Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-05-07, 14:34   #11
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dini & Dibrani…jeta private…filmat “Western”…
Ėshtė njė rrugė pėrplot zig-zage, qė tė shpien te dy botėra, te Dini i “Familjes Moderne”dhe Dibrani i pėrditshmėrisė.
“Unė nė jetėn e pėrditshme nuk jam baba, nė serial duhet ta luaj rolin e babait me disa fėmijė tė lazdruar tė formoj raport me fėmijėt, nuk do tė thotė se unė nuk e njoh ndjenjėn e raportit tė prindit me fėmijėn, sepse unė kam pas motra dhe vėllezėr shumė mė tė rinjė se unė dhe kam marrė pjesė nė zhvillimin dhe rritjen e tyre”, tregon pėr jetėn e tij Dibrani, aktori kosovar.
Ai thotė se bota e Dinit dhe Dibranit ndryshon. Ndryshon nė shumė segmente. Nė jetėn private ai ėshtė shumė i qetė, aspak nervoz, ėshtė tolerant, ka mirėkuptim, dhe nė qoftė se ai nuk mund tė ndryshojė diēka atėherė shumė thjeshtė tėrhiqet dhe i pėrcjell gjėrat nė heshtje.
“Deri diku pajtohem me Dinin se nė tė shumtėn e rastėve Dini tėrheq dorė. Nė pamundėsi pėr tė ndryshuar diēka ai lėshon pe”, bėn dallimin e dy botėrave Dibrani, duke treguar se Dini ėshtė mė temperament, ka kohė kur edhe shpesh dominon nė familje, dhe herė pas here tė tregojė se ėshtė ai “ujku i vjetėr”. Dhe natyrisht fėmijėt e “Familjes Moderne”, e dinė atė dhe nuk ia teprojnė. Kėtu ėshtė edhe ngjashmėria dhe dallimi mes personazhit dhe Dibranit.
“Nė jetėn private unė nuk jam nė asnjė parti politike, por edhe nuk jam apolitik.
Politika mė ka interesuar qė nga bankat shkollore. Kur ne sot nė Kosovė po e ndėrtojmė gjithēka nga fillimi, njeriu nuk guxon tė jetė indiferent, por jo nė atė kuptimin tė bėjmė tė gjithė politikė dhe t’i mėsojmė politikanėt tė bėjnė politikė. Por duhet pėrcjellė vazhdimisht se ēka po ndodh me fatin tonė. Vetėm njė gjė mua mė brengos, lufta pėr pushtet”,- thotė Dini i serialit.
Ai shprehet edhe mė tej dhe futet nė ujėrat qė ndoshta nuk di tė notojė, mirėpo megjithatė mundohet tė del deri nė breg.
“Gjatė karierės time unė kam interpretuar shumė role tė politikanėve, dhe e di se ēka do tė thotė tė jesh pushtetar dhe e di se sa e butė ėshtė karriga dhe pushteti. Njeriu qė rri shumė vite nė karrigė, nė njė vend udhėheqės ėshtė ai devertimi i tij, dhe njerėzit qė janė pėrreth tij fillojnė tė sillen nė mėnyrė tė ēuditshme. Ata mendojnė se atij ia ka dhėnė zoti pushtetin dhe duhet tė vazhdojė sa tė jet gjallė”, ka thėnė Dibrani.
Nė jetėn e pėrditshme Dibran Tahiri nuk ėshtė i martuar, por gjithmonė nė jetėn e tij e ka pasur dikė qė ka bashkėjetuar. Mirėpo Dibrani nuk ka dėshirė tė flet mė tepėr pėr jetėn private tė tij.
“Kėtė formė tė jetės unė vet e kam zgjedhur me dėshirėn time, mirėpo unė nuk dua tė jem shembull, dhe nuk do t’i preferoja dikuj tjetėr kėshtu, le tė veprojė gjithkush ashtu si mendon vet”, porosit Tahiri.
Ai edhe vėllezėrve dhe motrave tė tij iu ka thėnė qė mos ta marrin shembull, por tė gjithė ata sot janė martuar, fejuar dhe e vazhdojnė jetėn e tyre.
“Unė jetoj ndryshe, kurrė nuk i kam thėnė jo as martesės, as fejesės, unė mė shumė i jam pėrqendruar profesionit , nuk kam qenė i martuar kurrė.
Tash jetoj me… ajo duhet tė jetė njė pjesė e sekretit tim”, ka thėnė Dibrani duke qenė enigmatik sa i pėrket jetės sė tij private.
Dibrani sikur qė moti e ka pasur njė vėrejtje. Ai thotė dhe nuk beson as vet pėr aktorėt qė e kanė interpretuar komplet Shekspirin, aktorėt tė cilėt e kanė interpretuar pjesėn mė tė madhe tė dramaturgjisė botėrore, rolet kryesore tė kėsaj dramaturgjie, dhe tė mos ftohen kurrė asnjėherė para studentėve kėta aktorė, jo pėr tė ligjeruar siē shprehet ai, por pėr tė qenė aty dhe tė dėshmojė Dibran Tahiri ose ndonjė aktor tjetėr pėr sukseset, tė dėshmojė para studentėve tė aktrimit, pėr sukseset qė ka pasur, por thjeshtė t’iu thotė studentėve ku ka dėshtuar Dibran Tahiri dhe pse ka dėshtuar. Thjeshtė shprehet Dibrani, aktorėt e mėdhenjė jo tė ligjerojnė ndoshta aty, jo tė marrin rrogė prej tyre, t’iu marrin studentėve onorarin, por tė kėmbejnė mendime nė kėtė profesion.
“Unė i gėzohem sukseseve tė aktorėve, jo vetėm te ne por edhe nė botė, sepse marrja e ēmimit “Oskar”, ai e nderon edhe profesionin tim, ėshtė nder pėr mua edhe unė duhet tė gėzohem. Unė, ėshtė e natyrshme qė i gėzohem suksesit tė aktorėve tė rinjė sepse pėrmes tyre edhe emri jonė jeton mė gjatė. Aspak nuk mendoj se ata janė konkurentėt e mi”, ėshtė shprehur Tahiri.
Duke pas fjalėn te ēmimi “Oskar”, dhe tek aktorėt e huaj, ai tregon edhe pėr mbresat dhe cili aktor i pėlqen.
“Kam qenė i preokupuar me filmat “Western”, thjeshtė kanė qenė filma pėr argėtim. Filmi i cili “Ndodhi njėherė nė perėndimin e egėr”, Henri Fonda, Ēarls Bronson, Klaudia Kardinale, nė rolet kryesore, mė ka lėnė mbresa shumė tė mėdha, ishte film i cili u shfaq nė kohėn e rinisė time, pėr shkak tė peisazheve qė kam parė aty, dramės, dhe interpretimit tė mrekullueshėm tė aktorėve nė rolet e tyre, natyrisht edhe pėr shkak tė muzikės tepėr tė mrekullueshme tė Enio Morikone qė kishte pėrgatitur pėr kėtė film tė mrekullueshėm”, thotė Dibrani duke treguar se ende i tingėllon nė vesh ajo muzikė. Atij i kanė pėlqyer dhe ende i pėlqejnė si Spencer Tresi aktor i gjeneratės shumė tė vjetėr, por gjithsesi, Henry Fonda, tė cilin e dallon.
Dibrani dėgjon kryesisht muzikė tė mirėfilltė, atė e cila ėshtė bazė e muzikės.
“E kam njė cd-player, dėgjoj muzikė tė mirėfilltė, ajo qė ėshtė bazė e muzikės, klasike, ėshtė e pamundur qė mos t’i kthehem Rivaldit. Zakonisht edhe dėgjoj muzikė tė filmit e cila mė pėlqen pa masė , mirėpo unė dėgjoj ēdo muzikė tjetėr qė ėshtė e mirė, e adhuroj edhe ēiftelinė kur dikush di ti bie”, ka thėnė aktori Tahiri.
Ai kohėn e lirė e kalon nė teatėr, takohet me miq, me kolegė, takohet pothuajse pėr ēdo ditė, shkojnė nė kinema ndonjėherė dhe i pėlqen tė pėrcjellė televizionin, pėrcjellė ēdo gjė qė jepet nė kėto tre (3) televizionet tona.
Ditėlindja: Shtator 1946
Vendlindja: Mitrovicė
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė