Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-05, 00:21   #3
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Patėr Gjergj Fishta - gjeniu pa varr
nga Mėrgim Korēa, Michigan, tetor 2001

Shekulli i XIX-tė po u avitej grahmave tė fundit. Luftrat qė i patėn shtrirė tentakulat e tyre rrėmbyeshėm mbi Ballkan e qenė afruar deri nė Vienė me qėllim paranojak pushtimin e gjithė Europės, ia thithėn nga trupi Perandorisė Osmane gjithė gjakun dhe energjinė e saj. Kėsisoj truri dhe trupi i perandorisė dikur tė pėrbindėshme u plandosėn pėr tokė e bashkė me to u thanė edhe tentakulat e saj rrenimtare !
Ngjarjet sa vinte e rrokulliseshin shpejt. Ushtria turke u thye pėrfundimisht nė Plevna dhe Rusia e detyroi Turqinė ta firmoste traktatin e Shėn Stefanit. Si humbėse, Turqisė iu desh t'ua njihte, veē Bullgarisė sė madhe me gjithė Maqedonķ edhe autonominė Bosnjes e Herzegovinės.
Nga ana tjetėr Greqia, pėr fitimin e pavarėsisė tė sė cilės gurė themeli qenė bėrė trimat arvanitas gjysėm shekulli mė parė, mbasi e hodhi lumin u bashkua asokohe me tufėn e ēakenjėve sllavė qė orvateshin tė rrėmbenin sa mė shumė toka historikisht tė banuara nga shqiptarėt.
Pikėrisht, nė kėto kohė tė turbullta, Kombit Shqiptar i dilte njė mbrojtės i denjė, Patėr Gjergji Fishta. Jeta e tij u shtri mbi kapėrcyellin e vėshtirė tė dy shekujve.
Kombi ynė, duke e pasė ruajtur nė shekuj vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte vėrtetė, por jo i inkuadruar nė atė strukturė shoqėrore-ekonomike qė quhet shtet. Ky koncept, abstrakt pėr shumėkėnd, madje deri edhe pėr mėndjet e ndritura shqiptare tė asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e pėrfytyronin shqiptarin nė suazėn e njė protektorati. Tė tjerė e mendonin kombin tonė tė bashkuar nė njė kanton. Pikėrisht nė kėto rrethana tejet vendimtare pėr kombin tonė, kur e ardhmja e tij ish e rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht e turbulltė edhe kur Bismarcku Shqipėrinė e shihte si " njė shprehje gjeografike" duke shtuar edhe "... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk kanė …", Patėr Gjergji, duke i peshuar edhe drejtėpeshuar tė gjithė kėta faktorė, u bė njeri nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e kuptoi drejtė se Turqit e Rinj donin pėrkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan pėr herė tė parė mėsimin e gjuhės shqipe si gjuhė tė dytė nė shkollat fillore si edhe ruzhdijet, (por shqipe e shkruar me shkronja arabe). Tek personi i tij u ndėrthurėn madhėshtķja e tij parashikuese me patriotizmin e mirėfilltė. Ai e shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė nė njė shtet tė mirėfilltė kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me "kirilicat" e Kirilit apo me "krrabat" osmane qė pėr mė se 500 vjet u kishin ngecur nė fyt shqiptarėve! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķsė sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės qė ai pati ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit. Pra, Patėr Gjergji, lojti rol kryesor, duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !


Lidhur me autoritetin e padiskutueshėm patriotik tė At Gjergjit, ia vlen qė nė kėtė kontekst, duke iu referuar pikėrisht viteve kur shkrimi i shqipes me germa latine u bė njė realitet, tė sjell edhe njė kujtim timin personal, qė mbresė tė pashlyeshme ka lėnė tek unė. Ishte viti 1954. Kishim vajtur sė bashku me nėnėn t'i bėnim njė vizitė Hafėz Ali Korēės. Nė bisedė e sipėr fillon Hafėz Aliu dhe na flet se ē'fatkeqėsi kombėtare ishte pėrndjekja e dhunėshme qė regjimi komunist po i bėnte Klerit Katolik tė cilit ia kositi kokat mė tė vyera tė tijat. Pėrmėndi shumė syresh si Dom Ndré Zadźjėn, At Vinēens Prendushin dhe tė tjerė. E pastaj, mbas njė pushimi tė shkurtėr, mori frymė dhe shtoi (pak a shumė tekstualisht): " …kėta (komunistėt), nuk kanė as fé dhe as atdhé. Tė kish qenė gjallė Patėr Gjergji, as para tij nuk do tė stepeshin e do t'a pėrdhosnin e t'a zhduknin. …Ē'pėrbindėsha qė janė…" Pastaj heshti. E pashė se u pėrlot e nuk fliste dot. Mbas njė pushimi shtoi: "E kam dashur dhe respektuar pa kufi pėr vlerat e tija tė pashterėshme si edhe pėr atdhetarizmin e tij… Me kėmbėnguljen e tij gjuha jonė e lashtė gjeti sintetizim tė shkruar… Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri mė pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė), qė nė demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės shqipe me shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe tė Kongresit Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to…"
Edhe sikur aktiviteti patriotik i Patėr Gjergjit tė qe ndalur nė nėntorin e 1908-ės, aq sa kish bėrė Ai pėr kombin e Tij deri atėherė, mjaft do tė ishte, qė emri i Tij tė shkruhej me gėrma tė arta.
"Gjuha shqipe vojt kah perėndimi", kish thirrur atėbotė Patėr Gjergji … dhe kish pasur tė drejtė sepse me veprėn e Tij realizoi aspiratat mbarėshqiptare, realizoi edhe ėndrrėn e Naimit tė madh qė kėrkonte "diellin qė lind andej nga perėndon".
Por pėr Tė nuk kish tė ndalur pėrkushtimi atdhetar.
Mė 1913-ėn, nė shėnjė revolte kundra Fuqive Ndėrkombėtare qė e mbanin tė pushtuar Shkodrėn, Patėr Gjergji do tė ngrinte Flamurin Shqiptar nė Kishėn e Gjuhadolit. E, nė shėnjė vėllazėrimi dhe solidarizimi mes muslimanėve dhe katolikėve, do tė lidhte me njė banderollė dritash Kishėn me minaren e Xhamisė sė Fushė Ēelės. Ēuan atėherė "qeveritarėt e huaj" dėrgatėn e tyre qė mes kėrcėnimesh frikėsuese urdhėruan uljen e flamurit por "Frati trim" me ironinė e Tij tė guximėshme u tha: "Flamuri jonė e ka pėr ndérė tė gjuhet prej topash t'huej".
Mė 1919 e shohim delegat nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare, sė bashku me Imzot Bumēin, nė Konferencėn e Paqės nė Paris. Dhe ē'ėshtė pėr tu theksuar, jo rastėsisht Kryeministri i Qeverisė sė Durrėsit Turhan Pashai vendosi tė largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit nė konferencėn e njohur si Konferenca e Versailles. "… Eshtė mė e udhės qė para Kancelerive Europiane tė paraqitet njė Prelat Katolik se sa njė ish ambasador i Turqisė sė vjetėr nė Shėn Peterburg."
Nė vazhdim, mbas zgjedhjeve tė 6 qershorit 1921, deputetė tė Shkodrės nė Parlamentin Shqiptar zgjidhen Patėr Gjergj Fishta si edhe Dom Ndré Mjeda e bile Patėr Gjergji zgjidhet edhe nėnkryetar i Parlamentit Shqiptar. Me kėtė rast ėshtė mjaft domethėnėse fjala e analistit tė hollė politik, sekretarit tė Ambasadės Hungareze nė Romė, thėnė Patėr Pal Dodės "Ju keni disa deputetė nė Parlament qė do tė lenin nderė edhe nė Odėn e Komuneve tė Londrės".
Nė tetor tė vitit 1921 At Gjergji Shkollės Franēeskane i shtoi edhe pesė klasa dhe e quejti "Gjimnazi Illyricum", bėrthama e tė cilit qe shkolla fretnore e themeluar qė mė 1861, i sė cilės shkollė Pater Gjergjit, qė mė 1902 ishte drejtor dhe me ē'rast ai futi si gjuhė shkollore shqipen duke e kaluar gjuhėn italishte si gjuhė tė huaj tė dytė.
Marr shkas kėtu tė kujtoj edhe njė ndodhķ personale.
Tek Imzot Luigj Bumēi, Ipeshkvi i Lezhės i cili banonte nė Kallmet, kam shkuar mė 1943 me t'im atė tė cilin ai e kishte ftuar tė kalonin njė ditė sė bashku. Biseda ndėrmjet Imzot Bumēit dhe t'im eti, mė sė shumti, u zhvillua rreth Patėr Gjergjit dhe veprės sė Tij. Nė pasdreke vonė, para se tė largoheshim, Imzot Bumēi drejtohet nga biblioteka e tij shumė e pasur dhe nxjerr Lahutėn e Malsisė, merr penėn dhe si e ngjyen nė bojė me ngadalė duke u menduar, shkruan kėtė autograf, i cili gjatė viteve, sa herė e lexoja, aq mė shumė mė prekte: "Kėt dhuratė t'vyeme, i dashtun Xhevat, e kishe tagėr me t'a pasė dhānė vetė Padėr Gjergji, qi italishten e hoqi prej nji shkolle e ty pėr hjekje qi bāne t'gjuhės italiane prej tānė shkollave fillore t'Shqypnisė".
Nė vazhdim, Patėr Gjergjin e shohim tė ftuar mes poetėve mė tė shquar tė botės mė 1922 nė New York.
E shohim gjithashtu si kandidati i parė shqiptar i propozuar pėr ēmimin Nobel !
Gjatė udhėtimit transoqeanik Ai shkruan edhe kėngėn "Lugati", ku Mehmet Ali Pasha i shfaqet si lugat Krajl Nikollės dhe e nxit … me djegė e lį n'gjak Plavė, Gusķ e Malsķ.
Dhe patėr Gjergji, pėrgjatė asaj hullije, e mbyll kėngėn me vargjet e bukura dhe domethėnėse:
"I huptė Zoti pėrnjimend,
Knjaz Nikollė edhe gjithkźnd,
Qi mendon e shorton zķ
Pėr tė buk'rėn kėtė Shqipnķ !"
E gjejmė Patėr Gjergjin flamurtar tė ēėshtjes shqiptare mė 1930 nė Konferencėn Ballkanike tė Athinės e fill mbas saj gjatė vitit 1931 nė konferencėn e Stambollit. Mė 1932 vete nė Bukuresht ku me pathos tė lartė mbron sėrish ēėshtjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhėtimet atėhere nuk bėheshin me avjonė Boeing por zgjasnin me javė tė tėra dhe angazhonin edhe lodhje jo tė papėrfillėshme fizike.
Kudo qė vente Patėr Gjergji njė idé fikse kish: Tė propagandonte pėr ēėshtjen tonė kombėtare si edhe ta rriste rrethin e miqve tė Shqipėrisė. Sa i takon pjesės sė dytė tė kėtij pohimi, pikėrisht lidhur me rritjen e rrethit tė miqve tė Shqipėrisė, ai i qėmtonte me kujdes tė veēantė dhe i pėrzgjidhte mirė kėta tė fundit. Pra, strategjia e tij ishte tė siguronte mbėshtetjen e shteteve, popujt e tė cilėve kishin pasė lidhje tė lashta e tradicionale miqėsie me popullin tonė. Kurse taktika e tij mbėshtetej nė afrimin me njerėz qė kishin ndikim ndaj aparatit shtetror tė tyre qė sa mė efektivisht t'i shėrbehej ēėshtjes sonė kombėtare ! Dhe rezultatet pozitive jo qė nuk munguan por u bėnė edhe shumė tė prekėshme.
Albanologu Maksimiljan Lambertzi, njeri nga tre personalitetet gjermane nė fushė tė albanologjisė, jo rastėsisht e pėrkthen Lahutėn nė gjermanisht, duke e quajtur autorin e saj "Homer shqiptar" dhe veprėn e tij "Iliadė shqiptare". Ai e sintetizon veprėn e Fishtės si vijon:
"… Lahuta e Malsisė e Gjergj Fishtės, jo vetėm qė ka rāndėsi nė pikėpamje artistike, por ajo, porsi vźna e mirė qė sa mā shumė vjet kalojnė aq mā vlerė merr, tue qenė se ajo āsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetės, e shpirtit, e dėshirave e pėrpjekjeve, e luftės dhe e vdekjes sė shqiptarėve: me nji fjalė, Lahuta āsht shprehja mā e kjarta e dokeve tė fshatarėve, banorė tė Maleve tė Veriut. E prejse doket e lashta tė fiseve malore janė gjykue tė zhduken nga tallazet e forta tė civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesėrm kanė pėr t'ia dijtė pėr nder nė dhetė a qindvjetėt e ardhshėm Poetit, i cili nė Lahutė tė Malsisė na la nji ritrat (portret) tė shqiptarit, tė pėrshkruem nga goja e dėshmitarėve njikohsorė, ashtu si kėta e gjetėn nė agimin e shekullit tė XX-tė, me atė ndryshim tė vogėl qė shqiptari pėsoi ē'prej kohėve tė largėta tė iliro - thrakėve." Duke e lėnė mė njė anė kompetencėn dhe autoritetin e Lambertz-it, rėndėsi tė jashtėzakonėshme merr ky pohim i tij edhe pėr vetė kushtet konkrete nė tė cilat bėhet, duke dalė nga njė kathedėr universitare e njė shteti tė diktaturės proletare, ndėrkohė qė nė atdhenė e Tij Fishta anatemohej.
Patėr Gjergji, me pėrpjekjet e tija nė drejtim tė sensibilizimit tė opinionit ndėrkombėtar rreth faktit se ishte i qėnėsishėm njė komb dhe njė popull autokton shqiptar i vendosur nė trojet e tija Iliro - Thrakase, futi nė valle edhe personalitetin tjetėr tė pėrmasave ndėrkombėtare, Albanologun tjetėr tė shquar, Prof. Norbert Jocklin. Po zgjedh njė prej thėnjeve tė tija me tė cilėn portretizohet vepra e At Gjergj Fishtės:
"Fishta, shikjue n'atė kźnen e vet, pa dyshim āsht krejtėsisht romantik. Rrājisja e tij mbi kombsķn, zgjedhja e lāndės, fuqija, gjallnija e nderimi i shprehjevet tė tija, sidomos trajta e pėrmbajtjes sė veprės sė tij kryesore Lahuta e Malcķs - me mbishkrimin tėrhjekės tė dokeve e tė zakoneve kombėtare e bājnė dishmķ mjaft kjartas ... Fishta, kjo zhenķ e rrānjosun nė tokėn amtare tė popullit shqiptar, qi pėr shkak tė njohjes sė kėthellė tė tij mbi literaturėn e popujve klasikė e mbi jetėn shpirtnore tė kombeve tė tashme tė Evropės, u kap nė majė mā tė naltat tė mā tė haptės kulturė."
Gjithashtu arbėreshin albanolog dhe njeriun me rreth tė gjerė ndikimi nė Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bėrė aq pėr vete sa qė ai shprehej:
"Fishta ėshtė ndėr tė parėt e ndėr mė tė mėdhenj atdhetarė, tė cilėt nė kohė mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr t'a mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmisė dhelpėrake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė shtrohej ēėshtja e Shqipėrisė, At Fishta gjėndej aty pranė e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e tij tė gjallė, zgjonte nga gjumi mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė."
Nė vijim tė kėsaj brazde konsideratash e pėrcaktimesh lidhur me veprėn e Fishtės kundruar nga kėndvėshtrimi patriotik e kombėtar, nuk mund tė lihen nė heshtje pa u pėrmėndur pohimet e personaliteteve shkencore shqiptare banues nė Jugosllavi se:
"Lahuta e Malcis ėshtė enciklopedķ e kombit" (Rexhep Qosja), ose "shqiptarėt nė Jugosllavi, duke e mėsuar pėrmendėsh Lahutėn e Malcis, pėrvetėsuan arsimin kombėtar kur ky mungonte" (Zekerja Cana).
Kurse njė nga personalitetet, pa asnjė mėdyshje, madhore tė kulturės shqiptare, Prof. Eqrem Ēabej, i cili pėr vetė natyrėn e tij tejet tė matur e tė drejtpeshuar si hulumtues edhe studjues qė ishte, veprėn e At Gjergjit e pėrcakton kėshtu:
"Fishta qe nga ato natyra, tė cilat ngrihen e rriten dalėngadalė prej qarkut tė tyre … dhe bash nga kjo rrėnjosje te trualli i vet, ai u bė nė njė tjetėr kuptim, mė tepėr se sa Naim Frashėri, poeti kombėtar i Shqipėrisė." Tė vazhdoj duke cituar ē'ėshtė thėnė nė drejtim vlerėsimi madhor patriotik pėr Patėr Gjergjin, e ndjej se do t'i kalonte mbase kufijt e durimit qoftė tė ndigjuesit apo edhe tė lexuesit. Por besoj se vetė autoriteti i personaliteteve qė do tė citoj, si edhe stili i tyre i pėrkryer … mbase mė nxjerrin tė pafajshėm: Prof. Ernest Koliqi, vrojtuesi i hollė dhe stilisti i pėrkryer, mbase mė eleganti nė gjininė e tij, shprehej:
"… Lexoni nji varg tė Lahutės sė Malcis. Vźnja veshin kumbimit tė tij. Vėreni vendosjen e fjalėve nė fjali. Menjiherė ju rrėmben magjia e tingullit tė posaēėm tė gjuhės sonė, tė gjuhės qi mėsuem nė prźhėn tė nānės dhe ka shijen e qumėshtit amtar. Ndigjojmė nė tetėrrokshat e Fishtės jéhin e zanave tė tokės shqiptare … asnji si Fishta nuk zgjon e ngacmon mbrenda nesh tharmet cilėsuese, qi ndryn nė vetvete mysteri jetik i gjakut arbnuer." Ndėrsa liriku, ėndėrrimtari, hyjnori dhe i hajthmi si ai, Lasgush Poradeci, e quan Fishtėn:
"… vazhdimtar nė vallen e Kombit, Frymėtar i fjalės, i cili solli dhuratėn e vet nė Adhurimtaren e Atdheut-shpirt, Mendimin e Parathėnėsve tė Shqipes … shkėmb i shpirtit dhe shkėmb i tokės shqiptare."
E tashti, nė vijim tė kronologjisė sė viteve, vijmė edhe tek dy vitet e fundit tė jetės sė Patėr Gjergjit. Mbi Europė dėndėsoheshin retė e zeza tė stuhķsė sė II-tė botrore.
Italia ushtarakisht e pushtoi Shqipėrinė.
Flamuri u tjetėrsua dhe italishtja futet si gjuhė nė shkollat fillore.
Filloi tė ziejė ndjenja e revoltės kombėtare.
Armiku italian, i vetėdijshėm pėr kėtė, desh t'a kapė demin nga brirėt.
Cili qe ai qė pėr dhjetvjeēarė tė tėrė spikaste si frymėzues i ndjenjės kombėtare duke u kėnduar bėmave heroike tė tė parėve tanė?
Si t'kshtźnė, si muhamedan,
Shqypninė s'bashkut t'gjith e kan,
E prandej t'gjith do t'qindrojmė,
Do t'qindrojm'e do t'luftojmė,
Kem m'u bā kortarė-kortarė,
Priftėn, fretėn, hoxhallarė
Pėr Shqypnķ !
Cili qe ai qė, ndonėse i veshur me zhgunin e Shėn Franēeskut tė Assisit, anatemonte pėr hir tė Atdheut pa u druajtur se po bėnte sakrilegj dhe shprehte revoltėn e tij me vargje fuqije prometeiane:
O Perendi a ndjeve,
tradhtarėt na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé,
lisat n'pėr male kot !
Cili qe ai qė atdhedashurinė e shtynte deri nė vetflijim?
Qe mue tek m'keni, merrni e m'bāni flķ, Pėr shqyptarķ, me shue ēdo mnķ mizore. Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rrnoftė, E nami i sajė pėr jetė u trashigoftė !
Pikėrisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur.
Dhe hapin e parė qeveria fashiste italiane e bėri: I akordoi Patėr Gjergj Fishtės, Provincialit tė Franēeskanėve tė Shkodrės, me dekret mbretnor, njė nga dekoratat mė tė larta qė akordonte fashizmi italian. Por pėrgjigja e Titanit qe e papritur, qe e prerė: E refuzoi dekretin mbretnor duke u shprehur:
"Kjo dekoratė nuk āsht pėr mue !"
Kėsisoj Ai i dha udhė tufanit kombėtar me thirrjen fuqiplotė: Shpėrthé !
Dhe arrijmė kėshtu tek ngjarja e parafundit madhore e jetės sė Tij, Patėr Gjergji anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Italisė.
Akademia Italiane pėrbėhej nga personalitetet mė tė shquara tė kohės, njė pjesė e tė cilėve edhe laureatė tė ēmimit Nobel. Patėr Gjergjin e njihnin tė gjithė akademikėt si njerėz tė kulturės botrore qė ishin. E njihnin kryesisht si humanist tė shquar, e njihnin pėr kulturėn e tij tė pa anė e fund, e njihnin si gjuhėtar e si ballkanolog tė shquar, e njihnin edhe pėr vlerėsimin e rrallė qė i ishte bėrė nė fushėn e vargėzimit si "Homeri i Ri" i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės.
E njihnin natyrisht edhe pėr dekoratat e titujt qė i ishin akorduar: Nga Austria "Ritterkreuz" mė 1912, ose nga Turqia "Mearif" po mė 1912, nga Vatikani "Medaglia al Merito" mė 1925, nga Greqia "Phoenix" mė 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar pėr ēmimin Nobel ! E si pasojė, kur Patėr Gjergji e refuzoi dekoratėn e lartė tė qeverisė fashiste italiane, akademikėt e Italisė u trandėn. E njihnin ata pėr tė gjitha ē'u thanė mė lart, por nuk e njihnin pėr madhėshtķnė e karakterit tė Tij ! Atėbotė akademikėt e Italisė, si anėtarė tė njė institucioni tė pavarur kulturo-shkencor qė ishin, njėzėri e propozuan Patėr Gjergj Fishtėn si anėtar tė Akademisė Italiane. (Pėr t'a biseduar me At Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademisė Italiane, qe ngarkuar Prof. Agostino Gemelli frat dhe akademik, mik i ngushtė i Fishtės).
Me kėtė veprim Akademia e shpėrfilli si edhe e shpotiti qeverinė italiane, duke ia rritur skajshmėrisht prestigjin Patėr Gjergjit e bashkė me tė edhe Shqipėrisė. Akademia Italiane, nga ana e saj, zaret i kish hedhur.
Pritej pėrgjigja e Fishtės.
Hapin tjetėr tė priftit krenar e priste me padurim Akademia e Italisė, por e priste me kureshtje edhe inat akoma mė tė shtuar qeveria fashiste, gjoja e pa interesuar.
Vonoi pėrgjigja, po mė nė fund erdhi:
Patėr Gjergji e kish pėr nder propozimin qė i bėhej dhe falėnderonte gjithė anėtarėt e Akademisė pėr vlerėsimin qė i bėnin !
Nė konferencėn e parė solemne si akademik nė Kinema Rozafat, pėr ta pozicionuar veten e Tij botėrisht, duke folur pėr dukurinė e ngjashme ndėrmjet pushtimit romak tė Ilirisė me pushtimin fashist tė Shqipėrisė guxoi e tha:
"… rezistenca qė romakėt hasėn ndėr fiset dhe mbretėritė ilire tė gjitha ndodhėn sepse ilirėt e panė menjėherė se trupat romake po sillnin robėrinė nė vėnd tė lirisė …"
Dhe tashti i erdhi radha tė pėrmėndim njė datė, 30 dhjetorin e vitit tė largėt tashmė 1940. Me kėtė datė lidhet ngjarja e fundit madhore e jetės sė Patėr Gjergji Fishtės, vdekja e Tij.
Atė tė hėnė tė acartė dimri Ai s'foli mė.
Pėrcjellja mortore qė i bėri Shkodra si edhe dhimbja e madhe qė ndjeu e gjithė Shqipėria pėr tė duan njė pėrshkrim tė veēantė. E gjithashtu i veēantė i takon pėrshkrimi edhe Ceremonisė sė Meshės Mortore, qė atėbotė organizoi Akademia Italiane, ku kori drejtohej nga akademiku Mjeshtėr Perosi dhe akademiku tjetėr, kompozitori i famshėm Mascagni u shpreh:
"…nė Vizione t'Lumnueshme e gėzueme Zotin n'ekstazė me shpirtin e kolegut tonė tė dashtun At Gjergj Fishta !"
At Gjergji nuk kish si t'i kėndonte mė sė dashurės sė tij, Shqipėrisė, e as nuk kish mė si t'i thurte vargje lirizmi tė pashoq gjuhės shqipe ! Megjithatė Ai vazhdonte e jetonte nėpėrmjet veprės sė tij. Nė gjithė shkollat e Shqipėrisė vargjet e Tija mėsoheshin pėrmėndėsh. Ai, qė gjithė afshet e zemrės sė Tij ia drejtoi Atdheut edhe gjuhės shqipe, si prift qė ish, u kėndoi kėtyre tė dyjave si askush tjetėr dhe rinia veē frymėzim atdhetar gjente nė ta.
Veē katėr vjet mbas vdekjes sė Poetit filluan tė bėhen realitet parashikimet dhe thėnjet e Tija profetike. Dekada tė shkuara ai shkroi se:
"Shka t'lājnė kta katėr ujq,
Qė i kėrcnohen shoqishojt,
Thonė do t'dalė nji djall i kuq,
Qė fort rreptė do t'ja njisė thojt !"
Pra, atė qė do tė linin katėr ujqit, ku me mbeturinat e trojeve shqiptare u krijua Shteti Shqiptar, do tė vinte djalli i kuq qė pa shpirt do t'ia zhyste kthetrat !
E qė nga ajo ditė e djallit tė kuq, ndaj figurės si edhe veprės Poetit veē mllef e baltė u hodh. Ato kohė tė para guxoi e na pohoi nė klasė Prof. Kostaq Cipua, siē e mbaj mėnd tashmė mbas 56 viteve, se "… tek vepra e Fishtės shkriheshin nė njė atdhedashuria me mjeshtrinė poetike …" Ose Prof. Mark Dema, i cili mori guxim nga prishja me Jugosllavinė, e duke mos iu shmangur dot tundimit ndonėse tė rrezikshėm, na pohoi nė klasė se "… nė personin e Fishtės duhej tė shihnim njė kollos tė vargėzimit si edhe njė atdhetįr tė pashoq !"
Mirėpo kėta zėra sa vinin e zbeheshin nga trysnia e diktaturės.
Armik tė racės sllave dhe veprimtar kundėr interesave kombėtare e anatemuan "druzhet jugosllavė" Fishtėn.
Si spiun austro-hungar, klerik nacionalist si edhe shkrimtar borgjez shfrynė "tovarishėt rusė" mbi tė.
Dhe hipokrizia arrinte kulmin kur komunistėt shqiptarė qė, nacionalizmin shqiptar e kishin zėvėndėsuar me internacionalizmin proletar, donin tė provonin se Ai, me gojėn e Tij, e kishte pranuar qė nuk ishte e nuk donte tė qe shqiptar. Nga njė perlė satire, ku Ai fliste gjithė sarkazėm e dhimbje pėr fatet e Kombit e Atdheut, ata shkėpusnin gjithėnjė me keqdashje vargjet:
T'a dijė Shqipnija
E shekulli mbarė
Se mā mbas sodit
Nuk jam shqiptar !
Edhe sot e kėsaj dite gjen tė tillė dashakeqė, qė nuk lexojnė e as qė duan tė lexojnė, ose edhe kur u takon tė lexojnė nuk kuptojnė, por vazhdojnė dhe e "akuzojnė" pėr diēka tė tillė !
Njerėzore ėshtė tė gabosh, por kėmbėngulja nė gabim e bėn vėrtet djallėzor qėndrimin e atyre qė Gjeniun e lanė deri edhe pa varr !
Po kur fatet e Shqipėrisė sė mjerė u lidhėn pazgjidhshmėrisht, sipas komunistėve, me "tunxet kinezė" tė perandorisė sė tė barabartėve nė skamje, atėbotė eshtrat e Mjeshtrit nė Dri u hodhėn!
Po si u hodhėn e kush urdhėroi? Ish njė fjalim qė "programatik" e quajtėn, e mė kobzķ nuk kish se si tė bėhej pėr tė mjerėt shqiptarė ! E ish edhe njė natė e thellė shkurti kur u pėrdhunua varri.
Njė palė eshtra flakeshin nė Dri pėr ta asgjėsuar. Por si gjithmonė, edhe kėtė radhė gabuan rėndė ... Fishtėn e pėrjetėsuan !
E pėrjetėsuan sepse Fishta nuk i pėrkiste njė kishe, as edhe njė qyteti. Ai ishte i gjithė Shqipėrisė ! Prandaj Ai nuk mund tė mbahej nė vetėm njė varr ... Varri Tij duhej tė ishte e gjithė gjatėsia e Drinit, e gjithė Shqipėria !
Po dhunimin kush e urdhėroi? Si pėrfaqėsues i asaj kategorie qė, kur shkruanin, kryerrjeshtin me germė tė vogėl e fillonin, dhe me mllefin e trashėguar nga breza tė tėrė genesh injorantėsh, Bilal Parrucėn caktuan qė urdhėrin ta jepte ! Ndėrsa Mjeshtri frat, Fishta i madh, ky gjenķ qė pa varr e lanė, edhe varrshkelėsin e tij do t'a kish falur. Por nuk fal Ai, madje bėrtet me tė madhe e hedh nė Dri ata, indiferentėt ndaj Atdheut, tradhėtarėt ndaj flamurit, vetėm ata flak Ai:
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri
E porsi krāndja e that n'nji flakadā,
U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā,
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj !
E kėsisoj mbas 23 vitesh harrese tė dhunėshme, duke e zhytur gjithmonė thellė e mė thellė Mjeshtrin nė dhé, vetėm gjysma e "Via Crucis" tė kalvarit Fishtian ish pėrshkuar.
Pasojnė tashti vitet e tjera ku brezi i injorantėve dhe i tė shkolluarve tė dėshtuar u pasurua me shkrimtarėt e realizmit socialist. Ata, si lajkatarė tė diktatorit pseudo-letrar, zvetėnohen dhe thellė e mė thellė mundohen t'a zhysin Zeusin e vargėzimit patriotik. Diktatori na bėn hero e atdhetar Haxhi Qamilin e ata: t'i biem mbarė e prapė At Gjergj Fishtės se veē tė mira kemi.
Po Patėr Gjergji vizionar nė "Metamorphosis" pėr ta e pėr gjithė ata qė pasuan e pasojnė edhe sot, pat shkruar:
Pse ndėr ne kjo kohė ka ardhė
Qi nji e zezė me u thirrė e bardhė
. . .
Qe besa or burra / Nuk dij kah t'ēajė
Mbasi do t'thirret / Sod derri dajė
Dhe me kulmin e sarkazmės godet me rrufé:
Nuk kam kund įtme (atdhé) / As fis as vlla,
Fis kam mā t'fortin / E vlla bujarin (pasanikun)
Pėr atme barkun, / Pėr erz kam arin.
Ironķ e fatit. Atė, qė mes pėrpjekjesh titanike gjuhėn shqipe tė shkruar e kristalizoi dhe luftoi qė tė folmet e Shqipėrisė sė mesme tė zyrtarizohej, atė qė shkroi:
Porsi kānga e zogut t'verės, / Qi vallzon n'blerim tė prillit;
Porsi i āmbli fllad i erės, / Qi lmon gjit e drandofillit;
Porsi vala e bregut t'detit, / Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e njij tėrmetit, / Njashtu ā'gjūha e jonė shqyptare.
Pikėrisht atė Gjergj Fishtė e dhunuan, e plandosėn edhe varrin ia shkatrruan dhe menduan se e futėn aq thellė sa pėr tė dalje tė mos kish.
Kujtojmė tashti sė bashku fjalė nga tė fundmet tė Poetit.
Mjeshtri po pėrjetonte ēastet e spasme tė jetės. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēi, dhe Fishta i thotė:
"Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjithė atje do tė shkojmė, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqipni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja."
Lind pyetja: Ku e kemi Patėr Gjergjin sot? Kush ka zemėr tė ndjejė edhe sy tė shohė, Poetin e sheh kaluar, ku dallga e Drinit i ėshtė bėrė Gjok (kalė) dhe rrymės i bije kundra nga grykėderdhja pėr nė burim, tek thėrret e na thotė:
"Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata qi harruen atdheun !"
Po detyra jonė cila ėshtė? Duke parafrazuar pohimin tejet tė goditur tė Prof. Plasarit qė : "Mos t'i japim Fishtės vėndin qė i takon, por t'i kthejmė historisė sė letėrsisė atė ēka i mungon", do tė thoja qė tek panteoni i patriotėve dhe intelektualėve tanė mė tė shquar, tė cilin e pėrfytyroj me trajtėn e njė kurore tė ngjizur nga dy krahė hiperbolash konvergjente asemtotike, ku gurėt e vyer janė vendosur dy e nga dy deri sa arrijnė e bashkohen atje ku vetėm njė vėnd kulmor ėshtė bosh, atje i takon tė vendoset Margaritari Patėr Fishtė!
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė