Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-08-07, 10:43   #5
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

1897, 12 shkurt, Shllak
Gjak – Bashkėjetesė pa kurorė-fejesė- Rrahje-Rrėmbim armėsh-Grabitje-Ndarje nga Bashkėsia-Gjobė
Mbajmė kėto shėnime pėr t’i pasur nė sy ngatėrresat nė Shllak, pajtimet qė duhen bėrė etj.
1. Tom Lazi, plagosur nga persona tė fshatit Karmė, pėr faj tė Kolė Mėhillit qė ia dha vajzėn pėr grua njėrit nga Dushmani, pasi ia kishte premtuar mė parė njėrit nga Karma.
2. Bajraktari ka rrėmbyer njė vajzė tė re dhe e mban tė mbyllur nė shtėpi qė prej gjashtė muajsh.
3. Ndue Luka ka dy gra, nga e dyta ka dhe fėmijė.
4. Pep Martini kėrkon gjakun e kushėririt tė tij tek tė afėrmit e vrasėsit; edhe pse janė tė largėt me vrasėsin e tė pafajshėm.
5. Kolė Gjergji dhe Dedė Gjeka e kėrkojnė njėri-tjetrin pėr ta vrarė, njėri pse ėshtė rrahur nga tjetri, tjetri ngaqė armiku i ka rrėmbyer armėt. (Dihet se kėto dy lloj fyerjesh nė Shqipėri janė ndėr mė tė rėndat).
6. Mark Kola kėrkon ta dėmtojė Ndue Marashin, pse ka vrarė dhe ka ngrėnė njė lepur qė e kishte nxjerrė nga ferra qeni i tij; Marku pretendonte se ishte lepuri i tij, ngaqė e kishte nxjerrė nga ferra qeni i tij.
7. Gjergj Marku, tė cilit ia patėn rrėmbyer tė motrėn disa nga Dushmani, u kėrkon rrėmbyesve para dhe njė gjak.
8. Zef Vuka kėrkon tė vrasė disa nga Dushmani, pse kėta nė vend tė njė pushke qė ua kishte rrėmbyer, i kishin vjedhur njė lopė.
9. Nikė Ndoja kėrkon gjakun e vėllait tė tij nga nipat e vrasėsit.
10. Petro Laci kėrkon dėmshpėrblim nga Kolė Pjetri, qė i ka vėnė gjobė.
11. Gjom Toma kėrkon gjakun e mikut.
12. Vat Preni ia ka shitur njė vajzė pėr grua njėrit nga Puka, ajo ėshtė arratisur dhe nuk pranon tė martohet me pukjanin, por nėse Vat Preni nuk ia dėrgon prapė vajzėn personit nė Pukė, ata do tė bien nė gjak.
At Domenico Pasi S. J
(Letra Zyrtare tė Provincės sė Venecias tė Fushatės sė Krishtit
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė