Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-11-05, 01:23   #6
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Populli i Adit dhe Ubarit,
Atlanta e rėrėrave



nga Harun Yahya


Ndėrsa Adi u shkatėrrua nga njė erė e fortė dhe e vrullshme.
Tė cilėn Ai e dėrgoi mbi ta pėr shtatė net e tetė ditė pa ndalur, saqė mund t'i shihje njerėzit tė flakur sikur tė ishin trungje hurmash tė hedhur! A mund tė gjesh ndonjė prej tyre tė mbetur?
(El-Hakkah: 6 - 8)

Njė tjetėr popull i zhdukur qė pėrmendet nė sure tė ndryshme tė Kuranit ėshtė Adi, i cili pėrmendet pas popullit tė Nuhut. Allahu dėrgoi te ky popull profetin Hud, i cili e ftoi popullin e tij, ashtu siē kishin bėrė edhe profetėt e tjerė, qė tė besonin dhe tė adhuronin vetėm Allahun pa i bėrė shokė. Njerėzit reaguan armiqėsisht kundrejt Hudit. Ata e akuzuan se ishte i nxituar, i padrejtė dhe se pėrpiqej tė ndryshonte sistemin qė kishin vendosur stėrgjyshėrit e tyre. Nė suren Hud tregohet me hollėsi gjithēka qė ndodhi midis Hudit dhe popullit tė tij.

Popullit tė Adit i dėrguam vėllain e tyre, Hudin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė pėrveē Tij. Ju nė tė vėrtetė nuk bėni gjė tjetėr veēse shpifni!
O populli im, unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė ju transmetoj. Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua. A nuk kuptoni?
O populli im, kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe pendohuni, nė mėnyrė qė Ai t'ju dėrgojė shi tė bollshėm dhe t'ua shtojė mė tepėr fuqinė tuaj. Ndaj mos e ktheni shpinėn dhe mos u bėni mohues."
Ata i thanė: "O Hud, Ti nuk na solle asnjė provė bindėse, ndaj dhe ne nuk do t'i lėmė zotat tanė pėr shkak tė thėnies tėnde dhe nuk do tė tė besojmė.
Ne mendojmė se disa nga zotat tanė tė kanė sjellė kėtė tė keqe (ēmendurinė)." Ai u tha: "Unė kam Allahun si dėshmitar; dėshmoni dhe ju se unė nuk kam asnjė lidhje me ata (idhuj) qė ju adhuroni nė vend tė Allahut. Ndaj thurni komplote kundėr meje dhe mos mė jepni afat.
Unė mbėshtetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj! Ēdo gjė e gjallė i nėnshtrohet plotėsisht sundimit tė tij. Nuk ka dyshim qė Zoti im ėshtė i drejtė.
Edhe nėse ktheni shpinėn, unė e kam shpallur mesazhin me tė cilin jam dėrguar te ju. Zoti im do tė bėjė qė njė popull tjetėr t'ju trashėgojė dhe ju nuk mund t'i bėni asnjė dėm. Me tė vėrtetė qė Zoti im ruan gjithēka.
Kur erdhi vendimi Ynė, Ne me mėshirėn Tonė e shpėtuam Hudin bashkė me besimtarėt dhe i ruajtėm nga njė dėnim i rreptė.
Kėshtu ishte Adi, i cili hodhi poshtė provat e Zotit tė tij dhe nuk iu bind tė dėrguarve, por ndoqi urdhrat e njerėzve kryelartė e kokėfortė.
Ata u pėrcollėn me mallkim si nė kėtė botė ashtu dhe nė Ditėn e Kijametit. Populli i Adit e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatėrruar qoftė Adi, populli i Hudit. (Hud: 50 - 60)

Njė sure tjetėr ku pėrmendet populli i Adit ėshtė sureja Esh-Shuara. Nė kėtė sure janė theksuar disa nga karakteristikat e Adit. Nė tė thuhet se njerėzit e Adit zotėronin mjeshtėrinė e ndėrtimit tė ndėrtesave tė larta, tė cilat i ndėrtonin nė kodra dhe male, duke shpresuar se do tė jetonin atje pėrgjithmonė.

Pėrveē kėsaj ata bėnin vepra tė kėqija dhe ishin arrogantė e brutalė. Kur Hudi u tėrhoqi vėmendjen, ata i thanė se fjalėt e tij ishin "pėrralla dhe legjenda tė kota tė tė parėve". Ata ishin shumė tė sigurtė se asgjė nuk do t'u ndodhte:

Edhe populli i Adit i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit.
Kur vėllai i tyre, Hudi, u tha: "Pėrse nuk i frikėsoheni Allahut?
Unė jam njė i dėrguar i besueshėm pėr ju.
Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
Unė nuk ju kėrkoj asnjė shpėrblim pėr mesazhin qė po ju transmetoj. Shpėrblimin e kėrkoj vetėm prej Atij qė mė krijoi mua.
Pėrse ndėrtoni ndėrtesa madhėshtore nė ēdo vend tė lartė, pa pasur nevojė?
Pėrse ndėrtoni pėr vete pallate madhėshtore, a thua se do tė jetoni nė to pėrgjithmonė?
Pėrse kur merrni diēka, pėrdorni forcėn dhe bėheni tiranė?
Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
Kini frikė Allahun, i Cili ju ka dhėnė tė gjitha tė mirat qė ju i dini.
Ai ju ka dhėnė begati e fėmijė, kopshte e burime.
Unė kam frikė pėr ju ndėshkimin e njė dite tė madhe."
Ata i thanė: "Pak rėndėsi ka pėr ne nėse na kėshillon apo jo.
Kjo kėshillė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pėrrallė e shpikur nga tė parėt.
Ne kurrė nuk do tė ndėshkohemi."
Kėshtu, ata e pėrgėnjeshtruan atė, ndaj dhe Ne i shkatėrruam. Me tė vėrtetė kjo ėshtė njė provė e qartė, megjithatė shumica e tyre nuk janė besimtarė.
Zoti yt ėshtė me tė vėrtetė i plotfuqishėm dhe mėshirėplotė! (Esh-Shuara: 123 - 140)

Populli qė shprehu armiqėsi ndaj Hudit dhe u rebelua ndaj Allahut u shkatėrrua. Njė furtunė rėre e tmerrshme e zhduku Adin, sikur tė mos kish ekzistuar kurrė.




Zbulimet arkeologjike nė qytetin e Iramit



Nė fillim tė viteve 90' u shfaqėn disa artikuj nė gazetat mė tė njohura tė botės qė deklaronin se "qyteti i humbur i legjendės arabe u zbulua", "qyteti arab legjendar u zbulua", "Atlanta e rėrave - Ubari". Ajo qė e bėri mė intrigues kėtė zbulim arkeologjik ishte fakti se ky qytet ėshtė pėrmendur nė Kuran. Shumė njerėz, tė cilėt deri atėherė mendonin se populli i Adit, i treguar nė Kuran ishte njė legjendė ose se vendi i tyre nuk do tė gjendej kurrė, nuk mund ta fshihnin habinė e tyre pas zbulimit tė kėtij qyteti, i cili ishte pėrmendur vetėm nė gojėdhėnat e beduinėve dhe pėr kėtė arsye ngjalli interes shumė tė madh.





Rrėnojat e qytetit tė Ubarit, ku jetonte populli i Adit, janė zbuluar diku pranė brigjeve tė Omanit.

Ishte Nicholas Clapp, njė arkeolog amator, i cili zbuloi kėtė qytet legjendar tė pėrmendur nė Kuran.19 Duke qenė njė arabofil dhe prodhues i njė filmi dokumentar qė ka marrė disa ēmime, Clapp kishte ndeshur njė libėr shumė interesant gjatė studimit tė historisė arabe. Ky libėr ishte "Arabia Felix", i shkruar nga studiuesi anglez Bertram Thomas, nė 1932. "Arabia Felix" ishte emėrtimi romak i pjesės jugore tė Gadishullit Arabik, i cili sot pėrfshin Jemenin dhe pjesėn mė tė madhe tė Omanit. Grekėt e quanin kėtė zonė "Arabia Eudaimon", ndėrsa dijetarėt arabė tė mesjetės e quajtėn "El-Jemen es-Seide".20






Gėrmimet e bėra nė Ubar.

Tė gjithė kėta emra do tė thonė "Arabia Fatlume", sepse populli qė jetoi nė atė zonė nė kohėt e hershme njihej si populli mė me fat nė atė kohė. Por cila ishte arsyeja e njė emėrtimi tė tillė?

Fati i tyre i mirė qėndronte nė vendndodhjen e tyre strategjike, e cila ndihmonte qė ajo zonė tė ishte pikė ndėrmjetėse nė tregėtinė e erėzave dhe piperit midis Indisė dhe vendeve tė tjera nė veri tė Gadishullit Arabik. Pėrveē kėsaj, njerėzit qė jetonin nė kėtė zonė prodhonin rrėshirė aromatike nga pemė tė rralla. Duke qenė shumė e preferuar nga komunitetet e lashta, kjo bimė pėrdorej nė ritet e ndryshme fetare. Nė ato kohė ajo ishte e vlefshme tė paktėn sa ari.

Studiuesi anglez Thomas i pėrshkroi me hollėsi kėto fise "fatlume" dhe deklaroi se ai kishte zbuluar gjurmėt e njė qyteti tė lashtė tė ndėrtuar nga njėri prej kėtyre fiseve.21 Ky ishte qyteti i njohur me emrin "Ubar" nga beduinėt. Nė njėrin prej udhėtimeve qė ai bėri nė zonė, beduinėt qė jetonin nė shkretėtirė i kishin treguar disa gjurmė tė vjetra dhe i kishin thėnė se ato gjurmė tė ēonin drejt qytetit tė lashtė tė Ubarit. Thomas, i cili tregonte shumė interes pėr kėtė ēėshtje, vdiq para se ta pėrfundonte studimin e tij.

Clapp, pasi lexoi atė qė kishte shkruar studiuesi anglez Thomas, u bind pėr ekzistencėn e qytetit tė humbur tė pėrshkruar nė atė libėr. Pa humbur shumė kohė, ai nisi studimin e tij.







Shumė vepra arti dhe monumente tė madhėrishme janė ngritur dikur nė Ubar, ashtu siē tregohet dhe nė Kuran. Sot vetėm rrėnojat e mėsipėrme kanė mbetur.

Ai u pėrpoq tė provonte ekzistencėn e Ubarit me dy mėnyra. Sė pari, ai zbuloi gjurmėt pėr tė cilat beduinėt thonin se kishin ekzistuar. Nė tė njėjtėn kohė bėri pėrpjekje qė tė siguronte nga NASA pamjet satelitore tė zonės. Pas njė pėrpjekjeje tė gjatė, ai arriti tė bindte autoritetet pėrkatėse qė tė merrnin fotografitė e zonės.22

Clapp vazhdoi tė studionte dorėshkrimet e hershme dhe hartat nė bibliotekėn Huntington, nė Kaliforni. Qėllimi i tij ishte tė gjente hartėn e zonės. Pas njė kėrkimi tė shkurtėr, ai gjeti njė hartė tė vizatuar nga gjeografi greko-egjiptian Ptolemeu nė vitin 200 e.s. Nė hartė tregohej vendndodhja e njė qyteti tė vjetėr tė zbuluar nė zonė si dhe rrugėt qė tė ēonin nė kėtė qytet.

Ndėrkaq, ai mori lajmin se fotografitė ishin marrė nga NASA. Nė fotografi mund tė dalloheshin disa gjurmė karvanesh, tė cilat ishin vėshtirė tė dalloheshin nga toka, por mund tė shiheshin nė tėrėsi nga qielli. Duke krahasuar kėto fotografi me hartėn e vjetėr qė kishte nė dorė, Clapp mė nė fund arriti nė pėrfundimin qė po kėrkonte: gjurmėt nė hartėn e vjetėr korrespondonin me gjurmėt nė fotografitė e marra nga sateliti. Destinacioni pėrfundimtar i kėtyre gjurmėve ishte njė vend i gjerė, i cili dikur duhet tė kishte qenė njė qytet.

Mė nė fund, vendndodhja e qytetit legjendar, i cili kishte qenė subjekt i historive tė transmetuara gojarisht nga beduinėt, u zbulua. Pas disa kohėsh, gėrmimet filluan dhe rrėnojat e njė qyteti tė lashtė nisėn tė zbuloheshin poshtė rėrės. Kėshtu, ky qytet i humbur u pėrshkrua si "Atlanta e Rėrės, Ubari".


Vendi i qytetit tė Adit u zbulua nėpėrmjet fotografive tė marra nga kapsula spaciale.
Nė foto shigjeta ėshtė drejtuar drejt Ubarit, ku kryqėzoheshin rrugėt e karvaneve.


Para gėrmimeve, Ubari mund tė shihej vetėm nga hapėsira.

Cila ishte prova qė provonte se ky ishte qyteti i popullit tė Adit, i cili pėrmendet nė Kuran?

Qė nga momenti kur rrėnojat nisėn tė zbuloheshin nga toka, u kuptua se ato i pėrkisnin Adit dhe shtyllave tė Iramit tė pėrmendura nė Kuran, sepse midis ndėrtesave qė u nxorėn nga toka u gjendėn kullat e pėrmendura nė mėnyrė tė veēantė nė Kuran. Njė pjesėtar i skuadrės sė kėrkimit qė kryesonte gėrmimet, dr. Zarins, deklaroi se kullat ishin njė nga veēoritė karakteristike tė Ubarit dhe meqė nė Kuran ėshtė pėrmendur se Irami kishte kulla ose shtylla, atėherė kjo ishte prova mė e fortė se vendi qė ata kishin zbuluar ishte Irami, qyteti i Adit. Kurani na tregon pėr Iramin si mė poshtė:

A nuk e ke parė se ē'bėri Zoti yt me Adin dhe me Iramin me shtylla tė larta? Si ata nuk ėshtė krijuar askush mė parė nė tokė? (El-Fexhr: 6 - 8)


Populli i Adit

Deri tani kemi parė se Ubari ka mundėsi tė jetė qyteti i Iramit i pėrmendur nė Kuran. Sipas Kuranit, banorėt e qytetit nuk e dėgjuan profetin Hud, i cili u transmetoi mesazhin e Zotit tė tyre dhe i paralajmėroi pėr njė dėnim tė tmerrshėm.

Identifikimi i popullit tė Adit, i cili ndėrtoi qytetin e Iramit, ka ngjallur gjithashtu shumė debat. Nė shėnimet historike nuk pėrmendet ky popull me njė kulturė kaq tė zhvilluar e as qytetėrimi qė ata kishin ngritur. Duket shumė e ēuditshme qė emri i njė populli tė tillė nuk gjendet nė shėnimet historike.

Arsyeja e mospėrmendjes ėshtė se kėta popuj jetonin nė Arabinė Jugore, e cila ishte mjaft larg prej popujve tė tjerė qė jetonin nė rajonin e Mesopotamisė dhe Lindjes sė Mesme. Kėshtu, ata kishin marrėdhėnie tė kufizuara me popujt e tjerė. Ėshtė diēka e zakonshme qė njė shtet, i cili njihet shumė pak, tė mos pėrmendet nė shėnimet historike. Nga ana tjetėr, ėshtė e mundur tė dėgjosh histori tė ndryshme pėr Adin, midis popujve tė Lindjes sė Mesme.

Arsyeja mė e rėndėsishme pse Adi nuk ka qenė pėrmendur nė shėnimet e shkruara ėshtė se shkrimi nuk ishte i pėrhapur nė atė kohė. Pra, mund tė mendohet se Adi krijoi njė qytetėrim tė konsiderueshėm, por ky qytetėrim nuk ėshtė pėrmendur nė shėnimet historike tė atyre qytetėrimeve qė mbanin dokumentacion. Nėse kjo kulturė do tė kishte ekzistuar pak mė gjatė, ndoshta sot do tė dihej mė shumė pėr kėta njerėz.

Pėr Adin nuk gjenden shėnime tė shkruara, por ėshtė e mundur tė gjesh informacione tė rėndėsishme rreth pasardhėsve tė tyre e kėshtu mund tė krijosh njė ide pėr kėtė popull nė sajė tė kėtij informacioni.


Hadramitėt, pasardhėsit e Adit

Vendi i parė ku mund tė kėrkohen gjurmėt e njė qytetėrimi tė mundshėm tė ngritur nga Adi ose nga pasardhėsit e tyre ėshtė Jemeni Jugor, ku ėshtė zbuluar Atlanta e Rėrės, Ubari, i cili njihet si "Arabia Fatlume" (Arabia Felix). Nė Jemenin Jugor kanė ekzistuar mė parė katėr popuj tė ndryshėm, tė cilėt quheshin nga grekėt "arabėt fatlumė". Ata janė hadramitėt, sebeinėt, mineanėt dhe katabeanėt. Kėta katėr popuj mbretėruan pėr ca kohė sė bashku nė territore tė ndryshme afėr njėra-tjetrės.

Shumė shkencėtarė bashkėkohorė thonė se Adi hyri nė njė periudhė transformimi dhe pastaj u rishfaq nė faqet e historisė. Dr. Mikail H. Rahman, njė studiues nė Universitetin e Ohaios, beson se populli i Adit ėshtė paraardhėsi i hadramitėve, njė prej katėr popujve qė jetuan nė Jemenin Jugor. Tė shfaqur rreth viteve 500 p.e.s., Hadramitėt janė mė pak tė njohurit midis popujve tė quajtur "arabėt fatlumė". Kėta popuj mbretėruan nė zonėn e Jemenit Jugor pėr njė kohė shumė tė gjatė dhe u zhdukėn tėrėsisht rreth viteve 240 e.s., pas njė periudhe tė gjatė dekadence. Emri i hadramitėve lė tė kuptosh se ata mund tė jenė pasardhėsit e Adit. Shkrimtari grek Plini, qė ka jetuar nė shekullin e tretė p.e.s., e pėrmend kėtė fis si Adramitai - qė do tė thotė Hadrami.23 Pjesa e fundit e emrit grek ėshtė njė prapashtesė e emrit "Adram". Kjo menjėherė tė sjell ndėrmend se ky emėr mund tė jetė njė deformim i emrit Ad-i Iram tė pėrmendur nė Kuran.

Gjeografi grek, Ptolemeu (150-100 p.e.s.), e paraqet jugun e Gadishullit Arabik si vendi ku jetoi populli i quajtur Adramitai. Kjo zonė ka qenė njohur deri vonė me emrin Hadrameut. Kryeqyteti i kėtij shteti, Sheb'ua, gjendej nė perėndim tė luginės sė Hadrameutit. Sipas shumė legjendave tė hershme, varri i profetit Hud, i cili ishte dėrguar te populli i Adit, gjendet nė Hadrameut.

Njė faktor tjetėr, i cili konfirmon mendimin se hadramitėt janė vazhdimi i Adit, ėshtė pasuria e tyre. Grekėt i cilėsonin hadramitėt si "raca mė e pasur nė botė". Shėnimet historike thonė se hadramitėt kishin pėrparuar shumė nė kultivimin e njė bime tė veēantė (frankincene) aromatike, e cila ishte njė nga bimėt mė me vlerė tė kohės. Ata kishin zbuluar dhe zgjeruar pėrdorimin e saj. Prodhimi i tyre bujqėsor i kėsaj bime ishte shumė herė mė i lartė sesa prodhimi i saj nė ditėt tona.

Ajo qė ėshtė zbuluar nga gėrmimet e bėra nė Sheb'ua, e cila njihet si qyteti i hadramitėve, ėshtė shumė interesante. Nė kėto gėrmime, tė cilat filluan nė 1975, ishte shumė e vėshtirė pėr arkeologėt tė arrinin rrėnojat e qytetit pėr shkak tė dunave tė mėdha tė rėrės. Zbulimet e arritura nga fundi i gėrmimeve ishin mahnitėse. Qyteti antik ishte njė nga zbulimet mė interesante tė bėra deri atėherė. Ai kishte shtrirjen mė tė madhe se tė gjitha vendbanimet e tjera tė Jemenit antik dhe pallatet e tij shquheshin pėr njė ndėrtim me tė vėrtetė tė mrekullueshėm.

Ėshtė shumė e logjikshme tė mendosh se hadramitėt e kanė trashėguar kėtė epėrsi arkitekturale prej paraardhėsve tė tyre, popullit tė Adit. Profeti Hud, duke paralajmėruar popullin e Adit, thotė:

Pėrse ndėrtoni ndėrtesa madhėshtore nė ēdo vend tė lartė, pa pasur nevojė?
Pėrse ndėrtoni pėr vete pallate madhėshtore, a thua se do tė jetoni nė to pėrgjithmonė?
(Esh-Shuara: 128-129)

Njė tjetėr karakteristikė interesante e ndėrtesave tė zbuluara nė Sheb'ua ishin kolonat e punuara me kujdes. Kolonat e zbuluara nė Sheb'ua dukej se ishin tė vetmet nė zonė, pasi ishin tė rrumbullakta dhe tė rregulluara nė formė rrethi, ndėrsa nė tė gjitha vendet e tjera tė Jemenit deri tani janė zbuluar kolona katrore monolite. Populli i Sheb'uas duhet ta ketė trashėguar stilin arkitektural prej stėrgjyshėrve tė tyre, Adėve. Fotius, njė patriark grek-bizantin i Kostandinopojės, nė shekullin IX e.s., bėri studime tė gjera mbi arabėt e jugut dhe aktivitetet e tyre tregtare, sepse ai kishte nė dorė dorėshkrimet e vjetra greke qė nuk ekzistojnė mė sot dhe veēanėrisht librin e Agatharachide (132 p.e.s.) qė kishte tė bėnte me Detin e Kuq. Fotius thotė nė njė prej artikujve tė tij: "Thuhet se ata (arabėt e jugut) kanė ndėrtuar shumė kolona tė mbuluara me ar e argjend. Hapėsirat midis kėtyre kolonave kanė pamje tė mrekullueshme."


Megjithėse deklarata e mėsipėrme e Fotiusit nuk u referohet drejtpėrsėdrejti hadramitėve, ajo jep njė ide tė mirėqenies dhe mjeshtėrisė sė arabėve tė asaj zone nė ngritjen e kėtyre ndėrtesave. Shkrimtarėt klasikė grekė, Plini dhe Straboni, pėrshkruajnė kėto qytete si "qytete tė zbukuruara me tempuj tė bukur dhe pallate".

Kur sjellim ndėrmend se banorėt e kėtyre qyteteve ishin pasardhėsit e Adit, kuptohet qartė pse Kurani e quan vendin ku jetonte Adi si "Irami me shtylla tė larta" (El-Fexhr: 7).


Burimet dhe kopshtet e Adit

Sot, peisazhi qė do tė haste mė shpesh dikush kur udhėton nė Arabinė Jugore, janė shkretėtirat e gjera. Shumica e vendeve, me pėrjashtim tė qyteteve dhe krahinave qė tani vonė janė pyllėzuar, janė tė mbuluara me rėrė. Kėto shkretėtira kanė ekzistuar pėr qindra dhe ndoshta pėr mijėra vjet.

Nė Kuran ėshtė dhėnė njė informacion interesant nė njė nga ajetet qė flasin pėr Adin. Ndėrsa paralajmėronte popullin e tij, profeti Hud u tėrhoqi vėmendjen pėr burimet dhe kopshtet, me tė cilat Allahu i kishte begatuar:

"Kini pra, frikė Allahun dhe dėgjojini fjalėt e mia.
Kini frikė Allahun, i Cili ju ka dhėnė tė mirat qė ju i dini.
Ai ju ka dhėnė begati e fėmijė, kopshte e burime.
Unė kam frikė pėr ju ndėshkimin e njė dite tė madhe."
(Esh-Shuara: 131 - 135)

Por, siē e vumė re edhe mė parė, Ubari, i cili mendohet tė jetė qyteti i Iramit, si dhe tė gjitha vendet e tjera ku mund tė ketė qenė vendbanimi i Adit, sot ėshtė krejtėsisht i mbuluar nga shkretėtira tė gjera. Atėherė pėrse Hudi pėrdori njė shprehje tė tillė ndėrsa paralajmėronte popullin e tij?

Pėrgjigja fshihet nė ndryshimin e kushteve klimatike me kalimin e kohės. Shėnimet historike tregojnė se kėto sipėrfaqe, tė cilat janė kthyer nė shkretėtirė tani, dikur kanė qenė shumė pjellore dhe tė gjelbėruara. Disa mijėra vjet mė parė, njė pjesė e madhe e zonės ishte e mbuluar me sipėrfaqe tė gjelbėruara dhe burime, pikėrisht ashtu siē thuhet nė Kuran. Kėto pasuri shfrytėzoheshin nga banorėt e zonės. Pyjet e zbusnin klimėn e ashpėr dhe e bėnin atė mė tė pėrshtatshme pėr jetesė. Shkretėtirat ekzistonin, por nuk zinin njė sipėrfaqe kaq tė gjerė si sot.

Nė Arabinė Jugore janė zbuluar tė dhėna tė rėndėsishme nė zonat ku jetoi Adi, tė cilat mund tė hedhin dritė mbi kėtė temė. Banorėt e kėsaj zone pėrdornin njė sistem ujitės shumė tė zhvilluar. Kjo ujitje ka shėrbyer pėr njė qėllim tė vetėm, bujqėsinė. Nė ato zona, tė cilat sot nuk janė tė pėrshtatshme pėr jetesė, njerėzit dikur kultivonin lloje tė ndryshme bimėsh.

Pamjet satelitore kanė shfaqur gjithashtu njė sistem tė gjerė kanalesh dhe digash tė lashta qė pėrdoreshin pėr ujitje pėrreth zonės me emrin Remle es-Seb'atajan, e cila ėshtė vlerėsuar se mund tė furnizonte 200.000 njerėz. Doe, njė nga studiuesit qė drejtonin kėrkimet, ka thėnė: "Kaq pjellore ishin zonat pėrreth Maribit, saqė dikush mund tė pėrfytyronte se dikur e gjithė zona midis Maribit dhe Hadrameutit ishte e kultivuar."

Shkrimtari klasik grek Plini e ka pėrshkruar kėtė zonė si shumė pjellore dhe tė hijeshuar me male tė pyllėzuara, lumenj dhe hapėsira tė tėra pyjesh tė pakalueshme. Nė mbishkrimet e gjetura nė disa tempuj antikė pranė Sheb'uas, kryeqytetit tė hadramitėve, ėshtė shkruar se kafshėt gjuheshin nė atė zonė dhe disa prej tyre bėheshin kurban. Tė gjitha kėto tregojnė se kjo zonė dikur ishte e mbuluar me toka pjellore, njėlloj siē ishte e mbuluar dhe me shkretėtira.

Shpejtėsia me tė cilėn shkretėtira mund tė pėrparojė mund tė shihet nė disa kėrkime tė kohėve tė fundit tė bėra nga Instituti Smithsonian nė Pakistan, ku bėhet e ditur se njė zonė e njohur si pjellore nė mesjetė ėshtė kthyer nė shkretėtirė rėre me duna 6 m tė larta. U zbulua se shkretėtira pėrparonte mesatarisht 15 cm nė ditė. Me kėtė shpejtėsi, rėra mund tė gėlltiste edhe ndėrtesat mė tė larta dhe t'i mbulonte si tė mos kishin ekzistuar kurrė. Kėshtu, gėrmimet qė u bėnė nė Tima tė Jemenit nė vitin 1950 u mbuluan pothuajse plotėsisht pėrsėri. Gjithashtu, ėshtė njė fakt i njohur qė dikur piramidat egjiptiane ishin tėrėsisht tė varrosura nėn rėrė dhe u zbuluan vetėm pas gėrmimeve qė zgjatėn pėr njė kohė tė gjatė. Shkurtimisht mund tė themi se ėshtė shumė e qartė qė zonat e njohura si shkretėtira sot mund tė kenė patur pamje tė ndryshme nė tė kaluarėn.


Si u shkatėrrua Adi

Nė Kuran thuhet se populli i Adit u shkatėrrua nėpėrmjet njė "ere tė furishme", e cila zgjati 7 net dhe 8 ditė dhe e shkatėrroi Adin krejtėsisht.

Adi pėrgėnjeshtroi (Hudin), por si ishte ndėshkimi Im dhe paralajmėrimet e Mia?!
Ne dėrguam kundėr tyre njė erė tė furishme nė njė ditė ogurzezė me fatkeqėsi tė pandėrprerė dhe ajo i flakte njerėzit si tė ishin trupa hurmash arabe tė shkulura
. (El-Kamer: 18 - 20)

Ndėrsa Adi u shkatėrrua nga njė erė e fortė dhe e vrullshme, tė cilėn Ai e dėrgoi mbi ta pėr shtatė net e tetė ditė pandėrprerė saqė mund t'i shihje njerėzit tė flakur si tė ishin trungje hurmash arabe tė rrėzuara. (El-Hakkah: 6 - 7)



Sot, rajoni ku jetoi Adi ėshtė mbuluar nga duna ranore


Edhe pse u paralajmėruan mė parė, njerėzit nuk i kushtuan vėmendje kėtyre paralajmėrimeve dhe vazhdimisht i refuzuan tė dėrguarit e tyre. Ata jetonin nė njė iluzion tė tillė, saqė nuk mund ta kuptonin se ē'po ndodhte, kur panė shenjat e shkatėrrimit, ndaj dhe vazhduan mohimin e tyre.

Pastaj, kur ata e panė atė si njė re tė dendur qė vinte drejt luginave tė tyre, thanė: "Kjo ėshtė njė re qė do tė na sjellė shi!" Jo! Pėrkundrazi, ai ėshtė dėnimi, pėr tė cilin ju kėrkuat tė shpejtohej! Njė erė qė sjell njė ndėshkim tė dhimbshėm! (El-Ahkaf: 24)

Nė kėtė ajet thuhet se njerėzit panė "renė" qė do t'u sillte atyre fatkeqėsi, por nuk mundėn tė kuptonin se ē'ishte ajo dhe menduan se ishte njė re shiu. Ky ėshtė njė tregues i rėndėsishėm pėr tė kuptuar se si ndodhi fatkeqėsia. Njė ciklon qė ngre lart rėrėn e shkretėtirės duket nga larg tamam si njė re shiu. Ka mundėsi qė Adi tė jetė mashtruar nga ky pėrngjasim dhe kėshtu tė mos e ketė vėnė re fatkeqėsinė. Doe jep njė pėrshkrim (i cili duket se vjen si rezultat i eksperiencės profesionale) tė stuhive tė rėrės: "Shenja e parė ėshtė njė mur dheu, i cili mund tė jetė disa mijėra kėmbė i lartė. Ai ngrihet lart si pasojė e rrymave tė forta qė ngrihen dhe pėrzihen nga njė erė mjaft e fortė."

I menduar si rrėnojat e Adit, Ubari ėshtė mbuluar nga njė shtresė rėre disa metra e trashė. Me sa duket, era e madhe e cila zgjati 7 net dhe 8 ditė, sipas pėrshkrimit tė Kuranit, grumbulloi tonelata me rėrė mbi qytet dhe i varrosi njerėzit tė gjallė nė tokė. Gėrmimet e bėra nė Ubar tregojnė tė njėjtėn gjė. Revista franceze "Ēa m'interesse" shkruan: "Ubari u varros nėn njė shtresė rėre 12 m tė trashė pėr shkak tė njė stuhie."

Dėshmia mė e rėndėsishme qė tregon se Adi u varros nga njė stuhi rėre ėshtė fjala "ahkaf", e pėrdorur nė Kuran pėr tė treguar vendndodhjen e Adit. Pėrshkrimi i pėrdorur nė ajetin 21 tė sures El-Ahkaf ėshtė si vijon:

Kujto vėllain e Adit (Hudin), kur e kėshilloi popullin e tij nė Ahkaf, ndėrkohė qė shumė tė dėrguar kanė ardhur para dhe pas tij pėr t'i kėshilluar: "Mos adhuroni asgjė tjetėr veē Allahut. Vėrtet qė unė kam frikė pėr ju ndėshkimin e njė dite tė madhe."

"Ahkaf" nė arabisht do tė thotė duna rėre. Kjo fjalė ėshtė shumėsi i fjalės "hikf", e cila do tė thotė njė dunė rėre. Kjo tregon se Adi ka jetuar nė njė zonė me shumė duna rėre. Sipas njė komenti fjala "ahkaf" e humbi kuptimin e saj "duna rėre" dhe u bė emri i zonės ku jetoi Adi. Kjo nuk e ndryshon faktin qė rrėnja e kėsaj fjale ka kuptimin "duna rėre", por tregon se kjo fjalė ėshtė bėrė veēori e kėsaj zone pėr shkak tė dunave tė shumta tė rėrės qė gjendeshin nė tė.

Shkatėrrimi qė pėsoi Adi prej njė stuhie rėre, e cila i hidhte njerėzit "si trungje hurmash arabe tė hedhura", duhet tė ketė zhdukur nė njė kohė shumė tė shkurtėr tė gjithė njerėzit e Adit, tė cilėt deri atėherė jetonin duke kultivuar toka pjellore dhe duke ndėrtuar diga e kanale ujitėse. Tė gjitha fushat pjellore, kanalet dhe digat u mbuluan nga rėra dhe i gjithė qyteti bashkė me banorėt e tij u varrosėn tė gjallė nėn rėrė. Pas shkatėrrimit tė popullit, shkretėtira pushtoi vendin dhe mbuloi gjithēka pa lėnė asnjė gjurmė.

Si pėrfundim, mund tė thuhet se zbulimet arkeologjike dhe historike tregojnė se Adi dhe qyteti i Iramit kanė ekzistuar dhe janė shkatėrruar ashtu siē ėshtė pėrshkruar nė Kuran. Vetėm nė sajė tė kėrkimeve tė fundit, rrėnojat e kėtij qyteti janė zbuluar dhe janė nxjerrė pėrfundimisht nga rėra.

Ēdo njeri kur sheh kėto rrėnoja tė varrosura nė rėrė duhet tė nxjerrė mėsim, ashtu siē theksohet dhe nė Kuran, i cili tregon se populli i Adit devijoi nga rruga e drejtė pėr shkak tė mendjemadhėsisė dhe tha: "Kush ėshtė mė i fortė se ne nė fuqi dhe pushtet?" Nė fund tė ajetit thuhet: "A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili i krijoi, ėshtė mė i fortė se ata nė fuqi dhe pushtet?" (Fusilet: 15)
Njerėzit duhet tė mbajnė mirė nė mendje kėtė fakt dhe tė kuptojnė se mė i madhi dhe mė i fuqishmi ėshtė gjithmonė vetėm Allahu. Kushdo qė pretendon tė kundėrtėn, ka hedhur hapin e parė drejt humbjes sė madhe.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė