Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-01-13, 21:44   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gurėthemeli i Shqipėrisė etnike !

A po vendoset gurėthemeli i Shqipėrisė etnike?

Gjatė muajit dhjetorė tė vitit 2012, pėrkatėsisht me rastin e festimit tė 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė sė cunguar padrejtėsisht, politikanėt Shqiptarė tė tė gjitha trojeve dhanė deklerata nė favor tė bashkimit kombėtar.

Sic duket rrethanat politike ndryshuan. A po vendoset themeli? Nė vazhdim disa nga dekleratat dhe analizat.


Berisha: Vendimi pėr shtetėsinė gjatė kėsaj jave


Tiranė, 10.12.2012 14:14

Me ftesė tė kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, ish-kryeministri i Kosovės dhe kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj zhvilloi njė vizitė nė Shqipėri. Gjatė konferencės pėr shtyp, kryeministri Berisha e ka quajtur vizitėn e tij historike, po aq sa edhe vendimin i Hagės pėr pafajėsinė e tij.

“Kjo vizitė ėshtė ngjarje shumė e rėndėsishme. Haradinaj si komandat i luftės ēlirimtare tė Kosovės ka luajtur njė rol themelor nė lirinė e shqiptarėve dhe lirinė kombėtare. Liria kombėtare ėshtė vendosur vetėm me ēlirimin e Kosovės”, tha Berisha.

Kryeministri shqiptar dhe kryetari i AAK-sė iu pėrgjigjėn interesimit tė gazetarėve pėr dhėnien e shtetėsisė shqiptare, pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė, duke e cilėsuar vendimin si zbatim i njė tė drejte tė munguar pėr qytetarėt, raporton BW.

Ai nėnvizoi se vendimi pėr dhėnien e shtetėsisė shqiptare do tė miratohet gjatė kėsaj jave nga qeveria, nė pėrputhje me ligjin ekzistues.

“Qėllimet e mia ndaj shtetėsisė pėr shqiptarėt kudo qė janė, jam i bindur qė kontribuojnė mė shumė nė paqen dhe stabilitetin nė Ballkan. Nga ana tjetėr kėto qėndrime janė adaptuar nga disa vende tė BE. Maqedonasit nuk kanė probleme pėr zgjedhje identiteti apo rivalitet identiteti me shqiptarėt. Bullgaria mike u jep shtetėsi atyre qytetarėve qė duan tė marrin shtetėsi bullgare. Nuk e ka bėrė kėtė nė mėnyrė absolute as pėr pretendim territorial ndaj Maqedonisė, pėrkundrazi”, u shpreh kryeministri.

“Sapo unė u deklarova pėr shtetėsinė shqiptare tė tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė, u pėrballa jo vetėm me reagimin e albanofobeve, por edhe tė mediave shqiptare, tė cilave do t’iu kujtoj lexoni dekretin e ish- presidentit Berisha tė vitit 1992. Fjalė pėr fjalė, kisha riprodhuar dekretin pikė pėr pikė nė deklaratėn time. Nė atė kohė nuk kishte reagim. Duhet tė kuptoni se shqiptarė janė tė gjithė, edhe ata tė diasporės. Historia nuk duhet mohuar”, vijoi kryeministri.

Ndėrkaq, ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj theksoi se ėshtė e drejtė e bashkėkombėsve, kudo qė jetojnė, tė mund tė marrin shtetėsinė shqiptare.

“U jepet njė e drejtė e tyre, ėshtė e drejtė e tyre pėr ta shfrytėzuar. E shoh vetėm si zbatim i njė tė drejtė tė shqiptarėve qė jetojnė jashtė kufijve tė vitit 1913”, u shpreh Haradinaj.

Ndėr tė tjera, nė fjalėn e tij nė konferencėn e pėrbashkėt, kryeministri Berisha u ndal dhe nė tezėn e bashkimit tė shqiptarėve. Sipas Berishės kjo tezė tė shėrbejė si ideal i udhėheqjes sė shqiptarėve kudo ndodhen.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante