Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-01-08, 05:39   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Por disa studiues shqiptarė, vazhdon Taloci, mendojnė se kanuni mund ta ketė origjinėn e vet qė nė kohėn e Aleksandrit tė Madh, mėma e tė cilit vinte nga trevat ilire. Gjithashtu kėta studiues, nuk besojnė se Kanuni nuk ka ruajtur deri nė ditėt tona formėn origjinale tė tijėn, por ka pėsuar modifikime. Pohimet e tyre mbi origjinėn e Kanunit qė nė kohėn e Aleksandrit kėta studiues i bazojnė nė kėto arsyetime:

- Kjo e drejtė zakonore nuk ka veprim vetėm mbi trevat malore shqiptare, por dhe nė qytete, sidomos e drejta penale, e cila zėvendėson atė shtetėrore tė osmanėve.
- Kjo e drejtė gjithashtu, nė disa raste pėrdoret dhe nga vetė turqit. Po ashtu, kėta tė fundit nuk do tė lejonin pėrdorimin e njė tė drejte tė njė princi tė krishterė, si rrjedhim, nuk do tė toleronin hartimin e ligjeve kanunore me baza tė krishtera tė vepronte nė territorin osman.
- Kjo e drejtė pėrmban dhe elemente pagane, tė cilat nuk mund tė futeshin nė tė nga njė princ katolik si Lek Dukagjini, por janė rrjedhojė e kohėrave pagane ndėr trojet shqiptare.

E vėrtetė qė ky kanun ka njė pėrdorim tepėr aktiv nė zonėn e Mirditės, e cila ishte nėn sundimin e Lek Dukagjinin, dhe qė njihet si njė zonė me qeverisje tė pavarur, por kjo e drejtė qė nė kohėn e romakeve ishte lejuar tė pėrdorej nga popullsia vendase e pushtuar prej tyre, nė tre kuvende ilire.”(23)
Gjithėsesi sipas Talocit, Kanuni duhet tė ketė origjinėn nė njė tė drejtė zakonore tė motshme tė popujve blegtorė tė Ballkanit, i cili vazhdoi tė ekzistojė si nė kohėn e pushtimit sllav, atij bizantin apo mė vone atij osman.(24)
Kontribut tjetėr mbi tė drejten zakonore shfaqet dhe nė shkrimin “Projektligje turke” (Türkischer Gesetzesentėurf), qė i kushtohet kodifikimit tė sė drejtės zakonore shqiptare. Shtojca pėrmban edhe njoftime mbi tė drejtėn zakonore tė malsisė sė Shqipėrisė sė Veriut, tė ashtuquajturėn “Dschibalkomission„ (Komisioni xhibal/komisioni i maleve).(25) Nė kėtė Komision tė Maleve bėnin pjesė fiset malsore tė,

- Hotit (2 bajraqe)
- Grudės (2 bajraqe)
- Kelmendit (4 bajraqe – Selcė, Nikshi, Vukli dhe Boga)
- Kastratit (1 bajrak)
- Shkrelit (1 bajrak)
- Rancas (4 bajraqe – a)Buza Ujit, b)Kopliku, c)Grisha, d)Riolli me Grue-mir, Linai, e)Leporosh dhe Rapist
- Postribės (3 bajraqe – a)Drishti dhe Vilza, b)Bokshi me Dragoc, Vorf dhe Rashi, c)Shjaketa, Suma, Domni, Myselim, Mesi, Ura-Shtreint
- Shllakut (1 bajrak)
- Temalit (1 bajrak)
- Shalės
- Shoshit
- Pultit
- Recit (1 bajrak)
- Lohes (1 bajrak)

Po ashtu bėnin pjesė dhe si bylykbashi,

- Anamali
- Kraina
- Brugu i Bunės
- Bregu i Drinit
- Göl-kenari
- Dag-kenari
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė