Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-05, 03:14   #3
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

LUTI (paqja e Allahut qofte mbi te!)

Hafidh ibn Kethir



Nje nga ngjarjet e medha,qe ndodhi gjate jetes se Ibrahimit a.s.ishte edhe ndeshkimi qe e goditi popullin e Lutit a.s.Luti eshte djali i Haranit,te birit te Tarehut,i cili ne realitet eshte Azeri.Luti eshte nipi(djali i vellait)te Ibrahimit.a.s.,ndersa Ibrahimi,Harani dhe Nahori jane vellezer.Disa konsiderojne se ky Harani e ka ndertuar qytetin Haran.Mirepo,per nje pohim te ketille,nuk egzistojne argumente te vlevshme,sepse nuk pajtohet me librat e hebrenjeve dhe te krishtereve.Allahu e di me se miri.

Sipas urdherit dhe lejes se xhaxhait te vet,Ibrahimit a.s.Luti u nda nga Ibrahimi dhe u vendos ne qytetin Sodome,ne rajonin e Gaur Zegarit.Atebote Sodoma ishte qender e rajonit te permendur,te cilit i takonin fshatrat perreth me toke te punueshme.Banoret e Sodomes ishin tejet te coroditur dhe jobesimtare te prishur,njerez qe benin vepra te ndyta.Merreshin me hajduteri rrugesh dhe ne cdo vendpushim te tyre benin vepra te shemtuara,e qe askush nuk ia ndalonte askujt kete.Sa gje e shemtuar qe ishte ajo qe benin ata!
Ata e kane shpikur nje veper te tejet te shemtuar,te cilen nuk e ka praktikuar askush para tyre.Perkatesisht,meshkujt kishin marredhenie seksuale me meshkujt,duke iu shmangur marredhenieve seksuale me gra,te cilat Allahu i Lartesuar ua ka krijuar roberve te mire te Tij.(




Populli i Lutit Dhe Qyteti Qė u Kthye Pėrmbys


nga Harun Yahya


Populli i Lutit pėrgėnjeshtroi paralajmėrimet… Ne dėrguam kundėr tyre stuhi gurėsh (e cila i shkatėrroi tė gjithė), pėrveē familjes sė Lutit, tė cilėn Ne e shpėtuam me mirėsinė Tonė nė orėn e fundit tė natės. Kėshtu i shpėrblejmė ata qė falenderojnė. Luti i kishte paralajmėruar pėr dėnimin Tonė, por ata nuk i besuan paralajmėrimet e tij. (El-Kamer: 33-36)



Luti jetoi nė tė njėjtėn kohė me Ibrahimin. Ai u dėrgua si profet nė njė prej popujve fqinj me popullin e Ibrahimit. Kėta njerėz, siē na tregon Kurani, praktikonin njė veprim tė ulėt tė panjohur deri atėherė tė quajtur sodomizėm, apo siē quhet sot homoseksualizėm. Kur Luti i kėshilloi tė hiqnin dorė nga ky zakon i ulėt dhe i paralajmėroi pėr njė dėnim tė mundshėm, ata e kundėrshtuan dhe vazhduan rrugėn e shthurjes. Nė fund, kėta njerėz u shkatėrruan nga njė dėnim i tmerrshėm.

Qyteti ku banoi Luti pėrmendet si qyteti i Sodomit nė Dhiatėn e Vjetėr. Duke qenė i vendosur nė veri tė Detit tė Kuq, ky komunitet duket se ėshtė shkatėrruar nė pėrputhje me pėrshkrimin e bėrė nė Kuran. Studimet arkeologjike tregojnė se qyteti qe vendosur nė zonėn e Detit tė Vdekur, i cili shtrihet pėrgjatė kufirit tė Jordanisė me territoret e pushtuara tė Palestinės.

Pėrpara se tė shqyrtojmė rrėnojat e kėtij qyteti, le tė mundohemi tė njohim shkakun se pėrse populli i Lutit u dėnua nė kėtė mėnyrė. Kurani na tregon se si e paralajmėroi Luti popullin e tij. Po cila ishte pėrgjigjja e tyre?


Populli i Lutit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
Kur vėllai i tyre u tha: "Pėrse nuk i frikėsoheni Allahut?
Unė jam i dėrguar i besueshėm pėr ju.
Kini pra frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
Unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr transmetimin e kėtij mesazhi. Shpėrblimin e pres vetėm nga Zoti i botėve.
Si vallė kryeni marrėdhėnie me burrat dhe lini mėnjanė ato tė cilat Allahu i ka krijuar pėr tė qenė bashkėshortet tuaja? Vėrtet ju jeni njė popull qė ka kaluar ēdo kufi!"
Ata i thanė: "Nėse nuk pushon, o Lut, ne do tė tė pėrzėmė!"
Ai u tha: "Unė jam kundėr punėve tė poshtra qė kryeni
." (Esh-Shuara: 160 - 168)


Ata e kėrcėnuan Lutin, kur ai i ftoi nė rrugė tė drejtė dhe filluan ta urrenin gjithnjė e mė tepėr pėr kėtė shkak, ndaj donin ta dėbonin sė bashku me besimtarėt e paktė qė ishin pranė tij. Nė ajetet e tjera, ngjarja ėshtė treguar si vijon.

(Kujto) edhe Lutin, kur iu drejtua popullit tė tij: "A po bėni mėkatin mė tė madh, tė cilin nuk e ka bėrė askush mė parė nė tė gjithė botėn.
Tė shtyrė nga epshi ju shkoni me burra nė vend tė grave? Po, ju jeni njė popull i shfrenuar."
Populli i tij si pėrgjigje tha: "Nxirrini jashtė vendit tuaj, pasi ata kėrkojnė tė jenė tė pastėr (nga gjynahet)!"
(El-A'raf: 80-82)


Luti i bėri tė qartė popullit tė tij tė vėrtetėn, por ata nuk i kushtuan vėmendje paralajmėrimeve tė njėpasnjėshme dhe vazhduan ta kundėrshtonin e mohonin ndėshkimin, pėr tė cilin u fliste profeti i tyre.


(Kujto) dhe Lutin, kur i tha popullit tė tij: "Ju bėni njė gjynah, tė cilin askush para jush nuk e ka bėrė nė gjithė botėn.
Ju kryeni marrėdhėnie me burrat, grabitni udhėtarėt dhe kryeni punė tė ndyra nė vendtakimet tuaja?!" Por populli i tij nuk dha pėrgjigje tjetėr veē tha: "Sille ndėshkimin e Allahut mbi ne, nėse thua tė vėrtetėn.
" (El-Ankebut: 28 - 29)


Duke marrė pėrgjigjen e mėsipėrme nga populli i tij, Luti i kėrkoi ndihmė Allahut.


Ai tha: "Zoti im! Mė ndihmo qė tė triumfoj mbi popullin shkatėrrimtar." (El-Ankebut: 30)


"Zoti im! Mė shpėto mua dhe familjen time nga ēka bėjnė ata." (Esh-Shuara: 169)


Pas lutjes sė Lutit, Allahu dėrgoi dy engjėj nė formėn e dy djemve tė rinj. Nė fillim ata vizituan Ibrahimin dhe i dhanė lajmin e mirė se gruaja e tij do tė lindte njė fėmijė. Pastaj dy tė dėrguarit i shpjeguan qėllimin e ardhjes sė tyre: populli i pacipė i Lutit do tė shkatėrrohej.


Ibrahimi u tha: "Cili ėshtė qėllimi i ardhjes suaj, o ju tė dėrguar?"
Ata i thanė: "Ne jemi dėrguar te njė popull mėkatar.
Qė tė lėshojmė mbi ta gurė balte tė pjekur tė caktuar nga Zoti yt pėr ata qė kalojnė kufijtė."
(Edh-Dharijat: 31 - 34)


Pasi u ndanė nga Ibrahimi, engjėjt u drejtuan pėr te Luti. Ai nuk i njohu ndaj dhe ndjeu njė lloj shqetėsimi e frike, por kur i treguan se kush ishin, ai u qetėsua.


Kur tė dėrguarit Tanė arritėn te Luti, ai u pikėllua pėr ta (se mos populli i tij kėrkonte tė kryente marrėdhėnie me ta) dhe tha: "Kjo ėshtė njė ditė e trishtuar." (Hud: 77)


Luti u tha: "Ju jeni njerėz tė panjohur pėr mua."
Ata i thanė: "Ne kemi ardhur te ti bashkė me ndėshkimin, nė tė cilin ata dyshonin.
Dhe tė kemi sjellė ty lajmin e vėrtetė (tė shkatėrrimit tė popullit tėnd). S'ka dyshim se ne themi tė vėrtetėn.
Udhėto me familjen tėnde pasi tė kalojė njė pjesė e natės dhe ec pas tyre e mos lejo qė ndonjė prej jush tė kthejė kokėn prapa e tė shohė, por vazhdo drejt pėr atje ku je urdhėruar."

Kėshtu Ne i bėmė tė njohur atij vendimin se shkatėrrimi do tė bėhej herėt nė agim. (El-Hixhėr: 62 - 66)

Ndėrkohė populli i tij mori vesh lajmin e ardhjes sė mysafirėve. Ata nuk hezituan t'u afroheshin kėtyre mysafirėve pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta, ashtu siē kishin vepruar dhe me tė tjerėt mė parė, ndaj dhe rrethuan shtėpinė. Duke u frikėsuar pėr mysafirėt e tij, Luti u tha:

Kėta janė mysafirėt e mi, kėshtu qė mos mė turpėroni. Kini frikė Allahun e mos mė poshtėroni." (El-Hixhėr: 68 - 69)

Populli i tij iu pėrgjigj:

"… A[i] nuk tė kemi ndaluar qė tė presėsh apo tė mbrosh njerėzit e tjerė?" [/i](El-Hixhr: 70)

Duke menduar se ai dhe mysafirėt e tij po bėheshin pre e sjelljes sė keqe tė popullit tė tij, Luti tha:

"… Sikur tė kisha forcė qė t'ju mposhtja, apo sikur tė mbėshtetesha te ndonjė mbrojtės i fuqishėm." (Hud: 80)
Mysafirėt i kujtuan atij se ata ishin tė dėrguarit e Allahut:

Ata i thanė: "O Lut! Ne jemi tė dėrguarit e Zotit tėnd! Ata kurrė nuk do tė mbėrrijnė te ti! Udhėto me familjen tėnde nė njė pjesė tė natės dhe asnjė prej jush tė mos shohė prapa, pėrveē gruas tėnde (qė do tė mbetet pas). S'ka dyshim se ndėshkimi qė do t'i godasė ata, do ta godasė edhe atė. Pikėrisht agimi ėshtė koha e caktuar pėr ta. A nuk ėshtė afėr agimi?" (Hud: 81)

Kur veprimet e mbrapshta tė popullit arritėn kulmin, Allahu e shpėtoi Lutin me anė tė engjėjve. Nė mėngjes, populli i tij u shkatėrrua tėrėsisht.

Ne i verbuam ata qė kėrkuan tė fyejnė mysafirėt e tij: "Shijoni pra, ndėshkimin Tim dhe paralajmėrimet e Mia!"
Njė ndėshkim i vazhdueshėm i mbėrtheu ata herėt nė mėngjes.
El-Kamer: 37 - 38

Ajetet e pėrshkruajnė shkatėrrimin e kėtij populli si vijon:


Por britma shkatėrruese i pėrpiu ata para agimit.
Ne i kthyem pėrmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhėm mbi ta gurė nga balta e pjekur.
Sigurisht qė nė kėtė ngjarje ka argumente tė qarta pėr ata qė duan tė kuptojnė e tė nxjerrin mėsim.
Ato vendbanime janė ende tė dukshme pranė rrugės.
(El-Hixhr: 73 - 76)


Kur erdhi urdhri ynė, Ne i kthyem pėrmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhėm mbi ta pareshtur gurė prej balte tė pjekur. (Hud: 82)


Pastaj Ne i shkatėrruam tė tjerėt.
Dhe derdhėm mbi ta shi (gurėsh pėr ndėshkim). Sa i keq ishte shiu i atyre tė cilėt u paralajmėruan!
Vėrtet qė kėtu ka argumente tė qarta, megjithatė shumica e tyre nuk besojnė.
Zoti yt ėshtė me tė vėrtetė i Gjithėfuqishėm, Mėshirėplotė.
(Esh-Shuara: 172 - 175)


Kur populli u shkatėrrua, shpėtoi vetėm Luti dhe disa besimtarė, tė cilėt ishin pothuajse sa njė familje. Gruaja e Lutit nuk ishte besimtare, ndaj dhe u ndėshkua bashkė me tė tjerėt.


(Kujto) Lutin, kur iu drejtua popullit tė tij: "Pėrse bėni gjynahun mė tė madh, tė cilin askush prej njerėzve nuk e ka bėrė mė parė?
Si ėshtė e mundur qė ju kėnaqni epshet tuaja me burrat nė vend tė grave? Jo, por ju jeni njė popull qė po i kaloni tė gjithė kufijtė."
Populli i tij nuk dha pėrgjigje tjetėr veēse tha: "Nxirrini jashtė nga vendi juaj, sepse ata kėrkojnė tė jenė tė pastėr (nga gjynahet)!"
Mė pas Ne e shpėtuam Nuhun dhe familjen tij pėrveē tė shoqes; ajo ishte ndėr ata qė mbetėn pas.
Ne derdhėm mbi ta shi gurėsh. Shih pra, ēfarė fundi kanė kriminelėt (jobesimtarėt)."
(El-Araf: 80-84)


Pra, profeti Lut shpėtoi bashkė me besimtarėt dhe familjen e tij me pėrjashtim tė gruas. Siē pėrshkruhet nė Dhiatėn e Vjetėr, ai emigroi me Ibrahimin. Pėrsa i pėrket popullit tė prishur, ata u shkatėrrruan dhe shtėpitė e tyre u bėnė njėsh me tokėn.


"Shenjat e dukshme" nė liqenin e Lutit

Ajeti 82 nė suren Hud tregon shumė qartė mėnyrėn e shkatėrrimit tė popullit tė Lutit.


Kėshtu, kur u erdhi urdhri Ynė, Ne i kthyem pėrmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhėm mbi ta pa reshtur gurė prej balte tė pjekur. (Hud: 82)


Shprehja "pėrmbys" tregon se zona u shkatėrrua totalisht nga njė tėrmet i fuqishėm. Nė pajtim me kėtė, nė Liqenin e Lutit, nė tė cilin ndodhi shkatėrrimi, gjenden prova tė qarta tė njė shkatėrrimi tė tillė. Le t'ia lėmė fjalėn arkeologut gjerman Werner Keller:



Fotografi satelitore tė zonės ku jetoi populli Lutit.

Sė bashku me bazėn e kėsaj ēarjeje tė madhe, e cila kalon pikėrisht nėpėrmjet kėsaj zone, lugina e Sidimit, qė pėrfshin Sodomin dhe Gomorrėn, u zhyt njė ditė nė humnerė. Shkatėrrimi i tyre ndodhi si pasojė e njė tėrmeti tė madh, i cili ka mundėsi tė jetė shoqėruar me shpėrthime, vetėtima, rrjedhje gazi natyror dhe zjarre tė mėdha.13

Nė fakt, Liqeni i Lutit ose siē njihet ndryshe Deti i Vdekur, gjendet pikėrisht nė qendėr tė njė zone aktive sizmike:

Baza e Detit tė Vdekur ėshtė e lokalizuar nė njė vendrėnie tektonike. Kjo luginė gjendet nė njė zonė tė tensionuar midis liqenit Taberije nė veri dhe mesit tė luginės Arabah nė jug.14

Ngjarja ėshtė pėrshkruar kėshtu nė pjesėn e fundit tė ajetit, "dhe derdhėm mbi ta pa reshtur gurė prej balte tė pjekur". Ka shumė mundėsi qė ky tė ketė qenė njė shpėrthim vullkanik, i cili ndodhi nė brigjet e Liqenit tė Lutit. Materiali qė shpėrtheu ishte si "gurė prej balte tė pjekur tė gurėzuar". E njėjta ngjarje tregohet nė ajetin 173 tė sures Esh-Shuara: "Dhe Ne derdhėm mbi ta shi (gurėsh pėr ndėshkim)."

Nė lidhje me kėtė temė, Werner Keller shkruan:

Nga brendėsia u ēliruan forca vullkanike qė kishin rėnė nė qetėsi shumė thellė pėrgjatė gjatėsisė sė thyerjes. Nė luginėn e sipėrme tė Jordanit, pranė Bashanit, akoma gjenden kratere tė larta tė vullkaneve tė zhdukura. Shtresa tė mėdha llave dhe bazalti janė depozituar nė sipėrfaqen e gurėve gėlqerorė.15

Kėto shtresa llave dhe bazalti pėrbėjnė njė provė tė qartė se njė shpėrthim vullkanik dhe njė tėrmet kanė ndodhur diku nė kėtė vend. Katastrofa e pėrshkruar nė shprehjen "dhe derdhėm mbi ta pa reshtur gurė prej balte tė pjekur", nė Kuran ka shumė mundėsi t'i referohet kėtij shpėrthimi vullkanik. Shprehja "kur u erdhi urdhėri Ynė, Ne i kthyem pėrmbys (vendbanimet e Sodomit)", e cila gjendet nė tė njėjtin ajet, ka mundėsi t'i referohet tėrmetit, i cili bėri qė vullkanet tė shpėrthejnė mbi sipėrfaqen e tokės. Sidoqoftė vetėm Allahu e di tė vėrtetėn.

"Shenjat e qarta" qė shfaqen nga Liqeni i Lutit janė me tė vėrtetė shumė interesante. Nė pėrgjithėsi, ngjarjet qė tregohen nė Kuran ndodhin nė Lindjen e Mesme, nė Gadishullin Arabik dhe nė Egjipt. Pikėrisht nė qendėr tė kėtyre vendeve ndodhet Liqeni i Lutit. Ky liqen, ashtu si dhe ngjarjet qė ndodhėn rreth tij, meriton vėmendje tė veēantė nga ana e studimeve gjeologjike. Liqeni ėshtė afėrsisht 400 m nėn sipėrfaqen e Mesdheut. Meqenėse vendi mė i thellė nė liqen ėshtė 400 m, fundi i liqenit ėshtė 800 m nėn sipėrfaqen e Mesdheut. Kjo ėshtė pika mė e ulėt nė tokė. Nė sipėrfaqet e tjera, tė cilat janė mė tė ulta se niveli i detit, thellėsia ėshtė maksimumi 100 m. Njė tjetėr veti e Liqenit tė Lutit ėshtė se kripėsia e ujit tė tij ka dendėsi shumė tė lartė, afėrsisht 30%. Si pasojė, asnjė organizėm i gjallė nuk mund tė mbijetojė nė kėtė liqen. Kjo ėshtė arsyeja pse Liqeni i Lutit quhet Deti i Vdekur nė literaturėn perėndimore.

Ngjarja e populli tė Lutit, e cila tregohet nė Kuran, sipas vlerėsimeve ka ndodhur rreth vitit 1800 p.e.s. I bazuar nė kėrkimet e tij arkeologjike dhe gjeologjike, studiuesi gjerman Werner Keller deklaroi se qytetet e Sodomit dhe Gomorrės ishin tė vendosura nė luginėn e Sidimit, e cila shtrihej nė zonėn mė tė largėt e mė tė ulėt tė Liqenit tė Lutit. Kėto qytete dikur ishin vende tė mėdha dhe tė banuara.

Struktura mė interesante e liqenit tė Lutit ėshtė njė provė e qartė qė tregon mėnyrėn si ka ndodhur ngjarja shkatėrruese e treguar nė Kuran:

Nė bregun lindor tė Detit tė Vdekur, gadishulli El-Lisan duket si njė gjuhė e futur thellė nė ujė. El-Lisan nė arabisht do tė thotė gjuhė. Vendi bie kėtu nėn sipėrfaqen e ujit nė njė kėnd tė ēuditshėm, duke e ndarė detin nė dy pjesė. Nė tė djathtė tė gadishullit, toka bie thikė poshtė nė njė thellėsi prej 1200 kėmbėsh. Nė tė majtė tė gadishullit, uji ėshtė i dukshėm e i cekėt. Matjet e bėra kėto vitet e fundit konfirmojnė njė thellėsi prej 50-60 kėmbėsh. Ajo pjesė jashtėzakonisht e cekėt e Detit tė Vdekur, nga gadishulli El-Lisan deri nė majėn mė jugore, ishte Lugina e Sidimit.16





Fotografitė e Liqenit tė Lutit tė marra me satelit.



Werner Keller vuri re se kjo pjesė e cekėt, e cila u zbulua se ishte formuar mė vonė, ishte rezultat i tėrmetit tė lartpėrmendur dhe i katastrofės masive qė shkaktoi ky tėrmet. Ky ishte vendi ku ishin vendosur Sodomi dhe Gomorra, d.m.th., vendi ku jetoi populli i Lutit


Liqeni i Lutit, apo siē quhet ndryshe Deti i Vdekur



Dikur ishte e mundur ta kaloje kėtė zonė nė kėmbė, ndėrsa tani, lugina e Sidimit, ku ishin vendosur dikur Sodomi dhe Gomorra, ėshtė mbuluar nga sipėrfaqja e pjesės mė tė ulėt tė Detit tė Vdekur. Shkatėrrimi i bazės, si rezultat i njė katastrofe tė tmerrshme qė ndodhi nė fillim tė mijėvjeēarit tė dytė p.e.s., bėri tė mundur qė uji i kripur nga veriu tė rrjedhė nė kėtė gropė tė formuar kohėt e fundit dhe ta mbushė me ujė tė kripur.

Gjurmėt e Liqenit tė Lutit janė tė dukshme… Nėse dielli shkėlqen nė drejtimin e duhur dhe dikush bėn njė shėtitje me barkė pėrgjatė Liqenit tė Lutit deri nė pikėn mė jugore, ai mund tė shohė diēka fantastike. Pak larg nga bregu dhe mjaft tė dukshme nėn sipėrfaqen e ujit, gjenden konturet e pyjeve tė moēme, tė cilat sasia jashtėzakonisht e madhe e kripės sė Detit tė Vdekur i ka ruajtur akoma. Trungjet dhe rrėnjėt nė ujin jeshil janė shumė tė lashta. Lugina e Sidimit, ku dikur kėto pemė ishin plot me gjelbėrim, ishte njė prej vendeve mė tė bukura nė zonė.

Aspekti mekanik i fatkeqėsisė qė i ndodhi popullit tė Lutit ėshtė zbuluar nga kėrkimet e gjeologėve. Ato tregojnė se tėrmeti, i cili shkatėrroi popullin e Lutit, ndodhi si pasojė e njė ēarjeje shumė tė madhe nė tokė pėrgjatė 190 km qė pėrbėjnė shtratin e lumit Sheri'at. Lumi Sheri'at ka njė rėnie prej 180 m nė total. Kjo sė bashku me faktin se liqeni i Lutit ėshtė 400 m nėn nivelin e detit janė dy prova shumė tė rėndėsishme qė tregojnė se njė transformim gjigand gjeologjik ka ndodhur kėtu.

Struktura interesante e lumit Sheri'at dhe e Liqenit tė Lutit pėrbėjnė vetėm njė pjesė tė vogėl tė sė ēarės qė ndodhi nė kėtė vend. Gjendja dhe gjatėsia e kėsaj tė ēare janė zbuluar vetėm kėto kohėt e fundit.


Nė tė majtė: njė ilustrim qė tregon shpėrthimin vullkanik dhe shembjen qė ndodhi pas tij, tė cilat shkaktuan zhdukjen e tė gjithė njerėzve.





Kėto rrėnoja dėshmojnė pėr nivelin e lartė tė jetesės sė kėtij populli


Disa nga rrėnojat e qytetit, i cili u fundos nė liqen, janė zbuluar nė brigjet e liqenit.



Shkatėrrimi popullit tė Lutit ka frymėzuar shumė piktorė.

Sipėr ėshtė dhėnė njė shembull
.Ēarja nis nga rrėza e malit Taurus, shtrihet nė brigjet jugore tė Liqenit tė Lutit, vazhdon nė shkretėtirėn arabe nė drejtim tė gjirit tė Akabas dhe vazhdon pėrmes Detit tė Kuq, duke pėrfunduar nė Afrikė. Pėrgjatė saj janė vėnė re veprimtari tė fuqishme vullkanike. Bazalti i zi dhe llava gjenden nė malet e Galilesė nė Izrael, nė rrafshnaltat e Jordanit, nė gjirin e Akabas dhe nė vende tė tjera aty afėr.

Tė gjitha kėto rrėnoja dhe prova gjeografike tregojnė se njė ngjarje katastrofike ka ndodhur dikur nė Liqenin e Lutit. Werner Keller shkruan:

Sė bashku me bazėn e kėsaj ēarjeje tė madhe, e cila kalon pikėrisht nėpėrmjet kėsaj zone, lugina e Sidimit, qė pėrfshin Sodomin dhe Gomorrėn, u zhyt njė ditė nė humnerė. Shkatėrrimi i tyre ndodhi si pasojė e njė tėrmeti tė madh, i cili ka mundėsi tė jetė shoqėruar me shpėrthime, vetėtima, rrjedhje gazi natyror dhe zjarre tė mėdha. Nga brendėsia u ēliruan forca vullkanike qė kishin rėnė nė qetėsi shumė thellė pėrgjatė gjatėsisė sė thyerjes. Nė luginėn e sipėrme tė Jordanit, pranė Bashanit, akoma gjenden kratere tė larta tė vullkaneve tė zhdukura. Shtresa tė mėdha llave dhe bazalti janė depozituar nė sipėrfaqen e gurėve gėlqerorė.17

National Geographic bėn kėtė koment nė dhjetor tė vitit 1957:

Mali i Sodomit, njė tokė shterpė e egėr, ngrihet thikė mbi Detin e Vdekur. Askush nuk i ka gjetur ndonjėherė qytetet e shkatėrruara tė Sodomit dhe Gomorrės, por studiuesit besojnė se ato kanė qenė nė luginėn e Sidimit pėrmes kėtyre shkėmbinjve tė thepisur. Ndoshta ujėrat vėrshues tė Detit tė Vdekur i pėrfshinė ato pas njė tėrmeti.18


Edhe Pompei pati njė fund tė njėjtė


Sipėr tregohet njė fotografi qė paraqet luksin e qytetit tė
Pompeit para shkatėrrimit.
Ligjet e vendosura nga Allahu kanė qenė dhe do tė mbeten tė padryshuara. Nė Kuran thuhet:

Ata u betuan nė emėr tė Allahut me betimin mė tė fortė se, nė qoftė se do t'u vinte njė kėshillues, ata do tė ishin mė tė udhėzuar se ēdo popull (para tyre), por kur u erdhi kėshilluesi (Muhamedi), ata u larguan mė tepėr nga e vėrteta.
(Ata u larguan nga e vėrteta) pėr shkak tė kryeneēėsisė nė tokė dhe pėrbetimit pėr tė punuar ligėsi, por ligėsia i kthehet vetėm atij qė e bėn atė. Atėherė a mund tė presin ata gjė tjetėr veē asaj qė ėshtė vepruar me popujt e parė? Ndaj, nuk do tė gjesh asnjė ndryshim apo shmangie nė ligjet e caktuara nga Allahu."
(El-Fatir: 42 - 43)

Me tė vėrtetė, "nuk do tė gjesh asnjė ndryshim apo shmangie nė ligjet e caktuara nga Allahu". Kush qėndron kundėr ligjeve tė Tij njė ditė do tė dėnohet. Pompei, simboli i degjenerimit tė perandorisė romake, ishte edhe ai i zhytur nė shthurje e degjenerim tė plotė moral. Fundi i tij ishte i ngjashėm me atė tė popullit tė Lutit.

Shkatėrrimi i Pompeit ndodhi si pasojė e shpėrthimit tė vullkanit Vezuv.

Vullkani Vezuv ėshtė simboli i Italisė, e veēanėrisht i qytetit tė Napolit. Duke qėndruar i heshtur pėr 2000 vitet e fundit, Vezuvi ėshtė quajtur "Mali i Paralajmėrimit". Jo pa arsye Vezuvi njihet si i tillė. Fatkeqėsia qė i ndodhi Sodomit dhe Gomorrės ėshtė shumė e ngjashme me atė qė shkatėrroi Pompein.

Nė tė djathtė tė Vezuvit gjendet Napoli, ndėrsa nė lindje Pompei. Llava dhe pluhuri i njė shpėrthimi vullkanik gjigand qė ndodhi 2000 vjet mė parė goditi banorėt e atij qyteti. Fatkeqėsia ndodhi kaq papritur saqė ēdo gjė nė qytet u kap gjatė ushtrimit tė jetės sė pėrditshme dhe ka mbetur sot njėsoj siē ishte 2000 vjet mė parė. Duket sikur atje akrepat e kohės kanė mbetur nė vend.

Shkatėrrimi i Pompeit nuk u bė pa qėllim. Shėnimet historike tregojnė se qyteti ishte njė qendėr shthurjeje dhe imoraliteti. Qyteti dallohej pėr njė nivel aq tė lartė prostitucioni saqė numri i shtėpive publike nuk dihej me saktėsi. Sipas traditės sė rrėnjosur nė besimin Mithraik, organet seksuale dhe marrėdhėniet seksuale nuk duhet tė fshiheshin, por duhet tė ekspozoheshin hapur.

Llava e Vezuvit e fshiu nga harta gjithė qytetin brenda njė ēasti tė vetėm. Aspekti mė interesant i ngjarjes ėshtė se askush nuk shpėtoi, megjithėse shpėrthimi i Vezuvit ishte shumė i fuqishėm. Duket tamam sikur ata as qė e kishin vėnė re katastrofėn, sikur tė ishin magjepsur. Njė familje u gjend e ngurtėsuar nė momentin e ngrėnies. Ēifte tė shumta tė ngurtėsuara u gjetėn gjatė aktit seksual. Gjėja mė interesante ishte se atje gjendeshin ēifte tė tė njėjtit seks, ēifte djemsh dhe vajzash tė reja. Fytyrat e disa prej trupave tė ngurtėsuar tė nxjerrė nga Pompei ishin tė padėmtuara. Shprehja e pėrgjithshme e fytyrave tė tyre ishte hutimi.

Kėtu gjendet aspekti mė i pakuptueshėm i fatkeqėsisė. Si ka mundėsi qė mijėra njerėz pritėn vdekjen pa parė e dėgjuar gjė?

Ky aspekt i ngjarjes tregon se zhdukja e Pompeit ishte e ngjashme me ngjarjet shkatėrruese tė pėrmendura nė Kuran, sepse Kurani, kur flet pėr kėto ngjarje, pėrmend zhdukjen e papritur. P.sh., banorėt e qytetit tė pėrshkruar nė suren Jasin u zhdukėn tė gjithė menjėherė nė njė ēast tė vetėm. Situata tregohet si vijon.



Sipėr tregohet njė fotografi qė paraqet luksin e qytetit tė
Pompeit para shkatėrrimit


Nė kėtė faqe mund tė shihni trupat e ngurtėsuar tė zbuluara nga gėrmimet e bėra nė Pompei.

Ajo ishte vetėm njė britmė shkatėrruese dhe ja, tė gjithė ata (u bėnė) tė heshtur, tė ngrirė. (Jasin: 29)

Nė ajetin 31 tė sures El-Kamer pėrsėri theksohet "zhdukja e menjėhershme", kur tregohet shkatėrrimi i Themudit.

Ne dėrguam kundėr tyre njė britmė shkatėrruese dhe ata u bėnė si ato bimėt e thara me tė cilat thuren vathėt e bagėtive.

Vdekja e njerėzve nė Pompei ishte e menjėhershme, pikėrisht ashtu siē tregohet nė ajetet e mėsipėrme.





Disa shembuj tė tjerė tė trupave tė ngurtėsuar qė u zbuluan nė Pompei. Fotoja nė tė majtė ėshtė njė shembull i mirė pėr tė provuar se sa e shpejtė ishte katastrofa

Megjithatė, gjėrat nuk kanė ndryshuar shumė atje ku Pompei gjendej dikur. Krahinave tė Napolit ku dominon shthurja, nuk u mjaftuan dėshmitė e heshtura tė Pompeit. Ishulli i Kaprit ėshtė njė bazė ku banojnė homoseksualėt dhe nudistėt. Ai u paraqitet turistėve si "parajsa" e homoseksualėve. Jo vetėm nė Kapri apo nė Itali, por pothuajse nė tė gjithė botėn ėshtė pėrhapur njė degjenerim i tillė moral. Njerėzit akoma nuk nxjerrin mėsime nga pėrvoja e popujve tė kaluar.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė