Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-11, 08:36   #39
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit

Pėrplasja nė Uashington pėr Epirin e Veriut



Ēarl Hart (Charles C Hart), president i Miqėve Amerikanė tė Shqipėrisė, ish-ambasador i SHBA-ve nė Shqipėri nė vitin 1926, politikan i hollė, historian me dijeni tė thella dhe kundėrshtar i rreptė i padrejtėsive u ngrit si mal madhėshtor, sidomos nė prag tė mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur pushtetarė eprorė grekė, brenda dhe jashtė vendit, zunė tė shurdhonin botėn se i quajturi prej tyre “Epir i Verģut” i pėrkitkėsh Greqisė. Me dredhi e dinakėri tė grekėt, ata po gėnjenin botėn dhe po bėnin me vete edhe politikanė amerikanė tė dorės sė parė; ndėr ta edhe senatorin me shumė peshė, Péperin. Kundėr gjykimeve tė tij ngriti zėrin i dėgjuari Ēarl K. Hart dhe e detyroi tė mbyllte gojėn. Nė njėrėn prej letrave tė veta tė botuara nė “Washington Post” tė 1 marsit 1946, Peperit i shkruante: “Keni shpallur se do tė bėheni mbrojtės i fushatės pėr drejtėsi tė Komitetit Grek, i cili lufton pėr kėrkesat greke tė zhdėmtimeve tė luftės, kur do tė bėhen traktatet e paqes me shtetet e Ballkanit. Si zakonisht, senator Pepper…ju dridheni nga zemėrimi pėr “padrejtėsitė” qė i janė bėrė Greqisė…Lėvizjen e Drejtėsisė pėr Greqinė e polli K. Dhiamandópullosi, ambasadori grek nė Uashington dhe kryetari i makinės sė propagandės sė organizatės imperialiste greke nė SHBA…Ju jeni nė njė shoqėri tė keqe. …Miqtė Amerikanė tė Shqipėrisė nė…“Washington Star” tė 23 korrikut tė vitit tė kaluar kanė bėrė kėrkesa pėr zhdėmtime lufte…edhe tė viktimave tė tjera tė Musolģnit: Shqipėrinė, Jugosllavinė dhe Etiopģnė…Ju, senator, thoni se drejtėsia pėr Greqinė ka 4 qėllime; i 3-ti ndėr ta ėshtė “Kthimi i Epirit tė Veriut Greqisė”. Kjo deklaratė arrin tė thotė qė tė vuloset qysh tani njė pėrpjekje grabitqare kundėr Shqipėrisė sė varfėruar, pėr tė cilėn Greqia ka 32 vjet qė po bėn ēmos; ky i kėshtuquajturi “Epir i Veriut” ėshtė Shqipėria e Jugut…Kėrkesa ka qenė gjithnjė kaq qesharake, sa qė vendimi kundėr Greqisė ėshtė dhėnė tri herė rresht. Nė gushtin e 1923-it, Lidhja e Kombeve dėrgoi nė Greqi njė komision pėr tė pėrcaktuar nė vend kufirin greko-shqiptar. Tė gjithė anėtarėt e atij Komisioni; - 4 italianė dhe njė pėrkthyes shqiptar, - u vranė pa mėshirė ditėn qė arritėn nė Greqi. Kjo qe mėnyrė greke pėr tė zgjidhur nė atė kohė njė grabitje kufiri …Kėtė herė u pėrdor njė metodė mė e stėrholluar; dora e vdekjes qė u pėrdor kundėr Komisionit tė pafat tė vitit 1923, u zėvendėsua me ju dhe shumė nga kolegėt tuaj.

Vrasėsit edhe nė kėmbė

Qeveria greke s’i kapi kurrė vrasėsit; kėshtu tregoi fajėsinė e saj dhe si shenjė njohjeje tė fajit, pranoi ndėshkimin, duke i paguar Italisė 1 milionė dollarė...Ky i ashtuquajturi “Epir i Veriut” nuk ka qenė kurrė pjesė e Greqisė, tė paktėn qė 600 vjet e kėtej…Meqė kėrkesa greke bazohet nė gjeografinė e vjetėr, ėshtė interesante tė pėrmendim se Straboniin, - njė nga autorėt mė tė mėdhenj tė Greqisė sė vjetėr (lindur mė 64 p.e.s)- na thotė se epirģtėt nuk flitnin greqisht, po ilirisht; kjo do tė thotė se ata nuk ishin aspak grekė, po shqiptarė.
Grekėt qė kanė kėrkuar pėrkrahjen tuaj, senator Pepper, janė kryesisht monarkistė grekė nė SHBA, tė udhėhequr nga z. Dhiamantopullos…Pėr tė grabitur Shqipėrinė e Jugut, z. Dhiamandopullos, flet pa kursim se Shqipėria e ka shitur pavarėsinė e saj nė vitin 1939, si pėrfundim i dallavereve tė shumė vjetėve me Musolinin. Konferenca e Ambasadorėve, njė ndihmėse e Lidhjes sė Kombeve, Shqipėrinė e shiti pėr herė tė parė mė 9 nėntor 1921, kur votoi qė kėtė vend ta bėnte mundėsisht (hamendėsisht) njė vend nėn mbrojtjen e Italisė, pa mbajtur parasysh se Shqipėria qe njė anėtare e rregullt e Lidhjes sė Kombeve e qė si e tillė kishte tė drejtėn e sigurimit nga Lidhja e Kombeve. Shqipėria s’e pranoi atė vepėr gjer nė qershor tė vitit 1926, kur Musolini qeverisė shqiptare i kėrkoi qė tė nėnshkruante njė dokument qė ta pranonte pėr mbrojtės. Pėr tė fituar kohė, qeveria shqiptare ftoi nė takim ministrat: amerikanin, britanikun, francezin e jugosllavin dhe i njoftoi se kishte vetėm 24 orė afat para se tė vinte nėnshkrimin. Ministri britanik…ngriti zėrin kundėr kėsaj pėrēapjeje italiane; mirėpo, pėr fatin e tij tė keq, u thėrrit nga Austin Ēamberlani –ministri i P. J.,- dhe, ngaqė kishte vepruar ashtu, e detyroi tė dorėhiqej; kjo pėr tė marrė me tė mirė Musolinin.
Si ministėr i Amerikės, atė kohė, nė Tiranė unė e dėgjova pėrmbajtjen e kėrkesės italiane dhe thashė se do ta raportoja nė Uashington. Po…duart e qeverisė sonė ishin tė lidhura nga politika izolacioniste qė Senati kishte vendosur…Franca e Jugosllavia s’ bėnė asnjė veprim dhe Shqipėria, pa njė ndihmė tė jashtme, me njė traktat qė u bė nė nėntor tė 1926-s, pa dashje iu dorėzua Italisė. Ai traktat pėrgatiti udhėn e invadimit italian 13 vjet mė vonė.
Tani, senator, dėgjo! Pėrpara se tė shkoni thellė, duke pėrkrahur kėrkesat greke, unė ju kėshilloj tė merrni vesh se ē’ndiejnė grekėt pėr punėn e njė plebishiti nė Shqipėrinė e Jugut, tė cilėn ata me dhelpėri e quajnė “Epir tė Veriut”. Pėr qindra vjet rresht, Shqipėria e Jugut ka qenė e populluar nė mėnyrė mbizotėruese me shqiptarė nga Korēa –qyteti i dytė mė i rėndėsishėm i Shqipėrisė, - tė cilin grekėt e kėrkojnė si njė dhuratė speciale; popullsia e saj ėshtė tėrėsisht shqiptare. Udhėheqėsit reaksionarė grekė kanė heshtur me dashje nė ēėshtjen e njė plebishiti. Pyeti se ē’mendojnė pėr njė punė tė tillė. Miqtė amerikanė tė Shqipėrisė s’kanė asnjė frikė nga vota e popullit tė Shqipėrisė sė Jugut.

Pėr tė mirėn tuaj, kini mendjen!

Grekėve, gjithnjė dallaveraxhinj natyralė, u vjen mirė” qė me kėrkesėn marramendėse pėr zhdėmtime lufte “tė paraqitur tetorin e kaluar”, tė mbysnin dy vendet dėmpaguese: Italinė dhe Gjermaninė. Nėse u jepej shuma e kėrkuar, “atėherė do tė shkatėrrohet edhe ekonomia e Evropės dhe e Botės”; madje “nuk do tė mbetet asgjė pėr ato kombe qė kanė humbur shumė mijėra herė mė tepėr njerėz, tė holla, gjak, djersė, punė dhe lot”.(AQSH. F251, kutia 3, f.q. 36-40); padyshim qė kėtu e ka fjalėn pėr Shqipėrinė, shtetin mė tė dėmtuar. Nė njė tjetėr letėr, tė botuar nė “Washington Post”, mė datė 11 mars 1946, Peperit i drejtohej me kėto fjalė: “T’u shkruaj juve, senator, u bė udhė, kėshtu qė tė jesh i pėrgatitur se nga unė ke pėr tė dėgjuar deri sa ju keni pėr tė treguar interes nė qėllimet grabitėse tė grekėrve, tė cilėt duan tė rrėmbejnė pjesėn mė tė pasur tė Shqipėrisė. Kam pėrpara meje njė kopje tė rezolucionit tė paraqitur mė 19 shkurt, me anė tė tė cilit kėrkohet kthimi i “Epirit tė Veriut” - duke futur brenda dhe Korēėn, - Greqisė. Rezoluta e juaj u pėrpilua dhe iu paraqit Senatit mė 1919, nga i ndjeri, senatori Henri Kabot Logde…Ai pranoi paditurinė e tij mbi kėtė ēėshtje, po tha se nuk dukej se kishte ndonjė kundėrshtim.
Rezoluta e juaj nuk ndryshon as edhe njė fjalė apo rrokje tė rezolutės sė Logde-it, e cila u miratua nga Senati mė 20 janar 1920, kur nuk qe bėrė as thirrja e emrave tė tė pranishmėve. Ai qė kryesonte mbledhjen, tha vetėm: “Meqėnėse s’ka ndonjė kundėrshtim, rezoluta miratohet”. Nė atė mbledhje kishte vetėm 5 senatorė; ndėr ata qė mungonin ishte edhe vet senatori Logde.
Asokohe Shqipėria s’kishte miq nė kėtė vend dhe pėr amerikanėt nuk ishte si shtet. Prandaj, nuk kishte asnjė qė t’i kundėrvihej dredhisė sė Logdes. Po rezoluta e senatorit Logde s’kishte fuqi ligjore, siē do tė kishte e juaja.
Shqipėria u njoh nga qeveria jonė mė 1922…Ajo tani ka me mijėra miq nė Amerikė; kėta janė tė vendosur qė atij vendi tė vogėl t’i bėhet drejtėsi. Reaksionarėt imperialistė dhe monarkistė grekė, tė cilėt janė duke u pėrpjekur –dhe deri diku me sukses- qė tė organizojnė Senatin e SHBA-sė me qėllim qė tė grabisin tokė nga Shqipėria, do tė dėshtojnė. Nė “Washington Post” tė 1 marsit kam treguar se imperialistėt grekė kanė qenė mundur tri herė gjatė pėrpjekjeve tė tyre tė fėlliqura pėr tė rrėmbyer njė pjesė tė Shqipėrisė…

Grekėt kėrkojnė Korēėn. Pėrse?

Pasi tregon rėndėsinė politike dhe ekonomike si edhe shqiptarėsinė e saj, Ē. K. Harti vazhdon: “Senator Pepper, mendoje prapė kėtė punė!...Mė tepėr se 40. 000 shqiptarė tani mjerisht banojnė nė provincėn greke tė Janinės, ku popullsia shqiptare ėshtė zotėruese. Duhet qė nė Janinė tė ketė njė plebishit pėr hir tė atyre shqiptarėve tani tė shtypur nėn represionin grek, po njė gjė e tillė nuk zihet nė gojė….

Senatorit Tom Connally
Pėrpara Komitetit me rėndėsi tė Senatit qė ju kryesoni, gjendet rezoluta 82, qė t’i jepet Greqisė imperialiste dhe grabitėse titulli mbi njė tė katėrtėn e popullsisė sė Shqipėrisė dhe njė tė pestėn e burimeve agrare mė tė pasura tė vendit”. Mė tej Kenellit i pėrmend se shteti Teksas nga ėshtė edhe Kenelli, pavarėsinė nga Meksika e fitoi mė 1836. Kėshtu, meqė pjesa shqiptare e kėrkuar nga Greqia s’ka qenė kurrė me Greqinė, a nuk mund tė ketė aq tė drejtė “sa ka dhe populli juaj pėr shtetin Teksas?. Tė lutem, mbaji nė mend kėto gjėra, nėse rezoluta 82 e Senatit vjen pėr t’u shqyrtuar nė Komitetin tuaj!
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė