Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-01-08, 05:37   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Ai pėrmend se trakėt, tė cilėt ndėr emigrimet e tyre tė mėdha u shpėrndanė, me kohė u shuan si nga gjuha ashtu edhe nga kombėsia. Tepricat e tyre qenė themeli i popullit rumun. Kurse fiset ilire qė jetonin nė perėndim tė Gadishullit Ballkanik mundėn t’i qėndronin shuarjes duke qėndruar ndėr krahinat e vėshtira malore, e ruajtėn gjuhėn dhe gjakun e tyre, por me kohė edhe kėto u latinizuan dhe u sllavizuan. Vetėm njė pjesė e tyre mundi tė mbijetonte midis fuqisė sė gjuhės sė atyre popujve me tė cilėt pėr njėmije vjet ishte nė marrėdhėnie dhe kjo pjesė ėshtė ajo qė sot pėrbėn kombin shqiptar. Shqiptarėt e sotėm nuk janė veēse njė pjesė e vogėl e Ilirėve tė vjetėr, por ilirė tė pėrzier me elemente trake.(13)
Taloci flet edhe mbi organizimin e fiseve ilire, pėrmend emrat dhe zonėn e vendodhjes sė tyre si p.sh. Liburnėt, Japudėt, shtriheshin nga kufiri verior i Adriatikut, prej Istrės deri tek lumi Kėrka. Fiset ilire tė Nestėve e Manirėve shtriheshin nė krahinat mes lumenjve Kėrka dhe Neretna. Ne jug tė lumit Neretna shtrihej fisi i Ardianėve, nė jug tė tyre Desaretėt. Rreth Liqenit tė Shkodrės jetonin Labeatėt, rreth Liqenit tė Ohrit jetonin Enkelejtėt, nė prapatokėn e Dyrrahut jetonin Taulantėt; Albanėt rreth zonės sė Krujės sot. Dardanėt shtriheshin nė Ballkanin Qėndror. Nė brigjet e Adriatikut jetonin Dalmatėt, kurse Penestėt nė luginėn e Drinit tė Zi dhe Molosėt, Kaonėt e Thesprotėt shtriheshin nė Epir. Por fiset lire shtegtuan edhe pėrtej Gadishullit tė Ballkanit, si nė Itali, Venetėt nė luginėn e lumit Po, Japigėt nė Italinė Jugore, disa fise tė tjera nė Umbri dhe nė Latium, Picemum. Por ilirėt shtegtuan edhe nė fushat e Hungarisė, nė Kroaci, Slloveni, Serbi, Bosnjė-Hercegovinė, Dalmaci, Mal te Zi.
Fiset ilire emėrtoheshin ose sipas tė parit tė fisit, ose duke marrė emrin prej natyrės, p.sh. bregu i detit ilir Dalmaci = vend kodrinash ose sipas etimologjisė semite = vend bri bregut. Dardanėt = bujq, ata qė merreshin me tė mbjellurit e dardhėve, Labeatėt = me lyp, tė vobektit, Mendtarėt = te mendshėm, Taulantėt = dallėndyshe.
Studiuesit mendojnė se shumė fise ilire apo mė vonė shqiptare e kishin origjinėn e tyre nė njė paraardhės tė pėrbashkėt. Gjithashtu ato qenė shumė tė lidhur mes tyre, dhe ndanin karakteristika te pėrbashkėta, siē ishin ekzogamia, patrilinealiteti, patrilokaliteti, monogamia, adhurimi i paraardhėsve tė fisit, qė lidhet me kultin e tė parėve, kult ky tepėr i respektuar ndėr fiset shqiptare dhe sot e kėsaj dite.(14)
Nė kohė rreziku tė gjitha familjet bashkoheshin pėr tė pėrballuar armikun dhe nė krye tė fisit dilte mė i zoti. Disa fise ilire sundoheshin nga njė i parė, disa tė tjerė kishin nė krye njė pleqėsi. Fiset ilire njihnin autoritetin e mbretit dhe i bindeshin urdhėrave tė tij, por ndodhte qė lidhja midis fuqisė sė mbretit dhe krerėve tė fisit nuk ishte e plotė. Krerėt e fiseve ishin pak a shumė vasalė tė pavarur, tė cilėt mbreti kur kishte nevojė i thėrriste pėr kėshillim. Nė rastin kur krerėt e fisit bashkoheshin me armikun ndodhte qė mbretėria binte dhe si rrjedhim kishim njė pushtet paralel, dy sundime.
Ilirėt tregonin njė kujdes tė madh pėr tė ruajtur zakonet e vjetra tė tyre. Gojėdhana ishte e njė rėndesie tė veēante pėr ta. Ēdo gjė e dėgjuar prej gojės sė tė parėve ishte pėr ta e shenjtė, kjo vlente sidomos pėr fiset e veriut.
Taloci i pėrmend fiset ilire si fise luftarake, armėt e tyre ishin heshta-hedhėse e shkurter, shpata, heshta, njihnin taganin, pėrdornin topuzin.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė