Tema: Kolumne
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-10-12, 21:37   #5
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kolumne



KURBAN E KUR S’BAN

Drenusha Zajmi Hoxha


Me tu afruar festat e fundvitit, tė cilave po u paraprin Bajrami , na vėrshojnė reklama e oferta tė ndryshme, duke ia nisur prej agjencive tė udhėtimit, artikujve ushqimorė,veshmbathjeve e miliona vazo-zbukurimeve pėr “nuk e di pse duhet”, qė i vendosim nėpėr ēdo cep tė shtėpisė tė na grumbullojnė pluhur.
E meqė po vjen edhe festa e njėqindvjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, nėn kėtė entuziazėm edhe disa fakultete private po i bashkohen kėsaj nisme tė bukur tė lirimeve,duke ulur dukshėm ēmimet pėr semestra e provime nėn moton “ Suksesi i garantuar!”. Shumė e qėlluar. Mjafton qė studentėve po ua heq tremėn nė tėrėsi, meqė muhabeti po bėhet rreth pazarit tė parave e jo lidhur me vėshtirėsinė e provimeve.Plus po u garantohet se do ta kryejnė. Po pra. Ku keni parė ju tjetėr kėshtu?Sot nuk ju vie vetėm lavatriēja me garancion, por edhe fakulteti!!!
E, e takoj njė ditė njė kushėrirė timen, goxha nė moshė, e cila mė tregon se e ka regjistruar fakultetin , meqė siē mė tha , paskan lirim, ndėrsa edhe po e hante koha e lirė. Po e paguaj me pensionin e burrit, mė tha. Ėshtė tamam sa njė semestėr. Pėr tė tjerat po kujdeset djali. Pastaj, marr vesh se nė po atė fakultet dhe nė po atė degė, ishin regjistruar edhe djali, edhe nusja, daja i nuses, halla dhe kėto ditė po pritej edhe pėr vendimin e gruas sė dajės. Anise mėsimi e regjistrimet kanė filluar e mbaruar kaherė. Hajt bre s’ka dert. Me pare kurrė nuk ėshtė vonė. Aty njė test, aty njė kollokfium, hop! Saora ke diplomėn nė dorė. Qė thonė, njė letėr te shtėpia, helbete gjindet!
E kėshtu besa mė kujtohen edhe studimet e mia tė kahershme nė Prishtinė. Jo veē ato dridhjet sistematike nga frika e vazhdueshme e provimeve, por gjithė ajo situatė e frikshme nėn regjimin policor, tymin e lotsjellėsve, peshėn e pendrekut, dajakut dhe deri te maltretimet tjera qė u bėheshin kryesisht studentėve.
Populli, ku hynin edhe prindėrit tonė, gjithmonė u bashkohej protestave e thirrjeve kundėr dhunės e maltretimit. I madh e i vogėl tė bashkuar. Nė rrugė. Kundėr dhunės ndaj kombit, njeriut, arsimit, shėndetėsisė e gjėrave tjera..Kėshtu ishte atėherė. Ndėrsa, sot, falė Zotit, populli ėshtė bėrė mė i kulturuar. Demokratik, i heshtur, pa gojė. Sheh kiamet dhe heshtė. Se jo qė po na mungojnė dajaku e dhuna e panevojshme apo shfryerja e retarduar e ca personave nėn maskėn e policit, ndaj njeriut qė proteston. Jo bre, bereqat versėn, kemi dhunė boll. Ama po them , populli nė pėrgjithėsi ėshtė mėsuar me tė dhe tani disi po i duket krejt normale. Poashtu, akoma po i dhunohet arsimi, shėndetėsia, ligji e liria personale. Ama ai pėrsėri heshtė. Boll u bė allahile, pėr neve shqiptarėt si tė thuash bukė e zakontė. Ajo qė ėshtė mė mbresėlėnėse, ėshtė se ky farė populli i pėrvuajtur qėndron krejt stoikisht i palėvizshėn kur bėhet fjalė pėrpėrkrahjen e fėmijėve-motrave- bashkėqytetarėve qė plagosen pėr hiē kurgjė. Shikon nė televizor dhe tund kokėn me neveri, duke ngrėnė kokoshka ose ēips me ēaj. Por kjo nuk domethėnė se ata janė jo patriotik. Largqoftė!. Bėri e ju zuri kush prej tyre me “plazma keks”, ju hangri dreqi. Nė rregull ėshtė nėse ju zvarrisin rrugėve, ju fusin grusht, ju vrasin me plumba gome, ju rrahin e fusin shkelma kokės e vendeve delikate, ok, kjo po, nė rregull ėshtė. Por, plazma keks? E tmerrshme! Mund ti bleni me dhjetėra artikuj tė tjerė nga Serbia, ama plazma?!!Mos bėni shaka ju lutem!Dhe nuk ka faj kush e shet, por jeni ju fajtor, ju! Jeni krejtėsisht plazma jo patriotik.
Pastaj, sa i pėrket keqtrajtimeve, ne jemi popull i mėsuar me kėto bre!. Atėherė i huaji, tash i joti, krejt njėsoj. Pastaj nuk ėshtė se policia vepron kėshtu gjithmonė allahile. Pėrshembull del njė grusht banorėsh i Graēanicės, bllokon magjistralen disa ditė (se nuk ka paguar vet rrymė e iu kanė ndalur nja gjysėm ore) dhe askujt asgjė. Policia duron e i shikon prej sė largu, kah ua tregojnė gishtin e mesėm.
Dalin tė tjerė rrahin, arrestojnė e maltretojnė banorė skaj kufirit, e policia pėrsėri duron. Bile lejon tė arrestohet edhe vet. Askund deklarata pompoze, askund reagime tė shfrenuara, askund askush nuk thotė unė jam mė Uēk se ti. Mė takon tė bėj pak mė shumė zullum. Dhe populli hesht pėrsėri.Sa tė civilizuar janė, o Zot mė vjen tė vdes nga mallėngjimi, auh!!!!. Pastaj pėrsėri njė grusht huliganėsh djegin, vrasin, bllokojnė pika doganore e ua fusin flakėn, duke u ējerrur para kamerave si egėrsira. Pėrsėri policia duron e nuk vepron , ndėrsa populli shikon pėr seri qė thonė.
E pra, nuk ėshtė se policia nuk u tregua e durueshme deri sot!. Ama tash, qė dalin disa shqiptarė e protestojnė , kush ka faj? Kėtu hoxha e shikon ēka po thotė qitapi! Dhe qitapi po thotė bjerjuni kah tė mundeni e kujt tė mundeni se kėshtu na do bota. Nuk ka dert a ėshtė femėr, plak apo i ri. Lum e lum populli qė struket sa herė i rrihen njerėzit e vet. Pastaj sa gjynah qė u plagosėn gjithė ata policė tė armatosur deri nė dhėmbė , nga gjithė ata protestues tė egjėr duarthatė! Kushedi, varrė u janė bėrė duart e shkreta duke i rrahė tė tjerėt…!
Sidoqoftė, fallxhorėt e motit po thonė se sivjet do bėjė dimėr i ftohtė. Borė, kiamet , temperatura tė ulėta ekstreme. A-hu, nuk na ndien neve pėr kėtė. Kemi festė. Na e do shpirti qė krejt sendet t’i bėjmė pėr tė ftohtė e kiamet. Edhe gurė nė raftė pėr 28 nėntor, nė rrugė do jemi me dajre e surla. Bukė mos paēim, gojė kemi pėr tė kėnduar. Nuk na bėn asgjė i ftohti neve, jemi njerėz tė lashtė, ndoshta qysh nga koha e akullnajave. Njėsoj u patėm mėrdhirė edhe me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Me kokat e zemrat e ngrohta, nuk e ndjenim tė ftohtit, ndėrsa tė tjerėt po i grumbullonin drutė me kohė. Prerė nga oborret tona. Ndashtė. E kemi lėshuar livadh kaherė.
Tekefundit,ēdo ēudi zgjat tri ditė, qė thonė. Ligje poshtėruese, shkolla sallamadie, spitale tmerri, mafi-politikanė, politikanė-policė, policė-gangstera, gangstera- kryekomunarė, njė listė e gjatė qarkore qė qėndron e shtrėnguar si qafore hekuri , nė fytin e secilit prej nesh. Mbase kjo ėshtė arsyeja se nuk bėzajmė pėr asgjė, thjesht nuk na del zėri.
Dhe, tash qė po dėgjoj blegėrimėn e dashit nga oborri i fqiut, po pyetem cili prej nesh po e ndien mė shumė frikėn nga fundi dhe tehu i mprehtė nė fyt. As unė as ai nuke dijmė e as jemi tė vetėdijshėm pse po bėhemi kurban nga tė tjerėt, nėse privilegjet qė dalin, do ti takojnė dikuj tjetėr. Megjithatė, kam besim se ai herdokur do ta kuptojė.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė