Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-07, 12:55   #13
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vazhdim

Njė rikthim i rastesishem, siē ishte dhe fillimi. Sepse fati vazhdonte te ishte i nderur ende ne deren e saj. "Ndryshe jam e bindur qe nuk do tė kishte ndodhur asgjė nga kėto". Asnjėherė dhe askush nuk do ta kishte bindur dot qe te konkuronte ne ndonjė konkurs bukurie, pėr te synuar me pas ndonjė pozicion te tillė ne ekran. Nėse nuk do tė kishin qenė ofertat e bėra ne rrethe te ngushta, mes miqsh, nuk do tė ishte shfaqur askund. Nuk ėshtė e vėshtirė ta besosh, se kanė qenė te tjerėt ata qe ia kanė ndjelle dėshirėn pėr te bėrė diēka me bukurine qe ka, nėse i referohesh kohės kur nuk ishte me veline. Pasi mbaroi afati qe i kishin caktuar, ajo nuk ishte me asgjė. Nisi ta ndjeje pak e nga pak boshllekun qe i la mbarimi i asaj eksperiencė te bukur por kjo nuk do tė thoshte se ajo do tė vijonte pėrpjekjet pėr te mbetur ne ekran. Ndaj nisi normalisht jetėn e zakonshme. Jo mė me atė uniformen e te kolegjit, por gjithsesi e veshur me xhinse e me bluza pa teprime ne dekoltete e tyre. "Iu kushtova shumė shkolles. Pas mbarimit te kolegjit nisa studimet ne fakultetin e gjuhėve te huaja por njė vit e kisha lėnė pas dorė, pasi angazhimi me emisionin Fiks- Fare ma mori mendjen fare". Sipas saj, te ishe njė veline, ishte shumė me e rėndėsishme se te ishte njė nder studentet e rregullta te Gjuheve te Huaja. Xhemi ishte rritur e nuk kishte pse te mendonte si njė here e njė kohe ne kolegj. S'kishte me rregulla, s'kishte me brazda ku duhej te ecte detyrimisht. Mirėpo "lajthitja" ishte vetėm pėr aq kohe sa quhej veline e njihej si e tillė. Me pas? Kthim ne identitet. Qe do tė thotė se Xhemi nuk donte t'ia dinte me se ēfarė bėhej me botėn e televizionit. Tė paktėn kėshtu thotė: "Kisha disa oferta te tjera, nga televizione te tjera, por nuk doja vėrtetė te ngaterrohesha mė me ekranin, ndoshta dhe pse ishin oferta qe nuk me ngjisnin. Kam shkuar ne takimet e kerkuara dhe nė fund kam thėnė "jo". E ne fakt ca kohe me pas do kuptoja se kisha bėrė shumė mirė". Sepse do t'i mberrinte njė oferte shumė e mirė. "Me thirren pėr te drejtuar "Portokalline" me Agron Llakajn dhe me Amarden, por ikja e papritur e njeres prej velinave te rradhes, bėri qe unė te shihesha si rasti me i mirė pėr te bėrė zevendesimin". Nuk i erdhi aspak keq, qe i iku "Portokallia" nga duart, sepse me Fiksin, ishte fiks fare. "Njė vit ne Fiks Fare nuk me kishte mjaftuar qe te kenaqesha deri nė fund me atė lloj emisioni ndaj rikthimi me interesonte". Ndoshta edhe pse do tė kishte me shumė mundėsi te tregonte se ēfarė dinte te bėnte. Ndaj nuk vonoi shumė dita kur fytyren dhe trupin e bukur te Xhemit do ta shikonim non stop ne ekran, tashmė si ikone e digitalb-it. Vajze vėrtetė me fat. Fat qe i ka sjelle edhe ca shanse te tjera.



Edhe njė spektakel te perjavshem, ku ajo nuk ėshtė me thjeshtė njė veline por prezantuesja, tek e cila, vajzat konkurente qe shpresojne te bėhen velina, mund te shohin tė ardhmėn e tyre. Xhemi tashmė mund te quhet njė shembull i mirė pėr t'u ndjekur. Aq me shumė pas kėsaj eksperiences se fundit, te cilėn duket qe po e kalon me sukses. "Kameren nuk e kisha aspak problem sepse isha mėsuar me te gjatė Fiks- Fare. Ajo qe me trembi ne shfaqjen e pare ishte prezenca ime pėrballė me publikun. Por vetėm ne dy- tre minutat e pare ishte ky siklet, pastaj ua mora doren edhe njerėzve". Ia ka marrė doren ne fakt gjithckaje. Ndaj vajzat e vogla mund te besojnė se gjithēka mund tė ndodhė, se njė ditė nė vend te Xhemit mund te jetė ndonjėra prej tyre. Ndėrsa Xhemi vete kushedi se ku do ta kėtė instaluar imazhin e saj te bukur. Sepse sigurisht, qe ajo nuk ka me pse te heqi dorė nga bota e televizionit. Ne mos ne "Portokalline" e kėtij viti, ne mos ne reklamat e ardhshme te digitalb-it do tė shfaqet ndoshta ne ndonjė ekran tjetėr. Nuk do tė humbase. Tashme njė imzh i tillė ėshtė i pranueshem pėr tė gjitha televizionet. E nėse nuk do tė kėtė ndonjė oferte te tillė, diēka e ka te siguruar tashmė... te qenurit njė prej modeleve me te mira te "Geraldina sposa". Xhemi ka kohe qe ia ka marrė doren edhe kėtij lloj profesioni... te cilin e pati fat po nga ajo dita kur hyri ne kishe, pėr reklamen e saj tė parė, me vellon qe mbante pikėrisht kėtė firmė: "Geralina sposa". Kane kaluar pak kohe nga ajo ditė fatlume qe mbi tė gjitha do tė shenjonte mbarimin e njė epoke: atė te nxeneses se kolegjit, mbuluar nga uniforma dhe nisjen e njė revolucioni te vogėl "alla Xhemi". Ai sapo ka filluar, e nuk dihet se kur dhe si do tė perfundoje. Xhemi shpreson se do tė ndodhin te tjera mrekulli. Koha ėshtė e gjitha ne favor te saj.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė