Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-04, 20:38   #2
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Lidhja e popullit Shqiptar dhe fqinjėt

Populli shqiptar ka ushqyer vazhdimisht ndaj popujve tė Ballkanit serbėve, malazezėve, maqedonasve, grekėve dhe popujve tjerė nė segmentin e vet njė miqėsi, afrim dhe solidaritet.
Baza ideore e Programit tė Lidhjes sė Popullit Shqiptar, ėshtė koncipuar nė mes tjerash, nė lirinė e tėrė popullit shqiptar pėr integritetin territorial dhe miqėsinė e bashkėpunimin ndėrfqinjėsor me popujt serbė, malazezė, grekė, maqedonė dhe popujt e tjerė tė Ballkanit.



Deviza e fuqive tė Mėdha: Austrohungarisė, Rusisė, Gjermanisė, Francės, Anglisė ishte: „nėse serbėt, bullgarėt, grekėt, shqiptarėt, rumunėt dhe popujt e tjerė ballkanikė e preferojnė miqėsinė tonė duhet tė kenė armatat e veta nacionale prej 200 gjer 300 mijė e mė shumė ushtarė. Qindra mija ushtarė do tė thoshte miliona tė tjera huash dhe rishndėrrim tė Ballkanit dhe tė popujve liridashės ballkanikė nė peng tė imperialistėve dhe ekspansionistėve tė huaj.

Gadishulli Ballkanik nuk ėshtė i vogėl dhe nuk ėshtė as i ngushtė pėr popujt e tij autoktonė. Ai ėshtė shumė i pasur. Pozita gjeografike strategjike ėshtė shumė e rėndėsishme me arteriet mė tė rėndėsishme: Luginėn Morava — Vardar, Luginėn Moravė — Ibėr dhe Nishavė — Maricė d. m. th. paraqesin arterie jashtėzakonisht tė rėndėsishme ekonomike ushtarake strategjike si pėr posedimin e Ballkanit ashtu edhe pėr depėrtimin kah Bosfori, Stambolli, Azia ashtu edhe pėr daljen nė Mesdhe, Afrikė e mė tutje qė ėshtė shėnjestėr vitale e synimeve agresive imperialiste pėr pushtimin kolonial. Ai mjafton pėr popujt e tij. Popujt e tij nuk janė tė paaftė pėr zhvillim, sepse ata nuk i ka dėnuar natyra tė jenė robėr, vetėm tė eksploatohen nga armiqtė e tyre tė jashtėm tė cilėt i nxisnin vendėt ballkanike tė kacafyten nė mes vedi. Kjo ka qenė ideja e Programit tė luftės ēlirimtare tė bashkėpunimit solidar e vėllazėror me popujt fqinj — tė Lidhjes sė Popullit Shqiptar tė mbajtur nė Prizren.

Fillimi dhe zhvillimi i lėvizjeve nacionale: kryengritja e popullit serb, grek, maqedon, kroat, malazez, hercegovas si dhe Lėvizja Nacionale e Popullit Shqiptar — ēėshtje e ndėrlikuar ball-kanike — qė e karakterizojnė antagonizmat kombinimet diplomatike tė intrigave, hipokrizisė, mahinacioneve kalon nė trollin e zjarrtė tė luftėrave dhe lėvizjeve nacionale.

Fuqitė e mėdha evropiane sa herė qė janė mbledhur rreth tryezės, ato i kanė zgjidhur vetėm problemet e veta — orekset pėr hegjemoni. Ato nuk janė kujdesur asnjėherė pėr popujt dhe shtetet e vogla, prandaj edhe populli shqiptar u bashkua nė lidhjen e vet, udhėheqja e tė cilės ėshtė shembulli i rrallė i shkathtėsisė, talentit dhe dashurisė pėr liri.

Dėshira e monarkisė austrohungareze pėr okupimin e Bosnės e Hercegovinės qe sinjal pėr popujt liridashės tė Ballkanit dhe tė Evropės se duhet ndėrmarrė masat organizative me fuqinė e armės dhe me njė bashkėpunim tė gjerė popullor kundėr politikės ekspansioniste tė shteteve tė mėdha.

Kongresi i Berlinit jo vetėm qė nuk e shqyrtoi ēėshtjen shqiptare por i dėmtoi shqiptarėt. Nuk e njohu Lėvizjen Nacionale tė shqiptarėve, ekzistimin autokton tė popullit shqiptar, nuk ia njohu luftėn pėr autonomi, luftėn pėr shkėputje dhe pėr ēlirim nga robėria shekullore turke.
Abdyl Frashėri ideolog i Lėvizjes Nacionale Shqiptare theksoi „se duam tė jetojmė nė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt tonė — me popujt dhe shtetet ballkanike".
Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė programin e vet e ka lidhur lėvizjen e vet ēlirimtare, idenė dhe programin me lėvizjet ēlirimtare progresive tė popujve maqedon, kroat, slloven, tė Bosnės e Hercegovinės e tė tjerė.

Programi i Lidhjes Shqiptare ishte njė fundament i emancipimit politik tė popullit shqiptar, ishte garanci e realizimit tė aspiratave shekullore ēlirimtare tė shqiptarėve pėr ēlirimin nacio-nal dhe pėr krijimin e autonomisė kombėtare.

Populli shqiptar i bashkuar nėn udhėheqjen e Lidhjes shqiptare, arriti njė pikė kulminative nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar.

Nė frymėn e parimeve tė kombėsisė Lidhja shqiptare dėnoi paqen e Shėn Stefanit dhe Bullgarinė e madhe sepse me kėtė shkelej liria dhe integriteti nacional i popujve tė tjerė fqinjė. Me kėtė paqe u ērregulluan seriozisht marrėdhėniet e mira mes popujve ballkanikė. Shėn Stefani ėshtė shembull nė histori se si fuqitė dhe shtetet e mėdha siē ishte Rusia cariste — pėr qėllimet e veta megalomane, hegjemoniste krijon shtetin artificial bullgaromadh — si tampon pėr grindje e pėrleshje permanente nė mes tė popujve ballkanikė — si pėrzierje tė fuqive tė mėdha nė interesat vitale tė popujve ballkanikė.

Parimisht, Programi i Lidhjes sė Popullit Shqiptar paraqet suksesin mė tė madh nė mobilizimin e masave pėr ēlirimin nacional, solidaritetin e masave pėr bashkėpunim dhe miqėsi me popujt ballkanikė, ajo shprehu qenjen nacionale tė popullit shqiptar dhe duke njohur qenien e vet njohu edhe respektoi parimet e luftės ēlirimtare pėr integritetin nacional tė popujve ballkanikė..
  Pėrgjigju Me Kuotė