Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-09-05, 16:45   #13
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Banka Boterore: 37% e popullsise kosovare konsiderohet e varfer, 15% e saj jeton ne varferi te skajshme

PRISHTINE (27 Shtator) - 37% e popullsise se Kosoves konsiderohet si e varfer, kurse 15% e kesaj popullsie jeton ne varferi te skajshme. Statistikat jane bere publike ne nje raport te Bankes Boterore qe u prezantua sot ne Prishtine. Sipas raportit varferia ne Kosove ka shtrirje te gjere, por per eliminimin e saj mund te merren veprime direkte.

Rezultatet e Bankes Boterore jane te bazuara ne anketen buxhetore te ekonomive familjare nga Zyra Statistikore e Kosoves. 37% te popullates te klasifikuar si te varfer jetojne me me pak se 1.42 euro ne dite. 15 per qind qe jane nen linjen e varferise se skajshme te ushqimit, jetojne me 93 cent ne dite.

Zevendes-kryeministri Adem Salihaj, falenderoi Banken Boterore per angazhimin dhe tha se Qeveria eshte duke punuar ne zbutjen e varferise: "Fakti se ky raport botohet ne kohen kur i kemi intensifikuar pergatitjet tona per hartimin e strategjise dhe planit te zhvillimit e ben ate me te vlefshem. Une jam i sigurt se ai do te sherbeje si nje dokument mbi te cilin mund te mbeshtetet ndertimi i objektivave tona strategjike si dhe politikat, programet dhe projektet qe kane te bejne me reduktimin e varferise".

Edhe shefi i Shtylles se Katert te UNMIK-ut, Johakim Ruker u shpreh se raporti i Bankes Boterore vjen ne nje moment kyc dhe beri thirrje per bashkim te forcave, me qellim te ndertimit te nje plani te mirefillte te zhvillimit ekonomik, qe do te ndikonte edhe ne zbutjen e varferise.

Kurse perfaqesuesi i Bankes Boterore per Kosove, Kantan Shankar, kerkoi nje perkushtim te fuqishem nga hartuesit e politikave ne qeveri dhe partneret e tyre nderkombetare, per te zbatuar programet politike qe pershpejtojne nje rritje te gjere dhe kontribuojne ne reduktimin e varferise. db/db(RTK/Balkanweb)
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė