Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-12-08, 23:35   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dukagjinasit nė ndihmė tė Shkodrės sė rrethuar (1478-1479)

Mbasi muret e fortė tė kėsaj kėshtjelle tė qėndrueshme u goditėn... ditė e natė nga disa mijėra gjyle topash, padishahu... dha urdhėr dhe nė njė mėngjes u sulmua pėrsėri kėshtjella... Ushtria e Rumelisė dhe e Anadollit grupe-grupe mbushi rrethet e kėshtjellės. Garda perandorake dhe jeniēerėt e armatosur mė sė miri u rreshtuan reparte-reparte dhe sulmuan mbi tė pafetė nė drejtime tė ndryshme. Grupet e ushtarėve tė veshur me ēelik i mbuluan rrethet e kėshtjellės si njė det me valė tė hekurta. Gjithashtu edhe nga tė pafetė keqbėrės, njerėzit qė ishin tė fortė si ēeliku e me natyrė si tė divit, u vendosėn nė radhė njėri pas tjetrit me tė gjitha armatimet e tyre dhe zunė e qėndruan nė tė ēarat e mureve, tė cilat ishin si muret e Shedadit. 1)

Luftėtarėt (e furishėm) si lumi, tė veshur me parzmore dhe qė lėshoheshin si njė re, iu pėrgjegjėn armikut duke hedhur shigjetat qė binin si gurė nga qielli. Ata vringėlluan shpatat e tyre qė tė pėrzhitnin si vetėtima dhe ngritėn si ēarqe harqet e tyre. Ata nga sipėr dhe kėta nga poshtė, hidhnin mbi njėri tjetrin shigjeta dhe mjete tė tjera goditėse. Tymi plot flakė i naftės dhe i ziftit, qė ishte reja plot vuajtje e pėrleshjes qiellore, bėnte qė tė zjente kupa e qiellit. Ata qė kishin pėr fe kryengritjen (shqiptaret) hidhnin nga sipėr poshtė mbi ushtrinė ngadhnjimtare (turqit) gurė tė mbushur me barut topi dhe sepete tė lyer me naftė tė ndezur. Ata e ērregulluan kėtė grumbull (luftėtarėsh) qė ishin fluturat e qiririt tė islamit disave iu dogjėn sytė dhe fytyra dhe disa i pėrfshiu flaka qė nga koka deri tek kėmbėt, ashtu siē digjet fitili i kandilit...

Gjokset e disave morėn flakė si kandili dhe disa u dogjėn shpejt si pisha. Ata demona qė ndodheshin brenda atyre mureve treguan njė mjeshtėri tė tillė nė hedhjen e zjarrit qė nuk ishte parė asnjėherė. Trupat e njerėzve (turqve) digjeshin si qiriri prej kamfuri dhe ajo fushė lufte u shndėrrua nė njė kuvend dėfrimi qė nuk ishte parė kurrkund. Kokat e tė vrarėve... u bėnė themelet e kėsaj skene argėtuese. Kafkat e kokave tė sa e sa komandantėve u mbushėn me gjakun e tyre tė kulluar si vera. Ai kuvend pėr njė kohė u ngroh me zjarrin e shpatave tė mprehta, tė cilat dėrguan nė botėn tjetėr sa e sa njerėz.

Qylafėt prej hekuri dhe parzmoret prej ēeliku tė ushtarėve qė u pėrleshėn me atė armik u shkrinė si qiri dylli nga fuqia e zjarrit te luftės... Kėta krokodilė tė lumit tė luftės (turqit), megjithėse bėnė shumė pėrpjekje nuk mundėn tė arrijnė fitore mbi tigrat e luftės malore (shqiptarėt). Ata nuk mundėn tė gjejnė shteg hyrjeje nė murin e hekurt, dmth, nė radhėt e tė pafeve, tė kėtyre njerėzve trima, veshjet e tė cilėve ishin prej ēeliku... Ata pasi e panė se tė goditurit (e kėshtjellės) me hekur tė ftohtė nuk dha ndonjė rezultat, u kthyen dhe u larguan. Ata u kujdesėn pėr tė mjekuar shokėt e tyre tė plagosur dhe varrosėn ata qė dhanė jetėn nė luftė...

Sulltani (Mehmeti i II) e kuptoi se nuk jepte rezultat tė mbajturit e mureve tė kėshtjellės nėn goditjen e topave dhe se nuk mund tė shtiheshin nė dorė ata... qė ndodheshin brenda, duke goditur me dorėn shkatėrruese tė luftės kullat e muret e kėshtjellės, tė cilat kanė formėn e njė kutie tė pacopėtuar...”
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė