Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-01-08, 05:36   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Nė kapitullin e parė, “Shqiptarėt nė Syrmien”, Taloci flet mbi legjendėn e prejardhjes sė fisit hungarez tė Klementinėve tė Petervaradit, nė Syrmien tė Hungarisė, tė cilėt sipas autorit janė etnikisht shqiptarė dhe rrjedhin nga fisi shqiptar i Kelmendit, qė sipas Talocit u ngulitėn nė zonėn hungareze pas humbjes qė Perandoria Austro-Hungareze pėsoi me osmanet gjatė luftrave austro-turke tė viteve 1737-1739, ku kelmendasit si tė krishterė, ishin pjesė pėrbėrėse e ushtrisė perandorake austro-hungareze sė bashku me fise tė tjera tė krishtera ballkanike kundra osmanėve. Pas rifutjes nė zotėrim tė Perandorisė Osmanėve tė tokave tė tyre, njė pjesė e kelmendasve katolikė, nėn presionin e frikės ndaj shpagimeve tė ashpra tė osmanėve ndaj tyre, marrin rrugėn e emigrimit, dhe njė pjesė e tyre vendoset si dhe shumė fise tė tjera sllave nė zonat e Hungarisė, nė Syrmien.(5) Taloci jep nė pėrshkrimin e tij edhe tė dhėna pėr organizimin fisnor dhe ushtarak tė kėtij fisi, mosmarrėveshjet dhe konfliktet e tyre me administratėn perandorake nė zonėn e re tė ngulimit nė Hrtkovci, Nikinci, Jarak. Nė fund ai paraqet edhe njė tabelė tė banorėve tė kėtyre fshatrave, prej sė cilės tė tėrheq vėmendjen kroatizimi i madh i gjuhės sė kėtij fisi.(6)
Ne kapitullin e dytė “Borgo Erico nė Zarė„ Taloci pėrshkruan krijimin e komunės sė Ericos nė Zarė tė Dalmacisė. Sipas Talocit gjatė Shek. XVIII pėr shkak tė konflikteve me osmanėt, shqiptarė tė krishterė emigruan pėr nė Dalmaci dhe u ngulitėn nė fshatrat e Zemenicos. Shqiptarė atje patėn pėrzierje edhe me elemente kroate, por megjithatė nė Borgo Erico karakteri shqiptar i kėsaj popullsie u ruajt, veēanėrisht nė gjuhė.(7) Taloci paraqet edhe detaje etnografike dhe regjistra tė familjeve tė kėtyre fshatrave, tė cilat i pėrkasin viteve 1726, 1733 dhe 1756.
Kapitulli i tretė “Italo-Shqiptarėt„ na jep arsyet e emigrimit tė shqiptarėve nė drejtim tė Italisė nė Shek. XV-XVI. Sipas tij kėto shkaqe gjenden nė luftrat e vazhdueshme dhe nė ndėrrimet e sundimit tė huaj nė territoret shqiptare, territore tė cilat tanimė ranė nėn sundimin otoman. Po sipas Talocit shqiptarėt kanė kryer disa vale emigrimi, tė cilat ai i paraqet nė shkrimin e tij, dhe kėto valė emigrimi tė shqiptarėve nė Itali janė si mė poshtė vijon:

- Pėr nė Ankona dhe Kalabri, nė Shek. XV.
- Nė provincėn e Katanzaros, nė vitin 1443.
- Nė Monte San Angelo dhe S.Giovanni Rotondo, nė vitet 1467-1471 dhe nė Kalabri nė vitet 1476-1478.
- Emigrimi i disa shkodranėve gjatė viteve 1477-1478 nė Rionero dhe Barille, mė pas themelojnė dhe vendbanime tė reja si, Ginestra dhe Maschite.
- Emigrimi i toskėve nė kapercyell tė Shek. XV.
- Emigrimi disa shqiptarėve pėr shkak tė pushtimit osman tė Vllahise nė fund tė shek. XV.
- Emigrimi i disa barinjve shqiptarė nga Morea e Jugut (Peloponez) nė vitin 1534.
- Emigrimi i maniotėve (Morea e Jugut), nė Barille, nė vitin 1675.
- Emigrimi i shqiptarėve nga zonat e Himarės nė vitin 1774.(8)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė