Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-05-12, 11:59   #1
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lutje tė pėrditshme

Ka mendime dhe pohime, qė tashmė tė jetė e vėrtetuar edhe shkencėrisht se njerėzit qė luten, thonė uratė dhe meditojnė jetojnė mė tė lumtur, mė gjatė dhe mė shėndetshėm sesa njerėzit qė nuk luten dhe nuk meditojnė. Shpeshherė mjekėt me pėrvojė nuk ua porosisin pacientėve sė pari medikamentet dhe urgjentisht operimin, por qetėsinė dhe prehjen. Lutja nė veēanti ėshtė thesar i madh nė Kishėn katolike, por edhe pėrvojė e tė gjitha religjioneve. Lutja ėshtė ecja kah brendia, kah gurra jonė hyjnore. Lutja ėshtė hapje pėr Hyjnoren, domethėnė, pėr tė vėrtetėn, tė bukurėn dhe tė mirėn. Nė lutje kėrkojmė dhe gjejmė. Nė lutje e falėnderojmė Hyjin, e lusim pėr ndihmė nė ēdo nevojė, tregojmė gatishmėrinė pėr pendim deri nė gjunjėzim dhe pėrgjėrohemi. Nė lutje shprehim besimin tonė ndaj Zotit, i flasim Atij dhe njėkohėsisht pėrjetojmė se vetė Zoti na do. Lutja ėshtė zemra e tė gjitha virtyteve, dhe nė radhė tė parė e fesė. Pa lutje nuk mund t’i kuptojmė misteret e fesė. Pa lutje si do ta vendosnim lidhjen e dashurisė sonė me Hyjin dhe tė njohjes me Hyjnoren? Misteret e fesė sonė i zbulojmė pėrmes logjikės sė lutjes dhe zemėrēiltėrsisė. “Lutuni gjithmonė”, na thotė Shėn Pali. E tėrė jeta e Kishės ėshtė lutje e pėrhershme.


Lutjet e mėngjesit

Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.

O Zoti im, tė falėnderoj qė mė ke ruajtur sonte.
Po tė premtoj se sot, me ndihmėn tėnde, nuk do tė tė fyej me asnjė mėkat.
O Zoti im, gjithēka qė do tė bėj e gjithēka qė do tė vuaj nė kėtė ditė, dua ta bėj dhe ta vuaj pėr dashurinė tėnde e si ėshtė dėshira i Zemrės sė Jezu Krishtit, qė bėhet fli pėr ne
nė Meshėn e shenjtė.

O Zot i gjithėpushtetshėm, qė na e dhe fatin ta presim edhe kėtė ditė, na ruaj me pushtetin tėnd, qė sot mos tė biem nė asnjė mėkat, por tė rrjedhin fjalėt e tė drejtohen mendimet dhe veprat tona pėr tė kryer gjithmonė drejtėsinė tėnde.
Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.

Zemra e Krishtit, Zotit tonė,
bėj qė ty tė duam gjithmonė.
Zemra e Zojės, Nėnės sonė,
qofsh ti shėlbimi ynė.


Para punės

Veprimet tona, po tė lutemi, o Zot, me hirin tėnd frymėzoji dhe me ndihmėn tėnde pėrcjelli, qė ēdo veprim i yni me ty tė fillojė dhe me ty tė pėrfundojė. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.


Para bukės

Na e jep, o Zot, bekimin tėnd neve dhe kėtij ushqimi, qė po e marrim prej bujarisė sate. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.


Pas bukės

Po tė falėnderojmė, o Zot i gjithėpushtetshėm dhe i amshuar, pėr tė gjitha bamirėsitė e tua. Ti qė jeton e sundon nė shekuj tė shekujve. Amen.


Lutjet e mbrėmjes

Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.
Zoti i gjithėpushtetshėm na dhuroftė njė natė tė qetė e njė pėrfundim tė pėrsosur.


Shqyrtimi i ndėrgjegjes

Gjej sadopak kohė dhe pėrthellohu nė mendime. Mendo nėse ke lejuar tė tė kalojė e tėrė dita larg virtyteve. Rrėmoje thellė ndėrgjegjen dhe pastaj thuaje Punėn e pendimit dhe vazhdo lutjen si vijon mė poshtė.

Eja, po tė lutemi, o Zot, nė banesėn tonė e dėboji larg tė
gjitha pritat e armikut; engjėjt e shenjtė tė tu le tė banojnė
nė tė dhe tė na ruajnė nė paqe. E bekimi yt qoftė gjithmonė
me ne. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.

Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef, juve po jua fali zemrėn e shpirtin tim.
Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef, ju mė dilni zot nė fill tė vdekjes sime.
Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef, nė paqe me ju qoftė vdekja ime.


Veprimi i fesė

O Zot Hyj, unė besoj ngultas dhe i rrėfej tė gjitha dhe secilėn veēas, qė Kisha e shenjtė katolike na mėson tė besojmė.
Sepse Ti, o Hyj, i ke shpallur tė gjithė kėto, i cili je e vėrteta e amshuar dhe urtia, e cila nuk mund tė mashtrojė as tė jetė e mashtruar. Nė kėtė fe dua tė jetoj dhe tė vdes. Amen.

Veprimi i shpresės

O Zot Hyj, unė shpresoj qė pėrmes hirit tėnd do tė fitoj faljen e tė gjitha mėkateve dhe pas kėsaj jete lumturinė e amshuar.
Sepse Ti ke premtuar, Ti, i cili je pafundėsisht i fuqishėm, besnik, i mirė dhe i mėshirshėm. Nė kėtė shpresė dua tė jetoj dhe tė vdes. Amen.

Veprimi i dashurisė

O Zot Hyj, tė dua mbi gjithēka dhe tė afėrmin pėr shkak Teje.
Sepse Ti je i tejetlartė, i pakufishėm dhe e mira e pėrkryer, e denjė pėr ēdo nderim. Nė kėtė dashuri dua tė jetoj dhe tė vdes. Amen.


Veprimi i pendimit

O Hyj im, pendohem me gjithė zemėr pėr tė gjitha mėkatet e mia jo vetėm pėr shkak tė dėnimit tė drejtė, qė e kam merituar pėr to, por para sė gjithash, sepse tė kam fyer Ty, tė mirėn e tejetlartė, e cila e meriton tė duhet mbi gjithēka. Pra, po i vė vetes detyrė ngultas, pėrmes hirit tėnd, qė tė mos mėkatoj
mė dhe t’u shmangem shkaseve tė mėkateve. Amen.


Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante