Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-06-05, 23:12   #3
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje - godfather!


Te hyjme ma thelle ne teme: a aq i roberuar eshte shpirti ne trupin tone, sa te duroj gjithēka, qe na bejme dhe a ka ndonje konsultim ne mes shpirtit e mendjes, ndonje lidhje dialogu, qe mos te vuaj shpirti ne trupin tone? A mund ta bejme shpirtin te lire? Ne kete kontekst, kuptojme - nje frymemarrje te lire, te marrim fryme lirisht, sikurse kur dalim nga nje tunel tmerri me gjithfare duhmash edhe posa dalim, i hapim krahet e thome, me nje frymemarrje te thelle ne ajer te paster: ah, bre nuk rrihet ne ate tunel!

Shpesh ndigjojme duke thene: ah ajo embelsire, ma ka knaqe shpirtin, ajo fjale, ai njeri, ajo natyre e bukur, ai gazmend, ajo bisede, ai liber, apo - ajo falje, ai perkushtim, ai besim etj. shkurt: jam njeri i knaqur ne syte e Zotit!

Mendoj, se kur njeriu merr fryme lirisht - knaqet shpirti! Po, si te beshe ti te mundshme trupit, qe te merr fryme lirisht? Kjo eshte ēeshtja!

Dihet se me vepra te mira, e te ia dijsh Zotit per shqisat tuaja, e per krejt trupin komplet - po a flet shpirti ne trupin tone, apo vetem vuan nga paragjykimet tona, ofshane thelle, don te pelcasi merzie kur sheh trupin qe ecen drejtimit te gabuar, kur iken nga trupi i vllait te tij, kur nuk e respekton vllaun - vlla, as prindin - prind, as mikun - mik!

A flet hiē shpirti me trupin, apo vetem vuan ne heshtje?

Ju shkruani: ''Friga ndaj KRIJUESIT,nuk eshte sic pohoni ju.
Friga ndaj TIJ eshte respekti dhe ndalesa ne punet e ndyra,po mos te ekzistonte kjo frige (ky respekt) atehere shum lehte eshte qe t'i futem puneve te ndyra.Kjo e mban njeriun nga gjerat e ndyra.''

Une pohova keshtu: A duhet na gjithmone te kemi frige nga Allahu, apo te knaqemi me veprat e Tij dhe t'i zbatojme ne praktike edhe te knaqet Allahu me Krijesen e Tij!

A knaqet Allahu, kur na sheh te frikshem, apo kur na sheh krenar me veprimet tona te mira, te menēura, te drejta, te guximshme - te jemi Njeri per Njeriun, e besimtar i forte?

A ka thene vertete - Allahu, se Na duhet t'i frikesohemi Atij, apo t'i frikesohemi veprimeve tona te liga, qe mos te kemi nevoje te lajme mekate?

*Friga eshte tjeter, e respekti eshte tjeter, nese Ju pretendoni te thuani ashtu (friga, respekti, ne nje kuptim), atehere kuptohet si respekt zori, qe iu dedikohet njerezve kur bejne veprime shtazarake, te ndyera, te turpshme, gjakosje etj., e dikush iu thot: a i tutesh zotit ti bre? Kjo me duket se eshte ne shkalle te ulte te njeriut, atehere kur vetem nejriu ben vepra te liga sipas Juve? Ndoshta edhe ai perkthimi atje: ''keni frike Allahun...'' nuk eshte pergjegjese e duhur e origjinalit, apo cfare tjeter, mund te thoni?

Me shprese qe te vijojme me menēuri!


Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė