Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-06, 01:56   #2
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ndjekėsi i shtegut tė njohjes

Ndjekėsi i shtegut tė njohjes

Ndjekėsi nė shtegun e njohjes ėshtė i lidhur pėr tre gjendje themelore:

1. Frika
2. Shpresa
3. Dashuria

Frika ėshtė degė prej diturisė
Shpresa ėshtė degė prej bindjes sė sigurte
Dashuria ėshtė degė prej njohjes.

Dėshmia pėr frikėn ėshtė ikja nga mėkati;
Dėshmia pėr shpresėn ėshtė tė kėrkuarit e mėshirės;
Dėshmia pėr dashurinė ėshtė dhėnia pėrparėsi tė dashurit mbi veten pra sakrifice.
Shėmbėllim pėr sa u pėrmend mė lart janė qabja, xhamia dhe "haremi:"
Kush hyn nė Haremin e vullnetit ėshtė i siguruar nga dėmi i krijesave; kush hyn nė xhami ėshtė i siguruar pėr gjymtyrėt e tij prej tė gabuarit ndaj Allahut tė madhėruar; kush hyn nė Ka’be e ka ruajtur zemrėn e tij nga tė preokupuarit me diē tjetėr veē tė pėrmendurit tė Allahut tė Madhėruar.
Kur zgjohet njeriu nė mėngjes le tė shikojė nė errėsirėn e natės dhe dritėn e ditės dhe le tė mėsojė se kur shfaqet njėra, tjetra zhduket. I kėtillė ėshtė rasti edhe me dritėn e njohjes; kur ajo shfaqet, zhduket errėsira e tė gabuarit tė gjymtyrėve tė njerėzve (ajo qė nė errėsirė nuk shquhej, nė dritėn e dijes dallohet nė ėshtė e drejtė apo jo e kėshtu mundėsohet rregullimi).
Nėse gjendja e njeriut ėshtė e atillė qė ta bėjė tė qetė dhe tė gatshėm pėr vdekjen, ai i ėshtė mirėnjohės Zotit tė Lartėsuar nė pėrudhjen (udhėzimin) dhe ruajtjen qė Ai i bėri nga mėkatet. Por nėse gjendja e tij ėshtė e tillė qė nuk e dėshiron takimin me vdekjen, atėherė duhet tė vendosė qė me pėrkushtim madhor t’i hyjė rrugės pėr zgjidhje, duke ditur se nuk ka strehimore tjetėr prej Allahut pėrveē se tek Ai; ashtu si nuk ka mėnyrė tė ardhjes deri tek Ai pėrveē se me Tė.
Pastaj robi duhet tė pendohet pėr veprat e tij tė kėqia tė cilat i ka vepruar gjatė jetės mbėshtetur nė zgjidhjen e tij tė gabueshme; duhet tė kėrkojė ndihmė nga Zoti i Lartėsuar nė tė pastruarit e jashtėsisė sė tij nga mėkatet dhe brendisė nga mangėsitė; duhet ta kėpusė nga zemra e tij brezin e harresės pėrhumbėse; ta nėnshtrojė zjarrin e epsheve; tė vazhdojė me ngulm nė rrugėn e drejtė sepse me tė vėrtetė dita ėshtė dėshmi e Ahiretit (pėrjetėsisė), nata dėshmi e kėsaj botė kurse gjumi shembull i vdekjes.
Njeriu pėrparon po aq sa vepron, kurse pendohet pėr atė qė kalon.
Allahu i madhėruar thotė: “Atė ditė njeriu do tė njihet me atė qė ēoi para dhe atė qė la prapa.” (el-Kijameh, 13).
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė