Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-04, 15:47   #12
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Martesa ilegale mes shqiptarėve dhe maqedonasve

Martesa ilegale mes shqiptarėve dhe maqedonasve

Nuk njihen mė parė, as janė takuar ndonjėherė, madje nuk e flasin gjuhėn e njėri-tjetrit, por “fati” u troket nė derė pėrmes njerėzve, tė cilėt mundėsojnė lidhje martesore nė rrugė ilegale. Kėshtu janė martuar me qindra e qindra vajza nga Malėsia e Shkodrės me burra maqedonas nė Tetovė. Mjafton tė paguash njė shumė prej 250 eurosh dhe lidhjet martesore bėhen funksionale mes vajzave nga Malėsia e Shkodrės dhe maqedonasve tė Tetovės. Gjithēka shkon sipas njė plani tė mirorganizuar nga rrjete ilegale qė veprojnė nė tė dyja anėt e kufirit Maqedoni- Shqipėri. Autorėt e kėtij rrjeti duke pėrfituar nga gjendja e rėndė ekonomike e shumė familjeve shqiptare nga fshatrat e thella malore tė Shkodrės kanė arritur tė nxjerrin pėrfitime duke inauguruar martesa me maqedonas. “Nusja” shqiptare dhe “dhėndri” maqedonas, duhet sė pari tė tundin xhepat pėr tė shpėrblyer shkuesit, paga pėr tė cilėt ėshtė gjithsej 500 euro. 250 eurot e vajzave pėrfundojnė nė xhepat e ndėrmjetėsuesve nė Shkodėr. Njė shumė tė tillė e paguajnė edhe burrat maqedonas, tė cilėt e derdhin paratė e tyre nė “kasafortėn” e agjencisė nė njė fshat tė Tetovės. Vajzat shkodrane tė cilat zbarkojnė nė Tetovė pėr t’u martuar me burra maqedonas, i pėrkasin moshės 24 deri mė 35 vjet. Viti 1995 shėnon dhe hapin e parė tė kėtyre martesave, kurse nga viti 2000 e deri mė tani, ky numėr ka shėnuar rritje tė madhe. Sipas psikologes sė qendrės pėr punė sociale nė Tetovė, Valdete Neziri, nga janari deri nė muajin maj, janė shėnuar 17 raste kur qytetarė maqedonas nga Tetova kurorėzohen me vajza shqiptare nga Shqipėria, konkretisht nga rrethi i Shkodrės. Kėto lloj martesash nga viti nė vit shėnojnė rritje tė konsiderueshme, ndėrsa nė vitin 2003 raste tė kėsaj natyre kapin shifrėn e 30 martesave. “Vetėm brenda 5 muajve tė kėtij viti kemi 17 raste, pra njė rritje prej 50 pėr qind’,- thotė psikologia Neziri. Ajo konfirmon se vajzat shqiptare nga Shqipėria vijnė nga zonat e thella tė rrethit tė Shkodrės ku mė shumė se 90 pėr qind e kėtyre vajzave janė katolike. Vajzat shqiptare pas kurorėzimit pėrfundojnė nė fshatra mė tė popullura nga etniteti maqedonas, konkretisht nė fshatin Bervenicė, Dobrosht, Ratajė, Tetovė dhe nė disa fshatra tė tjera.
Martesa pėrmes agjencive ilegale
Askush nga autoritetet kompetente nuk e ka vėnė ujin nė zjarr se nė njė fshat tė Tetovės funksionon njė “agjenci” ilegale, e cila siguron kapital nė kurriz tė martesave jonormale. Duket qartė se rrjeti nga tė dyja anėt e kufirit e zhvillon aktivitetin e tij pa u shqetėsuar se veprojnė nė mėnyrė tė paligjshme. “Nė fshatin tim kemi disa raste qė vajza nga Shkodra janė martuar me maqedonas”,- thotė pėr “Shekullin”Avniu nga fshati Tenovė, duke shtuar se ėshtė shumė i bindur se vajzat nga Shqipėria bėjnė martesa tė tilla ose nga mashtrimi, ose nga halli. Nė lagjen time,- thotė ai- kemi dy raste tė tilla, dhe jam i sigurt se vajzat shqiptare nuk kanė ditur se ku shkojnė dhe me ēfarė realiteti do tė ballafaqohen. Banori i Tenovės thotė se ka biseduar me fqinjin e tij maqedonas, por ai nuk i ka shpjeguar se si ka arritur deri te kjo martesė. Tė gjithė banorėt e fshatit, ku dominojnė shqiptarėt, jemi tė habitur pse “nusja e re” nuk preferon t’i pėrshėndesė nė shqip. Por- shton ai- unė e kuptoj pozicionin e saj, sepse familja maqedonase kėrkon tė ruhet tradita, pra tė mos pėrdoret qoftė dhe njė fjalė e vetme nė shqip.
Pėrpiluesit e kėsaj strategjie janė maqedonas, tė cilėt kanė ngritur folenė e tyre nė fshatin Kopanicė, nė komunėn e Jugonovcės, vetėm pak kilometra nga qyteti i Tetovės. Sipas burimeve shumė tė sigurta tė “Shekullit”, nė kėtė fshat ekziston njė “agjenci” ilegale, e cila u mundėson vajzave nga Shqipėria dhe burrave maqedonas tė vendosin kurorėn e martesės. Drejtuesit e rrjetit janė ekskluzivisht maqedonas, por ka edhe tė punėsuar shqiptarė, tė cilėt mbajnė lidhje tė fshehta me anėn tjetėr tė kufirit, duke bėrė kėshtu tė mundur martesat e tilla. Ekzistencėn e kėtij rrjeti bashkėpunues Tetovė-Shkodėr e pohojnė edhe punonjėsit socialė, tė cilėt kryejnė funksionin e dhėnies sė kėshillave para kurorėzimit. “Pavarėsisht se nuk kemi informacione zyrtare pėr njė agjenci tė tillė, ne kemi dėgjuar se ekziston njė zyrė e tillė qė shėrben pėr njohjen e vajzave nga Shqipėria me qytetarė maqedonas nga Tetova”,- shprehet nėpunėsja e kėtij insistucioni, Valdete Neziri. Ndėrkaq qytetarėt, tė cilėt preferojnė tė mbeten anonimė, thonė se qendra e kėtij biznesi martesor ndodhet nė njė shtėpi private nė fshatin Kopanicė. Pronari, sipas burimeve tona, ėshtė me kombėsi maqedonase dhe kryen shėrbime ekskluzivisht pėr bashkėkombasit e tij. Kjo konfirmohet edhe nga zyrtarėt e Qendrės pėr Punė dhe Politikė Sociale nė Tetovė, tė cilėt bėjnė tė ditur se tė gjitha martesat qė janė evidentuar deri tani me vajza nga Shqipėria, janė bėrė vetėm me maqedonas nga Tetova.

Statistika
Mosha e vajzave tė preferuara 24-35 vjeē
Pagesa pėr t’u martuar 250 euro pėr secilin (burrin e gruan)
Fillimi i martesave tė tilla viti 1995
Gjatė vitit 2003 shėnohen 30 martesa
Gjatė kėtyre pesė muajve 17 martesa
  Pėrgjigju Me Kuotė