Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-07, 12:54   #12
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Artistet Shqiptare

Xhemi Shehu


Tė behesh e fameshme sa hap e mbyll sytė. Njė histori qe pėrsėritet nga njė bukuroshe tek tjetra. Tani rradhen e ka Xhemi Shehu. Nga njė veline e zakonshme u shnderrua ne njė ikone televizive. Jo vetėm si imazh reklamash por edhe si prezantuese e njė spektakli te perjavshem. Tani rrėfen sekretet si e ndolli fatin e saj te mbarė


Afro tri vjet me pare, fshihej ēdo ditė nėn njė uniforme jo dhe aq te kėndshme. Ndėrsa mikeshat e saj bėnin qejf nėpėr gjimnaze, ajo studionte ne njė kolegj turk dhe as qe i bėhej vonė fare pėr c'ka ndodhte jashtė atij rrethimi kangjellash. Ajo zbatonte me perpikmeri rregullat e shkolles se saj.

Fundi i gjatė e me kuadrata, qe ia mbulonte edhe kycin e kėmbės, nuk e bezdiste aspak. Ndaj dhe nuk i shkonte ndonjėherė ne mendje te imitonte shoqet e klases, ta paloste edhe ajo fshehurazi qemerin, derisa te mberrinte ne gjatesine e pėlqyeshme, sa te zbuloheshin gjunjet. Ajo ndjehej rehat edhe me atė gjatesine e diktuar. Edhe jaken e kemishes e mberthente ne kopsen e fundit, pa qenė nevoja t'ia kujtonin here pas here rregulloren. Nxenese e zellshme dhe e urte ishte atėherė. Pse jo, pėrderisa thelle thelle e ndjente se ajo lloj uniforme "si gjithė te tjerėt" dhe ato lloj rregullash, qe e vinin ne rradhė me te tjerat, nuk i prishnin ndonjė pune te madhe. Edhe ashtu, ajo asnjėherė nuk kalonte ne rrugė pa u vėnė re. Madje bėhej edhe mė interesante. Syte kureshtare te te tjerėve, perpiqeshin te zhbirilonin fundin e gjatė e te gjerė, pėr te imagjinuar kembet, qe zvarriteshin nėn te.

Atėherė, asnjėri prej atyre djelmoshave, qe ia kishin vėnė syrin bukuroshes me sytė e medhenj jeshile, nuk kishte si ta merrte me mend, se vetėm pak kohe me pas nuk do tė kishin me pse te lodheshin aq shumė. Se vajza do tė zhvishej vete. Do te zbulonte pa pritur e pa pandehur jo vetėm gjunjet por shumė me shumė se kaq. E kujt do t'ia merrte mendja se ajo vajza e ndrojtur, qe ecte me koken ulur e duke shtrenguar fort pas gjoksit te mbuluar nėn jelekun e uniformes, canten e saj te shkolles, do tė bėhej njė ditė njera prej velinave te emisionit Fiks- Fare. E kush do ta besonte se ajo do tė shperthente kaq fort ne njė imazh krejt ndryshe, qe nuk kishte me asnjė pikė takimi me figuren prej vajzė te mirė? Askush. As babai i saj nuk u ka besuar dot vesheve kur njė ditė te bukur bija e tij, e urte dhe e bindur, ngriti krye dhe i tha se dėshironte shumė tė shkonte tek "Fiks fare". Kjo kryengritje e ka cuditur pa masė. Por ja qe gjithēka mund tė ndodhė. Pėr babain ndodhi gjema, ndėrsa pėr Xhemi Shehun ndodhi vėrtetė njė mrekulli. Vetėm kėshtu mund te quhet metamorfoza e saj e menjehershme, te cilėn ne fakt ajo nuk e kerkoi vete. Fillimisht ajo thjesht u bind, si gjithmonė, pėr te bėrė sa me mirė atė qe i kerkuan. Nėse do pyesnim babain e saj, ai me siguri do tė thoshte se ajo ēfarė i kerkuan do ta shtinte ne mėkat te bijen e tij. Ndėrsa Xhemi vete tashmė ėshtė e bindur kur thotė se fustani i bardhe, qe i dhanė te vishte, ne njė reklame pėr njė firmė ndėrtimi, do t'i sillte shumė fat. Se ajo "po"-ja qe tha menjehere, ishte fjalekalimi me i saktė pėr te hyrė, pa ndjere asnjė gjemb nėn kėmbė, ne botėn e televizionit. Atė qe e synojne tė gjitha bukuroshet ne moshen e saj, duke u stermunduar nėpėr konkurse bukurie apo nėpėr audicione tė ndryshme. Ndėrsa ajo s'ia ka pasur nevojen asnjeres prej tyre. Tė jetė ēėshtje fati?

Ajo vetėm me fatin e lidh gjithēka i ka ndodhur ne kėto kohe, ndonėse zileqaret, qe ka rreth e rrotull, nuk kanė lėnė koment pa bėrė, pėr gjithė kėtė mbaresi te sajen: pas mbarimit te edicionit Fiks- Fare ku ishte veline, e rikthyen sėrish, pėr tė mos e lėnė me vetėm ne rrolin pa ze te njė veline. E bene edhe imazhin e digitalb-it. E se fundmi i kanė besuar dhe njė mision me tė madh, atė te prezantimit te njė spektakli te perjavshem veror, "Shtojzavallet". E tė mendosh qe gjithēka ka ndodhur ne fare pak kohe, nuk u ve shumė faj zileqareve, qe flasin. Por tek e fundit, ato atė pune kanė. Xhemi duket qe nuk ua ve me shumė veshin. Ne fillim merzitej ca, por tani e ka kuptuar se ka pune shumė me te rėndėsishme pėr te bėrė, e se asnjė sekond nuk duhet humbur kot. E ka kuptuar, se nėse arrin te besh diēka ne botėn qe e synojne te gjithė, nėse hedh hapat ne njė terren te minuar, sigurisht qe do ta pesosh ne njė fare mėnyrė. Asaj i ka qėlluar rreziku me i vogėl: ai i thashethemeve, qe gjithsesi nuk kanė qenė me te hidhura se ato qe thuhen zakonisht pėr gjithkend, qe bėhet VIP sa hap e mbyll sytė. Ndėrsa gjithēka tjetėr i ka ecur shumė mirė dhe ajo e di vete pse: "Unė jam shumė supersticioze si natyre, ndaj dhe me ėshtė krijuar bindja se gjithēka ka ecur mirė pas asaj ditės, kur e veshur si nuse, hyra ne njė kishe, pėr te realizuar njė prej momenteve te reklames sime tė parė, pėr firmėn "Teuta construcion". Sigurisht qe po me pelqente ajo eksperiencė e re, ndaj ndoshta krejt pa e kuptuar, aty ne kishe

kam shprehur dėshirėn, qe tė mos kishte fund ajo kenaqesi, qe po provoja". Ishte njė ēast i vetėm, kur ndoshta shkopi magjik i ka qėlluar mbi kokė, pikėrisht atėherė kur duhej, pėr t'i dhėnė shenjen se mrekullia do tė ndodhte shumė shpejt. Ndodhi vetėm pak ditė pas shfaqjes nėpėr ekrane te asaj reklame, qe u realizua nga stafi i Top Channel. Ndodhi ne ditėn e fundit te pregatitjeve pėr nisjen e trasmetimit te edicionit tė ri te Fiks -Fare. "E mbaj mend shumė mirė atė ditė. Ishte e diele, data 31 gushti i 2003-shit. Tė nesėrmen do tė fillonte emisioni. Ishin provuar shumė e shumė vajza e nė fund me thanė se do tė isha unė njera prej velinave". Brune me te mirė se Xhemi nuk kishte. Ata qe e kishin zgjedhur pėr reklamen ishin te bindur pėr kėtė dhe te tjerėt nuk ua bėn me dysh zgjedhjen. Kėshtu Xhemi se bashku me bjonden Manjola Hasanin, do tė shfaqeshin ne ekran, si dy velinat e reja, pasardheset e Edes dhe Aides. Sigurisht qe Xhemi e dinte fare mirė sa te famshme ishin bėrė dy velinat e para dhe nuk kishte pse tė mos shpresonte se po aq e njohur do tė bėhej dhe ajo. Ne fakt ajo ēfarė do tė ndodhte me te, i kaperceu te gjithė kufijte e parashikimeve te saj. Me kot ishte trembur ne ditet e para. "Unė nuk e dija se ēfarė isha e zonja te bėja. Sigurisht qe kisha frikė sepse ne krah tim ishte njė balerine profesioniste, ndėrsa unė nuk kisha kėrcyer asgjekundi pėrveēse ne aktivitetet e shkolles." Por ia doli mbane. Fillimisht sepse ishte vėrtetė shumė e bukur, me kėmbė te bukura, me vithe te harkuara, me sytė jeshile e te medhenj e me buzė qe binin jo pak ne sy. Pra i kishte te tera ato qe i duheshin njė veline. Por pastaj e preferuan edhe pse mesoi shpejt te kercente si ajo profesionistja, madje edhe me lezetshem se ajo. Ndoshta kjo ka qenė arsyeja pse e rimoren sėrish, kur u kishte mbaruar afati e kur ne fakt ne ekran u shfaqen velina tė reja. "Brunia duhej te ikte ndaj u desh te krijohej shpejt e shpejt njė dyshe e re. Pėr brunen me zgjodhen mua". Ishte ky rikthim ne prill- majin e 2004-es, pas se cilit Xhemi do tė gjente pėrfundimisht udhėn e saj, atė qe do tė kishte te bėnte pėrfundimisht me televizionin.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė