Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-06-05, 13:55   #37
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Beni Nudejra



Benu Nudejrėt kurdisėn njė komplot kundėr myslimanėve. Komloti qe edhe mė i ndyrė se ai qė ndodhi nė Adhal dhe Karre. Madje, edhe mė i keq se ai qė bėnė tė pabesėt kundėr shokėve tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Maune. Benu Nudejrėt i kėrkuan tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė vinte tek ata, nė njė vend dhe tė dėgjonin prej tij Kuranin dhe shpjegime pėr Islamin; pastaj tė diskutonin dhe nė qoftė se bindeshin, do t’i besonin. U nėnshkrua marrėveshja. Mirėpo, njerėzit e kėqinj vendosėn me njėri-tjetrin qė, secili prej tyre tė merrte me vete nga njė thikė nėn rrobat e veta dhe kėshtu ta sulmonin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) befasisht dhe ta vrisnin atė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e mori vesh kėtė komplot, prandaj vendosi qė t’i dėbonte ata. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi tek ta Muhamed ibn Meslemen, qė t’u thoshte: “Dilni nga Medinia dhe mos banoni mė aty, sepse jeni tė dėbuar qė kėtej dhe nuk keni afat mė shumė se dhjetė ditė. Kujtdo, qė tė gjendet kėtu pas dhjetė ditėsh, do t’i pritet koka.” Pas kėtij njoftimi ata u bėnė gati pėr tė ikur, por kryetari i dyfytyrakėve, Abdullah ibn Ubeji u dėrgoi fjalė: “Qėndroni dhe mos ikni nga Medinia, sepse unė kam 2000 veta qė do tė hyjnė nėpėr fortifikatat tuaja dhe do tė luftojnė deri nė vdekje pėr t’u mbrojtur juve.” Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “A nuk e ke ditur se ata qė u bėnė dyfytyrakė, u thoshin vėllezėrve tė vet, nga ithtarėt e Librit, qė nuk kishin besuar: nė qoftė se ju dėboheni edhe ne do tė dalim me ju pėr (t’ju ndihmuar nė) punėn tuaj; ne kurrė nuk do t’i bindemi askujt, Allahu dėshmon se ata janė gėnjeshtarė.” (El Hashr, ajeti 11) Abdullahu u tha atyre se do t’i ndihmonin fisi Kurejda dhe fisi Gatfanė. Kėshtu, Benu Nudejrėt pandehėn se do tė ishin tė fuqishėm dhe nuk dolėn nga Medinia, por i thanė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Ne nuk dalim e nuk largohemi nga Medinia, prandaj ti bėj ē’tė duash.” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bashkė me sahabet thanė: “Allahu Ekber.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la pėrgjegjės ibn Mektumin nė Medine. Flamurin ia dha Aliut dhe u nis pėr tek Benu Nudejrėt. I rrethoi menjėherė, por ata u strehuan nė fortifikatat e tyre dhe filluan t’i gjuanin myslimanėt me shigjeta dhe me gurė. Ata kishin si mbrojtje edhe palmat qė rrethonin foritifikatat e tyre. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė t’i prisnin dhe t’i digjnin palmat. Jehudinjtė u thyen moralisht dhe Allahu lėshoi trishtimin nė zemrat e tyre. Pas gjashtė netėsh kėrkuan tė dorėzoheshin (thuhet edhe pas pesėmbėdhjetė netėsh; thuhet se u kanė thėnė se do tė dilnin nga Medinia). Edhe fisi Kurejda hoqi dorė prej tyre; edhe kryetari i dyfytyrakėve e aleatėt e tyre i tradhėtuan. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Ata (dyfytyrakėt) janė si djalli, kur i thotė njeriut: “Mos e prano besimin!” E, kur njeriu ta ketė mohuar Zotin, ai (djalli) tėrhiqet dhe thotė: “Unė largohem prej teje; unė kam frikė Allahun, Zotin e Gjithėsisė.” (59:16) I Dėrguari i Alahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i lejoi ata tė merrnin me vete ēfarė tė donin nga plaēkat dhe pasuritė qė kishin, me pėrjashtim tė armėve. Ata morėn sa mundėn, madje hoqėn edhe dyert dhe kapakėt e dritareve nga shtėpitė e tyre. Kėshtu, prishėn e shkatėrruan sa mundėn dhe morėn me vete aq sa mundėn. Pėr kėtė, Allahu ka thėnė: “Ai (Allahu) ėshtė qė nė dėbimin e parė i nxori prej shtėpive tė tyre ata nga ithtarėt e Librit, tė cilėt nuk besuan e ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndėshkimit tė Allahut, por Allahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe nė zemrat e tyre hodhi frikėn, ashtu qė me duart e veta dhe me duart e besimtarėve tė rrėzonin shtėpitė e veta; pra, merrni pėrvojė, o ju tė zotėt e mendjes!” (59:2) Shumica e jehudinjve dhe paria e tyre shkuan e zunė vend nė Hajber. Njė grup prej tyre shkuan nė Sham (Siri). I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua pjesėtoi tokat dhe shtėpitė e tyre muhaxhirėve tė parė. Pėrveē atyre, ai u dha edhe Ebu Dexhanes dhe Sehl ibn Hanifit qė ishin nga ensarėt, sepse qenė tė varfėr. Me njė pjesė tė asaj pasurie, qė lanė jehudinjtė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ushqeu familjen njė vit. Pjesėn qė mbeti, e pėrdori pėr armatimin dhe pėrgatitjen e kuajve tė municionit, si forcė nė rrugėn e Allahut, pėr ta pėrdorur kundėr armikut. Gjithsej, nga jehudinjtė qė u dėbuan, u gjetėn pesėdhjetė parzmore, pesėdhjetė helmeta dhe treqind e dyzet shpata. Lufta e premtuar e Bedrit U pėrmend mė parė se Ebu Sufjani pati premtuar nė betejėn e Uhudit se do tė luftonte kundėr myslimanėve vitin qė vinte. Prandaj, nė vitin e katėrt tė Hixhretit, posa hyri muaji Shaban, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi nė Bedėr, sipas fjalės qė i pati dhėnė Ebu Sufjanit. Atje qėndroi tetė ditė, duke pritur Ebu Sufjanin. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte me vete njė mijė e pesėqind luftėtarė dhe dhjetė kalorės. Flamurin ia dha Ali ibn Ebu Talibit. Nė Medine la zėvendės Abdullah ibn Rauhan. Ebu Sufjani u nis nga Meka me dy mijė luftėtarė dhe pesėdhjetė kalorės. Kur arriti nė Merrudhahran, pushoi nė Mixheni (vend me ujė, i njohur nė atė krahinė). Meqė, qėkur u nis nga Meka, ishte i trishtuar dhe i frikėsuar shumė, u tha shokėve tė vet: “Nuk ėshtė nė dobinė tuaj qė tė luftoni kundėr myslimanėve, pėrveēse kur tė jetė njė vit bollėku e tė rrini nė hije tė pemėve e tė pini qumėsht. Nė kėtė vit gjėrat janė shtrenjt dhe nuk na bie mirė tė shkojmė nė Bedėr pėr luftė. Prandaj, unė po kthehem nė Mekė e edhe ju kthehuni!” Asnjėri nuk e kundėrshtoi, kėshtu qė ushtria e tij u kthye. Gjatė qėndrimit nė Bedėr, myslimanėt shitėn tėrė ato pasuri qė kishin me vete dhe fituan dyfishin e asaj qė fitohej zakonisht. Pastaj, u kthyen nė Medine gjithė krenari. Tashmė, ēdo armik ua kishte frikėn. Situata ishte e qetė dhe siguria mbizotėronte nė ēdo anė. Kėshtu, kaloi shumica e vitit dhe armiqtė nuk guxuan tė bėnin asnjė lėvizje kundėr myslimanėve. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e shfrytėzoi kėtė situatė qetėsie dhe arriti tė sigurojė kufinjtė mė tė largėt. Madje, nė muajin Rabiul Euel, nė vitin e pestė tė Hixhretit, ai shkoi deri nė Doumetul Xhundul, pėr tė marrė masa ndaj atyre qė u prisnin rrugėn udhėtarėve e i grabisnin. Kėshtu, siguria dhe paqja u vendos nė ēdo anė.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė