Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-11-11, 10:07   #26
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vetmia! Si e pershkruani ju kete ndjenje?

Vetmia besoj se te ndihmon per te gjetur dhe per tu njohur me mire me veten. Keshtu njeriu ne vetmi dhe ne perqedrim te plote mund te arrije te hipnotizoje veten dhe te komunikoje me subkoshiencen e vet duke nxjerre ne pah nevojat e veta te fshehta. Keto jane teknika te fizioterapise qe te mundesojne te krijosh nje ekuiliber brenda vetes. Duke qene ne harmoni me veten mund te reagosh me mire ndaj ngacmimeve te jashtme. Shume shkrimtare apo njerez te shquar ua kane imponuar vetes vetmine qe te kishin mundesi te krijonin. Balzaku prsh. qethej tullac dhe nuk dilte nga shtepia, meqe nuk kishte c'te bente shkruante.
Ka shume lloje vetmish dhe mund ta shikosh nga shume aspekte, nga njera ane vetmia eshte mungesa e nje personi te dyte por ama mund te jete dhe nevoja e te qendruarit vetem. Te gjitha keto nqs permblidhen ne kufijte e normales nuk ka asgje te keqe. Besoj se eshte nevoje e njeriut qe te rrije vetem po aq sa eshte nevoje te jete ne shoqeri.
Ekziston dhe nje lloj tjeter vetmie, vetmia e gjeniut. Nje njeri qe ndjen se nuk e kuptojne ndjehet vetem edhe sikur perreth tij te ndodhen qindra njerez. Nuk eshte e thene qe vetmia te jete dicka negative kur mendon dicka te bukur qe nuk e ka menduar njeri ndihesh jo vetem por "i vecante". Fraza me e perdorshme e nje mburacaku klasik eshte "e kam bere vete" - pra vetem, pa ndihmen e askujt. Vetmia mund te jete mburoja me e mire e nje egoisti - "s'kam nevoje askend ia dal vete mbane" Vetmia eshte edhe pjese e folklorit shqiptar "mora rrugen per Janine, isha vetem" Vetmise nuk duhet t'i druhesh, duhet ta respektosh. Shume njerez krijojne lidhje intime me persona qe nuk i duan vetem nga frika per te mos ngelur vetem.
Eshte shume me i gjere koncepti i vetmise nuk mund te permblidhet ne dy fjale, nuk eshte gjendje fizike eshte ndjenje dhe si cdo ndjenje duhet respektuar dhe pranuar pasi ke bere kete nqs eshte ndjenje e papelqyeshme per ty kerkon te dalesh prej saj.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Giovanni : 17-11-11 nė 11:00
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė