Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-04, 17:08   #5
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Kosova e pėrgjakur

Kosova ka pėrjetuar dje eskalimin mė tė madh tė situatės qė nga stacionimi i trupave paqeruajtėse tė NATO-s nė qershor tė vitit 1999. Si njė zjarr i pakontrollueshėm, protestat kanė nisur nė Mitrovicė dhe janė zgjeruar pothuaj nė tė gjithė vendin. Bilanci ėshtė tragjik: njoftohet pėr sė paku tetė njerėz tė vrarė dhe qindra tė plagosur. Ka mjaftuar njė lajm i pikėllueshėm se njė turmė serbe ka ndjekur njė grup fėmijėsh shqiptarė nė fshatin Ēabėr nė veri tė Kosovės pėr tė tensionuar skajshėm gjendjen. Kundėr fėmijėve kosovarė, serbėt thuhet tė kenė ndėrsyer edhe njė qen. Duke ikur tre fėmijė kanė rėnė nė lumin Ibėr; kufomat e dy fėmijėve janė gjetur, ekipe shpėtimi po kėrkojnė edhe trupin e fėmijės sė tretė fatkeq. Por, ky ėshtė vetėm sfondi sipėrfaqėsor i pėrshkrimit tė gjendjes.
Arsyet e shpėrthimit tė dhunės nė Kosovė janė mė tė thella. Kėto ditė do tė mbushen pesė vjet nga fillimi i luftės sė NATO-s kundėr forcave serbe. Nė qershor do tė shėnohet pesėvjetori i ēlirimit tė Kosovės. Tani ėshtė koha e bilancit. Ku ka arritur Kosova gjatė kėsaj gjysmėdekade? Me ndėrhyrjen e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė rrėzuar plani i regjimit tė Slobodan Milosheviēit pėr tė realizuar pėrndjekjen mė tė madhe etnike pas Luftės sė Dytė Botėrore. Edhe injeksionet financiare tė Perėndimit (BE dhe SHBA) si dhe tė organizatave joqeveritare kanė lėnė gjurmė pozitive nė Kosovė. Mijėra shtėpi janė rindėrtuar, aty-kėtu ėshtė meremetuar ndonjė rrugė.
Megjithatė, bilanci nuk rezulton pozitiv. Kosova kryesisht ka numėruar nė vend, sepse askush nė Perėndim nuk ka ide tė qartė se si do tė zgjidhet ēėshtja e statusit. Pėrshtypja e pėrgjithshme ėshtė se vendimmarrėsit ndėrkombėtarė i frikėsohen hapjes sė kėsaj teme si djalli ujit tė bekuar. Nė vend tė zgjidhjes sė problemeve, administrata ndėrkombėtare nė Prishtinė ėshtė bėrė kujdestare e status quos. Shumė nėpunės tė misionit tė OKB-sė e shohin qėndrimin nė Kosovė si njė aventurė interesante dhe aspak tė rrezikshme. Pėr dallim nga Iraku nė Kosovė – sė paku deri mė tani – ndėrkombėtarėt janė pritur me mirėsjellje nga vendasit. Jo rastėsisht nė Prishtinė qarkullon anekdota pėr nėpunėsin e UNMIK-ut, i cili sapo tė zbresė nė aeroportin e Sllatinės afėr kryeqytetit fillon pėrgatitjen e mbrėmjes lamtumirėse. Por, ēdo muaji tė mjaltit i vjen fundi.
Dhe fundi mė radikal ėshtė shėnuar dje. Protestat kanė qenė shprehje e zemėrimit kundėr keqqeverisjes sė Kosovės, bllokimit tė procesit tė privatizimit pas intervenimit nga Beogradi, bllokadave tė rrugėve kryesore nga ana e pakicės serbe para portave tė Prishtinės dhe ndarjes sandaloze tė Mitrovicės po aq sa edhe kundėr paperspektivės sė pėrgjithshme, papunėsisė sė madhe, zhgėnjimit. Mjafton tė shikohet vetėm rritja drastike e numrit tė vetėvrasjeve nė Kosovė sidomos ndėr tė rinjtė. Edhe pesė vjet pas pėrfundimit tė luftės ende nuk ėshtė sqaruar fati i rreth tre mijė shqiptarėve, derisa kufomat e zhgroposura nga varrezat masive nė Serbi, qeveria e Beogradit vazhdon t’i mbajė si trofe lufte. Para pak ditėsh autoritetet serbe ia dorėzuan UNMIK-ut kufomat e 40 civilėve shqiptarė tė vrarė gjatė fushatės tė terrorit tė regjimit serb nė vitet 1998-1999.
Mbi tė gjitha dje ėshtė protestuar kundėr tolerimit tė strukturave paralele serbe nė Kosovė. Pėr njė fshatar serb nė njė fshat apo enklavė tė Kosovės ende ekziston pushteti i Beogradit. Pensioni i tij vjen akoma nga Serbia, ai vazhdon tė telefonojė pėrmes rrjetit serb Mobtel, korrespondencėn e sjell posta serbe. Me dijenė e UNMIK-ut, Beogradi nė Kosovė derdh miliona euro pėr funksionimin e pushtetit paralel. Nė kėtė situatė shumė serbė as qė kanė ndonjė interes tė integrohen nė Kosovė. Jo Prishtina, por Beogradi shikohet si kryeqytet. Inflitrimi i strukturave sekrete serbe nė Kosovė ka arritur nė njė nivel, kur vetė zyrtarėt e Beogradit mburren publikisht dhe nuk kanė asnjė ngurrim tė flasin pėr kėtė ēėshtje. Pėr eskalimin e gjendjes nė Kosovė ka kontribuar edhe qeveria e re nacionaliste serbe. Debati pėr “krahinėn serbe” ėshtė kthyer nė qendėr tė vėmendjes nga kryeministri Vojislav Koshtunica. Madje lideri i radikalėve serbė Tomislav Nikoliq kėrkoi qė kabineti nė Beograd tė organizojė mbrojtjen ushtarake tė serbėve nė Kosovė.
Njė sinjal i qartė ėshtė dėrguar nga protestat e djeshme edhe nė adresė tė politikanėve shqiptarė nė Prishtinė. Njerėzit janė lodhur duke dėgjuar rrėfime pėr grindjet notorike dhe mungesėn e ēdo sensi pėr bashkėpunim mes partive politike. Nė vend tė miratimit tė ligjeve, Parlamenti i Kosovės bėn jehonė nė opinion me piktura muri tė stilit socrealist. Nė vend tė adresimit tė njė oferte, njė “road map” pėr ndėrtimin e njė Kosove, ku mund tė jetojnė tė qetė shqiptarė, serbė, turq dhe minoritarė tė tjerė, politikanėt shqiptarė ende vetėkėnaqen me njė fjalor tė tejkaluar folkoristik. Kėtė imazh tė keq tė klasės politike tė Kosovės nuk e ndryshon as ndonjė shembull pozitiv, siē ishte rasti me kryeministrin Bajram Rexhepi. Dje politikanėt e Prishtinės reaguan me panik. Befasisht atyre u ra ndėrmend se nevojitet ndihma e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare pėr tė tejkaluar situatėn, pėr t’iu pėrgjigjur akuzave serbe nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, tė cilat do tė pasojnė me siguri gjatė ditėve tė ardhshme. Edhe kėtu shihen pasojat e moskomunikimit dhe moskoordinimit mes Prishtinės dhe Tiranės.
Pėrkundėr tė drejtės legjitime pėr tė protestuar kundėr status quos sė padurueshme, demonstratat e djeshme me epilog tragjik janė tė dėmshme pėr progresin nė Kosovė. Nuk duhet dyshuar nė qėllimin e mirė tė demonstruesve. Por, me apo pa vetėdije ata kanė rėnė nė njė kurth, qė mund tė jetė pėrgatitur nga Serbia. Vdekja e fėmijėve shqiptarė ėshtė tragjike, por njė shoqėri e pėrgjegjshme dhe largpamėse do tė priste hetimet dhe jo tė merrte ligjin nė dorė. Sulmet e mėvonshme tė turmave shqiptare kundėr serbėve tė kthyer nė rrethinėn e Pejės, djegia e strehimores kolektive serbe nė qendėr tė Prizrenit, shpėrthimi afėr kishės ortodokse nė Ferizaj godasin Kosovėn dhe tė gjitha pėrpjekjet e deritanishme pėr t’ia ndryshuar namin e keq Kosovės nė median dhe nė qarqet diplomatike nė Perėndim. Protestuesit duket tė mos kenė menduar pėr pasojat. Si shpeshherė nė histori edhe kėsaj radhe u dėshmua se energjia e shqiptarėve nė momente vendimtare derdhet nė drejtim tė gabuar. Tani u mbetet liderėve tė Kosovės qė kėtė situatė tė rėndė ta tejkalojnė duke e stimuluar procesin politik me iniciativa, jo me akuza e ndezje emocionesh. Njė Kosovė e pėrgjakur do tė thotė kthim nė tė kaluarėn. Dhe Kosova do tė vazhdojė tė mbahet nė karantinė nga bashkėsia ndėrkombėtare. Kėtė nuk do tė duhej ta dėshironte vėrtet asnjė qytetar i Kosovės

nga Enver Robelli
  Pėrgjigju Me Kuotė