Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-08-07, 10:09   #10
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si e pushkatoi Enveri, kunatin e vet

Rrefimi i Luan Omarit, djalit te Bahri Omarit, burrit te motres se Enver Hoxhes: Si u pushkatua babai im, pas gjyqit special, me 14 prill 1945 dhe kalvari 60-vjeēar pėr njė varr me emėr. Rrefejne deshmitaret e ngarjes, hapjen e 17 varreve pranė Kodres se Priftit, naten e 14 prillit, 1945. Pleqte korcare tregojnė si kanė ruajtur te paprekur varret e te pushkatuareve ne oborrin e shtepise

Omari: Enveri na vrau babane, ai na rriti


Djali i Bahri Omarit tregon arrestimin e pritshem te te atit, takimin e fundit me te pas kangjellave te burgut, viziten me nėnėn pranė varrit te te atit. Dajua, Enver Hoxha mundesoi shkollimin e tij, duke mbajtur pėr katėr vjet familjen. Sipas tij babai i tij s'duhet te vdiste kėshtu, por koha justifikon gjithēka

Akademiku, Luan Omari tregon castet e arrestimit te te atit, Bahri Omari, kunatit, te Enver Hoxhes. Takimi i fundit me babane pas kangjellave te burgut. Omari rrėfen pėr "Korrierin" marrdheniet me familjen Hoxha, vitet e jetės me nėnėn dhe vellain e tij dhe pėrpjekjet pėr te gjetur eshtrat e te atit. Atėherė ai ka qenė 19 vjeē, ndėrsa i vellai, Fatosi 12-vjeē.

C'fare kujtoni nga dita e arrestimit te babait tuaj, Bahri Omari?

Jetonim ne Tiranen e Re, sapo kishim ardhur ne Tiranė. Ne mbremjen e 17 nentorit erdhen qe ta arrestonin. Nėna kundershtoi: Mos e merrni sonte naten. Ejani nesėr. Erdhen te nesėrmen. U shperndane partizane ne tė gjitha shtepite e lagjes. Nėna donte t'i jepte dreke te shoqeit, kėshtu qe shtroi tavolinen ku hengren dhe partizanet.

Si e pritet kėtė moment?

E dinim qe do tė ndodhte, pasi babai ynė kishte qenė eksponent ne kohėn e gjermaneve dhe prisnim reagime

A ka nderhyre nėna juaj tek i vellai, Enver Hoxha pėr te shpetuar te shoqein?

Jo s'ka nderhyre.

A e keni takuar babane para se sa te pushkatohej dhe kur e keni takuar pėr herė te fundit?

Po gjatė kohės se burgimit pa u dhėnė vendimi i gjykates e kam takuar disa herė, herė vetėm, e herė me nėnėn. Pėr herė te fundit e kam takuar te nesėrmen e dhenies se pretences nga prokuroria, ku ishte kėrkuar dėnimi me vdekje. Shkova ta takoja dhe bėtė muhabet, ndėrsa ai rrinte pas kangjellave. Biseda ishte e zakonshme, si ja kaloni, nėna si ėshtė...Pataj babai u pushkatua me aksham, me14 prill. Unė e mora vesh ne mėngjes dhe bashke me te afermit e mi shkuam pėr t'ia thėnė nenes. Hapem shtepine pėr tre ditė, nėna priste gratė ne shtepine tonė, unė burrat te shtėpia e kushuririt.

A patet pasoja nga arrestimi i babait, si armik i popullit, megjithėse ju u shkolluat?

Atėherė nuk merreshin masa dhe djali i Bishtqemit vazhdoi shkollėn. Ende nuk ishte ashpersuar lufta e klasave. Por, nuk kemi patur pasoja.

A keni patur hyrje - dalje me familjen e Enverit?

Mardhenie normale, hynim dhe dilnim me raste. Pas 90-es u shtuan.

A ndjeni meri pėr pushkatimin e babait?

Po, babai ynė nuk u pushkatua se ishte kunati i Enverit, por se ishte eksponent dhe u pushkatua si gjithė te tjerėt ne atė kohe. Sigurisht nuk e merritonte atė vdekje, pasi ai dhe e ka ndihmuar luftėn, ka qenė anti zogist, me Fan Nolin, deputet, por ishte kohe lufte, trazirash, revolucion dhe kėto gjėra nuk shihen shumė, i justifikon koha.

Po me pas si rrodhi jeta?

Ne nuk ishim te pasur dhe me vdekjen e babait, unė duhet te mbaja nėnėn dhe vellane, kėshtu qe u futa ne pune, ne Minsitrine e Kultures. Isha 19 vjeē. Me pas ne vitin 46 shkova me studime pėr Drejtesi ne Jugosllavi. Aty ndenja 2 vjet, u marrdheniet me Jugosllavine dhe shkova ne Sofje te Bullgarise, ku dhe mbarova studimet ne vitin 1951. (Kėtu nderhyn i vellai, Fatosi: Gjatė kėtyre 4 vjet e gjysmė ne mbetem pėrsėri unė dhe nėna pa njė njeri qe te punonte dhe gjatė kėsaj kohe ne na ka mbajtur Enveri).

A keni shkuar, aty ku u varros babai?

Po, gjyshi, babai i nenes u interesua dhe mblodhi te dhėna pėr vendin. Njė muaj e gjysmė pas varrimit bashke me nėnėn shkuam te varri. Ishte ne rradhen e dytė, i dyti nga e majta. Tė 17 te pushkatuarit ishin varrosur ne tre rradhė nga pesė veta dhe ne rradhen e katert dy te tjerė. Me pas nuk kemi shkuar me dot, pasi aty ishte dhe njė kamp ushtarak.

Po pas viteve '90 jeni interesuar?

Po sigurisht ne vitin 1992, unė shkova te takoja njė funksionar ne Ministrine e Brendshme, qe merrej me kėto punera ne atė kohe. Por, ai nuk na dha ndonjė te dhėnė. Megjithatė shkuam e pame vendin. Ne vitin 1994 Kryegjyshata solli varrmihesit, pasi ne atė parcele ishin varrosur dhe dy dervishe, Baba Faja i Martaneshit dhe njė tjetėr. Pas vitit '94 bėtė dhe njė pėrpjekje tjetėr bashke me Nestor Koten dhe me vellane Fatosin. Nestori solli dhe njė buldozier, germoi dhe gjeti njė kocke kofshe. Pėrsėri e la aty e mbuloi, ne mėnyrė qe te bėheshin germime te organizuara me vonė. Qe ne 94-en parcela u rrethua dhe me pas kur shkoi vellai me Agimin ishin bėrė ndryshime te mėdha.

Luan Omari:

Ne vitin 1945, nendrejtor ne Arsimin e Larte, Juridik

Me 1957, Dekan i Drejtesise

Ne vitin 1973, anetare i Akademise se Shkencave

Me 1975, punonjes ne Akademi

Ne vitin 1992, anetare i Akademise Evropiane te Shkencave dhe Arteve ne Austri
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė