Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-06, 19:06   #2
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Komandantėt” dhe BFI

Fakti: A mund t’i tregoni me emėr dhe mbiemėr se kush kanė qenė ata?

S. Rexhepi: Viteve tė fundit ėshtė ēėshtje evidente dhe ēėshtje e dukshme se kėtu u infiltruan sidomos pas vitit 2001 njerėz tė cilėt thirreshin nė merita tė ndryshme. Si duket struktura udhėheqėse, pėrfaqėsuesit legalė - legjitimė tė pėrleshjeve luftarake tė vitit 2001 nuk arritėn qė pas luftės, njerėzit qė morėn pjesė u inkuadruan edhe nė rezistencėn luftarake, t’i pėrcjellin nevojat e tyre elementare edhe pas 2001-shit, qė tė mos i lėnė tė devijojnė ose ta zhvlerėsojnė veten e vet. Ata si duket nuk e kishin preokupim atė punė, kėshtu qė u paraqit njė numėr dukshėm i madh qė ngelėn pa mėshirėn e askujt. Duke mbetur pa mėshirėn e askujt, ata si duket gjetėn mbėshtetje te disa faktorė brenda BFI-sė pėr t’i ruajtur pozitat e veta dhe filluan ta gllabėrojnė pronėn e BFI-sė. Ajo pronė nė krahasim me atė qė i takon BFI-sė ėshtė shumė simbolike, sepse ėshtė njė e vėrtetė se nė bazė tė Ligjit pėr denacionalizim BFI-sė nuk i ėshtė kthyer absolutisht asgjė, sidomos nė Shkup ku mė sė tepėrmi BFI ka pasur prona dhe kapitalin e saj. Tani filluan tė luajnė nė letrėn se nėse ju qėndroni pas meje ma ruani funksionin, ma ruani pozitėn, rrini pas meje, urdhėroni merrni njė dyqan, merrni kėto pare. Prandaj janė bėrė shumė keqpėrdorime financiare duke u dhėnė tė mira materiale njerėzve tė cilėt nuk janė pėrgjegjės, nuk janė tė emėruar, nuk punojnė nė kuadėr tė BFI-sė. Kjo ėshtė bėrė pėr tė ruajtur kolltukėt dhe pozitat nė BFI. Do tė thotė unė nuk mund t’i fajėsoj gjithė ata njerėz sepse ndonjė ėshtė i nxitur nga pozicioni i skamjes, nga pozicioni i nevojės, nga pozicioni i cili nuk ka pasur rrugėdalje tjetėr dhe nuk ka pasur kush t’i orientojė se nuk bėn qė ata njerėz ta devalvojnė edhe vetveten e vet, sepse ky institucion ėshtė edhe i atyre, ėshtė i gjithė besimtarėve myslimanė dhe nuk mund tė jetė i dikujt personalisht. Prandaj prej momentit kur Shkupi fitoi myftiun e vet, angazhuam njė ekip tė ekspertėve pėr ēėshtje ekonomike financiare dhe komplet lėnda i ėshtė dorėzuar Prokurorisė Publike dhe atje sigurisht se ka vepra penale tė ēuditshme pėr tė cilat Prokuroria Publike - strukturat e pushtetit tė kaluar disi i kanė heshtur, ndoshta kanė arsyet e veta, por ne si BFI nuk do tė heshtim dhe do tė kėrkojmė qė puna tė sqarohet deri nė fund.

Lufta kundėr radikalėve

Fakti: Ėshtė evidente se kėtu nė Maqedoni gjatė 20 vjetėve tė fundit ėshtė kultivuar paralelisht edhe islami joinstitucional, qė promovon edhe struktura pak mė radikale. Ju si njeri i parė i BFI-sė ēka do tė ndėrmerrni pėr ta ndaluar apo pėr ta penguar zhvillimin e mėtutjeshėm tė islamit jashtinstitucional?

S. Rexhepi: Unė ju garantoj njė tė vėrtetė, tė gjithė ata qė thirren se disa punė jashtinstitucionale qė i ushtrojnė dhe veprojnė i bėjnė me motive fetare me fundamente tė ndėrgjegjes islame, ėshtė rrenė e kulluar, shpifje, insinuatė dhe ėshtė spekulim. Ėshtė njė e vėrtetė shumė e madhe - personat qė merren me kėso fundamentesh nė esencė janė shumė tė pamoralshėm. Nuk mund tė jesh edhe mysliman edhe i pamoralshėm, edhe mysliman edhe kriminel, edhe mysliman edhe terrorist... Kėtė njėherė e pėrgjithmonė duhet ta fshijnė nga koka. Prandaj tė gjitha ato lėvizje ose grupe qė paraqiten kinse ata interpretojnė islamin radikal, ėshtė rrenė.... ėshtė mashtrim. E dyta, nė tė vėrtetėn universale ekziston njė islam...

Unė nuk njoh se ka islam radikal, nuk ka islam radikal. Islami ka vetėm njė emėr, ai ėshtė islam. Nė tė kundėrtėn mund tė krijohet pėrshtypja se paska myslimanė qė qenkan integristė, paska myslimanė qė qenkan terroristė, paska myslimanė qė qenkan kriminelė. Edhe mysliman edhe islam, edhe gjitha kėto qė i pėrmenda nuk ka teori tė jenė bashkė, sepse islami ėshtė njė.

Fakti: Si do ta zgjidhni kėtė problem?

S.Rexhepi: Problemi ėshtė kėtu se mund tė ketė individė, tė cilėt tentojnė tė veprojnė dhe veprimet e tyre t’i arsyetojnė me motive islame, ndėrsa nuk kanė mbėshtetjen reale pėr tė vėrtetėn islame. Pėrkundrazi ata janė tė stėrvitur qė duhet tė thirren nė emėr tė islamit nga qendra ku ata paguhen.

Fakti: Cilat janė ato qendra?

S.Rexhepi: Qendra ka, ato janė qė e bėjnė pagesėn e tyre, por qė nuk gjenden nė Maqedoni...

Fakti: Ku janė nė Lindje, nė Perėndim...

S. Rexhepi: Ka struktura, ka forma, pėrveē fondacioneve tė ndryshme... Pėr fat tė keq ndoshta fondacioni mban emrin bamirės, humanitar, ndėrsa nė tė vėrtetė pėrmes tyre mund tė vijė deri te financimi i grupeve tė ndryshme, respektivisht aktivistėve tė vet qė i kanė nėpėr botė tė shpėrndarė, nė kundėrshtim edhe me vetė statutin e themelimit tė saj, sepse formojnė njė shoqatė ose fondacion bamirės, qė mund tė bėjė financimin e forcave terroriste pėr tė ushtruar akte terroriste diku nė botė. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me vetė statutin e themelimit tė fondacionit ose emrit qė e mban. Nuk ka teori tė flasim se islami qėndron pas tij. Kjo thjesht ėshtė njė utopi, njė ėndėrr, njė shpifje e trilluar. Ndėrsa qė tė pengohen kėto gjėra, kėto punė nuk na preokupojnė vetėm neve kėtu nė Maqedoni. Unė kam bindjen se ato veprojnė nė tėrė botėn. Qė tė pengohen kėto aktivitete, tė cilat janė anticivilizuese, antinjerėzore, antiislame, atėherė kėtu institucioni mund tė ndihmojė te deshifrimi i kėtyre veprimeve sidomos kur tentojnė ta keqpėrdorin islamin. Por, mekanizmi i cili mund tė ndėrmerr masa sanksionimi dhe ndėshkimi nuk ėshtė nė duart e BFI-sė. Atėherė duhet tė ketė efikasitet tė shtetit juridik nė Maqedoni dhe vetėm masat sanksionuese mund ta pengojnė kėtė tė keqe. Tė gjitha subjektet qė janė tė interesuara pėr funksionimin e shtetit juridik duhet tė bashkėveprojnė ndėrmjet vete. Unė kam pėr obligim dhe jam betuar publikisht se nuk guxon askush ta topitė ndėrgjegjen fetare islame nė Maqedoni dhe do tė jem nė mbrojtjen e islamit pa kompromis, por nuk mund t’i mbroj ata qė keqpėrdorin islamin. Edhe njėherė e pėrgjithmonė e them se nuk do tė jem nė mbrojtjen e tyre, por pėrkundrazi u shpalli luftė pa kompromis deri nė fund me tė gjithė mekanizmat qė do tė ekzistojnė dhe do tė kem mundėsi t’i shfrytėzoj.

Nuk guxon askush tė shpallė autonomi

Fakti: Nė mandatin tuaj tė kaluar disa imamė patėn shpallur autonomi nėpėr xhamitė e tyre, veprim ky jashtė kornizave tė BFI-sė. Sa tani BFI do t’u thotė ndal kėtyre dukurive, pra a do tė toleroni qė sėrish tė shpallen autonomi nėpėr xhami?

S.Rexhepi: Ėshtė shumė e vėrtetė kjo. Pa marrė parasysh se ndoshta udhėhiqet nga ndonjė imam i xhamisė. E njėjta ndodh edhe nė diasporė. Mirėpo dallim tani ėshtė kėshtu, p.sh.: Zvicra, organet kompetente zvicerane, mentaliteti i atij populli nuk e duron kėtė luks tė kėtij veprimi. Do tė thotė edhe jomyslimanėt nė ato mjedise nė Evropė i shqetėsojnė kėto veprime. Pas muajit tė Ramazanit, do tė formohet njė delegacion dhe do tė shkojė nė Bernė qė do tė takohet me organet kompetente shtetėrore tė Zvicrės, sepse e njėjta lojė qė bėhet kėtu bėhet edhe atje. Nė secilėn mėhallė xhami nuk mund tė ketė. Xhami e rrethinė nė vete, jo. Kjo ėshtė katastrofė, kjo ėshtė ndarje, kjo ėshtė shkatėrrim, tentim i dezorganizimit tė jetės fetare dhe tendenca pėr keqpėrdorim, pėr ēka: imami nė xhami, vaizi, hatibi, muezini, secili sipas rregullave tė BFI-sė ka kompetencat e veta, por nė atė xhami ka edhe njė strukturė tjetėr qė quhet Kėshilli i Xhamisė. Nė kuadėr tė kėtij kėshilli ka kryetar, imami me kėto punė nuk guxon tė merret. Personat qė tentojnė tė shkėpusin xhamitė nga BFI, nga institucioni, pėr bindjet e mia janė kriminelė pavarėsisht se mund tė jetė hoxhė me shall. Arsyeja qėndron kėtu, se ai dėshiron tė bėjė keqpėrdorim, i ikėn kontrollit, pėrzihet atje ku nuk e ka vendin. Ne kemi qendra, kemi xhami, ku me tė vėrtetė askush asgjė nuk di. Popullata myslimane japin, fitra, japin zekatin, japin kontribute vullnetare, askush nuk e di, bile edhe nė kuadėr tė kėshillit tė xhamisė nuk di askush asgjė askush. Tenton vetėm i quajturi imam apo hoxha krejt ato punė t’i ketė nė kompetencat e veta. Ky ėshtė tmerri mė i madh dhe kėta janė kriminelėt mė tė mėdhenj./ 26 10 2006/V.H.
--------------------------------------------------------------------------------

Komentet e juaja!
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė