Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-10-05, 22:52   #2
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

AT GJERGJ FISHTA - FIGURĖ E MADHE E KOMBIT
-- nga Dr. Ndue Zef Toma
Universi artistik i Fishtės Njė ndėr majat mė tė larta tė relievit tė letėrsisė shqiptare ėshtė, padyshim, vepra e At Gjergj Fishtės. Ndonse kanė kaluar 65 vjet nga dita kur ai mbylli sytė pėrgjithmonė, tė rrahurat e zemrės sė tij pėr popullin e Atdheun i ndjejmė edhe sot nė krijimtarinė e pavdekshme qė na ka lenė. Kur pėrceptojmė epopenė madhėshtore "Lahuta e Malsisė", kėte "Iliadė " tė shqiptarėve, siē e kanė quajtur studiuesit e huaj, pėrjetojmė thellė ndjenjat e shpirtit heroik tė Fishtės. Nė "Mrizin e Zanave" ndiejmė vibrimet e holla tė unit lirik tė tij, qė ngazėllehet nga soditja e flamurit kombėtar, qė valėvitet si krah engjėlli nė fluturim nė sfondin e kaltėr tė Atdheut tė ēliruar, pas natės sė gjatė tė robėrisė osmane. Tė ngrohet shpirti nga zjarri i dashurisė sė zemrės sė tij pėr gjuhėn shqipe, tiparet e sė cilės i krahason me gjumin e embėl tė foshnjes sė pafaj, me dritėn e shpresės, me tė qeshurėn e ēiltėr tė njeriut tė mirė, por edhe me shkrepjen e rrufesė e me tronditjen e tėrmetit. A mund tė shprehet emocionalisht mė kapshėm butėsia e brishtia e gjuhės shqipe se sa kur pėrfytyrohet si njė fllad i lehtė pranveror qė lėmon gjinjtė e trėndafilit? A nuk na duket se ndjejmė nė lekurėn tonė shpimin e gjėmbave tė mprehtė tė satirės sė Fishtės, kur lexojmė "Anzat e Parnasit" e "Gomarin e Babatasit"?
Nga tė gjitha kėto qė thame arrijmė nė pėrfundimin se, kur futemi nė univrsin artistik tė Fishtės, bindemi plotėsisht se zemra e tij rrahu fort pėr Shqipėrinė gjatė gjithė jetės, deri nė frymėmarrjen e fundit, kur pėrpara saj bėri betimin solemn, si biri para nėnės:
Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjallė me frymė unė jam,
Kurrė, Shqipni, s'kam me t'harrue,
Edhe nė vorr me t'pėrmend kam.
Paradokse e (zh)vlerėsimit
Personalitet jo i zakonshėm, me talent e aftėsi tė rralla, me energji e prirje tė gjithanshme, Fishta tėrhoqi qė herėt vėmendjen e bashkėkohėsve, brenda dhe jashtė vendit. Ai qe jo vetėm poet i pėrmasave tė mėdha, por edhe njeri i veprimit shoqėror e politik, atdhetar i flaktė, tribun i popullit, mbrojtės i vendosur e sypatrembur i ēėshtjes kombėtare, pėr tė cilen ngriti zėrin nė shumė mbledhje ndėrkombėtare, si perfaqėsues i Shqipėrisė, duke stigmatizuar fqinjėt grabitqarė dhe fuqitė e mėdha qė qėndronin pas tyre.
Megjithatė, sot ėshtė koha qė pohime tė tilla nuk duhet tė mos deklarohen, po tė provohen me argumente tė pakundėrshtueshme, pėr arsye se, deri tani, jeta dhe vepra e Fishtės kanė kaluar dy periudha vlerėsimi:
Nė tė parėn, sa qe gjallė, Fishta arriti apogjeun e vlerėsimit, duke u ngritur nė piedestalin e lartė tė Poetit Kombėtar.
Nė tė dytėn, vetėm katėr-pesė vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtės u pėrbaltėn nė mėnyrėn mė tė pashembullt, me synimin qė ai tė varrosej njėherė e pėrgjithmonė, ose, e shumta, tė mbetej si njė njollė e zezė dhe e turpshme nė historinė e letėrsisė shqiptare.
Tė hiperbolizosh vlerat e tua kombėtare, ėshtė njė veprim i kuptueshėm, ndonse jo i drejtė; kurse t'i zvogėlosh ato, t'i mohosh, apo, ēka ėshtė edhe mė keq, tė arrish deri aty sa t'i pėrēmosh, t'i pėrbaltėsh, siē u veprua me Fishtėn, ėshtė veprimi mė i pakuptueshėm, mė paradoksal, qė mund tė mendohet!
Ėshtė thenė se personalitetet e mėdha kalojnė nėpėr tri periudha vlerėsimi: nė tė parėn, himnizohen, pastaj mohohen, pėr tė arritur, mė nė fund, nė pėrcaktimin e vlerave objektive tė tyre. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, kohės sonė i bie detyra e vėshtirė dhe mė e rėnda me njė
2. Pėrgjegjėsi tė madhe e vendosjes sė Fishtės nė piedestalin qė i takon. Kuptohet se kjo ėshtė njė punė shumė e mundimshme, gjatė sė cilės u duhet rikthyer tė gjitha atyre qė janė thėnė pėr té, mirė apo keq qoftė, duhet "rilexuar" vepra e Fishtės, pėr t'u thelluar nė analizėn e poetikės dhe tė problematikės, pėr tė nxjerrė sė andejmi mesazhin qė u solli bashkėkohėsve, kur u botua si dhe atė qė marrim né sot prej saj.
Natyrisht, nuk kam asnjė iluzion se mund tė plotėsohet njė detyrė kaq e vėshtirė dhe me njė pėrgjegjėsi tė madhe nė caqet e kėtij artikulli modest popullarizues. Kryerja e saj nė nivelin e dėshiruar mund tė arrihet me pėrpjekje tė pėrbashkėta tė forcave shkencore mė tė afta, me studim tė gjėrė tė monografive, ku vepra e Fishtės tė vėshtrohet nga tė gjitha anėt. Duke shfaqur ndonjė mendim pėr vlerėsimet dhe zhvlerėsimet qė i janė berė Fishtės nė dy periudhat qė pėrmendėm, deshėm vetėm tė ndihmojmė sadopak pėr tė sensibilizuar studimet tona pėr t'u pėrqendruar mbi kėtė figurė tė madhe tė letėrsisė shqiptare, qė tė pėrcaktojmė drejt vendin dhe rolin qė luajti nė pasurimin dhe nė zhvillimin e saj. Mendoj se koha kėrkon me ngut tė hidhet dritė mbi disa vlerėsime kontradiktore, diametralisht tė kundėrta, qė janė bėrė pėr Fishtėn dhe veprėn e tij.
Nga njėra anė ėshtė thėnė se ėshtė poet i madh, Homeri apo Tirteu i Shqipėrisė. Nga ana tjetėr ėshtė mohuar talenti poetik i tij, ėshtė denigruar si vargėzues i rėndomtė, madje ėshtė edhe akuzuar si pėrvetėsues ikrijimtarisė popullore, pra si plagjiat i saj.
Cila ėshtė e vėrteta shkencore?
Kryevepra e Fishtės, "Lahuta e Malsisė", nga njėra anė ėshtė vlerėsuar si apologjia artistike mė e fuqishme qė i ėshtė bėre Atdheut tė rrudhur e tė copėtuar nga fqinjėt grabitqarė, nga ana tjetėr ėshtė akuzuar pėr frymė shoveniste?
Pėrsėri: Cila ėshtė e vėrteta shkencore? Tokat e kujt synon Fishta tė rrėmbejė, i shtyrė nga shovenizmi i tij? A nuk kanė parasysh autorėt e akuzes se shovenizmit se né jemi i vetmi vend nė Evropė i rrethuar nga tė gjitha anėt me vetveten? A mund tė quhet shovenist Fishta pse denoncoi padrejtėsitė qė i janė bėrė Atdheut tonė nga armiqtė dhe nxori nė shesh ėndrrat e tyre pėr tė copėtuar e pėr tė rrėmbyer pėrsėri trojet tona?
Nga njėra anė ėshtė thėnė se Fishta gjatė gjithė jetės ka luftuar pėr tė drejtat e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, nga ana tjetėr ėshtė trumbetuar me forcė e kundėrta: se ai ka qenė i shitur jo tek njė po tek shumė tė huaj, madje, pėr tė mos lėnė pikė dyshimi, ėshtė thėnė se vetė Fishta ka pohuar publikisht se nuk ėshtė shqiptar! A mund tė besohet njė gjė e tillė?! Kėto duhen ndriēuar.
Pėr Fishtėn ėshtė thėnė, pėrsėri pa asnjė argument, se ka pasur paragjykime fetare edhe krahinore, qė ia kanė mjegulluar vėshtrimin atdhetar. Mirėpo, edhe me njė arsyetim fare tė thjeshtė, kam pėrshtypjen se akuza tė tilla bien menjėherė.
Po tė kishte pasur Fishta paragjykime fetare, si do tė shpjegohej qė personazhe tė shumtė tė krijimtarisė sė tij janė "tė fesė tjetėr", madje dhe kryeheroi i kryeveprės sė tij, Oso Kuka, tė cilin e ka pėrjetėsuar nė njė nga tablotė mė madhėshtore dhe mė emocionuese tė letėrsisė shqiptare, edhe ky ėshtė i "fesė tjetėr"?
Po tė kishte pasur paragjykime krahinore At Fishta, si shpjegohet qė binomi poetik, qė pėrshkon nga fillimi nė fund krijimtarine e tij ka gjymtyrė vėllezėrit Toskė e Gegė, tė cilėt me tė njejtin krahasim i karakterizon me dy rrufe qė ēajnė qiellin si shpata dhe zharisin armiqtė?
Po tė kishte pasur Fishta vizion tė ngushtė provincial, si do tė shpjegohej qė ndėrmjet pseudonimeve tė shumta qė pėrdori, me i parapėlqyeri prej tij qe Gegė Toska me tė cilin nėnshkroi kryevepra tė tilla si "Gomari i Babatasit"?
Jo, jo! Akuza tė tilla janė fare tė pathemelta! Siē ka vėrejtur me mprehtėsi shumė kohė mė parė Prof. Eqrem Ēabej, vėshtrimi artistik i Fishtės ishte i tillė qė niste tek malėsori i moēėm Marash Uci dhe vinte gjithnjė duke u shtrirė, deri sa arrinte tek Abdyl Frashėri, tek Lidhja e Prizrenit, pėr tė rrokur, mė nė fund, tėrė Shqipėrinė, tė gjitha trojet tona etnike nga Veriu nė Jug, nga Perėndimi nė Lindje.
3. Kėto janė vetėm pak gjėra nga shumė e shumė tė tjera qė janė thėnė pėr Fishtėn nė tė dy periudhat: tė vlerėsimit dhe tė denigrimit tė tij. Nė kėtė mėnyre figura e madhe e Fishtės ėshtė veshur me njė mjegullnajė, qė duhet tė zhdavaritet nga kritika dhe nga shkenca letrare objektive.
Nga sa ėshtė thėnė deri sot pėr Fishtėn del se vlerėsimet e larta qė i janė bėrė pėrgjithėsisht janė konkluzione tė nxjerra nga analiza e jetės dhe e veprės sė tij, kurse mohimet dhe denigrimet, deklarata aprioristike tė paargumentuara. Le tė arsyetojmė mbi ndonjėrėn prej tyre. Nė rast se Fishta nuk do tė ishte poet i madh, si mund tė flasin me superlative pėr te autoritete tė tilla tė artit e tė shkencės, vendas dhe tė huaj, si virtuozi i fjalės poetike Lasgush Poradeci, qė e quan me gjuhė metaforike "shkėmb tė tokės dhe shkėmb tė shpirtit shqiptar", qė shpreh me art ndjenja dhe ideale tė mėdha atdhetare? Nė rast se nuk do tė ishte gjeni i letrave shqipe, nuk do tė ishin mahnitur aq shumė nga vepra e tij Aleksander Xhuvani e Maksimilian Lamberci, Eqrem Ēabej e Norbert Jokli, Faik Konica e Anton Harapi, Jolanda Kodra e Kolė Kamsi, Gabriele d'Anunzio e Kostaq Cipo. Nuk ka dyshim se mendimet e tyre janė shprehje e ēiltėr e ndjenjave qė u ka pėrftuar vepra e Fishtės.
A mund tė besohet se Fishta ishte i shitur tek tė huajtė, pra antikombėtar, kur nė momentet mė tė vėshtira, nė mbledhjet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė Paris, nė Athinė, nė Stamboll, kur fatet e Atdheut ishin nė rrezik, ai u dėrgua si pėrfaqesues i vendit tonė pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve?
Prandaj, shkenca dhe kritika letrare kanė mundėsi dhe detyrė parėsore tė rrėzojne me argumente kėto fyerje qellimkėqia dhe nė tė njėjtėn kohė, tė zbulojnė fondin e pasur tė vlerave artistike, shoqėrore e politike tė kėtij personaliteti tė gjithanshėm tė kombit tonė, pėr tė cilat kemi aq shumė nevojė sot.
Nga buronte urrejtja pėr Fishtėn?
Duke pasur bindjen e palėkundur se Fishta ėshtė njė figure ndėr mė tė ndritura tė kombit, natyrshėm lind pyetja: ku e kishte burimin gjithė ajo urrejtje patologjike kundėr tij, qė ēoi nė trillime e shpifje aq monstruoze e njėherėsh, banale sa tė mos besoheshin?
Megjithėse pėr kėtė problem deri tani janė dhėnė disa shpjegime, kam bindjen se pėrbaltja e Fishtės u bė pėr arsye tė koniukturave politike. Dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Nė vitet e para, pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur Jugosllavia ishte "miku" ynė i ngushtė, nuk mund tė qėndronte Fishta dhe vepra e tij, qė demaskonte nga fillimi deri nė fund padrejtėsitė dhe coptimin e trojeve tona nga sllavėt. Pastaj, nė kohėn e miqėsisė me Bashkimin Sovjetik nuk mund tė qėndronte Fishta dhe vepra e tij, qė e shihte Rusinė si tutor tė armiqve tanė dhe kėta tė fundit i cilėsonte shprehimisht "klyshė tė Rusisė".
Nė kohėn kur dy miqėsitė e sipėrme u kthyen nė armiqėsi, Fishta as atėherė nuk mund tė rehabilitohej mė, pėr arsye se ishte hedhur shumė baltė mbi tė.
Rruga pėr tek Fishta
Nė fund tė kėtij njėzetėshekulli qė po pėrcjellim, rruga pėr tek Fishta u hap. Hapat e parė nė kėtė rrugė u hodhėn nga njė turmė e madhe njerėzish qė e prisnin me padurim kėtė ditė, ndėrmjet tė cilėve spikatėn Injac Zamputti, Pal Duka-Gjini (At Danjel Gjeēaj), At Zef Pllumbi, Aurel Plasari, Engjėll Sedaj, Sabri Hamiti, Tonin Ēobani, Stefan Ēapaliku, etj. Qė atėherė kanė filluar tė organizojnė veprimtari shkencore dhe tė shkruajnė artikuj pėrkujtimorė me raste pėrvjetorėsh tė lindjes dhe tė humbjes sė tij.Ribotohen vepra pak tė njohura pėr publikun. Megjithėse tė gjitha kėto janė tė dobishme dhe organizatorėt e tyre meritojnė pėrgėzime, mendojmė se puna pėr tė arrijtur tek zbulimi i plotė i vlerave tė Fishtės mund dhe duhet organizohet mė mirė.
Sė pari, kusht i domosdoshem ėshtė botimi shkencor i veprės sė plotė tė Fishtės. Nuk ka se si tė bėhet studimi pa pasur nė dorė objektin e plotė tė tij.
4. Sė dyti, Fishta duhet tė zėrė vend denjėsisht nė programet shkollore, si njė nga autorėt mė pėrfaqėsues tė letėrsisė shqiptare.
Sė treti, nė kėtė periudhė, kur ende nuk kemi punime tė plota shteruese, kritikėt dhe studiuesit tanė mė tė pėrgatitur mund tė pėrmbushnin nevojat e tanishme tė ngutshme qė ka shkolla dhe publiku lexues pėr njohjen dhe interpretimin e veprės sė Fishtės.
Natyrisht, puna e deritanishme ka qenė e dobishme dhe do vazhduar me veprimtari dhe shkrime, edhe tė thjeshta, si kjo skicė jetėshkrimore qė po paraqesim nė mbyllje tė kėtij artikulli.
Pak biografi
Rrjedha e jetės, krahas rregullsive, sjell me vete edhe mjaft rastėsi, roli i tė cilave nė zhvillimin e mėtejshėm tė saj, shpesh herė nuk mund tė parashikohet. Kėshtu, askujt nuk mund t'i shkonte nėpėrmend se fėmija qė lindi me 23 tetor 1871 dhe qė u pagėzua Zef, do tė vinte njė ditė qė do tė bėnte tė njohur nė gjithė vendin dhe me pėrtej fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės, tė padėgjuar fare deri atėherė. Askush nuk mund tė parashikonte nė atė kohė se nga ky Zef i vogėl do tė dilte mė vonė At Gjergj Fishta i madh.
Zefi i vogėl, i dalluar qė herėt pėr shkathtėsi dhe zgjuarsi, tėrhoqi vėmendjen e famullitarit, prandaj e ēuan nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės e pastaj nė Troshan, pėr ta pėrgatitur pėr frat. Pas mbarimit tė shkollės fillore e dėrguan pėr studime tė mėtejshme nė Bosnje, ku u laurua pėr filozofi dhe teologji. Atje, ndėrroi emnin e pagėzimit (sipas rregullit tė urdhėrit franēeskan), duke u quajtur tani e tutje Gjergj. U bė frat dhe tha meshėn e parė me 25 shkurt 1894.
Pas kthimit nga Bosnja, punoi pėr disa vjet si profesor nė kolegjin franēeskan tė Troshanit, pastaj, disa vjet tjera shkoi si famullitar nė Gomsiqe. Atje ai i kushtoi vėmendje tė veēantė njohjes dhe pėrvetėsimit tė frazeologjisė popullore, tė cilėn do ta pėrdorte mė vonė me mjeshtri tė rrallė nė kryeveprėn e vet "Lahuta e Malsisė".
U shqua si pjestar i shoqėrisė letrare "Bashkimi" e cila qe themeluar mė 1899 nga Imz. Preng Doēi. Mė 1908 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i komisionit pėr hartimin e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė kemi sot. Mė 1902 qe zgjedhur drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr, nė tė cilėn futi pėr herė tė parė shqipen si gjuhė mėsimi. Mė 1913 po nė Shkodėr, themeloi dhe drejtoi sa qe gjallė revistėn "Hylli i Dritės". Nė vitet 1916-1918 krijoi dhe drejtoi "Postėn e Shqipnisė". U emrua kryetar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Parisit, mė 1919. U zgjodh deputet i Shkodrės dhe nėnkryetar i Parlamentit shqiptar mė 1921. U dėrgua anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn Ndėrballkanike nė Athinė mė 1930, pastaj mė 1931 nė Stamboll dhe prap nė Bukuresht mė 1932. Mė 1931 qe ftuar dhe qe caktuar anėtar i Bashkimit Ndėrkombėtar tė Poetėve nė New Jork, ku pėrfaqėsoheshin 60 shtete.
Veprimtaria letrare e Fishtės ėshtė e gjerė dhe e gjithanėshme. Lėvroi tė gjitha gjinitė e zhanret: lirikėn, epikėn, dramėn, satirėn, publicistikėn, polemikė e oratori, vepra agiografike, pėrktheu e pėrshtati nga letėrsia botėrore. Ishte shumė aktiv nė jetėn letrare, shoqėrore e politike tė kohės. Kjo shprehet nė bashkėpunimin me tė gjitha revistat e gazetat qė dilnin, nė tė cilat botoi mbi 200 e sa shkrime. Krijimtaria poetike e Fishtės arrin nė rreth 50.000 vargje, kurse nė prozė mbi 700 mijė faqe. Vetėm "Lahuta e Malsisė" ka 30 kangė me 15.563 vargje. Fishta botoi rreth 40 vepra sa qe gjallė dhe 30 tjera i la tė pabotuara. Veprat kryesore tė Fishtės janė: "Lahuta e Malsisė", "Anzat e Parnasit", "Mrizi i Zanave", "Vallja e Parrizit", "Gomari i Babatasit", "Juda Makabe", "Mojs Golemi i Dibrės dhe Deli Cena", "Shqyptari i gjytetnuem", "Ifigjenia nė Aulli".
Pėr kėtė veprimtari letrare, shoqėrore e politike, Fishta qe nderuar me dekorata, si:
Kurorė Argjėndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrės (1911). Dekorata Mearif, nga Mbretėria Turke (1912). Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisė (1912). 5. Penė floriri, nga qyteti i Beratit (1913). Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925). Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit franēeskan (1929). Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).
At Gjergj Fishta vdiq nė Shkodėr me 30 dhetor 1940.

...si Shqipnia vend nuk ka!
(fragmente nga krijimtaria)

GJUHA SHQIPE
Porsi kanga e zogut t'verės, Qė vallzon nė blerim t'prillit, Porsi i ambli fllad i erės, Qė lmon gjijtė e drandofillit, Porsi vala e bregut detit, Porsi gjama e rrfesė zhgjetare, Porsi ushtima e njė tėrmeti, Njashtu asht gjuha jonė shqiptare.
SHQIPNIA E LIRĖ
* * *
Po, por nesėr, me ndihmė t'Zotit, Do ta bajmė prap Shqipni t'lirė Prej Prevezet m'Leqe t'Hotit, Prej Tivari nė Manastir, Edhe Flamuri Shqipnisė Si flakė mnijet e Perėndisė Do t'valvitet nė Kaēanik.
HIMNI I FLAMURIT KOMBĖTAR
Porsi fleta e Ejllit tė Zotit Po rreh Flamuri i Shqipnisė E thrret t'bijtė e Kastriotit Me u mbledhė tņk ndėr ēetė t'ushtrisė. Bini Toskė, ju bini Gegė, Si dy rrfé, qė shkojnė tue djegė! A ngadhnjyes a t'gjithė Dėshmorė, Trima mbrendė! Me dorė, me dorė!....
6. NJĖ GJAMĖ DESPRIMI
Me parzmet tona n'ata t'hershmit mota, Mburojė iu bamė Evropės, pa dijtė shka asht tuta Atbotė kur pallėn Skanderbeg Kastriota Sillte si rrfeja, e pėrmbi shtroje te buta Dridhej njė Sulltan, qė aso here Bante m'u dridhė botėn mbarė prej mnere. Po, na tue dredhun si dragoj ēelikun, Shtegun me kurma shqiptarėsh ia zumė Tartarit, e prej Evrope larg rrezikun Pėr disa kohė e mbajtėm, e poshtnuem, Por kurrė Evropa nė ndihmė njė ushtar s'na nisi, Kurr punėt mbas fjalėve qė na dha s'ujdisi.
........
E mallkue kjoftė Evropa! Atė e vraftė Zoti, E shoftė me fise, popuj e qytete Edhe premtoftė qė dersa t'endet moti, Kurrė lufta mos iu daftė pėr tokė e dete. Selitė e saj grimė me grimė u thejshin, Me gjak t'popujve t'vet sunduest iu ushqejshin! Pse krahėt pa dhimbė Shqipnisė me ia thye E prej Lirie me ia ndalun hovin? Gopsia e kujt n'Malsi ka mujtė m'ushqye? Po a Hoti e Gruda mund ta mbajnė Moskovin? Nuk duhet jo, qė tė mėkambet Shqiptaria, Qé pse po i lshohet Malit t'Zi Malsia. ........
ATDHEU
Nė ty mendoj kur agon drita, Kur bylbyli mallshėm kndon, N'ty mendoj kur soset dita Terri botėn kur e mblon. Veēse ty tė shoh nė andėrr, Veēse ty, t'kam n'mendim, Ndėr t'vėshtira ti m'je qandėr, Pėr ty i lehtė m'vjen ēdo ndėshkim.

7. NGA PUBLICISTIKA E FISHTĖS:
"Shka ka me dijtė me folė mbi politikė e mbi organizim tė njė shteti civil njė njeri malok, matrahul, qė mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasė fillore dhe qė djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradita shpijake dhe edukata familjare, qė shumė kend ndėr ta, e ban krejt tė neveritshėm dhe ekscentrik. Ky, babėn gjaksė, gjyshin katil, stėrgjyshin mizuer; rritė me katila, me gjaksė, me mizorė, me intrigantė batakēi, me vagabondė, rrugaēė, me njerėz hasėm tė kulturės e tė qytetnimit, si mund tė mendohet se ka me kenė i zoti me rregullue fatin e njė kombi ende primitiv ? Pėr me sundue njė shtet nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakēilleku, rrena, tradhtia. Duhet nderė, dije, urti, burrni, qé se ēka duhet. Po, por dija, urtia, ndera, burrnia mėsoheshin nė shkollė e, madje, me shumė mund e djersė e jo ndėr kafeshantana tė Evropės e nė mejhanė e paēaxhihane tė Tiranės, tue luejtė tavėll e bixhoz e tue pi mastikė. Po qe e vėrtetė qė njė grup njerėzish kėso dore mund tė mėkambin shtete konstitucionale e mund tė bajnė tė lumtun popuj e fise, atėherė kisha me dashtė me thanė se historia nuk asht mā "magistra vitae" e se virtyti, dija, burrnia, urtia nuk janė themelet mbi tė cilat mbahen shtetet e qytetnueme".
*** Portreti i nėpunėsit tė shtetit, qė synon vetėm tė zhvatė sa ma shumė prej tij, pėr me sigurue pėr vete njė jetė tė qetė e tė rahatshme: "....Ju kryetar kėtu, drejtor atje, mbasandej, kur tė huejtė na u hoqėn deret, Ju sot senator, nesėr deputet, mbasnesėr ministėr, tjetėrmbasnesėr prefekt, prap ministėr, prap deputet: me kėsulė nė njanin sy, endu-ēendu nė shpinė tė automobilit: tungatjeta! Nė tė djathtėn, selamalekum! Nė tė majtėn; ky hiq kėsulėn, ai hiq kapelen: zgėrdhiju njanit; gėrmushju tjetrit - Ministėr, madje!..."
*** Ja si i pėrshkruan meskinitetet e klikave tė atėhershme:
"U shpėrnda, pra, parlamenti dhe ish-parlamentarėt e Shqipnisė kthyen ndėr kafe e mejhane tė qyteteve e tė fshatrave tė veta, ku menjėherė filluen veprimin e vet: kafe,llafe, mastikė, tavėll, bixhoz. -"Jo, unė jam nacionalist. Ata janė "tradhėtorė", tė poshtėr, tė shitur, maskarenj. Une kam shpėtue Shqipninė nė ditėn ma tė ligė. Unė e mbys opozitėn. Ahmet Zog e s'ka! Kam bėrė Hukukun nė Stamboll; kam Malsinė nė dorė; kam Zadrimėn me vete; ia kam bā e kthye opozitės...".
*** Kėshtu u heq maskėn prapaskenave parazgjedhore: "Ahmet Zogu lėshoi zagarėt e vet elektorale nė tė katėr qoshet e Shqipnisė. T'u lėshuen, bre bir sāme, prefekt e nėnprefekt, t'u shpėrvolėn kryetarė bashkishė, krahinorė, se-kretarė e t'u zgaqėn kopista e arkivista..."
*** Ja si i stigmatizon feudalėt e mbrapambetun, qė damtonin ēėshtjen kombėtare: "...Ky asht njė analfabet, gjysė idiot, dembel, shumė herė sarahosh, gati gjithmonė kumarxhi, njeri pa fytyrė; pse, sadoqė poligam, prej tij s'ka guxue vajzė me dalė te dera, djalė me u endė sokakut, nuse me shkue te burri. Mendjemadh, dorėshtrejtė, qelepirxhi, ky, pėr njė ēiflik, pėr njė rybe, ka pėshty nė Fé e nė Atdhe, i ka ra mohit kombėsisė sė vet, kč, shqiptar tue kenė, e quejti veten "turk"... Ma tepėr ka vra njerėz me u pushtue tokėn; ka vra bujqit e vet pėr me u grabitė gjinden e shpisė, pėr me u marrė bagėtinė, pėr shźj pushke. Myzeqari prej tij s'ka guxue me mbajtė armė, me shkue nė kal tė shalės, me ngreh oxhak mbi pullaz tė shpisė...".
8 . VLERĖSIME PĖR FISHTĖN DHE VEPRĖN E TIJ
** "Me tė drejtė i kanė thanė Fishtės Tirteu i Shqipnisė, se, sikurse ai me elegjitė e tij ndezi zemrat e spartanėve, njashtu edhe epopeja e "Lahutės", odet dhe elegjitė e "Mrizit tė Zanave" e tė poezive tė tjera, kanė mbjellė nė zemėr tė djelmnisė sonė dashurinė e pamasė pėr truallin e tė parėve dhe pėr gjuhėn amėtare. Njikėto dy ideale: atdhedashtnia dhe ruajtja e gjuhės si dritėn e synit, lavrimi dhe pėrparimi i saj kanė qenė polet, rreth tė cilave shtrihej gjithė vepra e ēmueshme e Fishtės".
Prof. Aleksander Xhuvani
** "Fishta ėshtė "shkėmb i tokės dhe shkėmbi i shpirtit shqiptar".
"Gjithė vepra poetike e shoqėrore e At Gjergj Fishtės u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombėtar. Me tė vėrtetė, ku ka ide dhe ndjenjė mė tė madhe, mė tė denjė pėr tė derdhur dhe kėnduar nė art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!"
Lasgush Poradeci
** "At Gjergji ka qenė pėr ne, deri ditėn qė mbylli sytė, patriarku i letrave shqiptare e poeti ma i madh i vendit tonė."
Kostaq Cipo
** Kot pėrpiqėn grekėt e sotėm tė gjejnė nė letėrsinė e tyre njė vepėr mė tė plotėsuar se "Lahuta".
Faik Konica
** Fishta "Poeti i Madh i popullit tė shquar shqiptar".
Gabriele d'Anunzio
** "Patėr Fishta njihėt si poeti mė popullor i shqiptarėve, si poeti mė i pėrzemėrt i kėtij populli... Si kėte kemi edhe njė tė madh tjetėr: Rabindranath Tagora."
Erwin Stranik
** "I rrėnjosur krejtėsisht nė popullin e vet, Fishta ka dashur tė pėrgjonte si flasin burrat e gratė e maleve. Ka marrė prej tyre mėnyrat e nėmėve, tė mallkimeve e tė urimeve dhe ēdo gjė e ka shkrirė me mjeshtri nė poezitė e veta".
..."Koha e ardhshme ka me dijtė me ēmue edhe ma mirė randėsinė e kėtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij tė jenė pėrkthye ndėr gjuhe ma tė pėrhapuna."
Prof. Dr. Maximilian Lambertz
9
** "Shqipnia qe ideali i tij, pėr te punoi, pėr te vuejti e me emnin e saj nė gojė dha frymėn e fundit."
Prof. Karl Gurakuqi
** "Patėr Fishta...me veprat e tij nė poezi e nė prozė arriti tė kurorėzohej me dafinė si mė i madhi poet kombėtar, ai ėshtė tharmi i poezisė popullore shqiptare dhe mė i kulluari shkrimtar i Arbėrisė."
Anton Baldacci
** "Njė ndėr gurrat e trajtimit tė tij (tė Fishtės) letrar kjenė jo vetėm klasikėt e letėrsisė greke, latine, franceze e sllave, por edhe klasikėt gjermanė, spanjolė e anglezė..."
At Pal Dodaj
"....prodhimi poetik e letrar i Fishtės, prodhimi i pasun, i ndryshėm, origjinal, i frymėzuem prej botės fizike e morale tė Atdheut.
....ēmohet edhe si prozatuer elegant: sidomos nė prozėn politike e polemike asht i gjallė, i kjartė e shumė i rrebėt."
Prof. Kol Kamsi
"Poemi epik "Lahuta e Malsisė" asht njė vade mecum i ēdo atdhetari."
Don Kolec Prennushi
** "Lahuta e Malsisė" mund tė qėndrojė pėrkrah veprave poetike mė tė shquara tė popujve tė tjerė."
M. A. Freün von Godin (albanologe gjermane)
** "Tingulli i lirės sė tij (Fishtės) gjithmonė i gjallė, ka pėr tė vazhdue tė mbajė nė kambė kombėsinė e gjuhėn tonė."
Prof. Filip Fishta
** "Pas vdekjes Fishta... nisi tė jetojė ma me gjallni nė shpirtin e nė zemrėn e kombit: u pėrjetsua nga Kombi qė ai pėrjetėsoi nė vepra tė pavdekshme."
At Viktor Volaj
** "Kam ardhur tė gjej letrarin shqiptar dhe gėzohem se gjeta oratorin, filozofin e pedagogun."
Njė shkrimtar francez, pas takimit me Fishtėn.
10
** "At Gjergj Fishta nėpėr ma tė mėdhatė qytete tė botės, pėrpara mija e mija poetėsh, njerėzish tė naltė, shkencėtarėsh, diti me qitė nė pah e me naltsue vetitė ma tė rralla tė kombit shqiptar, historinė lumniplote e traditat shekullore tė tij."
Nush Topalli
** "At Fishta asht e duhet tė mbetet poeti i forcės, i njaj force primordiale e kaotike. Pėrshkrimet e tij kanė gjithmonė njė ngjyrė apokaliptike, e ndėr to, njė frymė misterioze pėrplas njerėz e sende."
Prof. Pashko Gjeēi
** "Mbreti i poetėve shqiptarė, Patėr Gjergji qe i pari qė vuri nė shkollė gjuhėn shqipe dhe mbrojti me trimėri tė drejtat e Kombit tonė nė ēdo konferencė ndėrkombėtare dhe ėshtė i pari qė me vepren e vet poetike i fali shqiptarit epopenė, historinė e pėrpjekjeve tė tij pėr liri.
...At Fishta...nuk jetoi nė "kėshtjellen e fildishtė", por u hodh me entuziazėm djaloshar nga njė mision nė tjetrin pėr tė mirėn e kulturės e tė racės shqiptare...
Fishtėn, me temperament thjesht klasik nuk do ta frymėzonte asgjė me parė se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i ėshtė kushtuar Atdheut."
Lefter Dilo
** "Fishta, tue kuptue mirė randėsinė qė ka bashkimi, edhe si plotėsim nė mungesėn e fuqive, deshi t'u vinte breznive ma tė lashta bashkimin si veti tė trashegueme, megjithėse jo aq tė spikatun, me tė cilin tė parėt tonė pėrballuen ēdo rasė e peripeci."
At Konrrad Gjolaj
** "Fishta ėshtė "njė nga ata njerėz tė rrallė qė duken nė qiellin e njė kombi e lėnė pas vetes njė dritė, qė ngroh zemrat e brezave tė shumė shekujve."
Terenc Toēi
** "Fishta mori prej popullit gjithēka qė gjet tė hijshėm, tė madhnueshėm e tė fuqishėm, e porsi njė piktor i zoti, e shndrroi nė shpirtin e vet, tue e riprodhue nė njė mėnyre e cila asht vetėm e tija, prandej, origjinale."
At Anton Harapi
** "Lahuta asht njė pinakotekė e artit kombėtar, ku poeti pikturon gjallė tipat, personat, skenarėt e kostumet; njė depozitė motivesh kombėtare u lihet piktorėve shqiptarė."
** "...At Fishta, ky gjeni me rrėnjė nė tokėn amėtare tė popullit shqiptar, qė pėr shkak tė njohjes sė thellė qė kishte mbi letėrsinė klasike dhe mbi jetėn e sotme shpirtėrore tė kombeve tė Evropės u ngjit deri nė majat mė tė larta tė kulturės."
Prof. Dr. Norbert Jokl
11
** "...me At Gjergj Fishtėn gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojė. Me At Gjergjin, kryetar nė Kongresin e Manastirit u caktue njėherė e pėrgjithmonė njė alfabet i vetėm pėr mbarė Shqipninė, vendim ky me dobi qė nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhė mėsimi...
Stili i At Gjergjit, stil burrash e krejt shqiptar, tė ushton hijshėm e fuqishėm nė tė njėjtėn kohė. Sado qė studimet e veta i bani tė gjitha nė gjuhė tė huaja, sado qė zotnonte ma sė miri italishtėn, frengjishtėn, slavishtėn e latinishtėn, shkrimeve tė tij kaq u vjen era shqip, sa me t'u dukė se nuk ka ditė veē gjuhėn e vet. Poezinė e tij e shijon jo vetėm njeriu me shkollė, por edhe i pashkolli."
At Mark Harapi S.J.
-- dėrguar nga Klajd Kapinova
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė