Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-02-11, 18:55   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Familja e heroit* plot dyshime pėr filmin “Adem Jashari” 3D

Familja e heroit* plot dyshime pėr filmin “Adem Jashari” 3D

Publikuar: Sot* mė 08 shkurt 2011
[IMG]http://*****koha.net/repository/images/08ademj14.gif[/IMG]



FOTO TĖ TJERA



Prishtinė* 8 shkurt - Adem Jasharin tė animuar dhe nė 3D do ta sjellė SIRA. Kjo kompani boton libra. Pėrveē kėsaj ajo ėshtė e regjistruar edhe pėr tregtim artikujsh tė kozmetikės* veshjeve* riprodhimin e videoregjistrimeve dhe pėr aktivitete fetare. Me 50 mijė euro ata ia kanė mėsyrė tė prodhojnė 60 minuta animacion nė 3D* ani pse kurrė mė parė as qė kanė bėrė film. Nė krah pėr ta bėrė kėtė* i ka dalė Fondacioni i Rinisė Islame nė Zvicėr. Gjashtė minutat e shfaqur tė filmit “Adem Jashari” portretizojnė Adem* Hamėz e Shaban Jasharin teksa luftojnė nė njė vend qė nuk i pėrngjan aspak fshatit Prekaz nė Skenderaj. Ngjyrimet fetare janė tė dukshme edhe nė trailerin e filmit.
Bashkim Avdiu* pėrfaqėsues i kompanisė SIRA* thotė se animacioni “Adem Jashari” ėshtė bėrė pėr ta nderuar familjen Jashari. Por i tillė nuk ėshtė ndier Murat Jashari* njėri prej anėtarėve tė familjes sė heroit kombėtar. Ai thotė tė mos e ketė pyetur askush pėr kėtė projekt. Madje* me aq sa ka parė* thotė se ka dilema nė atė se ēfarė mund tė sjellė projekti nė tėrėsi.

“Jam befasuar kur e kam parė”* ka thėnė tė hėnėn Murat Jashari. Atij gjashtė minutat e shfaqur tė animacionit i ngjallin dilema* shkruan sot “Koha Ditore”.
“Nuk po e di kush e ka bėrė filmin* cili ėshtė qėllimi dhe a ėshtė vetėm pse e ka ndier ta bėjė apo ka njė prapaskenė”* ka thėnė Jashari* teksa ka pranuar njė gjė.
“Nuk mė ka ardhur mirė qė nuk jemi kontaktuar qė tė marrin sė paku njė mendim”* ka thėnė ai.
Murati thotė se deri mė sot* edhe ata qė kanė pasur idenė pėr tė marrė njė temė pėr studime jashtė vendit ose pėr tė bėrė njė film dokumentar apo artistik pėr familjen e tij* janė konsultuar paraprakisht.
“Ka diēka qė ka dalė nė sipėrfaqe* por ka shumėēka qė nuk dihet”* ka thėnė Jashari. Kohė mė parė ai kishte lexuar njė skenar* por nuk e kishte ditur se ajo ēfarė ka pasur nė dorė mund tė ketė qenė skenar pėr film tė animuar. Ai ka hallin sesi vazhdon rrėfimi i filmit dhe sa pėrkon me realitetin. Me aq sa ka parė kjo gjė nuk premton.
“Aty flet pėr njė komunikim mes gjyshit dhe xhaxhallarėve. Kjo nuk pėrkon me pozicionet nė tė cilat kanė qenė gjatė luftimeve nė realitet”* ka thėnė Jashari.
I mbėshtetur nga Fondacioni i Rinisė Islame* nė vetėm gjashtė minutat e filmit* tė tre heronjtė kombėtarė tė familjes Jashari pėrmendin Zotin. Kur flet pėr kėtė gjė Jashari dėshiron qė tė kuptohet drejt. Ai thotė se familja e tij nuk ėshtė qė t’i ikė besimit fetar.
“Por natyrisht se mbi tė gjitha ėshtė kombi dhe ne i takojmė kombit shqiptar. Pėr atė po them se duhet tė kontaktohet familja nė mėnyrė qė tė pasqyrohet drejt ēdo gjė”* ka thėnė ai. Murati dyshon nė projektin qė ėshtė mbėshtetur nga njė organizatė fetare.
“Fakti qė e ka mbėshtetur njė organizatė islamike lė tė dyshohet pėr atė qė po ndodh kohėve tė fundit nė Kosovė”* ka shprehur shqetėsimin Jashari.
Gjėrat si ky film* qė mbesin si dokument* nuk duhet tė shkaktojnė kurrfarė konfuzioni pėr tė ardhmen.
“Ne jemi tė interesuar qė gjithēka qė bėhet nė kėtė vend* autorė tė jenė institucionet e vendit. Arti ėshtė ai qė e mban njė shoqėri gjallė* dhe ne nė asnjė mėnyrė nuk jemi kundėr* por ėshtė mirė qė gjėrat qė dalin t’i qėndrojnė kohės”* ka pėrfunduar Jashari.
Por Avdiut as qė i ka shkuar ndėrmend tė kėrkojė ndihmė nga institucionet vendėse. Ai thotė se pėr filmin e tyre ta ketė marrė izėn. “Familja Jashari e ka pasur paraprakisht skenarin e filmit pėrmes tė cilit dėshirojmė tė nderojmė luftėn e kėsaj familjeje”* ka thėnė Avdiu.
Pėr narratorin e kėtij filmi* Basri Lushtaku* filmi bazohet nė atė ēfarė vėrtet ka ndodhur nė Prekaz.
“Baca Shaban sa ka qenė fetar* ka qenė edhe atdhetar”* ka thėnė Lushtaku. Pėr tė* personifikimet e karaktereve janė si nė jetėn e tyre reale.
“Filmi nuk bėn thirrje dhe nuk tregon ekstremizėm fetar”* ka thėnė Lushtaku. Edhe aktori Armend Baloku* i cili ka huazuar zėrin pėr personazhin e heroit kombėtar* thotė se nuk ėshtė thirrur krejt rastėsisht nga ekipi qė ka realizuar kėtė film.
“Ata e kanė njohur nga afėr Adem Jasharin dhe kanė konsideruar se zėri im i pėrshtatet mė sė miri zėrit qė ka pasur ai”* ka thėnė Baloku.
Pa prekur anėn e fakteve historike* kanė mjaftuar vetėm 10 pėr qind tė filmit tė animuar “Adem Jashari” qė ai tė pėrballet me kritikat e para.
Producenti Arben Zharku* me aq sa ka parė* ka pasur vetėm njė koment.
“Krejt kjo po i ngjason mė shumė njė 3D loje tė dobėt”* ka thėnė Zharku.
Pėr regjisorin Selami Taraku* ndėr tė parėt nė Kosovė qė ka bėrė film tė animuar* ēėshtja e prodhimit tė veprave artistike pėr figura kombėtare* duhet tė jetė e institucionalizuar. Pa e parė trailerin ai ka kritikuar mėnyrėn sesi po funksionon prodhimi i kulturės nė vend.
“Kjo ēka po ndodh nė Kosovė ėshtė mjerim. Secila vepėr arti qė trajton njė temė serioze nuk mund tė trajtohet pa seriozitet dhe pa konsultim paraprak me ekspertė tė asaj fushe”* ka thėnė Taraku.
Filmi “Adem Jashari” me skenar tė Rrahman Ferizit dhe nėn organizim tė Fatmir Mujės* do tė jetė gati pėr t’u shfaqur nė ekranin e madh mė 5 mars. Avdiu ėshtė i bindur se filmi i tyre do tė shfaqet nė kinemanė ABC* ani pse kjo e fundit nuk ka mundėsi teknike tė shfaqė filmat e formatit 3D. Sipas tij* kompania SIRA do tė bėjė ēmos qė tė mundėsohet qė filmi tė shfaqet nė 3D.
“Do tė shikojmė ēdo mundėsi”* ka thėnė Avdiu. SIRA ka paralajmėruar premierėn e filmin nė kinemanė ABC. Por kjo e fundit nuk ka haber se nė repertor do ta ketė kėtė animacion.
Menaxherja e kompanisė pėr distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”* Miradije Vllahiu* ka mohuar tė ketė ardhur ndonjė kėrkesė zyrtare pėr shfaqjen e kėtij filmi.
“Ne nuk kemi lidhur njė kontratė qė ky film tė shfaqet mė 5 mars. Kompanisė ‘Genci’ nuk i ka ofruar askush ndonjė kėrkesė tė tillė”* ka thėnė Vllahiu. Nėse ky film do tė shfaqet ose jo* sipas Vllahiut* do tė dihet pasi tė arrijė dhe tė shqyrtohet kėrkesa.
“Kur tė vijė kėrkesa ne do ta shqyrtojmė dhe do tė vendosim. Paraprakisht nuk mund tė them asgjė”* ka theksuar ajo.
----------------------------------------------------------------------------------------



e sjella ket shkrim te kinematografia pasi qe esht nji film shum kontraverz
shqiptart nuk kan lufte per fe religjion kunder shkavit po per interesa kombtare *se gjat ohkupimit feja slame ka lulzue jan ngrit shum gjama po edhe imamet e gjamive merrnin te ardha personale 10 her ma shum se nji profesor i arsimit te mesem


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 08-02-11 nė 18:55
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante