Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-01-08, 05:36   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Taloci pėrmend se ndėr shqiptarėt qė emigruan nė Shek. XV-XVI mbizotėron dialekti i toskėrishtes, nė gjuhėn e tyre, por edhe nė raportin e pėrqindjes sė prejardhjes sė popullsisė sundon karakteri tosk, megjithėse shqiptarėt u pėrzien me popullsinė e vendeve pėrkatėse, ku kėta emigrantė u vendosėn. Autori pėrshkruan edhe zonat e vendosjes sė shqiptarėve dhe marrėdhėniet e tyre me italianėt.
Po nė kėtė kapitull tė tretė, Taloci paraqet tabela ku janė regjistruar italo-shqiptarė nė vitet 1881 dhe 1894. Po ashtu bėn edhe njė listė tė emrave tė vendbanimeve dhe paraqet tė dhėna mbi raportet fetare tė popullsise.
Shkrimi “Shkrime mbi historinė e zonave tė ngulimit nė Gadishullin Ballkanik„ (Beiträge zur Siedlungsgeschichte der Balkanshalbinsel) pėrbėhet prej dy artikujsh:

1. Teoria mbi ēėshtjen vllahe ose rumune (Die Theorie der wlachischen oder rumänischen Frage)
2. Historia e motshme e ilirėve nė zonat e Bosnjės (Die Urgeschichte des Illyrertums auf dem Gebiete Bosniens)

Ne shkrimin e parė Taloci jep qėndrimin e tij duke u bazuar mbi dėshmi filologjike, sipas tė cilave barinjtė rumunė apo vllahė kanė qenė nė kontakte tė gjata me elemente ilire apo trake. Si rrjedhim, Taloci pohon se Trako-Ilirėt kanė formuar njė shtresė tė rumunėve dhe gjatė kontakteve qė kanė patur me to, ka ndodhur dhe njė pėrzierje gjaku, por sipas Talocit nuk ėshtė pėrcaktuar ende shkalla e kėsaj pėrzierje, kjo pėr shkak tė mungesės sė studimeve hulumtuese deri nė atė kohė.(9)
Nė shkrimin e dytė, ai jep njė paraqitje tė shtegtimit dhe zonave tė ngulimit tė helenėve nė bregdetin lindor tė Detit Adriatik dhe pėrkatėsisht nga vendi i origjines sė tyre helenėt shtegtojnė nė drejtim tė veriperėndimit tė Gadishullit Ballkanik dhe themelojnė kolonitė e tyre, si qytetet, Epidamnos (Dyrrhachion, Durrazo, Durrės sot nė vitin 627 p.K.); Apollonia (Avlona, Pojan tė Fierit sot, nė vitin 588 p.K.); ishulli Pharos (Lesina, Hvare); Issa (Lissa, Isa, Vishi sot).
Taloci tregon se kėto ngulime ishin qėndra tė forta dhe banorėt vendas nė interland dėshironin t’i pushtonin kėto koloni, “bashkinat greke qi u sheshuen pėrgjate bregut qenė qendra aq tė forta sa fiset e popullit qi prej brenda vendit dojshin me u sule ka deti nuk mujtn me ēue nė vend dishirin e tyne. Barbarėt e alpevet Dinare mujshin me greqizue lehtėsisht, por helenėt nuk u bajshin kurrė barbarė.(10)
Gjithashtu Taloci pėrmend po nė kėtė shkrim shtegtimet dhe ngulimet e fiseve trako-ilire, fise qė sipas autorit jetonin nė zemėr tė Ballkanit, ilirėt nė krahinat perėndimore tė Gadishullit dhe trakėt nė krahinat lindore, kurse nė jug tė Gadishullit jetonin fiset maqedono-epirote qė sipas Talocit qenė tė afėrm apo “kushėrinj„ me tė parėt.(11)
Sipas Talocit tė treja kėto fise qė autori i konsideron tė afėrm me njėri-tjetrin e kanė prejardhjen e tyre nė familjen e popujve indo-evropianė. Dhe po sipas tij, ato u dynden nė Gadishullin Ballkanik pėrpara helenėve. Emigrimi i tyre filloi nga veriu, mė parė erdhėn ilirėt dhe mė vonė zbritėn prej Karpateve trakėt. Taloci ėshtė mbėshtetės i tezės Trako-Ilire dhe sipas tij kėtė e dėshmojnė edhe paralelizmat gjuhesore.(12)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė