Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-13, 15:52   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

Guri i "Zotit"







Gezim Uruci

Legjenda e zogut tė hekurt mbi Bjeshkėt e Namuna

“Nos sumus Romani, qui fuimus ante Rudini”
(“Ne tani jemi Romakė, qė mė parė qemė Rudine”)
Ennio di Rudiae

Pėr t’u njohur mė mirė me kėto mistere, qė tė ēojnė pėrtej mjegulles sė historise sė popullit tim, me njė prejardhje tė admirueshme gjenetike, po e filloj me kėtė legjendė, tė treguar aq bukur nga Gjok Llesh Olaj,45) Bajraktari i Bogės i biri i Tom Gjerit.46)
Qė nė femijrinė time isha kurioz per t'u njohur me legjendat dhe mitologjitė e popullit tim, por edhe me ato tė popujve tė tjerė tė Ballkanit, te cilat i tregonte aq bukur nena ime e mrekullueshme, nga e cila mora leksionet e para te etnografise e te folklorit te pasur shqiptare, me te cilat u rrita. Tregimet e nėnės pėr xhubletat e famėshme dhe veshjet e tjera tė Malesisė sė Madhe, Dukagjinit, Kosoves, por edhe pėr fustanellat e ēitjanet e mrekullueshme te Shqiperisė sė jugut e deri tek veshjet e krahines sė Ēamerise, pėr Rashet e Trashet e popujve sllav, malazez, maqedonise, bullgarise, rumunėve, boshnjakeve e tjere edhe sot e asaj dite me mbeten tė pa shlyera nga kujtesa. Kurse me babain shkonim shpesh pėr gjueti nė krahina tė ndryeshme tė Alpeve tė Veriut, ku njėkohesisht eksploronim majat e maleve, kanionet dhe luginat e lumenjeve malorė, shpellat e ndryeshme si dhe ngjiteshim nė majat mė tė larta tė Thethit, Vermoshit, Bogės, Razmės,Valbonės, Razemės etj. Shpesh bėnim edhe argėtime arkeologjike nė kėshtjellat e qytezat e ndryeshme tė vendit tonė. Nė kėto udhėtime pėrvetesoja leksione tė tjera si; tė gjeografisė, tė historisė e tė arkeologjisė. Ai ishte njeri universal dhe me njė humor tė jashtzakonshėm, por edhe tepėr kurioz. Me njė vemendje shumė tė madhe ai dėgjonte tregimet e historianėve tė shumtė tė qytetit tim, si dhe tė malesorėve tė moshuar. Babai edhe i tregonte ato aq bukur sa tė bėnte qė tė rendje pas atyre shtigjeve ku zhvilloheshin ngjarjet e legjendave per kreshnikėt Mujin e Halilin, Dorontinen, Trimat e Jutbines (Rud - bines), Gjeto Basho Mujin, Zanat e maleve, krojeve e cetave dhe te rudinave tė Bjeshkėve tė Namuna, Bjeshkėve tė Sharrit etj.

Nė kėto tregime mė pat bėrė pėrshtypje tregimi i njė malesorit nė Boge, i cili tregonte pėr prejardhjen e fisit tė Bogės dhe pėr shume fise tė tjera pėr rreth Masivit tė Bjeshkėve tė Namuna dhe historinė e tyre. Tė cilat qė i vogėl i sodisja plot ėndje e kėrshėri nga luginat e Bogės, Thethit, Qafa e Pejes, Valbonės, Nikēit, Vermoshit etj. Edhe sot tregimi i tij mė duket tepėr interesant dhe i paharruar, ja kėshtu........... 47)

“ ......... Tė parėt tanė kanė ardhur nė Bogė para se tė krijohej Hana nė qiell. Ato ishin dy vllazen me familjet e tyre, bijt e Zotit e tė Qiellit e tė Kryqit Grepē 48), qė ishte dielli i tyre. Ato zbriten nga qielli me njė zog te madh prej tunxhit, me kokėn e njė zane shumė tė bukur, me krahė si tė shqiponjės. 49) Pasi u pėrplasen nga qielli mbi bjeshkėt e nalta, nga shkatėrrimi i zogut tė hekurt u formuan dy lugina tė mėdha. Nė kėto vende ato gjetėn vetėm disa dele, dhi e kafshe tė tjera te egra, tė cilat nuk kishin se ē’farė tė hanin, por as njerėz. Ata qė zbriten ishin dy vellezėr, tė cilet u moren vesh me njėri- tjetrin, ku u ndanė nė dy drejtime pėr tė gjetur pyje e kullota, kroje e burime me ujė tė freskėt e tė pijshėm.

Duke u ndarė me njėri- tjetrin, ato i mallkuan kėto bjeshkė tė thata e tėrė shkėmbinj gjigand qė iu sollen atė fatkeqėsi pėr tė mos u kthyer mė nga kishin ardhur. Qė atėhere dy vėllezėrit i mallkuan duke i quajtur; “Bjeshkė tė Namuna”. Njėri vėlla zbriti dhe themeloi fshatin Bogė, kurse tjetri zbriti nga Sheu i Bardhė nė Qafėtė Pejės drejtė njė fushe tė bukur e plot pyje shekullore, burime e kroje me ujra shumė tė ftohtė, mes malesh tė larta, i cili e quajti ‘’Fusha e Rudeve’’ (Fusha e Rud – Nices) 50), teritor nė Rep. e Shqiperise, nė afersi tė liqenit akullnajor tė Geshtares mbi Safkaēin e Vuthajve, nė Guci tė Plavės (sot nė teritorin e Malit tė Zi). Kėtu ato filluan tė jetonin nė Shpellėn e Kreshnikėve (disa i thonė Shpella e Gjergj Elez Alisė por edhe e Vukoēes), ndodhet nėn Qafen e Majes sė Lagojve, sipėr vijave tė Lulash Dashit 51), kurse stanet e verės i ndėrtuan sipėr nė Bjeshken e Vukoēes dhe filluan mbarėshtimin e gjėsė sė gjallė ,nė veēanti ata zbuten delen e egėr, e qė nga ajo kohė, delja e jonė u quajt Delja RUDĖ. 52)

Mė tej ai thekson se tė parėt tanė ishin njerėz me flokė tė verdha dhe me sytė bojqielli, si ne sot, tė butė e tė beses, burra shtatlartė e tė pashėm, trima tė ēartun qė nuk trembeshin prej askujt, qė ju vinte dora pėr tė bėrė ēdo pune tė bukur e tė mirė e qė nga ajo kohė u perhapen nė tėrė Europen. Kjo vllazni pėr tu njohur nė mes tyre se ishin tė njė gjakut Rudė, si burrat ashtu edhe gratė bėnin nė duart e tyre luleboje (tatuazhe) me Kryqin Grepē (svastike).Vegla e tyre muzikore ishte fyelli e lahuta me kokėn e dhisė sė bjeshkes nė majė, qė sot e kemi edhene, mbasi ėshtė njė kafshė e shenjtė te cilen e zbutėn Rudėt. Qė nga ajo kohe Bog’janėt u vendosėn nė kėto troje ku jetojnė edhe sot, ku tymin e parė 53) e nxorrėn nga Shpella e Madhe e Bogės 54). Kjo shpellė ėshtė banuar gjatė nė shekuj deri nė ditėt tona. Shpella sot ėshtė vendstrehim pėr tufat e bagėtive.

Legjenda e zogut tė hekurt nė Malin e Ēikes

Mali i Ēikes
08 Mars 1983
Pasi zbritėm nga Mali i Ēikės mbi Llogara, nė njė kurrizore tė mbuluar vende-vende me akull e dėborė arritėm nė Qafen e Shėngjergjit – 1157 m. (tek Saranxha katrore e italianit) Mbasi bėmė njė pushim tė shkurtėr, filluam tė eksploronim Pėrroin e Kullunxhiut. Nė krahun e majtė vizituam Shpellėn e Koshtit (Kollundriut), ku zbuluam katėr rrota tė vogla guri me mbishkrime shumė tė lashta, plot sėastika tepėr interesante .(shif fotot) Vlen tė theksohet se kur zbret nė thellesi tė pėrroit tė Shkalles, nė njė pjesė shkėmbore janė fotografuar disa mbishkrime tepėr interesante. (Shif foton). Pasi i sistemuam pllakat e shkruara, zbritem tek Burimi i Rrapit pėr tė pirė ujė. Kėtu takuam njė bari qė na tregoi Shpellen e Pirgut.

Pirgu ishte katrore dhe kishte lartėsine 10 metra. Mbas njė eksplorimi tė imėt tė kėsaj zone, iu drejtuam fshatit Terbaē duke ndjekur intinerarin Shtegu i Baltes, Bulica, Rrrezat e Ariut, Hunda Ilqe, Burimi i Lujtit (Burimi i Rrapit te rrezuar), Varri i Beqares, Hunde Bube, Pėrroj i Grabijes etj. Nė lagjen Shėngjergj, nė afėrsi tė shtepive tė Bejo Shirokut, Cane Lazes dhe te Shaban Malajt takuam edhe nje grua tė moshuar, tė quajtur Sulltane, tė cilėn e pyetėm pėr tė gjith ato qė kishim parė nė eksplorimet tona, si dhe pėr pllakat e gurit me mbishkrime tė lashta. Haxhi e Bejo Shiroku me Ēelo Abazin mė rekomanduan qė tė bisedoja me plaken Sulltane, mbasi ato do tė niseshin nė Qendėr tė Tėrbaēit. Ne qėndruam me me plaken e cila na rrėfei kėtė legjendė interesante:

“........... Unė e njoh mirė kėtė zonė, mbasi kam punuar shumė qė kur isha nuse nė kėtė fshat. Prindėrit e burrit dhe shumė tė moshuar tregonin se sipėr qafės sė Shen Gjergjit janė shumė guva e shpella, ku banoret e fshatit janė fshehur nga romaku e turku, se tė parėt e tyre nuk ishin as kaurr e as muhamedanė. Tė cilėt kishin zbritur nė kėto vende me njė zog tė madh prej argjendi. Kur zogu u fut nė mjegullėn e dendur, ai u pėrplas me Malin e Ēikes dhe u nda nė dyshe, duke ngritur nė qiell njė flakė shumė tė madhe dhe me njė gjemim shurdhues.
Pėr shtatė muaj e tėrė maja e Ēikes shkėlqente nga njė zjarr i pa dukshėm ku kundermohej era e barotit. I gjithė mali ishte mbushur me copa tė vogla argjendi nga zogu me gjoks gruaje.
I cili e kishte grryer malin nė dy drejtime, qė nga ana e Palasės nė Dhėrmi, u formua Pėrroj i Ksirolakut, por edhe kėndej nga ana e jonė u hap njė pėrrua shumė i madh qė u quajt edhe ky Prroj i Ksirolakut. Njerėzit qė zbriten ishin shumė tė fuqishėm dhe me flokė tė verdhė. Ato filluan tė merreshin me blektori, ku me teper rrisnin dhitė e mėdha. Tė gjithė kėto njerėz nė gjokset e tyre mbanin njė kryq si tė gjermanėve, i cili shkėlqente si copat e zogut tė thyer. Kėto copa disa njerėz filluan t’i mblidhnin, por tė gjithė u semurėn. Qė nga ajo ditė askush nuk doli mė nė Malin e Ēikes pėr ti mbledhur ato.
Tė parėt tanė qė erdhėn kėtu ishin tė pashem dhe trupat e tyre i kishin tė shkruar me luleboje (tatuazhe). Ato kėrkonin tė flisnin me perenditė qė ishin lart nė qiell dhe pėr t’i tregua se ishin tė gjallė. Nė tokė gdhendnin pirgje prej shkėmbi me forma tė ēuditshme dhe jetonin nė Shpellėn e Dhive. Ē’do mengjės i luteshin diellit sapo fillonte tė linte mbi majat e maleve pėrtej Lumit tė Vlorės. Pėr tė ruajtur historite ė tyre ato filluan tė shkruanin mbi pllaka tė mėdha guri, dhe i vendosnin nė malet e larta pėr ti kenduar perendite mesazhet e tyre.................. !

------------------

O Vranisht mbi kėto male / O i madhi monument
Malet si mure kalaje / Kala me miliona vjet
..
Pėr ato nėnat spartane / Qė lindėn e rritėn rrufetė
Rriten trimat hąne hąne / Ata gjuhėbilbilenjtė
~Rapsodi nga F. Brahimi; Kotė,Vlorė~



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė