Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-05, 20:22   #7
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kumt nga pertej varrit i Pater Gjergj Fishtes.

Pergatitur nga : Mergim Korēa


I gjithė shekulli i kaluar ish i ngarkuar me halle, telashe, si edhe probleme pėr kombin tonė. Natyrshėm lind pyetja : A mos vetėm shekulli i XX-tė ? Pėr tė qenė tė saktė, jo. Ia shkarkoi telashet edhe hallet i XIX-ti pasuesit tė tij e ky i fundit, pa i zgjidhur dot, ia transferoi ato edhe mijėvjeēarit tė tretė !
Patėr Gjergji u lind e jetoi nė kapėrxyellin e dy shekujve tė shkuar. Megjithatė ai vazhdon e jeton me hallet e kombit tė Tij. Edhe nė kėt mijėvjeēar tė tretė, 62 vite pas vdekjes, Ai vazhdon e dėrgon kumte pėr ne. Por e keqja ėshtė se ne ose nuk dijmė ti lexojmė, i lexojmė e nuk i kuptojmė, i lexojmė e nuk duam ti kuptojmė dhe, akoma mė keq, as i lexojmė fare por njėkohėsisht dėrguesin e tyre vazhdojmė dhe e anatemojmė gjithėnjė duke ecur nė hullķnė e taktikės diktatoriale !
Ata qė as dinin ta lexonin, mė shumė s’kishin se ē’tė bėnin : e morėn urdhėrin nga ai qė nuk donte ta kuptonte dhe … ia dhunuan varrin e kockat ia hodhėn nė lumin Dri. Ky mėkat u qėndron atyre mbi kokė, dhe aq. Tė shkolluarit e diktaturės qė u bėnė kalemxhinj tė saj, dinin ta lexonin Fishtėn, madje edhe ta kuptonin, por u vinte pėr mbarė ta kishin mirė me regjimin dhe fashist e quajtėn Mjeshtrin, gjithashtu shovinist e pse jo edhe antikombėtar. Dhe Fishta nuk mbrohej, se nuk ish mė nė mes tė gjallėve, por kumti i Tij nė secilėn faqe tė veprės Tij lexohej, po ta donin. Ai, si largpamės i madh qė ish, e kuptonte dhe prandaj edhe i mėshonte fort vėnjes nė dukje tė faktit se karakteristika tė shqiptarit kanė qenė besa si edhe burrėria. Ai u kėndoi kėtyre virtyteve tė madhėrishme pikėrisht qė tė mos zinin vėnd nė shpirtin e shqiptarit pabesķa, imoraliteti si edhe korrupsjoni. Por pėrgjatė pesėdhjetė viteve pikėrisht kėto virtyte u pėrdhosėn. U kultivuan servilizmi si edhe korrupsjoni shpirtėror duke e dyzuar shpirtin e njeriut. E ē’lindi si pasojė ? Lindi njeriu i ri socialist me ndėrgjegje amorfe qė s’njeh as ē’ėshtė etika e aq mė pak morali, pa le flijimi ndaj Atdheut ! Tė qenė kultivuar edukata moralo – kombėtare, tė cilave u kėndonte At Gjergji, jo veē njėra pjesė e vajzave shqiptare do t’ishin kryelarta si stėrmbesat e suljoteve, ( pa dashur tė hyjmė nė hollėsira lidhur me pjesėn tjetėr ). Edhe njė pjesė e djemve shqiptarė nuk do t’ishin ata qė janė sot, por tė gjithė do t’ishin pinjojt e Marash Ucit edhe Ēun Mulės. Kurse politikanėt tanė do t’ishin ata qė veten e flijojshin pėr Atdhé, ashtu siē bėnte thirrje vetė Poeti duke u shprehur :
Qe mue tek m’keni, merrni e m’bāni flķ,
Pėr shqyptarķ, me shue ēdo mnķ njerzore.
Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoft’e rrnoftė,
E nami i sajė pėr jetė u trashigoftė !
e njė pjesė e tyre nuk do t’ishin tė korruptuarit nė palcė qė japin shfaqje komedishė televizive me shumė akte, me akuza tė ndėrsjella korrupsjoni moral, dhe populli i mjerė me batanije krahėve, qesh. E me kė gajaset sė qeshuri ? Me tragjedinė e tij !
E ka trajtuar mirė Mjeshtri problemin, veē do marrė e lexuar se vlera tė paēmuara ka kumti i Tij :
Tue pasė nji palė gjyqtarė e advoketėn,
E kaq n’kod civil ushtrue e kanė veten,
E janė tė zott, qi t’shtrźmten t’a drejtojn,
E t’bardhėn t’zezė e t’zezėn t’bardhė t’gjykojn.
Dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se Patėr Gjergji jo qė nuk pajtohej me situatėn qė jetonte, por e kritikonte ashpėr, sepse dashuria e Tij pėr ta parė Atdheun si edhe popullin e tij tė pėrkryer, qe e pakufķ. Por nga ana tjetėr, ai kumt qė na dėrgon Ai nga shekulli i kaluar, duket sikur tė formuluar e ka At Gjergji pėr rrethanat qė po kalon populli ynė sot ! Ai buēet kur thotė se Atdheut nuk i duhen njerėz qė pėr poste dhe interesa vetjake e shesin vėndin dhe i trajton me pėrēmim kur thotė :
Do njerz karabullakė e kryematare …
Si kurmagjakė tė bām me mish gomari,
Tė cillt, tue u poshtnue, porsi bubrreca t’ndyta
E’iqind herė n’ditė tue shitė Atdhén’e fisin, …
E me lurtime e poshtėrsķ tė flligta
Kqyrshin me u njitė m’ndo’i shkallė t’naltė, pėr t’cillėn,
Zoti as natyra ata s’i kishte pré.
Shtrohet pyetja : Pėr kė flet ky pohim’i Fishtės sot ? Kėtė kumt vetėm ata qė nuk duan ta lexojnė, nuk e kuptojnė ! Se kush e lexon, nuk ka mundėsi tė mos e kuptojė sepse Patėr Gjergji shqip u flet e krejtė shkoqur gjithė trafikantėve politikė e bashkė me ta edhe gjithė popullit shqiptar, tek vazhdon :
Edhe kombi shqyptar s’dy sysh verbue -
N’vend qi me i kapun kta kopukė pėr krahi
E m’ shtjelm tu’ i rrahė e mirė kta tu’i shilue
Me ndo’i kėrbaē trefish ase m’drū ahi
Edhe jashtė Shtetit m’hūndė e m’buzė m’i lshue
Kqyrė m’ta harū, si n’sy t’ndo’i Padishahi,
E āsht gati, po, n’dorė t’tyne me lshue ve’ten
Tu’i zgjedhun pėr Ministra e Deputetėn.
E pėr t’i dhėnė edhe penelatėn e fundit kuadrit tragjik, enkas vijnė nga pėrtej varrit Poetit sot vargjet e mėposhtėme :
Sod n’Shqypni, more lum miku,
Histori āsht meteliku,
Ky kumt qė na dėrgon patrioti i madh tė cilit i digjej shpirti pėr vėnd tė Tij, veē njė tė metė ka : I mungojnė emrat. Po, i mungojnė emrat e atyre qeveritarėve si dhe deputetėve tė sotėm tė cilėve duket sikur Ai vetė ua ve gishtin !
Bashkė me satirizimin e paaftėsisė sė drejtuesve tė vėndit, kumti qė na vjen pėr korrupsjonin ėshtė thirrje pėr tė marrė masa. E lexojmė ne Fishtėn, kundrojmė zhvillimet shqiptare, dhe mėndja na shkon menjėherė tek pėrvoja qė Ai do tė na kalojė : Lufta qė i bėri Roma e lashtė korrupsjonit u mbėshtet tek ligji Claudian i vitit 218 para e.r. qė senatorėve romakė ua ndalonte ēdo aktivitet tregėtar. U thotė gjė ky kumt i lashtė atyreve qė fatet e kombit kanė sot nė dorė ? Apo atyre nuk u bėjnė as ftohtė e as nxehtė kumtet qė vijnė dhe pa parė se ku shkelin, veē interesin e tyre shikojnė ? Kjo ėsht’edhe tragjedia e sotme e vėndit tonė.
Nė vitet njėzet tė shekullit kaluar, vizionari At Fishta parashikonte nė mėnyrė profetike jo vetėm se si do t’i cungonin trojet Arbnore fqinjėt tanė, por edhe parashihte djegien e vėndit nga llava e kuqe pėrvėluese qė do tė vinte nga lindja :
Shka t’lājnė kta katėr ujq / Qė i kėrcnohen shoqishojt,
Thonė do t’dalė nji djall i kuq / Qė fort rreptė do t’ja njisė thojt.
Ky parashikim i a djeg zemrėn Mjeshtrit dhe prandaj Ai i drejtohet Zānės, pas shpalljes sė pavarėsisė, dhe i thotė :
Oj Zānė, t’kėndojm … t’vajtojm, deshta me t’thānun.
E kėt varg, tė shkėputur nga konteksti, kritikėt e Tij e pėrdornin si armė kundėr Mjeshtrit qė me ēdo kusht rrekeshin ta nxirrnin tradhėtar. Por e fshihnin ata dėshprimin e skajshėm tė Poetit qė nė vazhdim shprehej :
Shqyptarė a ndiet ? Europa, mrrutė e ndytė,
Shkėrdhye me Evrej t’Parisit e t’Londonit,
( Sė cilės dreqi ia plasi tė dy sytė
E marren mā s’e sheh, njitas n’e s’vonit )
E bāni gjyq, qi t’nipat e Kastriotit
Shkjeve t’Ballkanit urė t’u rrijnė mbas sodit !
Patėr Gjergji kėrkon ti zgjojė tė gjallėt e ti ngrejė mundėsisht edhe tė vdekurit, ( me Surgite mortui ), me kushtrimin e Tij tė dėshpėruar :
“Ah vaj, ah kob”, “Shka bājnė shqyptarėt?”, “Mbaroi Kosova”
“Humbi Janina”, “Shkoi Manastiri, Dibra e Gjakova …”
“Kushtrim, kushtrim !”
E mbas kushtrimit e thirrjes tronditėse u jep porosķ tė gjallėve me fjalė tė njė peshe tė pashoqe :
T’u bjerė ndėrmźnd se mā e rāndė āsht thźmra e shkjaut kokėtrashė, se guri i vorrit n’krye !
Veprėn e Patėr Gjergjit ishte e qartė se diktatura komuniste, me ta marrė pushtetin nė dorė, do ta nxirrte “jashtė ligjit” si pasojė e trysnisė sė mikes sė shtrėnjtė dhe besnike, Jugosllavisė titiste. Ajo nuk kishte se si tė pranonte qė rinia shkollore tė edukohej me vargjet “shoviniste fishtjane” :
Kjoftė mallkue, po, a plak a i ri,…
Qi s’lidhet sod me besė arbnore,
Pėr me dhānė mā para jetėn,
Se me ra fisi i Shqyptarit
N’thoj t’pangķshėm t’Gospodarit.
Po si e lexojnė sot kėtė kumt drejtuesit e fateve tė Kosovės qė u erdhi mu nė shteg, mbas vuejtjesh tė mėdha e sakrificash sublime, pavarėsia e Kosovės dhe nuk po e gjejnė dot fjalėn me njeri tjetrin qė nė mbledhjen e parė tė parlamentit ? Ē’janė ato interesa e “ poshtėrsķ tė flligta “, ( sipas At Gjergjit ), qė nuk i lenė t’ia japin “besėn arbnore” njeri tjetrit deputetėt kosovarė e tė tregojnė pjekuri politike se ata dijnė “me dhānė mā para jetėn” se sa ta humbin shansin e pavarėsisė nga serbėt ? A ka mė tragjedi pėr Kosovėn dhe kosovarėt se sa tė mos e bėjnė tė tyrin kėtė kumt madhor qė u vjen nga thellėsia e viteve nga Patėr Gjergji ?
Konstatimet e Poetit janė tė dhimbėshme se Ai e ve gishtin mu mbi plagė kur Ora e Atdheut i thotė Ali Pashė Gucisė :
Se ngusht janė punėt e Shqypnķs,
Se mrendė besa āsht krejt harrue !
Edhe dhimbja e Fishtės merr nota tejet dramatike kur shprehet :
Mori e mjera Shqyptarķ,
Si t’shkoi moti gjithmonė n’zķ,
Si t’shkoi moti tue kjį !
Vjetė pėr vjetė e muej pėr muej,
Herė n’gjak t’ānd, herė n’gjak t’huej !
Po ti bėjmė njė analizė tashti se ē’kumt na dėrgon Poeti lidhur me themelin e gjithė tė kėqijave qė e kanė pėrfshirė si nė njė rrjetė merimange kombin tonė dhe cila ėshtė zgjidhja qė tė dalim nga kjo vorbullė qė rrezikon tė na gėlltisė, mjafton tė analizojmė amanetin qė u lė plaku Marash Uci dy blegtorėve tė rinj, t’bijve t’Calit, para se tė largohet pėr nė luftė, qė bukur fort mund tė quhet edhe testamenti i tij. Mė e para porosķ e tij ėshtė t’a ruejnė familjen edhe gjān. Vazhdon e u thotė mos ta ēarsin nderėn edhe besėn e dhānun e ta duen vźndin e Atdhén. U thekson tė ruhen prej pandershmėnķs e sidomos prej grues sė lėshueme. Ngul kėmbė e u thotė tė shkojnė mirė me shokė e tė afėrm, tė cilt, sido qenė, janė gjithmonė vllazėn. I kėshillon qė kurrė mos tė poshtėnojnė kurrkend e tė jenė mikpritsa me tė njoftun e tė panjoftun e sidomos me tė huej, por pa ua lėshue kėtyne tė fundit kurr zźmrėn nė dorė.
Sa mė shumė tė lexohet dhe tė rilexohet ky kumt lidhur me normat e moralit qė na dėrgon Poeti nga thellėsia e kohėve, aq mė shumė rritet trishtimi tek hedh sytė prapa. Kėto norma diktonte Kanuni i Lekė Dukagjinit qė ushtrohej nė Dukagjin edhe Mirditė. Moral dhe vetėm moral sheh nė Kanunin e Maleve tė Malėsisė sė Madhe. E asgjė tjetėr veē moral diktonin Kanuni i Skėnderbeut pėr Malėsitė e Krujės, Dibrės edhe Matit, e gjithashtu edhe Kanuni i Papa Zhulit pėr Himarėn e Kurveleshin. E pikėrisht me qė kėto norma binin ndesh me internacionalizmin proletar, me pronėn e pėrbashkėt, me dredhitė mashtruese, me prerjen nė besė, me konfiskimin e pronės vetjake, me depersonalizimin e njeriut, etj.etj. diktatura komuniste i dogji nė turrėn e druve Kanunet e bashkė me ta edhe veprėn e At Fishtės.
Revolta e Patėr Gjergjit ėshtė e ashpėr, tejet’e tillė kur shprehet :
Uh ! Europė ti kurva e motit,
Qi i rae mohit besės e Zotit,
Po a ky ā shźji i gjytetnķs :
Me dį tokėn e Shqypnis
Pėr me mbajtė klysht’e Rusis ?
Por ajo merr tone tragjike tė pashėmbėllta kur njė prift tė devotshėm, revolta ndaj padrejtėsive qė i bėhen Atdheut tė tij, e detyron tė shpėrthejė e t’i heqė vrejtjen edhe Zotit vetė kur i drejtohet e i thotė :
O Perendi a ndjeve, / tradhtarėt na lane pa Atdhé,
E Ti rrin e gjuen me rrfé, / lisat n’pėr male kot !
E kuptojnė kėtė kumt gega edhe toska. Nuk ka nevojė “pėrkthimi” me normat e drejtshkrimit tė kuptuarit e kėsaj revolte tė patriotit me bindje tė thella atdhetare. Madhėshtinė e personit qė e formulon kėtė mesazh nuk e shohin ata qė nuk e dijnė ekzistencėn e vetė mesazhit dhe mundohen ta pėrbaltin autorin sepse thellėsisht injorantė e hiqen nga hunda nga keqdashėsit e ndėrgjegjėshėm qė tremben nga hija qė u bėn Poeti atdhetar ! Kėta tė fundit, me nėnshtresė osmano-bizantine, tė suvatuar nė B.Sovjetik me marxizėm-leninizėm, dhe tė dyzuar nga ana karakteriale vite me radhė, rreken ta paraqesin tė madhin Fishtė si armik tė pėrparimit dhe tė arsimit kombėtar e si pasojė kjo ėshtė sipas tyre pjesa e djallit tek Fishta. E unė them : U dėgjon vallė veshi atyre se ē’u nxjerr goja ? Internacionalizmit komunist i shėrbyen ata verbtas, ndėrsa Fishta flķ u bė veē pėr Atdhé. Mos e donin ata shqipen tė shkruar me “kirilica” pėrkundėr asaj tė Mjeshtrit qė gjuhėn tonė e ēoi drejt Europės ? Ata e harrojnė kumtin madhėrisht tė fuqishėm qė na vjen nga Fishta me njė lirizėm tė pashoq :
Prį, mallkue njaj bir shqyptari, / Qi kėt gjūhė tė Perendis
Trashigim qi na la i Pari, / Trashigim s’ia lźn ai fmis;
Edhe atij iu thaftė, po, goja, / Qė pėrbuzė kėt gjūhė hyjnore;
Qi n’gjūhė t’huej, kur s’āsht nevoja, / Flet e t’vetėn lźn mbas dore.


Disa konsiderata :


E gjej me vėnd tė rikujtoj njė bisedė tejet kuptimplote tė zhvilluar rreth viteve 80-tė. Bisedoja njė ditė me tė nderuarin, tashmė tė ndjerė, advokat Ferid Ēabej. Gjithashtu e ndjej pėr detyrė morale tė shtoj se ai ishte njė burrė i mėnēur dhe me karakter, bash si personazhet e Lahutės e pėr mė tepėr edhe shumė i kulturuar. Biseda mori drejtimin rreth tė vėrtetės, tė drejtės, ( absolute apo jo ), si edhe vendimeve qė merrnin gjyqtarėt. Mbasi mė foli me shumė dhimbje se si drejtėsia nė Shqipėri kishte marrė fund qė me politizimin e saj kur pushtetin e morėn nė dorė komunistėt ku veē drejtėsķ ajo nuk mund tė quhej, mė thotė : “ … duhet ta kesh mirė parasysh se nė aparatin e drejtėsisė sė dikurėshme, ndėr njėqind juristė, ne i numronim me gishta tė pandershmit … dhe pushtetarėt kėsisoj, nė pėrgjithėsi, nuk ndėrhynin dot qė nėpėrmjet organit tė drejtėsisė tė bėheshin padrejtėsķra …”.
Duke rikujtuar kėtė pohim mendoj se hidhet dritė mjaft bindėse pėrse dhe ē’e shtynte Patėr Gjergjin tė sulej aq ashpėr ndaj dukurive negative sporadike nė tė gjitha fushat e jetės sė shoqėrisė sė atėherėshme dhe t’i pėrgjithėsonte. E bėnte ai kėtė se donte qė shqiptari tė ish i pėrkryer dhe donte gjithashtu qė :
Shqypnisė t’mos i rāndojė asnji qyme pėrmbi tź.
E kanė akuzuar Lahutėn e Malcķsė si vepėr kronologjikisht tė jashtėkohėshme. Dakord, e pranojmė pėr njė ēast, po kur vetė Autori pohon se veprėn e Tij e shkroi :
Pėr me kndue m’Lahutė t’Malcķs,
Se si u źnd fati i Shqypnķs.
dhe nga ana tjetėr flet pėr personazhe konkrete si edhe trajton bėmat e tyre, mendoj se Ai vetė e hedh poshtė anakronizmin si akuzė ndaj veprės sė Tij. Kėnga popullore i ruajti gjallė nė kujtesėn e popullit bėmat e heronjėve tė ndryshėm. E pikėrisht ky folklor popullor bėhet gurra qė ushqen veprėn e Patėr Gjergjit. Fishta nė esencė ėshtė poet i qėnėsisė gojore popullore. Mirėpo Ai nuk ėshtė kopjues i kėngės popullore epike por njė krijues mbi bazėn e saj. Pėr njė ilustrim i referohem studjuesit dhe njohėsit tė thellė tė veprės sė Fishtės si edhe stilistit nga mė tė pėrkryerit tė gjuhės shqipe, prof. Ernest Koliqit, i cili thekson : “Nuk dihet a qe Fishta qi gjet frymzimin e vet nė burime tė letėrsķs gojore apo letėrsia gojore qi fatlumsisht gjet nė Fishtėn vleftėsuesin e vet mā tė pėrshtatun. Mysteri i fateve tė kombit. E vėrteta āsht qi zāni i Poetit u pėrzķ e u shkri nė nji mėnyrė tė tillė me zānin e mbarė popullit sa mos me dijtė ku fillon njani e ku mbaron tjetri.”

Nuk mund tė kalohet pa prekur edhe njė problem mjaft shqetėsues siē ėshtė mohimi i trashėgimisė. Trashėgimia si teori, e ka treguar veten se sa e themeltė qė ėshtė, nė kundėrshtim flagrant me teoritė komuniste qė nuk e pranonin genotypin dhe insistonin nė ndikimin e patjetėrsueshėm tė mjedisit rrethues. E si pasojė, tek ne pėr gjysėm shekulli pikėrisht iu vu flaka trashėgimisė, qoftė ajo zakonore, intelektuale, e pronės e kėshtu me radhė. Kjo solli atė zbrazėtķ qė pėrjeton sot vėndi ynė dhe nuk e plotėson dot. Konkretisht shėmbull nga At Gjergji, tek i kėndon Ai luftės me Malin e Zi, vargėzon :
N’zā Kelmendt pėr begatķ : / U ka pri, krejtė n’ari ngrķ,
Vetė Ēun Mula, bajraktari,/ Qi mā i mirė s’bāhet Shqyptari
E regjimi diktatorial jo qė nuk e desh trashėgimin’e vyer tė zakoneve atdhetare edhe burrnore qė mbarte Ēun Mula t’ua transmetonte brezave pasardhės por, edhe pse gjermanėt pikėrisht tė nipin Mul Delinė, e internuan nė kampet e ēfarosjes, gjithė pinjojt’e tij i kalbi internimeve pėr 46 vite me radhė. E ky ėshtė vetėm njė shėmbull, por tė tillė janė tė pafund sa nė qytete e mbase mė shumė nė fshatra an’e kėnd vėndit tonė ! Duke e cunguar pra trashėgimin’e mirėfilltė tė normave tė etikės dhe moralit brez pas brezi, qė aq tė rrėnjosura i kishte shqiptari, erdhėm nė ditė tė sotme ku tė shikojmė mbrapa, veē boshllėk dallojmė, e duke shkuar pėrpara, po shkojmė si anija pa busullė nė mėshirėn e “kėshillave tė tė huajve”. Dhe e keqja ėshtė se komunizmi trashėgiminė e dhunoi, e mohoi e me ēdo kusht desh tė krijonte njerinė e ri pa tė kaluar e vetėm me tė ardhme. E nga kjo ē’rrodhi ? Ai difekt i pariparueshėm i cili fatkeqėsisht shumė gjatė do tė ndikojė nė t’ardhmen e vėndit tonė.
Tanimė i erdhi radha tė kujtojmė edhe njė thirrje qė i bėn shqiptarit i ndjeri Patėr Danjel Gjeēaj, ai erudit i skajshėm dhe njohės tejet i thellė i veprės si edhe i shpirtit tė Patėr Gjergj Fishtės. Ai i drejtohet bashkatdhetarit dhe i thotė :
“ Ndigjoje me vemźndje Fishtėn e fletėt e Lahutės le tė jenė si thėrmijat e dheut qi Hungarezėt, jashta atmes sė vet, ruejnė me kujdes ndėr shishe pėr t’i pasė gadi tė desin me to nen krye, tė lumė se mbyllin sytė tuj pushue pėr tė mbrāmėn herė mbi tokėn e tė Parvet, si mjeshtėrisht i msoi poeti i madh Petėf !”
Epilog i dhimbshėm :
Kush e ka ndjekur me kujdes tėrė veprimtarinė e Patėr Gjergjit e me dashuri ėshtė futur nė shpirtin e Tij, arrin e mėton tashti shtysat e ndryshėme qė kanė ndikuar nė qėndrimet e Tija. Dhe natyrshėm i lind nė kokė pyetja : Si do ta priste Mjeshtri titullin Nderi i Kombit akorduar nga Presidenti Republikės Alfred Mojsiu ? Nė parim, mirė. Mbas kaq e kaq dhjetvjeēarėsh i pėrbuzur dhe i lėnė nė harresė, ky nderim duhej ta gėzonte. Mė nė fund vėndi i Tij, kombi i Tij, po e rivlerėsonin. Por menjėherė do tė mėsonte se i njejti vlerėsim i ishte bėrė edhe Nako Spirut, me motivacionin si intelektual i shquar dhe me merita tė mėdha pėr rindėrtimin e vėndit, etj,etj.mbas marrjes pushtetit nga komunistėt. Do t’i thosh vetes Patėr Gjergji Ndalu beg se ka hendek. Ta gjykojmė mā dalė kėt punė. Nako Spiru, ndėr bėmat e tija, dy herė e kish tradhėtuar bashkėluftėtarin, shokun si edhe komandantin e tij, Enver Hoxhėn, duke u munduar qe ne syte e jugosllaveve te tregohej mė besnik se Enveri e … te behej i pari i vendit. Pra, i pabesė me shoq e mik t’vetin ky Nakja. U dashka hetue mā gjatė pėr tź, do tė mendonte At Gjergji. Tė dy herėt kompromis e thellim kompromisi me jugosllavėt kish bėrė Nakua sa qė tė dytėn herė, si kryetar i komisionit tė planit dyvjeēar, vajti nė Beograd dhe nėnshkroi parifikimin e monedhės tonė lekut me dinarin jugosllav. Duhet rikujtuar se dinari s’kishte asnjė vlerė dhe monedha jugosllave ishte nė inflacion tė thellė sepse depot jugosllave, tė shkatėrruara nga lufta, ishin bosh. Kurse depot shqiptare ishin plot e pėrplot e leku shqiptar kishte fuqi blerėse tė madhe. Cila qe pasoja e kėtij veprimi internacionalist tė Nako Spirut ? Boshatisja e Shqipėrisė dhe rrjedha e madhe e mallrave tona drejt Jugosllavisė. Ky veprim qe padyshim njė tradhėtķ e skajėshme e tij ndaj atdheut edhe kombit ! E kur kjo tradhėti e Nakos plasi sheshit, (miklim Jugosllavisė me qėllim marrjen e pushtetit personal), e vetmja rrug’e tij qe vetėvrasja, (apo vrasje me urdhėr tė Enverit, pėr hakmarrje, qė u paraqit si vetvrasje) ! E Patėr Gjergji, qė atje lart do thosh Po ky Nakja i pabesė me shokė e mū pėr mā tepėr shkon e bāhet edhe vegėl e shkjaut, anmikut tonė t’gjithmonshėm, si paskam m’e pranue un me kźn’i vlersuem n’krah t’tij ? Jo, kjo āsht punė qi s’bāhet ! Shto kėtu edhe faktin qė Nakua si student universitar veē dy vite universitet kish mbaruar, (sė paku mė mirė se sa Enver Hoxha qė as vitin e parė s’i mori dot provimet), dhe e gjithė veprimtaria e tij intelektuale ishin pesė trakte tė shkruara e cilėsohet pėr kėtė intelektual i shquar, e pėr mė tepėr krahasohet me Patėr Gjergjin ? Jo, tė gjitha kėto s’kanė si tė qėndrojnė, dhe e shohim Patėr Gjergjin tek merr njė vendim :
Kur qeverija fashiste mė dekoroi me dekoratėn mā t’naltėn tė tynen, un ia ktheva Mussolinit e i ēova fjalė se ajo dekoratė s’ish pėr mue ! E shof tash se e shkrueme paska kźnė pėr mue qi edhe President Mojsiut t’ia kthej dekoratėn qi s’mundem m’e pranue e t’i ēoj fjalė t’ia napin ndoj shoqit tė Nakos prej t’cillve ka plot e nuk zoritet m’i gjetė !
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė