Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-04-04, 13:07   #6
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Si mė shitėn dhunuesit I

„Jeta ime ka marrė kahje tmerruese prej ditės kur shkova nė qytetin e P.... pėr ta takuar bashkėbiseduesin tim nga mesingjeri. Nėna mė thoshte ēdo ditė, ēka ėshtė kjo bisedė nė internet, dhe me kė flisja. U njohėm me tė kur ai mė kėrkoi bisedė nė ēast dhe prej aty kaluam nė mesingjer. Kishte shumė dashuri nga dukja e parė dhe ēdo gjė ishte nė rregull dhe e ėmbėl nga takimi. Mezi prisja bisedėn me tė... U bėn 2 muaj bisedė dhe tashmė ai me tė cilin bisedoja, mė ishte bėrė njė njeri i dashur, sikur ta njihja me vjet. Sipas tėrė asaj qė flisnim dilte se ne do tė ishim njė ēift bashkėshortor i pėrkryer dhe me ēdo tė mirė nė mes. Tmerrin tim as qė e kisha menduar ndonjėherė dhe as qė mund tė kisha ėndėrruar dorėn e fortė tė mafias kosovare, duke shitur dhe dhunuar njė femėr tė re qė nuk do tė dinte madje as kur ėshtė ditė e as kur ėshtė natė. Tani jetoj e krisur dhe e komprometuar, falė policisė qė mė nxori shumė rastėsisht nga dora kriminele e dhunuesve qė mendoj se janė aq tė shpeshtė nė Kosovė dhe rreth nesh.

Pas bisedave pėr 2 muaj nė internet, vendosa tė shkoja tė takoheshim me atė njeri qė e konsideroja si timin. Isha e sigurt se me tė do tė rrinim nė shtėpinė e tij, ku do tė mė prisnin familja e tij, si njė nuse tė ardhme tė tyre. E kisha atė bindje, pa ditur se do tė prehesha nė dhėmbėt e ujqėrve qė ka aq shumė Kosova dhe nuk i zhduk askush“.

Takimi i tmerrshėm

„Ai do tė mė priste nė afėrsi tė stacioni tė autobusėve dhe unė do tė takohesha me tė posa tė dilja nga autobusi. Ai priste dhe unė, sapo dola ai mė buzėqeshi dhe ma hapi derėn e veturės. Nuk vonoi shumė dhe u futėm nė dyert e njė shtėpie tė vjetėr, nė periferi tė qytetit. Dolėn 2 burra tė tjerė dhe m’u ofruan tė mė pėrshėndesin… Hymė nė shtėpi dhe ata e mbyllėn derėn e hekurtė. Nuk po lėvizte askush dhe atmosfera mė dukej e tmerrshme. Mė propozuan tė ulesha nė njė fotele dhe njėri prej tyre ma konfirmoi se tani e tutje do tė isha gruaja e tė treve dhe jo vetėm e njėrit siē kishte thėnė ai. Njėri prej tyre ma zbėrtheu kopsen e bluzės dhe kur unė kundėrshtova, ai m’u kėrcėnua fizikisht. Pas 5 minutash dy prej tyre mė zhveshėn me dhunė dhe pa e shpjeguar tmerrin dhe dhunėn fizike qė ushtruan ndaj meje gjatė aktit tė dhunimit. Sikur mė copėtuan tė tėrėn nė ēdo pjesė tė trupit. Mė rrahėn dhe mė kafshuan dhe duke mė lėnė pėrplot lėndime nė trup, e futėn tė tretin, i cili mė dhunoi tė lodhur nė po atė shtrat. Pas aktit tė dhunimit, mė sollėn njė lėng pemėsh dhe mė vonė pak bukė. Unė qaja dhe lotoja, por kjo nuk u bėnte pėrshtypje dhunuesve. Nuk isha e vetmja qė kisha kaluar nėpėr kėtė rrugė. Kur mendova se kjo ishte e tėra, ata sollėn edhe 2 veta tė tjerė, dy burra tė pagdhendur, tė cilėt mė shfrytėzuan njėri pas tjetrit. Tashmė pashė se ishte e kotė tė bėrtisja dhe tė provoja gjithēka, sepse shtėpia ku po qėndroja, pėrdorej vetėm pėr gjėra tė tilla dhe ishte njė ēerdhe e mbajtjes sė femrave qė shiteshin dhe stėrshiteshin, pasi i dhunonin 3 burrat e moshės sė mesme.

Mė shitėn pėr njė plak!

Mė jepnin bukė dhe ujė sa pėr ta mbajtur shpirtin dhe mė sillnin vazhdimisht njerėz pėr tė zbrazur ndjenjat shtazarake tek unė. U bėn 5 ditė qė kur po jetoja e mbyllur nė atė shtėpi, e cila kurrė nuk ishte e vetmuar, por tė paktėn nga njėri prej tyre e mbikqyrur. Nuk kishte asnjė gjasė tė dilja dhe nuk kishe as mundėsinė mė tė vogėl tė paraqitesha nė shtėpi. E dija se tashmė prindėrit e mi ishin ēmendur, siē ishin kur vonohesha qoftė edhe pėr ndonjė orė tė vetme. Nga nevoja pėr tė dal dhe ikur i luta dhe u shtira se tė isha pranė tyre vetėm t’u thosha prindėrve se isha te njė shoqe imja. Jo mė thanė nuk mund t’i tregosh askujt. Kjo ishte pėrgjigje e prerė si me thikė prej tyre. Edhe disa ditė tė tjera mė sollėn gjithfarė njerėzish qė kurrė nuk i kisha menduar. I lutesha Zotit tė ma merrte shpirtin. Flisja me vetveten ēdo moment kur mbetesha vetėm. Pas njė javėsh, kur unė nisa tė zbehesha dhe tė humbja shumė peshė, ata mė morėn dhe mė shitėn gjetiu, por blerėsi u tha se unė tashmė isha e stresuar dhe nuk isha pėr shtrat. Mė hoqėn prej aty dhe mė dėrguan te njė burrė, tė cilit i kishte vdekur gruaja prej kohėsh. Ai, nuk ishte i prishur shpirtėrisht si dhunuesit dhe nuk i dinte tė gjitha veprat dhe rrjedhat e ngjarjes sė dhunuesve. Ai dukej se dinte vetėm se u jepte atyre pak para pėr tė mė bėrė grua tė vullnetshme”. /Vazhdon /


E dhunuara nė liri/Nga Kosovarija
  Pėrgjigju Me Kuotė