Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-01-04, 16:17   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Hulumtime - Prishtinė

HULUMTIMI I OPINIONIT PUBLIK TĖ PRISHTINASVE, PĖR PROBLEMET QĖ I PREOKUPOJNĖ ATA
“Cilat janė problemet qė mė sė shumti i preokupojnė qytetarėt e Prishtinės” ėshtė bėrė nė kaudėr tė kursit “Metodat e hulumtimit empirik” Projekti i kėtij hulumtimi ėshtė punuar nga disa studentė tė Sociologjisė, Viti i II-tė.

Hulumtimi ėshtė bėrė me qėllim qė t’i vėj nė pah problemet e shumta pėr tė cilat aq shumė flitet por nuk ka kurrfarė projekti i cili do t’i identifikonte ato nė mėnyrė shkencore. Duke u nisur nga ky qėllim, pas punės 6 javore qė ėshtė bėrė, janė arritur disa rezultate nga tė cilat shpresojmė se do tė kemi dobi tė gjithė, pėrfshirė kėtu edhe komunėn e Prishtinės.
Me qėllim qė ky hulumtim t’i identifikojė problemet sa mė mirė, ėshtė punuar me pyetėsorė tė hapur, i cili pėrbėrhet nga 23 pyejte, qė janė tė ndara nė tri grupe:

1. Grupi i pyetjeve nė nivel tė lagjes
2. Grupi i pyetjeve nė nivel tė qytetit (Prishtinės) dhe
3. Grupi i pyetjeve nė nivel tė vendit (Kosovės)

Pėr tė pasur pėrfaqėsim sa mė tė mirė tė opinionit tė qytetarėve, Prishtina ėshtė ndarė nė disa zona qė pėrfshijnė disa lagje. Nė bazė tė madhėsisė sė lagjes ėshtė caktuar numri i respodentėve. Numri i respodentėve ėshtė 100. Caktimi i tyre ėshtė bėrė me metodėn e mostrės sė rastit. Kur dihet se Prishtina i ka rreth 500 – 600 mijė banorė, pėrfundimet e kėtij hulumtimi nuk mund tė jenė shumė pėrfaqėsuese pėr qytetin e Prishtinės, mirėpo nė “vija tė trasha” do tė tregoj pėr shumė probleme, si dhe preventivat qė duhet tė mirren…

Analiza e tė dhėnave tregon se qytetarėt e Prishtinės janė tė preokupuar me disa probleme esenciale qė kėrkojnė zgjidhje tė menjėhershme.
Infrastruktura, papastėrtia, janė problemet kryesore me tė cilat preokupohen banorėt e tė gjitha lagjeve tė pėrfshira nė hulumtim. Kur kemi parasysh se hulumtimi pėrfshinė tė gjitha lagjet kryesore tė Prishtinės, atėherė del se kėto dy probleme tė lartėpėrmendura nuk janė vetėm probleme tė lagjeve tė vecanta por janė probleme me tė cilat pėrballet i tėrė qyteti i Prishtinės.
Pėrvec problemeve nė nivel tė lagjeve, kemi hasur edhe nė shumė probleme tė tjera edhe mė tė mėdha, dhe mė tė pėrgjithshme, e tė cilat probleme janė brengė e madhe e tė gjithė qytetarėve. Me kėtė rast, nga tė gjitha problemet e identifikuara, ato mė kryesoret tė cilat janė preokupim i madh i qytetarėve tė Prishtinės janė: papunėsia, papastėrtia, infrastruktura e dobėt, parkingu, shėrbimet e dobėta publike, komunikacioni i dendur, ndricimi i lagjeve, qentė endacakė, mungesa e furnizimit me ujė, rrymė, ngrohje etj. Nė njėrėn nga pyetjet, ishte edhe ajo rreth asaj se Cka do tė kishit ndėrruar nė Prishtinė, 10% e respodentėve janė pėrgjigjur se do ti ndėrroja njerėzit. Nė anėn tjetėr si problem mjaft i pėrmendur nga ana e qytetarėve ėshtė edhe problemi i quajtur mbipopullim. Njė numėr majft i madh i respodentėve mendojnė se kapacitetet e rrugėve, infrastrukturės, dhe tė shėrbimeve publike tė Prishtinės janė tė vogla pėr njė numėr kaq tė madh tė banorėve.
Problem tjeter qė i preokupon qytetarėt e Prishtinės ėshtė edhe ai i ndėrtimeve pa leje. Nė pyetjen se Cka ju pengon mė sė shumti nė qytetin e Prishtinės, rreth 12 % tė respodentėve janė pėrgjigjur se problemi i ndėrtimeve pa leje duhet tė rregullohet sa mė shpejt. Ka respodent qė edhe japin zgjidhje pėr kėtė problem duke thėnė se ato duhet rrėnuar sa mė shpejtė dhe do tė ishte shumė keq po qė se kėto objekte do tė legalizohen.
Parkingu gjithashtu ėshtė njė problem qė kėrkon zgjidhje tė menjėhershme. Nuk ėshtė cudi qė njė nga pyejtet tona se ku do t’i investoni paratė e suficitit tė buxhetit, qytetarėt tė pėrgjigjen se ato para do ti investonin nė ndėrtimin e parkingjeve.
Pėr kėto dhe shumė probleme tė tjera qytetarėt e Prishtinės akuzat e tyre iu drejtonin kuvendarėve. Rreth 61% e respodentėve mendojnė se ka papėrgjegjėsi nė kryerjen e punėve nga komuna.



Problemet qė i kanė zbuluar qytetarėt janė shumė tė shumta dhe tė natyrave tė ndryshme, duke filluar qė nga problemet e infrastrukturės deri tek problemet nė kuadėr tė vendit (Kosovės). Duke pasur parasysh kėtė, e kemi parė shumė tė arsyeshme qė edhe pse ky hulumtim ka qėllim qė ti tregoj problemet e qytetarėve tė Prishtinės, ti pėrmbaj edhe disa pyetjet qė kanė tė bėj me “politikėn shtetėrore”.
Nė kėtė aspekt problemet si: statusi final, papunėsia, zhvillimi ekonomik, kompetencat, standardet, kanė zėnė njė vend tė rėndėsishėm. Vlen tė pėrmendet se rreth 70% e respodentėve mendojnė se problemi qė duhet dhėnė mė sė shumti prioritet ėshtė problemi i Statusit tė pazgjidhur tė Kosoves.



Si grup punues i kėtij hulumtimi tė vogėl, mund tė vijme tek disa konkluzione jo shumė tė dėshirueshme. Nė bazė tė tė dhėnave tė fituara kuptojmė se pėr qytetarėt e Prishtinės ėshtė mjaft vėshtirė tė mbijetohet nė Prishtinė. Problemet qė tani ekzistojne nė Prishtine mund ti ndajmė nė dy grupe tė imagjinuara:

a) problemet serioze (papunėsia, papastėrtia, infrastruktura, rryma, uji, ngrohja, rruga, ndricimi, dukuritė shėmtuese tė shoqėrisė) si dhe

b) problemet e luksit (ndėrtimin e parkingjeve nėntokėsore, ndėrtimin e qendrės sportive, metroja etj.)
Nga kjo nenkuptojme se pėr shkak se tė ashtuquajturat probleme serioze janė tė shumta, ne rekomandojmė dhe njėkohėsisht bėjmė thirrje qė tė punohet sa mė shumė qė t’i zbusim kėto probleme dhe dalėngadalė edhe t’i eliminojmė.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante