Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-01-08, 05:38   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

“Luftėtarit ilir i pėlqente lufta nė male, mėsymja prej pritės e me shpatė shngjeshur sikurse edhe shqiptari i sotėm kur hedh valle shkreh pushkėn ose vringėllon hanxharin.(15)
Po tė shihnin ndonjė rrezik o hetonin afrimin e armikut, me njė shpejtėsi jepej kushtrimi prej njė maje mali nė tjetrėn, natėn e kishin zakon tė ndiznin zjarre roje. Tė plagosurit nuk i lejshin me mbet kurrė ndėr duer tė armikut. Shtėpia ishte ndėr ta sikurse edhe sot ndėr shqiptarėt e sotėm, e Zotit dhe e miqve. Puna mė e nevojshme ishte mikut me i shtrue para pije dhe ushqim, mish dhensh, djathė, bukė e qepė”.(16)
“Besimi i tyne ishte njė pėrzierje e ēuditshme e tė trupnuemit tė sendeve tė natyrės me gojėdhanat e vendit. Ata kishin tempuj tė rrumbullakėt tė ndertuem maje kodrash e aty adhurojshin idhujt qė ishin guri, druri, sermi tė veshuna me petka tė gjata, ndėr tė dyja duert mbanin nji shpatė, madje ilirėt dhe trakėt u kanė dhėnė lėndėn grekėrve pėr tė krijuar mitologjinė e tyne.”(17)
Taloci pėrshkruan po kėtu dyndjen apo sulmin e fiseve kelte nė fillim tė shek. IV p.K. prej Renit, sulmit tė tė cilėve nuk mundėn t’i rezistojnė fiset e paorganizuara ilire. Nė luftėn me keltėt u shquan ardianėt dhe autariatėt, fise tė cilat nė kėtė luftė dolėn tė mundur dhe rrudhėn kufijtė e tyre. Kėto luftime pėrfunduan kur nė Ballkan u shfaq Aleksandri i Madh i Maqedonisė, “zaptuesi i botes”, i cili nė tė gjallė tė tij arriti tė bashkojė tėrė Gadishullin e Ballkanit. Ai para se tė ndėrmerrte fushatat nė Azi nėnshtroi Ilirėt e Trakeė, shumė prej tė cilėve u inkuadruan nė ushtrinė e tij.(18)
Taloci pėrmend me rradhė mė pas edhe mbretėritė ilire si ajo e enkelejdėve, taulantėve, ardianėve, pėrmend edhe mundjet e ilirėve nė luftė me romakėt e pushtimin e tokave ilire prej Romės. “Nė vjet 167 p.Kr. morri fund mbretnija ilire. Mbretnija e Gentit qe e ndame prej Romės ndėr tri pjesė: Labeata (qendėr Shkodėr), krahina rreth Grykės sė Kotorrit (me qendėr Rrizonin) e njė pjesė e vogėl mė vehte nėn njė kryetar ilir, i cili siē duket ishte i afėrm i Gentit dhe mbante titullin e njė mbreti; kėtė gjė na e bėjnė me besue tė hollat e mbretit Ballaeos qė sundonte nė vjet 107 p.Kr.„(19)
“Kanuni i Lekės„ pėrbėn edhe kontributin e Talocit mbi tė drejtėn zakonore shqiptare. Ky artikull pėrbėhet nga dy pjesė, titulluar pėrkatėsisht: “E drejta penale” dhe pjesa e dytė “E drejta private/civile”.
Tė dyja kėto pjesė janė tė nėnndara nė nėnkapituj.
Kapitulli i parė i sė drejtės penale pėrmban paragrafėt, “Goditja”, “Gjymtimi” dhe “Vrasja”. Kurse kapitulli i dyte pėrmban, “Ēnderimi i gruas”, “Vjedhja me armė”, “Shkelja e sė drejtės sė mbrojtjes” dhe “Mbi benė”. Kapitulli i parė i sė drejtės private titullohet, “Kontratat” dhe pėrmban paragrafėt, “Dhurimi”, “Premtimi “dhe “Kontrata e depozitimit”.
Kapitulli i dytė i titulluar “Mbi sendet dhe tė drejtėn trashėguese dhe tė familjes” pėrbėhet nga paragrafėt “Mbi realizimin e fejesės”, “Mbi zotimin” dhe “Zgjidhja”. Shtojca ka edhe njė ligj provizor pėr rastin e hakmarrjes.(20)
Nė kėtė shkrim, Taloci jep zonėn dhe origjinėn e Kanunit. Sipas tij, “Shtrirja gjeografike e maleve shqiptare, e cila siguron gjithashtu, vėshtirėsi pėr tė depėrtuar nė Alpet shqiptare, u ka siguruar fiseve veriore shqiptare nė periudha tė caktuara historike, njėfarė autonomie. Bazat e kėsaj autonomie i formon e drejta zakonore, e cila trashėgohet prej kohėrash nga i ati tek i biri. Nė bazė tė kėsaj tė drejte rregullohet jeta nė malsinė shqiptare.(21)
Mendohet se emėrtimi i Kanunit tė Lek Dukagjinit rrjedh nga “Codex Alexandri”, ku me Aleksandėr, nėnkuptohen ose Aleksandri i Madh i Maqedonisė, ose njėfarė Aleksandri i fisit tė Dukagjinėve. Ky i fundit ka qenė gjithashtu, dhe bashkėkohes i Gjergj Kastriotit, me tė cilin krijoi dhe njė lidhje kundra osmanėve. Aleksandri i Dukagjinit kishte ne zotėrim tė tijin, zonėn e Mirditės. Mendimi i pergjithshem ne trevat shqiptare e lidh kodin ligjor te sipėrpėrmendur me emrin e kėtij tė fundit, nga i cili doli dhe emėrtimi Kanuni i Lekės.(22)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė