrė njė e-mail kėrcėnues nga “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit nė Kosovė” tė cilėt pėrmes postės elektronike kanė kėrkuar lirimin e gjashtė tė arrestuarve. Nė tė kundėrtėn, policia do tė pėsonte sulme nga ky grup.

Qysh nė ditėn e marrjes sė kėtij e-maili, Policia e Kosovė ka nisur hetimin nė disa pista pėr tė vėrtetuar se prej nga ėshtė dėrguar e-maili kėrcėnues.

“Policia e Kosovės po heton nė disa pista tė dyshimta e qė njėra nga to ėshtė fshati Bresalc i komunės sė Gjilanit”, ka thėnė njė burim i gazetės teksa ka konfirmuar se deri mė tani nuk ka ndonjė tė arrestuar nė lidhje me kėtė kėrcėnim.

Sipas vendimit mbi tė cilin ėshtė caktuar paraburgimi ndaj gjashtė personave, nga fshati Bresalc janė tre nga gjashtė tė arrestuarit, Valon Shala, Genc Selimi e Musli Hyseni, derisa i arrestuari tjetėr Ardian Mehmeti jeton nė Gjilan, si dhe Nuredin Sylejmani e Bekim Mulolli nė Prishtinė.

“Disa ditė pasi qė i kanė arrestuar djemtė, policia ka qenė sėrish nė fshat dhe e ka kontrolluar njėrėn nga dy zyrat prej tė cilave shpėrndahet interneti nė Bresalc”, ka treguar njėri nga banorėt.

Sipas burimeve tė gazetės, Policia e Kosovės nė pėrpjekje pėr tė gjetur dėrguesin e e-mailit kėrcėnues, ka marrė nė pyetje deri mė tani njėrin nga shpėrndarėsit e internetit nė fshatin Bresalc tė Komunės sė Gjilanit me qėllim qė ky i fundit tė ndihmojė nė gjendjen e IP adresės sė saktė prej nga edhe ėshtė kėrcėnuar Policia e Kosovės.

Por duke e cilėsuar si tė ndjeshėm kėtė rast, Policia e Kosovės, zyrtarisht nuk jep detaje pėr rrjedhėn aktuale tė hetimeve.

“Lidhur me kėrkesėn tuaj ju informojmė se rasti nė fjalė ėshtė duke u hetuar nga Policia e Kosovės nė konsultim me prokurorin pėrkatės. Momentalisht nuk mund tė publikojmė informacione lidhur me kėtė hetim”, thuhet shkurt nė njė pėrgjigje tė kthyer nga Zyra pėr Informim e Policisė sė Kosovės.

Kėrcėnimin ndaj policisė e kanė nė duar vendorėt derisa rastin e gjashtė personave tashmė tė arrestuar pėr veprėn penale tė pėrgatitjes sė terrorizmit dhe atė tė armėmbajtjes pa leje, e kanė marrė nė duar zyrtarė tė misionit EULEX.

“Ne mund tė konfirmojmė se njė prokuror i EULEX-it nė Prokurorinė Speciale tashmė ėshtė duke u marrė me kėtė rast”, ka njoftuar shkurt pėr gazetėn, Zyra pėr Informim e Misionit EULEX.

Gjashtė tė arrestuarit e 5 nėntorit do tė qėndrojnė nė paraburgim sė paku njė muaj, ngase kėshtu ka vendosur Gjykata Themelore e Prishtinės nė vendimin pėr caktimin e paraburgimit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė