Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-07-07, 08:05   #1
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Krimet e komunizmit.

30 gratė e dėnuara dhe 18 tė rinjtė e pushkatuar nga regjimi


30 gra tė dėnuara gjejmė nė librin e Tomor Alikos "Genocidi mbi elitėn intelektuale tė kombit shqiptar", si dhe 18 tė rinj tė pushkatuar qė nė vitet e para tė ēlirimit. Lista e tė rinjve ėshtė mė e gjatė. Janė 138 tė rinj, qė nė kohė tė ndryshme vuajtėn burgimin se kishin ide jo komuniste.
Akuza
Ajo ishte vetėm 25 vjeēe kur u dėnua me 10 vjet burgim, por me njė akuzė shumė tė rėndė; armike e pushtetit. Bardha Bici, vajza e bajraktarit Gjon Marka Gjoni, e kishte vulėn e vuajtjes tė skalitur nė origjinėn e saj. Pasi vuajti dėnimin, bashkė me familjen u internua deri nė vitin 1990. Si armike tė pushtetit u dėnuan dhe Azize Ferhati, Dylbere Zeneli dhe Makbule Frashėri. Pėr agjitacion e propagandė, njė akuzė fare lehtė e pėrdorshme, u dėnuan Shega Kėlcyra, Adile Buletini, Ana Daja, Fatime Dega, Tefta Tasi, Zybejte Alizoti, Drita Ahmeti, Fatbardha Qorri, Afėrdita Starja, Bice Pistuli, Beatriēe Berati dhe Behije Zdrava, qė bėnė relativisht nga 4 deri nė 10 vjet burg. Por pushteti nuk kursente as tė vegjlit, qė s'e kishin mbushur moshėn. Donika Doko, motra e Bujar Dokos, u arrestua vetėm kur ishte 14 vjeēe, por pas dy vjetėsh burg u lirua me kusht pėr arsye tė moshės. Nė listėn e akuzave tė grave ishte dhe ajo e tentativės pėr arratisje, siē u dėnuan Qerime Bome dhe Jolanda Karbunara, apo Sanie Doko, e ėma e 14-vjeēares sė burgosur qė u dėnua me akuzėn si strehuese e tė arratisurve.
Jashtė
Kur e kujtojnė pas kaq kohėsh se si kanė jetuar nė atė periudhė, mundohen ta heqin nga mendja. Tė mbyllura nė rrethin e pashmangshėm tė kujdesit nga gjithēka e gjithkush, ato shumė halle i bluanin natė e ditė me veten. Bashkėshortin e kishin nė burg pėr arsyen e mirėnjohur tashmė, arsyen pa arsye, agjitacion e propagandė, ndėrsa tė vetme duhet tė pėrballonin presionet e frontit, spiunllėqet dhe frikėn se ēdo tė ndodhte me fėmijėt e tyre. Liri Beliu ėshtė njėra nga gratė qė kanė vuajtur mbi shpinė terrorin komunist. I shoqi, Eqerem Beliu (Mėniku) mbahej si njeriu i urtė i lagjes. Ashtu tė dobėt, me sytė qė flisnin shumė, me zėrin e avashtė, por bindės, e kujtojnė edhe sot tė gjithė burrin qė s'kish bėrė kurrė asgjė tė keqe nė jetėn e tij, por qė mbarte njė vulė nga pas, vulėn e tė qenurit biri i Mahmut Mėnikut, i ekzekutuar me vdekje mė 1946, si njė nga anėtarėt e Bashkimit Demokrat. Kėtė fakt komunistėt s'mundėn ta harronin. Eqeremi u dėnua me akuzėn agjitacion e propagandė. Nėna dhe gruaja e tij kishin dėgjuar pėr rrahje e tortura nga mė tė tmerrshmet nė burg, madje dhe pėr helmime brenda qelive, dhe shoqja bashkė me nėnėn zemėrdjegur pėr tė dytėn herė, kalonin netėt pa gjumė, a thua se mund tė largonin nga shtėpia ogurin e zi. Dy djemtė e tij nė moshė fare tė re, ndjeheshin tė kėrcėnuar ēdo ditė. I mjaftonte vetėm njė sebep i vogėl frontit pėr tė tė degdisur nė kampe internimi apo edhe pėr tė futur nė burg me akuzėn standarde. Pėr vite me radhė deri sa i shoqi doli nga burgu, jeta e Lirisė ishte ferri tokėsor. Eqerem Mėniku u shua vitet e para tė demokracisė nga njė sėmundje qė iu instalua nė shpirt birucave ēnjerėzore tė komunizmit.
Kujtime
Nė kujtimet e shkruara nga Agim Musta, autor i shumė librave me kujtimet rrėqethėse nga burgjet e tmerrshme tė kohės sė komunizmit, vjen e pėrshkruar vuajtja e grave tė dėnuara. Terrori komunist nė Shqipėri nuk kurseu as gratė shqiptare, tė cilat u dėnuan me internime, burgje dhe deri te dėnimet kapitale. Referuar kujtimeve qysh nė kohėn e luftės, u pushkatua nė Ramicė tė Vlorės mė 1944, Ramize Gjebrea, njė nga luftėtaret e para antifashiste, qė shquhej pėr zgjuarsi dhe guxim. Mbas vendosjes sė diktaturės komuniste u arrestuan shumė gra, qė regjimi i Enver Hoxhės i kishte vėnė nė shėnjestėr, si Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafės, Musine Kokalari, Qefsere Begeja, Hava Golemi, Dhora Leka, Marije Medicina e shumė tė tjera, qė u dėnuan me burgime tė rėnda. Me mijėra gra tė tjera vuajtėn nė kampet shfarosėse tė internimit, si nė Tepelenė, Levan, Seman, Gradisht, Plug... Nė shtator tė vitit 1951 u pushkatua anėtarja e Institutit tė Shkencave tė Shqipėrisė, Sabahete Kasimati, nga Libohova, e diplomuar nė Francė pėr shkencat biologjike, e akuzuar pėr hedhjen e bombės nė ambasadėn sovjetike. Mė 1956 u pushkatua Liri Gega, ish-anėtare e Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Shqiptare gjatė kohės sė luftės, megjithėse ishte shtatzėnė. Gratė e burgosura mbaheshin nė kushte ēnjerėzore, nėpėr qeli e burgjeve, duke mos pėrjashtuar as burgun shfarosės tė Burrelit. Mė 1957 ato u grumbulluan nė burgun e artizanatit, nė periferi tė Tiranės. Mė 1961 pėr herė te parė u krijua nė afėrsi tė Kuēovės kampi me punė tė detyruar pėr gratė. Nė njė barakė shumė tė keqe dhe mjaft tė ngushtė, vendosen 60 gra tė dėnuara politike. Ato punonin nė bujqėsi e shpyllėzim. Pėr thyerjen mė tė vogėl tė rregullores ose mosplotėsimin e normės sė punės, ato lidheshin me hekura dhe torturoheshin nga gardianėt. Mė 1970 kampi u shpėrngul nė katundin Kosovė tė Dumresė, 50 km nė jugperėndim tė Elbasanit. Kampi ishte vendosur nė njė gropė qė i ngjante kraterit tė vullkanit, ku nė verė temperaturat mbėrrinin gjer nė 45 gradė C. Pėrveē grave shqiptare, nė kėto kampe kishte edhe shumė gra tė huaja, tė martuara me burra shqiptarė, si italiane, jugosllave, ruse, hungareze, polake, gjermane, franceze, tė ngarkuara me dėnime tė rėnda. Nė kampin e Kosovės mbi 110 tė dėnuara detyroheshin tė punonin nė bujqėsi dhe grumbullim gurėsh.

MARIE TUĒI

Lindur nė 1928 nė Mirditė (Orosh). Kryen studimet nė shkollėn e Motrave Stigmatiane, Shkodėr. Ka punuar pėr vite me radhė nė arsim. Arrestohet nė ngjarjet e vitit 1949 nė Mirditė. Torturohet nė hetuesi dhe vdes nga torturat nė vitin 1950.

MARTA DODA

Lindur nė Austri, 1884, mbesė e princit Preng Bib Doda. Nė 1912 krijon nė Shkodėr "Shoqatėn e Gruas Shqiptare". Arrestohet nė vitin 1947 dhe dėnohet me 12 vjet burg. Kundėrshtare e vendosur e diktaturės. Lirohet nė vitin 1954 nė agoni tė jetės sė saj.

HAVA GOLEMI

Lindur nė Golem mė 1912. Arrestohet nė vitin 1946. Akuzohej pėr komplot pėr vrasjen e Shefqet Peēit. Dėnohet me 20 vjet burgim politik. E torturuan ēnjerėzisht, por ajo qėndroi burrėreshė. Lirohet nga burgu nė vitin 1957.

SHANISHA DOSTI

Lindur nė Gjirokastėr mė 1922. Me arsim tė mesėm. Internohet familjarisht. Arrestohet nė vitin 1962 dhe dėnohet me 5 vjet burgim pėr agjitacion e propagandė. Lirohet nė vitin 1966, mė pas internohet deri nė vitin 1990.

RITA KOĒI (KOKA)

Lindur nė Tiranė, 1932. Kryen shkollėn e mesme shkėlqyeshėm, i mohohet e drejta pėr shkollėn e lartė. Arrestohet nė vitin 1951 dhe dėnohet me 10 vjet burg pėr agjitacion e propagandė. Lirohet nga burgu nė vitin 1959.

MARIE MEDICINA

Lindur nė Korēė mė 1925. Kreu studimet nė njė kolegj mjekėsor nė Firence, Itali. Arrestohet nė vitin 1952 dhe dėnohet me vdekjeė pėr krime kundėr shtetit. I falet jeta. Dėnohet me 25 vjet burgim, lirohet nė vitin 1966.

MESHAN ĒINIU

Lindur nė Delvinė, 1925. Gjimnaziste. Arrestohet nė vitin 1952 dhe dėnohet me 20 vjet burg pėr tentativė arratisjeje. Lirohet nė vitin 1962.


vazhdon....


Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante