Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-07, 22:40   #19
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

A duhet vėrtet tė pihet duhani !!!???

Pėrgjigjja mė e saktė , mė e shpejtė , mė e shkurtėr, mė e drejtė dhe mė me vend nga tė gjithė studjuesit ėshtė : Jo. Jo. Jo. (1.2.4.6.7. 9.10.11.12. ) Dhe pse ?

Organizmi i njeriut nuk ka asnjė lloj dėshire, as prirje, as tendencė as afinitet , por as e ndjenė nevojėn e duhanit apo tė nikotinės dhe pėrbėrsėve tė tjerė tė tij, nga ana fiziologjike . Ay nuk sjell as edhe njė dobi dhe s’ka asnjė llojė vleretė shendetėshme pėr organizmin e jetėn e njeriut; veēse e demton, bile shumė rėndė.

Njerzit e mėsojne ta pijnė duhanin, kryesisht nė moshė fare tė re, nė adoleshencė. Nė ato vite ku ē’do gjė fluturon, hahet, pranohet dhe besohet se bėhet. Ata e fillojnė t’a pijnė pėr qejf, e teke, pėr kuriozitet, pėr tu bėrė i pranishėm nė shoqėri. Pėr tu dukur i rritur, i pjekur,burrė. Pėr humor. Pėr tu futurė nė lojė, nė garė. Pėr ta bėrė provė. Ndonjė e pi edhe kot sė koti, pa ndonjė arsye, apo nevojė. Tė tjerė e pijnė kur janė tė mėrzitur, kur kanė halle ,ose janė tė shqetėsuar dhe u duket se kėshillohen me njė “shok” qė ja largon mendjen dhe e ngushėllon. Ata nuk e peshojnė mirė dhe nuk e ēmojne siē duhet pirjen e duhanit ;irritimet, neveritjen dhe shqetėsimin , qė i shfaq organizmi qysh nė pirjen e cigares sė parė; qė ėshtė njė sinjal mjaft domethenės dhe mė shumė rendėsi ; pėr ta kuptuar , vlerėsuar edhe pėr ta lenė. Shumica e duan ta pijnė. Kėnaqen. E ndjejnė veten krenar, mburren se po rriten , si dhe ėndėrrime tė tjera prej djaloshari. Ata e vazhdojnė me qejf pirjen e duhanit edhe pėr inerci. Mė pas u behet rutinė, u kthehet nė zakon, krijohet ves, joshen, ambjetohen , u trasformohet nė njė vetkėnaqėsi tė padurueshme dhe pa e kuptuar drogohen, bėhen skllevėr dhe molepsen prej tij.

Tė mėsuarit e pirjes sė duhanit kalon nėpėrmjet disa fazave apo etapave; qė nevojiten tė dihen dhe tė njihen , pėr tė patur mundėsi qė tė parandalohet. . ( 10 ).

Faza e pare ėshtė etapa e joshjes qė ka bima pėr tė tė afruar . Dėshira, lakmia dhe nepsi qė ka personi pėr t’a provuar dhe shijuar dhe ndikimi qė ushtron shoqėria pėr t’a tėrhequr. Kjo fazė ėshtė e rėndėsishme pėr tė vendosur nė se do ta mposhtėsh dhe do tė fitosh, apo do tė mposhtesh dhe do tė mundesh!

Faza e dytė ėshtė faza e fillimit te pirjes sė duhanit.; qė pėrkon me futjen nė valle, nė kėtė “ dasėm tė madhe” qė tė bėnė tė tė kėrcesh me pengesa , por pa harre. Mė pas vjen

Faza e tretė e stazhionimit. Pirja bėhet rutine, kthehet nė zakon , kalon nė ves dhe pa e kuptuar “ kridhesh“nė

Fazėn e katėrt, pėrfundimtare tė mvartėsisė, tė drogimit prej kėsaj bime “magjepėse”. Vlerėsimi i dozimit tė drogės, mund tė bėhet me anėn e disa pyetjeve. A pi mė shumė se 20 cigare nė ditė? Pi cigare para dhe pas 30 minutash tė zgjimit ? A ka dėshirė , ose shenjė largimi gjatė tentativės pėr t’a lėnė duhanin? Tanimė kjo etapė e vetkėnaqėsisė, bėhet pjesė pėrbėrėse e trupit tė organizmit tė duhanpirėsit dhe kthehet nė njė nevojė “ushqimi.”
Akti i tė mėsuarit tė pirjes sė duhanit ndihmohet dhe ndikohet edhe nga faktorė tė tjerė, veē moshės sė re , qė mbetet pėrparėsi. Pirja e duhanit favorizohet nga mjedisi familiarė; mbasi fėmijtė e kanė shumė tė zhvilluar aktin e imitimit dhe duke parė prindėrit e tyre tė pinė duhan, u shtohet dėshira pėr ta provuar dhe mėsuar. Kjo dukuri nė Sh.B.A. konstatohet nė 20.3% te rasteve. Faktor tjetėr favorizues pėr pirjen e duhanit ėshtė shoqeria, qė nė Sh.B.A. luan njė rol shumė dominues, deri nė 75 % tė rasteve, si nė edukim, nė sjellje dhe nė pėrfitimin e veseve tė mira e tė kėqia, bile edhe mė tepėr se familja dhe shkolla.
Reklamat e shumta nė favor tė pirjes sė duhanit, prezantimi me komoditet dhe me finesė i cigareve tė llojllojshme, paisja me filtėr dhe me erėza, si dhe paketimi magjepės i tyre; e kanė bėrė pirjen e duhanit me joshės, mė tėrheqės ,mė masivė dhe mė popullor, sidomos ndaj moshės djaloshare dhe rinisė. Kėto mėnyra veprimi e kanė kthyer duhanin nė njė element shoqėror tė domosdoshėm , nė zakon dhe nė njė “edukate” familiare ngushėllimi nė raste fatkeqėsie, tė shoqėruar edhe me raki, qė ėshtė njė ves tjetėr i dėmshem pėr njeriun. Kėtė xhest , njerzit e kanė pranuar si njė rit shoqėror, qė nė raste vdekje e shoqėrojnė me sjellje paqėtash; duke e justifikuar me shprehjen ” hidhėrimi me hidhėrim kalon”, tė huazuar nga thenia latine : similius similibus curantum est.

Duhani ėshtė parapėlqyer tė pranohet tė pihet nė forma dhe mėnyra nga mė tė ndryshme prej njeriut. Fillimisht fiset indiane tė amerikės e kanė pirė nė forme gjethe tė tharė. Ai ėshtė pėrdor edhe duke e pėrtypur gjethen e njomė me dhembė. Mė pas ėshtė vazhduar tė pihet i grirė ,i mbeshtjellė me fletė.. Mė tej ėshtė pėrdore llulla, ēibuku, pipza dhe puro. Ndėrsa nė lindjen e mesme dhe nė Turqi , shekuj mė parė ėshte pirė me nargjilen, si nė shqipėri nga Ali Pash Tepelena. Nargjileni pengon shumė kalimin e fenolit, tė katranit dhe tė nikotinės; por shton mundėsinė e marrjes sė oksidit tė karbonit. Duhani ėshtė pirė edhe me tė dredhur sidomos nė zonat fshatare, si nė fshatrat e shqipėrisė, qė haset nė 69 % tė rasteve. ( 10). Nė ditėt tona, duhani fillojė tė pėrdoret nė forma mė tė pėrsosura. Pihet me cigare tė zgjedhur, tė llojeve dhe madhėsive tė ndryshme; si Slim, Marlboro, Diamant etj.. Tė paketuara nė forma lluksoze , tė pėrzier e me nikotinė tė paster pėr ti shtuar mė shumė kėnaqėsine, sidomos tė rinjėve qė e preferojnė shumė. Kėto mėnyra reklamimi i kanė pasionuar dhe nxitur mė tepėr njerzit pėr ta blerė dhe pėr ta konsumuar mė shumė duhanin , duke e bėrė edhe mė masivė pėrdorimin e tij ; sipasojė ėshtė shtuar edhe prodhimi i duhanit dhe i cigareve , pėr t’a pėrballuar kėtė konsum tė madh. Njė maksimum i bollshėm i prodhimit, u vėrejt nė shekullin e XX. Nė vitin 1950 ai arriti nė shifrat 2.6 milion ton. Oferta pėr nevojėn e duhanit rritej nga viti nė vit, duke detyruar kompanitė ta shtojnė prodhimin e tyre. Nė vitin 1983 ,u shtua nė 5.8 milion ton. Krahas saj rritej edhe prodhimi i cigareve nė miliona. Vetėm njė firmė kineze prodhonte 1.700 miliard cigare. Po nėKinė, nė vitet e fundit janė prodhuar 1. 8 trilion cigare ne vit..( 10. 13.) Kurse nė vitin 2005 , janė shitur cigaret me njė vlerė 32.5 miliard dollare. ( 13.). Ndėrsa nė vitin 1997 janė prodhuar 5.3 trilion cigare nė bote; duke e ēuar nė njiqind milion vdekjet nė shekullin XX dhe mendohet qė vdekjet tė arrijnė nė njė miliard nė shekullin e ardhėshėm.( 13.). Nė vitin 1998 prodhimi botror i shprehur nė pėrqindje paraqitej nė kėto shifra: nė Kinė prodhohej 34%, ndėrsa ne Sh.B.A. ne 11%. (10 ).

[[[...vazhdon...]]]
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė