Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-06-05, 01:28   #6
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Murgesha, edhe Lugina e Presheves eshte jona. Si mendove?


Tomori, e ke gabim: termi kosovar eshte i ri, si etninom, prej kushtetutes se vitit 1974, e kendej, sepse deri atehere, thirrej Kosova e Metohija dhe identiteti kosovar, nuk permendej, por vetem shqiptar, nga Kosova e Ketohija, apo shqiptar nga Kosmeti. Lumi Drini i Bardhe ndante dy trevat shqiptare, si rrjedhim i dinastive serbo-malazeze, ku Serbia kishte pjesen lindore, e Mali i Zi, ate perendimore, kufi Drini. Ai emri qe thua ti, ishte emertimi i vetem nje fushe - Fushe-Kosova, e nuk kishte identitet kosovar.

Lufta e Kosoves (1389), nuk kishte te bente aspak me termin kosovar si identitet - por vetem shqiptar, skiptar, ajo ishte vetem nje fushe-lufte, ndermjet ballkanasve e turqve dhe u emertua shume ma vone pas lufte ne histori - duhet t'i kthjellojme gjerat e panjohura.

Ne termin e identitetit - kosovar, ndikoi politika titiste, kur u pavaresuan dy krahinat: Vojvodina e Kosova, si elemente te asaj ish-federates famekeqe. Ketu duhet t'i hapim fortmire syte e mendjen, cfare thome edhe cfare veprojme!

Komb kosovar, as qe ishte dhe as qe do te krijohet kurre, vetem - shqiptar
une kam pase theksuar te thirret: Shqiperia Veriore, North Albania (1990), mbase edhe ne bote kemi keto koncepte politike sot te tilla. Do te shkoj nje kohe e gjate, derisa politika nderkombetare ta njohe ndryshimin edhe te vet emrit - Kosova, qe e thrret ende sllavisht - Kosovo.

Nuk eshte njesoj te thuash: edhe nuk pranoj krijimin e nje identiteti te ri - kosovar edhe te thuash - nuk eshte me rendesi se cka thuhet e perfolet!!!
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė