Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-14, 13:29   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Xhihadi global; fe, politikė apo biznes?

Krasniqi: Lufta nė Siri, luftė vėllavrasėse – prodhon mėkat


Prishtinė, 09.01.2014

Kryeparlamentari i Kosovės, Jakup Krasniqi, nė njė postim nė Facebook, ka folur pėr dhimbjet e mėdha tė Kosovės.

Ndėr dhimbjet qė e lėndojnė Kosovėn, Krasniqi e ka cilėsuar edhe shkuarjen e shqiptarėve tė Kosovės pėr tė luftuar nė luftėn, siē a e cilėson, “tė pakuptimtė” tė Sirisė.

“Shkuarja pėr tė luftuar nė luftėn e pakuptimtė tė Sirisė e cila s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė luftė vėllavrasėse mes fiseve tė ndryshme dhe e cila veē mėkatit, mjerimit e fatkeqėsisė se atyre njerėzve tė mjerė, nuk prodhon gjė tjetėr tė shenjtė si shahitė apo dėshmorė siē i themi shqip, ne. Krijuesi ynė (Zoti) ėshtė dhuruesi i jetės sonė, ai s’e ka autorizuar asnjė, e mė asnjė njeri nė botėn tonė, i dobėt apo i fuqishėm qoftė, pėr t’ia marr tjetrit dhunshėm atė qė ia ka dhuruar Ai (krijuesi). Mekanizmat e shtetit dhe Bashkėsia Islame, janė tė obligueshėm qė t’i njoftojnė qytetarėt e vet pėr tė vėrtetėn e asaj lufte, pėrkatėsisht t’i edukojnė besimtarėt e vet me vlerat e fesė islame. Ata nuk mund tė hiqen sikur nuk po ndodhė asgjė rreth tyre”, ka shkruar Krasniqi nė Facebook, transmeton Koha.net.
Sipas informatave tė fundit qė vijnė nga Siria, nė luftėn qė po ndodh atje, vetėm nė ditėt e fundit kanė humbur jetėn 2 shqiptarė nga Kosova.

Krasniqi, ndėrkaq, ka folur edhe pėr dhimbjet tjera, qė sipas tij po e dėmtojnė Kosovė. Njė ndėr to ėshtė edhe mos-zhvillimi ekonomik i pėrcjellė me papunėsi tė madhe pėr shkak tė politikave jo vetėm tė pa qarta ekonomike, por edhe tė dėmshme e tė gabueshme tė udhėhequra fillimisht nga ndėrkombėtaret e qė sa vite edhe nga vendoret.

Sipas tij, mungesa e njė arsimi dhe edukimit tradicional kombėtar tė filluar me njė atdhedashuri tė veēantė nė vitet e Rilindjes Kombėtare Shqiptare ( nė shekullin XIX) e tė zhvilluar deri nė ditėt tona, ėshtė edhe njė dhimbje qė po e dėmton Kosovėn.
“Sot arsimi ynė ėshtė nė ngėrē tė madh, i cili ngėrē ka prodhuar dhimbjet tona tė mė poshtme”, ka shkruar Krasniqi.

Si dhimbje tė tretė, Krasniqi e ka vlerėsuar mungesėn pėr mundėsi punėsimi dhe perspektive qė ka vendi ynė, gjė e cila “ka bėrė qė shumė tė rinj, perspektiven e tyre pėr njė jetė mė tė mirė e tė dinjitetshme, ta kėrkojnė nė rrugėn e ikjes nga Atdheu ynė i shtrenjtė”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė