Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:46   #29
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Besnikėria

29. Abdullah ibėn Mes’udi [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “besnikėria shpien nė mirėsi, mirėsia shpien nė xhennet, njeriu vazhdmisht ėshtė besnik derisa tė rregjistrohet tek Allahu i tillė. Gėnjeshtra shpien nė mėkate, mėkatet shpiejnė nė xhehnem, njeriu vazhdimisht gėnjen derisa tė rrgjistrohet tek Allahu gėnjeshtar. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “O ju qė keni besuar! Kinie frikė Allahun dhe bėhuni me besnikėt.” (Teube – 10), poashtu thotė: “sikur ata tė jenė besnik ndaj Allahut do tė ishte mė mirė pėr ta.” (Muhammed – 21)
Besnikėri (es-sidk) don tė thotė: pėrputhja e fjalėve qė flet njeriu me atė qė ka nė zemėr, pra pėrputhja e fjalėve me realitetin.
Dijetarėt pėr kuptimin e hadithit kanė thėnė: besnikėria tė orienton kah punėt e mira qė janė larg ēdo gjėje tė shėmtuar, kurse mirėsia “el birr” ėshtė fjalė pėrmbledhėse pėr tė gjitha punėt e mira. Disa tė tjerė kanė thėnė se “el birr” ėshtė xhenneti edhe pse pėrfshirja e tė dy kuptimeve lejohet. Sa i takon gėnjeshtrės ajo shpien nė degjenerim.
Ky hadith na nxit qė tė kėrkojmė besnikėrinė nė ēdo aspekt e ai qė e pėrvetėson kėtė vyrtyt rregjistrohet tek Allahu nė listėn e besnikėve.
Besnikėria ėshtė prej gjėrave tė patjetėrsuara nė shoqėrinė njerzore si dhe themel i rrėndėsishėm nė ndėrtimin e saj. Sikur tė mos ketė bėsnikėri do tė humbeshin tė gjitha lidhjet e shoqėrisė dhe lidhjet shoqėrore ndėrmjet njerėzve sepse nuk mund tė paramendohet shoqėri me individė qė nuk veprojnė ndėrmjet tyre me besnikėri.
Besnikėria ėshtė natyrshmėri e njerėzve, pėr kėtė mjafton argument se fėmiut nėse ia rrėfen njė tregim ku bėhet fjalė pėr njė njeri besnik dhe njė tregim tjetėr ku flitet pėr njė gėnjeshtar do ta don besnikun dhe do ta urrej gėnjeshtarin.
Merudhij thotė: e pyeta Ahmed ibėn Hanbelin: si e kanė arritur famėn njerzit kolosė tė cilwt pėrmenden pėr punėt e tyre tė mira? Mė tha: me besnikėri, pastaj tha: besnikėria ėshtė e lidhur me bujarinė.
Fudajl ibėn Ijadi ka thėnė: njerėzit nuk mund tė stolisen me diē mė tė bukur se besnikėria.
Bilali deshi qė tė fejonte vėllain e tij me nje grua kurejshite dhe i tha familjes sė saj: neve na njhini, ishim robėr e Allahu na liroi, ishim tė humbur e Allahu na udhėzoi, ishim tė varfėr e Allahu na pasuroi. Unė dėshiroj qė vėllain tim ta fejoj me filanen prej familjes suaj, nėse pranoni falenderimi i takon Allahut e nėse rrefuzoni Allahu ėshtė mė i Madh. Kur ndėgjuan kėto fjalė filluan tė flasin njėri me tjetrin dhe thanė: Bilali ėshtė i njohur me nxitimin e tij pėr tė pranuar prej tė parėve Islamin, me prezentimin e tij nėpėr luftėra, me pozitėn e tij te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] , pra martonie vėllain e tij, dhe ata pranuan. Pasi u kthyen i tha vėllai i tij: Allahu tė faltė! i pėrmende tė mirat e tė tjerat i le! Bilali ia ktheu: ngadal o vėlla! Isha besnik nė fjalėt qė thash dhe tė martoi besnikėria.
Ismail ibėn Abdullah el Mahzumij ka thėnė: Abulmelik ibėn Mervani mė urdhėroi qė t’ua mėsoj fėmijėve tė tij besnikėrinė ashtu siē ua mėsoj Kur’anin dhe t’i largoj nga gėnjeshtra edhe nėse bėhet fjalė pėr vrasje.
Rib’i j ibėn Harrashi nuk kishte gėnjyer asnjėherė. Dy djemtė e tij ishin nisur prej nė Horasan pėr t’u kthyer nė shtėpi, mirėpo kishin bėrė mėkat sepse ishin vonuar. Njė nėpunės shkoi te Haxhaxhi dhe i tha atij: njerėzit mendojnė se Rib’i j ibėn Harashi asnjėherė nuk ka gėnjyer e dy djemtė e tij kanė ardhur prej Horasani mėkatarė! Haxhaxhi tha: ma sjellni kėtu! Pasi qė erdhi iu drejtua me fjalėn: zotėri! Rib’i ju i tha: ēka don? Ai pėrsėri iu drejtua: ē‘ėshtė puna me dy djemtė e tu? Ai tha: Allahut i kėrkojmė ndihmė, i lash nė shtėpi. Haxhaxhi i tha: mos ke dert nuk do t’u bėj atyr keq, puna ėshtė nė dorėn tėnde. </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė